KAPTINA VI.
1 Mbasandai Iesui shkoi përtej detit Galilesë, të Tiberiadësë.
2 Edhe shumë gjindëje e muernë mbrapa, sepse shifinë mërekulliat’ e ati qi bante mbi të sëmunët.
3 Edhe Iesui hypi ndë malt, edhe rrinte atie bashkë me dishepujt’ e vet.
4 Edhe ishte ngjat pashka, festa e Iudevet.
5 Iesui kur çoi sytë pra, edhe pa se po vinte shumë gjindëje tek ai, i thotë Filippit: Prei kah do të blejmë bukë, qi të hanë këta?
6 (Edhe thoshte për me e provuem, sepse ai e dinte se qish do të bante).
7 Filippi iu përgjeq: Dy qind dinarë bukë nuk’ u dalin’ atyne, qi të marri ka nji grimë gjithë-se-cilli prei asish.
8 Andreu, i vëllai Simon Pietrit, nji prei dishepujsh ati, i thotë:
9 Këtu ashtë nji çun i vogëlë, qi ka pesë bukë të elpta, edhe dy peshk, por qish janë këto për kaqi vetë ?
10 Edhe Iesui tha : Thoniu nierëzëvet me ndenjunë për dhe. Edhe ishte shumë bar nd’ate vend. Ndenjtnë pra për dhe burratë afër pesë mijë vetë me numërë.
11 Edhe Iesui muer bukëtë, edhe si u fal ndersë, ua dau dishepujvet, edhe dishepujt’ ua dan’ atyneve qi kishinë ndenjunë për dhe; kështu edhe prei peshqish sa deshnë.
12 Edhe si u nginë, u thotë dishepujvet vet: Mbëlithni copatë qi kanë tepëruem, për mos me hupunë gja.
13 I mbëlothnë pra, edhe mbushnë dy-mbë-dhetë kosha me copa prei pesë bukëvet elpta qi tepëruenë prei atyneve qi kishinë ngranë.
14 Nierëzitë pra, kur pan’ ate mërekulli qi bani Iesui, thoshinë, se: Për të vërtet kyi asht’ ai profeti qi ka me ardhunë ndë botët.
15 Ierusi pra si e muer vesht se kishinë me ardhun’ e me e rrëmbyem, qi ta bajnë mbëret, iku prap ndë malt ai vetëmë.
16 Edhe si u ngrys, dishepujt’ e ati sdrypnë ndë det,
17 edhe hynë ndë lundrët, edhe shkuenë përtej detit ndë Kapernaum. Edhe tashti ishte bam’ errëtë, edhe Iesui s’kishte ardhunë tek ata.
18 Edhe deti po ngrihei, sepse frynte er’ e madhe.
19 Mbassi vozitnë pra afër njizet e pesë a tri-dhetë stadie, shofinë Iesunë tue ecunë mbi det, edhe tue ardhunë ngjat lundrësë; edhe u frikuenë.
20 Por ai u thot’ atyne: Unë jam; mos u frikoni.
21 Deshnë pra me e marrë ndë lundrët; edhe përnjiherë lundra u gjind mb’ate dhe qi kishinë për me votunë.
22 Ndë nesëret gjindëja qi kishte ndenjunë përtej detit kur panë se s’ishte atie tietër lundrëzë, veç nji qi hypnë dishepujt’ e ati, edhe se nukë hyni Iesui ndë lundrëzët bashkë me dishepuj’ e vet, por vetëmë dishepujt’ e ati shkuenë,
23 (edhe erthnë prei detit Tiberiadësë të tiera lundrëza ngjat ati vendit ku hangrën bukë, mbassi u fal ndersë Zoti),
24 gjindëja pra kur pa se Iesui nuk’ asht’ atie, as dishepujt’ e ati, hypnë edhe ata ndëpër lundrat, edhe erthnë ndë Kapernaum, tue kërkuem Iesunë.
25 Edhe si e gjetnë përtej detit, i thanë: Rabbi, kurë erdhe këtu?
26 Iesui u përgjeq atyne e tha: Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve - Më kërkoni, jo sepse patë mërekullia, por sepse hangrët prei bukëvet, edhe u ngitë.
27 Mos punoni për ushqiminë qi prishetë, por për ushqiminë qi mbet ndë jetë të pa-sosëme, të cillinë ka me u dhanë juve i bir’ i nieriut, sepse këte bulosi Ati Perëndia.
28 I thanë pra: Qish të bajmë, qi të punojmë punët’ e Perëndisë?
29 Iesui u përgjeq e u tha atyne: Këjo ashtë puna e Perëndisë, t’i besoni ati qi ka dërguem ai.
30 I thanë pra: Ç’shenjë ban pra ti, qi të shofimë, e të besojmë? Qish punon?
31 Atënitë t’anë hangrën manënë ndë shkretinët, sikurse ashtë shkruem: “Bukë prei qiellit u dha atyne me ngranë”.
32 Iesui pra u tha atyne: Me të vërtet, me të vërtet po u thom juve - Moiseu nuk’ u dha juve bukënë prei qiellit, por em Atë u nep juve të vërtetënë bukë prej qiellit.
33 Sepse buka e Perëndisë asht’ ai qi sdryp prei qiellit, edhe qi nep jetë ndë botët.
34 I thanë pra: Zot, epna përherë këte bukë.
35 Edhe Iesui u tha atyne: Unë jam buka e jetësë; ai qi vien tek unë, s’ka me i ardhun’ u, edhe ai qi më beson, s’ka me i ardhun’ et kurrë.
36 Por u thashë juve, se më patë, edhe nukë besoni.
37 Gjithë qish më nep Ati, ka me ardhunë tek unë; edhe atë qi të vijë tek unë, s’kam me e nxierrë jashtë.
38 Sepse kam sdrypunë prei qiellit, jo për me bamë dashuniminë t’em, por dashunimin’ e ati qi më ka dërguem.
39 Edhe kyi ashtë dashunimi Atit qi më ka dërguem, gjithë qish më ka dhanë, të mos hup gja prei ati, por ta ngjall ndë ditë të mbrapme.
40 Edhe kyi ashtë dashunimi ati qi më ka dërguem, gjithë-kush të shofi Birinë, edhe t’i besojë, të ketë jetë të pasosëme; edhe unë kam me e ngjallunë ndë ditë të mbrapme.
41 Iudeitë pra murmurojshinë për ate, se tha: Unë jam buka qi sdrypa prei qiellit.
42 Edhe thoshinë: Nuk’ ashtë kyi Iesui, i biri Iosefit, të cillit na ngjofimë të i atin’ edhe t’amënë? Si thotë pra kyi, se: Kam sdrypunë prei qiellit?
43 Iesui u përgjeq pra, e u tha atyne: Mos murmuroni ndërmiet jush.
44 Askushi s’mundetë me ardhunë tek unë, ndë mos e tërhektë Ati qi më ka dërguem; edhe unë kam me e ngjallunë ndë ditë të mbrapme.
45 Ashtë shkruem ndë profetënat: “Edhe të gjithë kanë me qenunë të mësuem te Perëndia”. Gjithë-kush pra qi ka ndëgjuem prei Atit, edhe ashtë mësuem, vien tek’ unë.
46 Jo se ka pamë kushi Atinë, veç ai qi ashtë prei Perëndisë, kyi e ka pam’ Atinë.
47 Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve - Ai qi më beson ka jetë të pasosëme.
48 Unë jam buka e jetësë.
49 Atënitë tuei hangrën manënë ndë shkretinët, edhe vdiqnë.
50 Këjo ashtë buka qi sdryp prei qiellit, qi të hajë kush prei asai, e të mos vdesi.
51 Unë jam buka e gjallë qi sdrypa prei qiellit; ndë hangrët kushi prei kësai buke, ka me rruem për gjithë jetënë. Edhe ajo buka qi kam me dhan’ unë, ashtë mishi em, të cillinë kam me e dhanë për jetën’ e botësë.
52 Iudeitë pra haheshinë njani me tietrinë, tue thanë: Si mundetë kyi me na dhanë të hamë mishin e vet .
53 Iesui u tha pra atyne: Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve - Ndë mos hangrëshi mishin’ e të birit nieriut, edhe ndë mos pifshi gjakun’ e ati, nukë keni jetë ndë vetëhet tuei.
54 Ai qi ha mishinë t’em, edhe pi gjakunë t’em, ka jetë të pasosëme, edhe unë kam me e ngjallunë ndë ditë të mbrapme.
55 Sepse mishi em ashtë për të vërtet të ngranë, edhe gjaku em ashtë për të vërtet të pimë.
56 Ai qi ha mishinë t’em, edhe pi gjakunë t’em, mbet tek unë, edhe unë tek ai.
57 Sikurse më dërgoi ai Ati qi rron, edhe unë rroj për Atinë; kështu edhe ai qi të më hajë, ka me rruem edhe ai për mue.
58 Këjo ashtë buka qi sdrypi prei qiellit, jo sikurse Atënitë tuei hangrën manënë, edhe vdiqnë: ai qi ha këte bukë, ka me rruem për gjithë jetënë.
59 Këto tha ndë synagogë tue mësuem ndë Kapernaum.
60 Shumë vetë pra prei dishepujsh ati kur ndëgjuenë, thanë: Këjo fjalë asht’ e ashpërë, cilli mundetë me e ndëgjuem.
61 Edhe Iesui si e muer vesht me vetëvetëhenë, se dishepujt’ e vet po murmurojshinë për këte fjalë , u tha atyne: Këjo u shkandalizon juve?
62 Ndë pafshi pra të birin’ e nieriut tue hypun’ atie ku ishte përpara?
63 Shpirti asht’ qi ai nep jetë, mishi nukë vijen asgja; këto fjalëtë qi u flas unë juve, janë shpirt, edhe janë jetë.
64 Por janë disa prei jush qi nukë besojnë. Sepse Iesui e dinte çë përpara, cillëtë jan’ ata qi s’besojshinë, edhe cilli asht’ ai qi kishte me e trathtuem.
65 Edhe thoshte: Përandai u thashë juve, se askushi s’mundetë me ardhunë tek unë ndë mos iu pastë dhanë prei t’im et.
66 Çë mb’ate herë pra shumë vetë prei dishepujsh ati u këthyenë mbrapa, edhe nuk’ ecëshinë ma bashkë me ate.
67 Iesui pra u tha të dy-mbë-dhetëvet: Mos doni me ikun’ edhe ju?
68 Simon Pietri iu përgjeq pra: Zot, te cilli kemi me votunë? Ti ke fjalët’ e jetësë pa-sosëme.
69 Edhe na kemi besuem, edhe e kemi ngjofunë se ti je Krishti i Bir’ i Perëndisë gjallë.
70 Iesui u përgjeq atyne: Nuk’ u kam sgjedhun’ unë juve të dy-mbë-dhetëtë, edhe nji prei jush ashtë diall?
71 Edhe thoshte për Iudë Iskariotinë të birin’ e Simonit, i cilli ishte nji prei të dy-mbë-dhetësh, sepse kyi kishte për me e trathtuem.
Krie e gjashtëtë
1 Pasandaj vate Iisui përtej detit së Galileësë, domethënë të Tiveriadhësë.
2 E i vin pas tij një turm’ e madhe, sepse shihnë thavmërat’ e tij që bën mbë të sëmurë.
3 E hipi Iisui mbë një mal, e ndënji atje bashkë me mathitit’ e tij.
4 E afëronte pashka, e krëmptia e çifutet.
5 E si ngrijti sitë Iisui e pa që vin turm’ e madhe nde ai, i thotë Filippoit: Mbë ç’anë do të blejëmë bukë, që të hanë këta?
6 (E këtë e thosh për të dhoqimasur’ atë, se ai e dij atë që duaj të bën).
7 Ju përgjegj atij Filippoi: Diqind dhinarë bukë nukë sos për këta, që të marrë cilido nga një çikë.
8 I thot’ atij një nga mathitit’ e tij, Andhreu, i vëllai i Simon Petrosë:
9 Është këtu një djalë që ka pesë bukë të elpta, edhe di pishq. Po ç’janë këto ndë kaqë njerëz?
10 E u thot’ Iisui: Porsitni njerëzitë të rrinë mbë dhe. E qe bar shumë mb’atë vënd. Ndëjnë dha njerëzitë që qenë ngjera pesë mijë.
11 E Iisui mori bukëtë, e si efharistisi ua dha mathitivet, e mathitejtë ua ndanë ature që rrijnë; ashtu edhe nga pishqitë, sa duaj gjithëkush.
12 E si u frinë, u thotë mathitivet së tij: Përmbëjidhni copatë që tepëruanë, të mos humbasë gjë.
13 Edhe ata i mbëjuadhë, e mbushnë dimbëdhjetë kofina copëra nga të pesë bukët’ e elpta, që tepëruanë nga ata që hangrë.
14 E njerëzitë si pan’ atë thavmë që bëri Iisui, thoshnë, se: Kij është me të vërteta ai profit që duaj të vin ndë botë.
15 Ma Iisui si e njohu që do të vijnë ta mirrë atë me pahir, e ta bëijnë mbret, u shtëmëng pa ai ndë mal vetëmë.
16 E kur u err, zbritnë mathitit’ e tij mbanë detit.
17 E si hinë ndë varkë veijnë përtej detit ndë Kapernaum. E qe bërë ahiere erësirë e nukë pat vaturë mb’ata Iisui.
18 E deti nakatosej, sepse frinte er’ e madhe.
19 E si vanë ngjera mbë njëzet e pesë a tridhjetë stadhe, shohënë Iisunë që ecën mbi det, e që vin afër varkësë; e u frikuanë.
20 Edhe ai u thot’ ature: Unë jam, mos u trëmbni.
21 E ata deshnë ta mirrë atë ndë varkë, e atë çast u gjënd varka mbë dhe, mb’atë vënd që kishnë për të vaturë.
22 E nesëret turma që kish mbeturë përtej detit, si pa që nuk’ ishte atje tjatër varkë, përveçme një që mbë të hinë mathitit’ e tij, edhe që nukë hiri edhe Iisui ndë varkë me mathitit’ e tij, po vetëmë mathitit’ e tij, vanë.
23 Po erdhë të tjera varka nga Tiveriadha, afër vëndit tek kishnë ngrënë bukënë, kur efharistisi Zoti.
24 Si panë dha turma që nuk’ ësht’ atje as Iisui, as mathitit’ e tij, hipnë edhe ata ndë varka, e erdhë ndë Kapernaum tuke kërkuarë Iisunë.
25 E si e gjenë atë përtej detit, i than’ atij: Dhaskal, kur erdhe këtu?
26 U përgjegj ature Iisui e u thotë: Vërtet, vërtet u thom juvet, më kërkoni mua jo sepse patë thavmëra, po sepse hëngrëtë nga bukëtë e u ngostë.
27 Mos fitoni të ngrënëtë që shkon, po të ngrënëtë që duron ngjera ndë jetë të pasosurë, atë që do t’u apë juvet i biri njeriut, se mbë këtë vuri vulën’ e tij Babai Perndia.
28 I than’ adha atij: Ç’të bëjëmë, që të punojëmë punërat’ e Perndisë?
29 U përgjegj Iisui, e u thot’ ature: Këjo është pun’ e Perndisë, që të besoni nde ai që dërgoi ai.
30 Po ata i than’ atij: Ç’thavmë bën ti adha, që të shohëmë e të besojëmë? Ç’bën ti?
31 Baballarëtë tënë hangrë Manënë nd’erimi, sikundr’ është shkruarë: U dha ature të haijnë bukë nga Qielli.
32 U thot’ ature Iisui: Vërtet, vërtet u thom juvet, nuk’ ua dha juvet Moisiu bukënë prej Qiellit, po babai im u ep juvet bukën’ e vërtetë prej Qiellit.
33 Sepse buk’ e Perndisë ësht’ ai që ka zbriturë nga Qielli, e ep të rruaritë ndë botë.
34 Edhe ata i than’ atij: Zot, ëmna navet kurdo këtë bukë.
35 Edhe Iisui u thot’ ature: Unë jam buk’ e jetësë. Ai që vjen tek meje, do të mos ketë u. Edhe ai që beson mbë mua do të mos ketë et kurrë.
36 Po un’ u thaçë juvet, që edhe më patë mua, edhe nukë besoni.
37 Gjith’ atë që më ep mua babai, tek meje do të vijë, e unë do të mos nxjer jashtë atë që vjen tek meje.
38 Sepse zbrita nga Qielli, jo që të bëj atë që dua unë, po atë që do ai që më ka dërguarë.
39 E këjo është thelim’ e babait që më ka dërguarë, që nga gjith’ ajo që më dha ai mua, të mos humbas gjë nga ajo, po ta ngjall atë ndë ditë të pastajme.
40 E këjo është thelim’ e atij që më ka dërguarë mua, që cilido që sheh të birë e beson nde ai, të ketë jetën’ e pasosurë; e unë do ta ngjall atë ndë ditë të pastajme.
41 E murmurisnë dha mbë të për këtë çifutë, sepse tha: Unë jam ajo bukë që zbriti nga Qielli.
42 E thoshnë: Nuk’ është kij Iisui i biri Iosifit, që nevet këtij i dimë babanë edhe mëmënë? Qish thotë dha kij se: Kam zbriturë nga Qielli?
43 U përgjegj adha Iisui, e u tha ature: Mos murmurisni njeri me jetërinë.
44 Ndonjë nukë mund të vijë tek meje, ndë mos e heqtë atë babai që më ka dërguarë mua, e atë do të ngjall unë ndë ditë të pastajme.
45 Është shkruarë ndë profitër: Do të jenë gjithë dhaskalepsurë nga Perndia. Cilido adha që të digjojë e të mpsojë nga babai vjen tek u.
46 Jo se ka parë ndonjë babanë, përveçme ai që është nga Perndia. Kij e ka parë babanë.
47 Vërtet, vërtet u thom juvet, ai që beson mbë mua, ka jetë të pasosurë.
48 Unë jam buka e jetësë.
49 Baballarëtë tuaj hangrë Manënë nd’erimi, e vdiqnë.
50 Kij është buka që zbriti nga Qielli, që të mos vdesë ai që të hajë prej soe.
51 Unë jam buka e gjallë që zbrita nga Qielli. Ai që të hajë nga këjo bukë, do të rrojë ndë jetë të pasosurë, e buka që do të ap unë, kurmi im është, që do ta ap unë për shpëtim të botësë.
52 E çifutë grindeshinë njeri me jatërinë, e thoshnë: Qish mund kij të na apë nevet kurmin’ e tij të hamë?
53 U thot’ adha ature Iisui: Vërtet, vërtet u thom juvet, ndë mos hëngrëçi kurmn’ e birit së njeriut edhe të piji gjakn’ e tij, nukë keni jetë mbë vetëhe tuaj.
54 Ai që ha kurmnë tim e që pi gjaknë tim, ka jetë të pasosurë, e unë do ta ngjall atë mbë ditë të pastajme.
55 Sepse kurmi im me të vërteta është të ngrënë, edhe gjaku im me të vërteta është të pirë.
56 Ai që ha kurmnë tim edhe pi gjaknë tim, mbetetë tek meje, edhe unë tek ai.
57 Sikundrë më dërgoi mua ai babai që rron, edhe unë rroj për babanë. Ashtu edhe ai që të hajë mua, do të rrojë me anë time.
58 Këjo ësht’ ajo bukë që zbriti nga Qielli, nukë do të jetë si e baballarëvet suaj, që hangrë Manënë, e vdiqnë. Ai që ha këtë bukë, do të rrojë jetë të pasosurë.
59 Këto u tha ai kur dhidhakste ndë Sinaguaj të Kapernaumit.
60 Andaj shumë nga mathitit’ e tij, si digjuanë, thanë: E ashprë është këjo fjalë. Kush mund t’i digjojë atij?
61 E si njohu Iisui vetiut, që murmurisnë mathitit’ e tij për këtë, u thot’ ature: Për këtë skandhalisi juvet?
62 E nd’është dha që të shihni të bir’ e njeriut që të hipëjë tek ish që përpara?
63 Shpirti ësht’ ai që ep jetënë, kurmi nukë vëjen fare gjë. Fjalëtë që u thom unë juvet, janë Shpirt edhe jetë.
64 Po janë ca nga juvet që nukë besojënë. Sepse Iisui e dij që krie herësë cilëtë jan’ ata që nukë besojënë edhe cili ish ai që duaj ta paradhos atë.
65 E thosh: Andaj u thaçë juvet, se nukë mund të vijë njeri tek u, ndë mos i qoftë dhën’ atij nga babai im.
66 Që ahiere e pastaje shumë nga mathitit’ e tij u hoqnë mbë të prapë, e nuk’ ecëijnë më me të bashkë.
67 E andaj u tha të dimbëdhjetëvet Iisui: Mos doji edhe juvet të viji?
68 E ju përgjegj atij Simon Petrua: Zot, nde cili të vemi? Ti ke fjalë të jetësë pasosurë.
69 E nevet besuam, e njohm se ti je Krishti, i biri Perndisë gjallë.
70 U përgjegj ature Iisui: Nuk’ u zgjodha unë juvet të dimbëdhjetë? E një nga juvet është djall.
71 E u thosh Iudhënë të bir’ e Simonit Iskariotnë, se kij, që qe një nga të dimbëdhjetë, duaj ta prodhos atë.