KAPTINA XII.
1 Ndërmiet këtyne fjalëve , kur ishinë mbëledhunë shumicat’ e gjindëjesë, kaqi sa shkelshinë njiani tietrinë, filloi me u thanë dishepujvet vet: Përpara rueni vetëvetëhenë prei brumit Farisevet, qi ashtë hipokrisi.
2 Por nuk’ ashtë gja e mbulutë qi s’ka me u sbuluem; edhe e mpshefëtë, qi s’ka me u marrë vesht.
3 Përandai sa thatë nd’errësinë, kanë me u ndëgjuem ndë dritë; edhe qish folët ndër vesh ndëpër dhomat, kanë me u leçitunë mbi pulasat.
4 Edhe po u thom juve, miqt’ e mi: Mos droni ata qi vrasinë korpinë, edhe mbasandai s’kanë se qish me bamë gja ma tepërë.
5 Por kam me u diftuem juve cillinë me drashunë: Droni ate qi ka pushtet, mbassi të vrasi, të hedhi ndë xhehenem; për të vërtet po u thom juve, këte droni.
6 Nukë shitenë pesë zoq për dy astër? Edhe nji prei atyneve nuk’ asht’ i harruem përpara Perëndisë,
7 por edhe qimet’ e kresë tuei janë ngjefunë të gjitha. Mos droni pra: ju dani prei shumë zoqsh.
8 Edhe po u thom juve: Kushdo qi të më rrëfejë përpara nierëzëvet, edhe i bir’ i nieriut ka me e rrëfyem përpara engjujvet Perëndisë.
9 Edhe kushdo qi të më mohojë përpara nierëzëvet, ka me u mohuem përpara engjujvet Perëndisë.
10 Edhe kushdo qi të thotë fjalë kundrë të birit nieriut, ka me iu falunë, por ati qi të vlasfimojë kundrë Shpirtit Shenjt , s’ka për me iu falunë.
11 Edhe kur të u bienë juve ndëpër synagogat e ndëpër urdhënat e ndëpër pushtetet, mos kini gaile se kush, a se si të përgjegjeni, a qish të thoni,
12 sepse Shpirti Shenjt ka me u mësuem juve nd’ate orë qish duhetë me thanë.
13 Edhe nji prei gjindëjes’ i tha: Mieshtër, thuei t’em-vëlla të dajë trashigiminë bashkë me mue.
14 Por ai i tha: O nieri, kush më vuni gjyqtar, a damës mbi ju?
15 Mbasandai u tha atyne: Veni ore, edhe ruhi prei lakmimit, sepse ndë pastë tepërë kushi, jeta e ati nukë varetë prei gjas’ati.
16 Edhe u tha atyne nji parabullë, tue thanë: Nji nieriu të pasuni i erdhi mbarë ara,
17 edhe mendohei me vetëvetëhenë, tue thanë: Qish të baj, se s’kam ku të mbëleth pemët e mia?
18 Mbasandai tha: Këte kam me bamë, do të prish grunarët’ e mi, edhe do t’i ndërtoj ma të mëdhej, edhe do të mbëleth atie gjithë drithinë t’em, edhe të mirat’ e mia.
19 Edhe do t’i thom shpirtit t’em: O Shpirt, ke shumë të mira qi gjindenë për shumë viet; prahu, e ha, e pi, e gëzohu.
20 Por Perëndia i tha: I marrë, këte natë kanë me lypunë prei tejet shpirtinë tand; edhe sa bane gati, kuit do të jenë?
21 Kështu ka me qenun’ ai qi mbëleth thesorë për vetëvetëhenë, e nuk’ asht’ i pasunë te Perëndia.
22 Mbasandai u tha dishepujvet vet: Përandai po u thom juve - Mos keni gaile për jetënë tuei, qish të hani; as për korpinë tuei, qish të veshni.
23 Jeta ashtë ma e ndershime se ushqimi, edhe korpi se të veshunitë.
24 Veni ore korbënitë, se nukë mbiellinë, as nukë korrinë; ata s’kanë qur, as grunar; edhe Perëndia i ushqen; sa ma tepërë dani ju prei shpendëvet?
25 Edhe cilli prei jush ka gaile, mundetë me shtuem nji kut mbë moshë të vet?
26 Kur ju pra s’mundeni as për ma të vogëlënë, përse keni gaile për të tierat?
27 Veni ore luletë si rritenë, se nukë mundohenë, as nukë dredhinë; edhe po u thom juve, se as Solomoni me gjithë laftin’ e vet s’ishte veshunë si nji prei kësosh.
28 Por ndë qoftë se barinë qi sot ashtë nd’arë, edhe nesër hidhetë ndë furrë, Perëndia e vesh kështu, sa ma tepërë juve, o besë-pakë?
29 Edhe ju mos kërkoni qish të hani, a qish të pini; as mos ini me dy mendesh.
30 Sepse kombet’ e botësë kërkojnë gjithë këto; edhe Ati juei e di se u lypsenë këto.
31 Por kërkoni mbëretënin’ e Perëndisë, edhe gjithë këto kanë për me u shtuem juve.
32 Mos ki frikë, o trum’ e vogëlë; sepse Atit tuei i pëlqeu me u dhanë juve mbëretëninë.
33 Shitni pasëjetë tueja, edhe nepni limoshënë. Bani për vetëhenë tuei kuleta qi nukë vietërohenë, thesore ndë qillt qi nukë mungon, atie ku kursari s’afrohetë, as krymbi s’e prish.
34 Sepse ku ashtë thesori juei, atie ka me qenun’ edhe zemëra juei.
35 Le të jenë miedizatë tuei ngjeshunë, edhe kandiletë ndezunë;
36 edhe ju ini gati porsi nierëzitë kur presinë të zotin’ e vet, kur do të këthehetë prei darsmash, qi t’i çelinë përnjiherë, kur të vijë me trokulluem.
37 Lum ata shërbëtorë, të cillëtë, kur të vijë i zoti, ka me i gjetunë qutë. Për të vërtet po u thom juve, se do të përvishetë, e do t’i vejë me ndenjunë ndë mësallë, edhe do të vijë për-anë, e do t’u shërbejë atyne.
38 Edhe ndë arthtë ndë të dytënë ruejtie edhe ndë të tretënë ruejtie ndë arthtë, edhe t’i gjejë kështu, të lumunë jan’ ata shërbëtorë.
39 Edhe këte e dini, se ndë qoftë se e dinte i zoti i shtëpisë mbë ç’orë vien kursari, kishte për me ndenjunë qutë, edhe s’kishte për me lanë me u biruem shtëpia e ati.
40 Edhe ju pra bahi gati, sepse i bir’ i nieriut vien mb’ate orë qi s’e mendoni.
41 Edhe Pietri i tha: Zot, neve e thue këte parabullë, apor të gjithëve?
42 Edhe Zoti tha: Vallë cilli asht’ ai kujdestar besënik edhe i mentshim, qi ta vejë i zoti mbi shërbëtorët e vet, për me u dhanë me kohë masën’ e grunit?
43 Lum ai shërbëtuer, të cillinë, kur të vijë i zoti, ka me e gjetunë tue bamë kështu.
44 Për të vërtet po u thom juve, se ka me e vumë mbi gjithë pasëjen’ e ati.
45 Por ndë thasht’ ai shërbëtuer ndë zemërë të vet, se: Em-zot qelletë me ardhunë; edhe të fillojë me rrafunë shërbëtorët’ e shërbëtoretë, e me ngran’ e me pim’ e me u dejtunë;
46 i zoti ati shërbëtorit’ ka me ardhunë nd’atë ditë qi s’e pret, edhe nd’ate orë, qi s’e di, edhe ka me e damë, edhe ka me vumë piesën’ e ati bashkë me të pabesëtë.
47 Edhe ai shërbëtori qi e dinte andën’ e të zotit vet, edhe nukë bani gati vetëhenë , as nukë bani mbas andës’ ati, ka me u rrafunë shumë.
48 Por ai qi s’e diti, edhe bani punë për me u rrafunë, ka me u rrafunë pak. Edhe gjithë-se-kuit qi iu dha shumë, shumë ka me u kërkuem prei ati; edhe ati qi i lanë shumë, kanë me i lypunë ma tepërë.
49 Erdha me vumë ziarrm mbë dhet, edhe ç’ tietër gja due, ndë qoftë se u ndes tashti?
50 Edhe kam nji pagëzim për me u pagëzuem; edhe sa shtrëngohem ngjysh sa të mbarohetë!
51 Kujtoni se kam ardhunë me dhanë paqtim mbë dhet? Jo, po u thom juve, por veç të damë.
52 Sepse tashti e mbaskëndai kanë me qenunë pesë vetë ndë nji shtëpi damë, tre kundrë dyve, edhe dy kundrë treve.
53 Ka për me u damë i ati kundrë të birit; edhe i biri kundrë të i atit; e ama kundrë së bijësë, edhe e bija kundrë s’amësë; vieherra kundrë nusesë vet, edhe nuseja kundrë së vieherrësë.
54 Edhe u thoshte edhe gjindëjesë: Kur shifni renë se del prei së perënduemesë diellit, përnjiherë thoni - Po vien shi; edhe bahetë kështu.
55 Edhe kur fryn erë mies-dite, thoni, se ka me u bamë vapë; edhe bahetë.
56 Hipokritëna, faqen’ e dheut edhe të qiellit dini me e provuem; por këte kohë si nuk’ e provoni?
57 Si nukë gjukoni edhe të dreitënë prei vetëhesë tuei?
58 Kur të veç pra tek urdhënari bashkë me kundrë-gjyqësinë tand, mundohu mb’udhë me shpëtuem prei ati; se mos të tërheqi te gjyqtari, edhe gjyqtari të api ndër duer të shërbëtorit, edhe shërbëtori të hedhi mbrenda ndë burk.
59 Po të thom, s’ke me dalë prei andej, ngysh sa të laish edhe astrin’ e mbrapëm.
Krie e dimbëdhjetëtë
1 Ndë mes të këture, u mbëjuadhë shumë mijëra turmet, sa shkelnë njëri-jatërinë. E nisi t’u thosh mathitivet së tij: Protoparë ruajni vetëhenë tuaj nga brumët’ e farisejet, që ësht’ ipokrisi.
2 E nuk’ është ndonjë e mbuluarë, që të mos zbulonetë, e e fshehurë që të mos njihetë.
3 Andaj sa thatë nd’erësirë, do të digjonenë ndë dritë; e atë që thatë ndë vesh mbë shtëpira, do të digjonetë mbi qiramidhe.
4 Edhe u thom juvet miqet së mi: Mos kini frikë nga ata që u vrasënë kurminë, e që pastaje nukë kanë se ç’t’u bëjënë më tepër.
5 Po unë do t’u dëftoj juvet nga cili të keni frikë. Të trëmbi atë që si t’u ngrërë jetënë, ka eksusi të vërë ndë pisë. Këtë u thom vërtet të trëmbi.
6 Nuk’ është vërtet që pesë zogj shitenë për di asprë? E asnjë nga këta nuk’ është haruara përpara Perndisë.
7 Po edhe qimet’ e kreit suaj u janë nëmëruarë; mos u trëmbni adha se juvet ini më të lartë nga shumë zogj.
8 E u thom juvet, që cilido që të kujtojë mua përpara njerëzet, edhe i biri njeriut do ta kujtojë atë përpara Ëngjëjet së Perndisë.
9 E ai që të m’arnisjë mua përpara njerëzet, do t’arnisetë përpara Ëngjëjet së Perndisë.
10 Edhe cilido që të flasë fjalë kondrë birit së njeriut, do t’i ndëjenetë atij; ma atij që të vllasfimisjë kondrë Shënjtit Shpirt, do të mos i ndëjenetë.
11 E kur t’u bienë juvet ndë sinagoje, e përpara arhondëvet, edhe zotërinjet, mos viri mënd qish, e çfarë lloi të përgjegji, a ç’të thoi.
12 Se Shënjti Shpirt do t’u dhidhaksjë juvet atëherë ato që duhenë të thoi.
13 E i tha atij një nga turma: Dhaskal, thuaj vëllait sim të ndajë me mua klironominë.
14 Edhe ai i tha atij: O njeri, kush më vuri mua t’u gjukoj, a t’u ndaj pjesë juvet?
15 E u thot ature: Vështroni, e ruajuni nga lakëmimi; sepse nukë qëndron jet’ e njeriut nga mbëjedhëja e gjërit që ka.
16 E u tha ature një paravoli, e u thotë: Njëjt njeriut së pasurë i polli ara.
17 E mëndonej me vetëhe të tij, e thoshte: Ç’të bëj? Se nukë kam ku të mbëjedh drithërat’ e mia.
18 E tha: Kështu do të bëj, të prish ambaret’ e mia, e të bëj më të mëdha, e do të mbëjedh atje gjithë drithërat’ e mia, edhe të mirat’ e mia.
19 E do t’i thom Shpirtit sim: O Shpirt, ke shumë të mira vënë mbënjanë për shumë vitera, ha, e pi, e prëju, e gëzou.
20 E i thot’ atij Perndia: I pamënd, këtë natë të kërkojënë prej teje Shpirtinë, e ato që ke vënë mbënjanë, të kujt do të jenë?
21 Kështu vete për atë që mbëjedh për vetëhe, e nuk’ ësht’ i pasurë për Perndinë.
22 E u thotë mathitivet së tij: Pra andaj u thom juvet: Mos u silloisni me Shpirt tuaj ç’të hai, a ç’të vishni ndë kurm tuaj.
23 Shpirti vëjen më tepër se të ngrënëtë, edhe kurmi më tepër se rroba.
24 Silloisni korbëtë, që as mbjellënë, as korrjënë, e nukë kanë as qilar as ambar, e Perndia i ushqen ata. Sa fark bëni juvet nga zogjtë?
25 Kush është nga jush, që me shumë të silloisurë të mëndit së tij, mund të shtojë ndë shtat të tij një kut?
26 E ndë mos mundni ndë të vogëlënë, pse vritni kokënë për të tjeratë?
27 Vështroni luletë qish rritenë; nukë mundonenë, as tjerënë; e u thom juvet, që as Sollomoni me gjithë nder të tij u vesh si një nga këto.
28 E nd’është që barë, që sot është ndë fushë e nesër vihetë ndë furrë e vesh Perndia kështu, sa më tepër do të veshjë juvet, besëpakë?
29 Edhe juvet mos kërkoi ç’të hai, a ç’të píi, e mos doi të ngrihi shumë lart.
30 Sepse të gjitha këto punëra njerëzit’ e kësaj jetet i kërkojënë, ma babai juaj e di që u duhenë gjithë këto.
31 Po kërkoni mbretërin’ e Perndisë, e gjithë këto do t’u ipenë juvet me të shtuarë.
32 Mos u trëmb ti, o griq e vogëlë, se kështu i pëlqeu babait suaj t’u apë juvet mbretërinë.
33 Shitni plashkatë tuaj që kini, e ipni eleimosin. Bëni për vetëhe tuaj kuleta që nukë vjetëronenë, hazine ndë Qiell që nukë prishetë, tek nukë qasetë kusar, as krimbi e pret.
34 Sepse tek’ është hazinea juaj, atje do të jetë edhe zëmëra juaj.
35 Le të jenë mesetë tuaj ngjeshurë, edhe llambadhatë dhezurë.
36 E bëni juvet si ata që presënë zotn’ e ture, kur do të kthenetë nga dasmëtë, që kur të vijë e t’i bjerë portësë, atë çast t’i hapjënë atij.
37 Lum ata kopij, që kur të vijë zoti do t’i gjejë zgjuarë. Me të vërteta u thom juvet, që do të përveshjë rrobatë, e do t’i vërë ata të rrinë; e do të shkojë të ju bëjë husmet ature.
38 E nd’artë mbë të ditë të natësë, a mbë të tretë të natësë, e t’i gjejë kështu, të lumurë jan’ ata kopij.
39 Edhe këtë diji, se ta dij i zoti i shtëpisë ç’kohë vjen kusari, do të rrijte zgjuarë, e nukë duaj të lij t’i shponej shtëpia e tij.
40 Edhe juvet dha bënuni gati, se mb’atë kohë që nuk’ e pandehni vjen i biri i njeriut.
41 E i thot’ atij Petrua: Zot, për nevet e thua këtë paravoli, a edhe për të gjithë?
42 Edhe Zoti i tha: Cili vallë është konomi i besuari e i urti, që do ta vërë zoti mbë fëmijë të tij, për të dhënë mbë kohë masën’ e grurit?
43 Lum ai kopil, që kur të vijë zoti i tij do ta gjejë që bën kështu.
44 Vërtet u thom juvet, që do ta vërë atë pitrop mbë gjithë punët’ e tij.
45 E ndë thashtë ai kopil ndë zëmërë të tij: Mënon im zot të vijë, e të nisjë të rrahë kopijtë edhe kopiletë, e të hajë, e të pijë, e të dehetë.
46 Do të vijë zoti i atij kopilit, nd’atë ditë që s’e pandeh, e mb’atë sahat që nuk’ e di, e do ta bëjë atë di copa, e pjesën’ e tij do ta vërë me të pabesëtë.
47 E ai kopil që di thelimën’ e zotit së tij, e s’është bërë gati, e as ka vaturë pas thelimësë tij, do të rrihetë shumë shkopinj.
48 E ai që s’e di, e ka bënë punëra për të rrahurë, do të rrihetë pakëzë; e nde cilido që është dhënë shumë, shumë do të kërkonetë nga ai; edhe nde ai që e besuanë, e i dhanë shumë, më tepër do t’i kërkojënë atij.
49 Zjar arçë të vë mbë dhe, e ç’dua, nd’është që u dhez ndashti?
50 E pagëzim kam të pagëzonem, e sa mundim kam ngjera sa të sosetë?
51 Pandehni se arçë të vë mbë dhe paq? Jo, u thom juvet, po të përçuarë.
52 Se sot di e parë, do të jenë pesë ndë një shtëpi përçuarë, tre kondrë divet, e di kondrë trevet.
53 E do të ndahetë babai prej birit, e biri prej babait, e mëma prej bijësë, e bija prej mëmësë; vjehëra prej nusesë saj, e nusia prej vjehërësë saj.
54 E u thoshte edhe turmavet: Kur shihni mjergullë që del nga perëndon Dielli, atëherë thoi: Shi vjen. E bënetë ashtu.
55 E kur shihni që frin erë noti, thoi, se vapë do të bëjë, e bënetë.
56 Njerëz me di faqe, të dukurit e dheut edhe të Qiellit díi të njihni, e këtë kohë ndashti si nukë mundni të njihni?
57 E qish nukë mundni të njihni nga vetiu të drejtënë?
58 Kur të veç pa me armiknë tënd tek ai që urdhëron, bën mb’udhë çdolloi punë që mund, të shpëtoç prej si, se mos ndodhetë e të heqjë tij te gjukatësi, e gjukatësi të ep te Çbiri, e çbiri të vë ndë hapsanë.
59 Të thom tij: Do të mos dalç ateje, ngjera sa të paguaç edhe asprën’ e pastajme.