KAPTINA XXII.
1 U afrue edhe festa e pabrumievet, qi thohetë Pashkë.
2 Edhe Krye-priftënit’ edhe Shkruisitë kërkojshinë se si me e vramë, sepse kishinë frikë popullinë.
3 Edhe Satanai hyni te Iuda qi quhei Iskariot, i cilli ishte prei numërit të dy-mbë-dhetëvet.
4 Edhe voiti e foli bashkë me Krye-priftënit e me të parët e ushtëtorëvet, se si me ua dhanë ndë duer.
5 Edhe ata u gëzuenë, edhe banë fjalë me i dhanë argjand.
6 Edhe ai u zotue, edhe kërkonte kohë me ua dhanë ndër duer, kur të mos jetë gjindëje.
7 Edhe erdhi dita e të pabrumievet, qi duhei me u therunë pashka.
8 Edhe Iesui dërgoi Pietrin’ edhe Gjionninë, e tha: Shkoni e na bani gati pashkënë, për me ngranë.
9 Edhe ata i thanë: Ku do me e bamë gati?
10 Edhe ai u tha atyne: Kur të hyni ju ndë qytet, qe te ka me u takuem juve nji nieri tue bartunë nji shtambë ujë; merrnia mbrapa ndë shtëpi, ku të hyjë,
11 edhe thoni të zotit shtëpisë: Mieshtri të thotë - Ku ashtë vendi, qi kam me ngranë pashkënë bashkë me dishepujt’ e mi?
12 Edhe ai ka me u diftuem juve nji dhomë të madhe shtruem; atie bani gati.
13 Edhe ata si shkuenë, gjetnë sikurse u tha atyne, edhe banë gati pashkënë.
14 Edhe kur erdhi ora, ndejti ndë mësallë, edhe të dy-mbë-dhet’ apostujtë bashkë me ate.
15 Edhe u tha atyne: Me dëshërim dëshërova me ngranë këte pashkë bashkë me ju, para se të pësoj,
16 sepse po u thom juve, se s’kam me ngranë ma prei asai, ngjysh sa të mbushetë ndë mbëretënit të Perëndisë.
17 Edhe si muer potirinë, u fal ndersë, e tha: Merrni këte, edhe dania ndërmiet jush,
18 sepse po u thom juve, se s’kam me pimë prei pemësë qi piell hardhia, ngjysh sa të vijë mbëretënia e Perëndisë.
19 Mbasandai muer bukë, e u fal ndersë, edhe e theu, e u dha atyne, tue thanë: Kyi ashtë korpi em, qi nepetë për ju; këte bani për me më përmendunë.
20 Kështu muer edhe potirinë, mbassi darkoi, tue thanë: Kyi potir ashtë dhiata e re ndë gjak t’em, qi derdhetë për ju.
21 Por qe dora e ati qi më trathton ku ashtë bashkë me mue mbi truvezënë.
22 Edhe i bir’ i nieriut vete, sikurse asht’ urdhënuem, por mjer ai nieri, qi trathtohetë prei ati!
23 Edhe ata filluenë me u ngranë njiani me tietrinë, se vallë cilli prei asish do të jet’ ai qi ka me bamë këte.
24 E u hangrën edhe njiani me tietrinë, pale cilli prei asish duketë me qenunë ma i math.
25 Edhe ai u tha atyne: Mbëretënit’ e kombevet urdhënojn’ata; edhe ata qi pushtojn’ ata quhenë mirë-bamësa.
26 Por ju nukë do të jeni kështu, por cilli ashtë ma i math ndër ju, le të bahetë porsi ma i vogëli; edhe i pari porsi ai qi shërben.
27 Sepse cilli ashtë ma i math, ai qi ashtë ndenjunë ndë mësallë, apor ai qi shërben? Jo ai qi ashtë ndenjunë ndë mësallë? Por unë jam ndërmiet jush porsi ai qi shërben.
28 Edhe ju jeni ata qi keni mbetunë bashkë me mue ndë ngasëjet e mia,
29 përandai edhe unë baj gati për ju nji mbëretëni, sikurse em atë bani gati për mue,
30 qi të hani e të pini mbë truvezët t’eme ndë mbëretënit t’eme, edhe të rrini mbë shqembe tue gjukuem të dy-mbë-dhetë farat’ e Israelit.
31 Edhe Zoti tha: Simon, Simon, qe Satanai te kërkoi për me u shoshunë juve porsi gruninë,
32 por un’ u luta për tyi, qi të mos mengojë besa jote; edhe ti, kur të këthehesh ndonji herë, forco vëllazënit’ e tu.
33 Por ai i tha: Zot, jam gati me votunë bashkë me tyi edhe ndë burk edhe ndë vdekë.
34 Por ai tha: Pietër, po të thom, s’ka me kënduem sot gjeli, para se të mos mohojsh tri herë, se s’më ngjef.
35 Mbasandai u tha atyne: Kur u dërgova juve pa kuletë e pa stracë e pa këpucë, mos u mengoi gja juve? Edhe ata thanë: Kurgja.
36 U tha pra atyne: Por tashti, ai qi të ketë kuletë, le ta marri me vetëhe , kështu edhe stracë; edhe ai qi të mos ketë, le të shesi petkun’ e vet, edhe le të blejë thikë.
37 Sepse po u thom juve, se edhe këjo e shkrueme duhetë me u mbaruem mbi mue, se - “Edhe u numërue bashkë me të paligjët”, sepse ato qi janë shkruem për mue mbarohenë.
38 Edhe ata thanë: Zot, qe te janë këtu dy thika. Edhe ai u tha atyne: Miaft ashtë.
39 Mbasandai duel e voti ndë Malt të Ullivet, sikurse e kishte zakon; edhe dishepujt’ e ati e muernë mbrapa.
40 Edhe si erdhi ndë vend, u tha atyne: Faluni për mos me hymë ndë ngasëje.
41 Edhe ai u shkëput prei atyneve, sa nji të hedhunë guri, edhe ra mbë gjunjë, e falei,
42 tue thanë: O Atë, ndë daç me larguem këtë potir prei mejet; veç jo dashunimi em, por yti u baftë.
43 Edhe iu duk nji engjull prei qielli tue i dhanë fuqi.
44 Edhe si erdhi ndë shtrëngim, falei ma tepërë. Edhe diersa e ati u ba porsi pika gjaku, qi bienë mbë dhet.
45 Edhe si u ngrit prei së falunit, erdhi te dishepujt’ e vet, e i gjeti fjetunë prei idhënimit,
46 edhe u tha atyne: Përse flini? Ngrihi e faluni, qi të mos hyni ndë ngasëje.
47 Edhe ai kur ishte por tue folunë, qe gjindëje, edhe ai qi thohei Iudë, nji prei të dy-mbë-dhetëvet, te po vinte përpara atyne, edhe u afrue te Iesui për me e puthunë.
48 Edhe Iesui i tha: Iudë, me të puthunë trathton të birin’ e nieriut?
49 Edhe ata qi ishinë rreth ati kur panë se qish do të bahei, i thanë: Zot, a do t’u biemë me thikë?
50 Edhe nji prei atyneve i ra shërbëtorit Krye-priftit, edhe i preu veshin’ e diathtë.
51 Por Iesui u përgjeq, e tha: Leni ngjysh këtu; edhe rroku veshin’ e ati, edhe e shëndoshi.
52 Edhe Iesui u tha Krye-priftënavet e të parëvet tempullit e pleqvet qi kishin’ ardhunë mbi ate: Porsi mbi kursarë keni dalunë bashkë me thika e me dru?
53 Edhe unë kur ishiem përditë me ju ndë tempull, nukë shtritë duertë mbi mue, por këjo asht’ ora juei, edhe pushteti i errësinësë.
54 Edhe si e zunë, e çuenë, edhe e prunë mbrenda ndë shtëpit të Krye-priftit. Edhe Pietri e merrte mbrapa për së largut.
55 Edhe ata si ndezën ziarrm ndë miedis të avllisë, edhe ndejtnë bashkë, ndejti edhe Pietri ndë miedis t’atyneve.
56 Edhe nji shërbëtore kur pa ate tue ndenjunë për-anë ziarrmit, çoi sytë mb’ate, e tha: Edhe kyi ishte bashkë me ate.
57 Por ai e mohoi, tue thanë: O grue, nuk’ e ngjof.
58 Edhe mbas nji grime, kur pa ate nji tietër, tha: Edhe ti je prei asish. Por Pietri tha: O nieri, nukë jam.
59 Edhe mbassi shkoi afër nji orë, nji tietër qindronte mbë fjalët, tue thanë, se : Për të vërtet edhe kyi ishte bashkë me ate, sepse ashtë Galilean.
60 Por Pietri tha: O nieri, nukë dij se qish thue. Edhe përnjiherë, kur ishte ai por tue folunë, këndoi gjeli.
61 Edhe Zoti u këthye, e shtiu sytë mbë Pietrinë. Edhe Pietrit i ra ndër mend fjala e Zotit, sikurse i pat thanë, se: Para se të këndojë gjeli, ke me më mohuem tri herë.
62 Edhe Pietri duel jashtë, edhe qjau idhët.
63 Edhe ata burratë qi mbajshinë Iesunë, luejshinë me ate, edhe e rrifshinë;
64 edhe i mbulojshinë syt’ e i bijshinë faqesë, edhe e pyetshinë, tue thanë: Profetizo, cilli asht’ ai qi të ra?
65 Edhe i thoshinë shumë të tiera tue nemunë.
66 Edhe si u ba ditë, u mbëloth pleqësia e popullit e Krye-priftënit’ e Shkruisitë, edhe e prunë nalt ndë bashkë-ndejtien’ e vet, tue thanë:
67 Ndë je ti Krishti? - na thuei. Edhe ai u tha atyne: Ndë u thansha juve, s’keni me besuem;
68 edhe ndë u pyetsha, s’keni me m’u përgjegjunë, as s’keni me më lishuem.
69 Çë tashti i bir’ i nieriut ka me qenunë tue ndenjunë prei së diathtësë fuqisë Perëndisë.
70 Atëherë të gjithë thanë: Ti pra je i bir’ i Perëndisë? Edhe ai u tha atyne: Ju po thoni se unë jam.
71 Edhe ata thanë: Ç’nevojë kemi ma për deshmi? Sepse na vetë e ndëgjuem prei gojës ati.
Krie e njëzeteditë
1 E u afërua e krëmptea e lipsovet, që thuhetë pashkë.
2 E kërkoijnë të parët’ e priftëret edhe grammatejtë me çfarë lloi punë ta vrisnë atë, sepse trëmbishnë nga llaoi.
3 E hiri satanai nde Iudha, që quhej Iskariot, që ai qe një nga të dimbëdhjetë.
4 E vate e kuvëndoi me të parët’ e priftëret e me të parët’ e vëndit, me çfarë punë t’ua ip ai atë mbë dorë ature.
5 E u gëzuanë e bënë kuvënd t’i ipnë atij asprë.
6 E u sterks e kërkon kohë t’ua ip atë ature mbë dorë pa nakatosí.
7 E erdhi dita e lipsovet që mb’atë duhej të therë për pashkë.
8 E dërgoi Petronë edhe Ioannë, e u tha: Hajdeni, e bënani gati pashkënë, të hamë.
9 Edhe ata i than’ atij: Ku do të bëjëmë gati?
10 Edhe ai u tha ature: Ja, me të hijturë të parë tuaj ndë qutet, do të piqeni me një njeri që mban një stamnë me ujë, hajdeni pas atij nd’atë shtëpi që të hijë.
11 E do t’i thoi zotit së shtëpisë: Dhaskali të thotë tij, ku është të ndënjuritë tek do të ha pashkënë bashkë me mathitit’ e mi?
12 E ai do t’u dëftojë juvet një çardhak të madh, të shtruarë. Atje të bëni gati.
13 E si vanë, gjenë sikundrë ju tha ature; e bënë gati pashkënë.
14 E kur erdhi koha, ndënji ndë mësallë; edhe të dimbëdhjetë apostojtë bashkë me të.
15 E u tha ature: Me shumë dëshërim desha të ha këtë pashkë me juvet bashkë, më përpara të pësuarit sim.
16 Se u thom juvet, që nukë do të ha më nga ajo, ngjera sa të mbushetë ajo ndë mbretëri të Perndisë.
17 E si mori potirë, efharistisi e tha: Merri këtë, e ndanie njëri me jatërinë.
18 Se u thom juvet, që do të mos pi nga ç’pjell vështi, ngjera sa të vijë mbretëria e Perndisë.
19 E mori bukë, e si efharistisi, e theu, e ua dha ature, e u tha: Kij është kurmi im, që ipetë për juvet. Këtë bëni për të mbajturë mënd mua.
20 Ashtu edhe potirë si dërkujti, e tha: Kij është potiri i dhjatësë së re mbë gjak tim, që do të derdhetë për juvet.
21 Po ja, dor’ e atij që do të më paradhosjë me mua bashkë ndë mësallë.
22 E sa për të bir’ e njeriut, ai vete sikundr’ është thënë, po ve mb’atë njeri, që prej si paradhosetë.
23 E ata zunë të kërkoijnë njëri me jatërinë, vallë cili nga ata është kij që do ta bëjë këtë.
24 E u bë edhe qartë ndëpërmes të ture mbi këtë, cili prej ature duketë të jetë m’i madh.
25 Edhe ai u tha ature: Mbretërit’ e filivet së tjera i zapëtojënë me fuqi, e ata që i urdhërojënë ato thonë se u bëjënë të mirë.
26 E ndër ju nuk’ është kështu; po ai që është m’i madh ndër ju, le të bënetë posi më i vogëli, e i pari posi shërbëtori.
27 Sepse kush është më i madh, ai që rri ndë mësallë, a ai që shërben? Nuk’ është m’i madh ai që rri? E unë jam ndë mes tuaj posi një që shërben.
28 E juvet jini ata që kini mbeturë bashkë me mua ndë pirasmonje të mia.
29 E sikundrë më bëri mua gati babai im mbretërinë, ashtu edhe unë do t’ua bëj juvet.
30 Që të hai e të piji ndë mësallë time, ndë mbretëri time, e të rriji mbi dimbëdhjetë frone të gjukoni të dimbëdhjetë filit’ e Israilit.
31 E i tha Zoti Simonit: Simon, ja, satanai kërkon t’u shosjë juvet sikundrë shosjënë grurëtë.
32 E unë u lutçë për ti, që të mos të të lipsjë besa jote e ndonjëherë kur të ktheneç, stereos vëllazërit’ e tua.
33 Edhe ai i thot’ atij: Zot, jam gati të vete me ti bashkë edhe ndë hapsanë edhe ndë vdekëjë.
34 Edhe ai i thotë: Të thom ti, o Petro, do të mos këndojë kokoshi sot përpara se ti të m’ arniseç tri herë, që s’më ke njohurë.
35 E u tha ature: Kur u dërgova juvet pa kuletë, e pa torvë, e pa këpucë, u lipsi gjë kurrë? Edhe ata i thanë: Nukë na lipsi gjë.
36 E u tha ature: Po ndashti ai që ka një kuletë, le ta marrë, kështu edhe torvë; e ai që nukë ka, le të shesë këmishën’ e tij e le të blejë thikë.
37 Sepse u thom juvet, se duhetë të paguhetë mbë mua edhe këjo që është shkruarë, që: edhe me të panomtë u nëmërua; sepse punëtë që qenë për mua janë mbë të sosurë të ture.
38 Edhe ata i thanë: Zot, ja di thikëra këtu. Edhe ai u tha ature: Sado është.
39 E si dolli, vate sikundrë kish adetnë ndë mal t’Ullinjet. E i vanë pas atij edhe mathitit’ e tij.
40 E poqë vate ndë vënd, u thot’ ature: Faluni që të mos hini ndë piraksi.
41 E ai u largua nga ata sa të shtieç një gur, e ra mbë gjunjë, e falej.
42 E thoshte: Baba, ndë do largo nga meje këtë potir; ma le të mos bënetë thelima ime, po jotea.
43 E u duk nde ai një Ëngjëll nga Qielli, për të forcuarë atë.
44 E si erdhi mbë shtrëngim, falej më nëndurë. E ju bë tjers’ e tij posi pika gjakut që bijnë mbë dhe.
45 E si u ngre nga të falturitë e erdhi ndë mathitit’ e tij, i gjeti ata fleturë nga helmi.
46 E u tha ature: Pse fliri? Ngrihi, e faluni, të mos hini ndë piraksi.
47 E pa sosurë edhe ai fjalënë, na e arriu një turmë njerëzet, edhe ai që thuhej Iudhë, që qe një nga të dimbëdhjetë, vinte përpara ature, e u afërua nde Iisui, e duan ta puth atë.
48 Edhe Iisui i tha atij: Iudhë, me një të puthurë paradhos të bir’ e njeriut?
49 E si pan’ ata që qenë rrotull’ atij, atë që do të bënej, i than’ atij: Zot, do t’u biemë me thikë?
50 E një nga ata i ra me thikë kopilit të së parit së priftëret, e i preu atij veshn’ e djathëtë.
51 E Iisui u përgjegj, e tha: Sado ngjera këtu. E zuri veshn’ e atij e ja shëroi atë.
52 E u thotë Iisui të parëvet së priftëret, e të parëvet së Ieroit, e pleqet që qenë ardhurë mbë të: Posi mbë një kusar dualltë, armatosurë me thikëra e me shkopinj?
53 Kur gjëndeshë unë me juvet bashkë ngadita ndë Iero, nukë shtitë duartë mbë mua. Po këjo është koha juaj, edhe fuqi e erësirësë.
54 E si e zunë atë, e shpun’ atë brënda ndë shtëpi të së parit së priftëret’ e Petrua vij pas si për së largut.
55 E dheznë zjar ndë mes të vathit, e ndëjnë ata, ndënji edhe Petrua ndë mes të ture.
56 E poqë e pa atë një kopile që rrijte mb’anë të zjarit, e vështroi atë mirë, e tha: Edhe kij me atë bashkë qe.
57 E ai e arnisi atë, e tha: Nuk’ e di, o grua, atë.
58 E për një çikë, si e pa atë një tjatër, tha: Edhe tij nga ata je. E Petrua tha: S’jam, o njeri.
59 E si shkoi afër një sahat e pastaje, veveos një tjatër, e thoshte: Vërtet edhe kij qe me ata, sepse është Galileo.
60 E Petrua i thotë: Njeri, nukë di se ç’thua. E atë çast pa sosur’ ai këtë fjalë, këndoi kokoshi.
61 E Zoti si u kthie vështroi Petronë, e Petrua u kujtua fjalësë Zotit, që i tha atij, se pa kënduarë dhe kokoshi, do të m’arniseç tri herë.
62 E si dolli jashtë Petrua, qau me pikëllim.
63 E ata burra që mbaijnë Iisunë lidhurë, e përqeshnë atë e e rrihnë.
64 E i mbuloijnë sit’ e tij, e i bijnë shuplaka faqevet, e e pietnë, e i thoshnë: Profiteps se cili ësht’ ai që të ra.
65 Edhe të tjera vllasfimira thoshnë kondrë tij.
66 E si u kdhi e u bë ditë, u mbëjodh gjithë pleqësia e llaoit, e të parët’ e priftëret, e grammatejtë, e e shpunë atë ndë mbëjedhëjë të ture.
67 E i thoshnë: Ndë je ti Krishti thuajna edhe navet. E u thot’ ature: Nd’ua thafça juvet, ju do mos më besoni.
68 Edhe ndë ju pietça, do të mos më përgjegjeni, as do të mos më lëshoni.
69 Ma ndashti e pastaje, do të rrijë i Biri njeriut mb’anë të djathëtë të fuqisë Perndisë.
70 E i thanë të gjithë: Ti adha je i biri i Perndisë? Edhe ai u tha ature: Juvet thoi se unë jam.
71 Edhe ata thanë: Ç’na duhetë më martiria, navet digjuam nga vetë goj’ e tij.