KAPTINA II.
1 Edhe të tretënë ditë u ba darsmë ndë Kana të Galilesë; edhe e ama e Iesuit ishte atie.
2 Edhe u thërrit ndë darsmë edhe Iesui edhe dishepujt’ e ati.
3 Edhe si mëngoi vena, e ama e Iesuit i thotë: Nukë kanë venë.
4 Iesui i thot’ asai: Qish ke ti me mue, o grue? Edhe s’ka ardhun’ ora eme.
5 E ama e ati u thotë shërbëtorëvet: Bani qish t’u thotë juve.
6 Edhe atie ishinë gjashtë shtamba të gurta vumë për pastrim mbas mëndyrësë Iudevet, qi nxijshinë ka dy, a tri matie.
7 Iesui u thot’ atyne: Mbushni shtambatë me ujë. Edhe ata i mbushnë përbuzë.
8 Mbasandai u thot’ atyne: Nxirni tashti, edhe bini të parit mësallësë. Edhe ata i prunë.
9 Edhe i pari mësallësë kur e kërkoi ujëtë qi ishte këthyem venë, edhe nukë dinte kah ashtë (por shërbëtorëtë qi kishin nxierrë ujët’ e dijshinë,) i pari mësallësë thërret dhandrrinë,
10 edhe i thotë: Çdo nieri ma përpara nxier venën’ e mirë; edhe si të dehenë, atëherë nxier të keqenë, por ti ke rueitunë venën’ e mirë qysh tashti.
11 Këte të filluemit’ e mërekulliavet Iesui e bani ndë Kana të Galilesë, edhe diftoi laftin’ e vet; edhe dishepujt’ e ati i besuenë.
12 Mbasandai sdrypi ndë Kapernaum, ai edhe e ama e ati edhe të vëllazënit’ e ati, edhe dishepujt’ e ati; edhe mbetnë atie pak ditt.
13 Edhe pashka e Iudevet ishte ngjat; edhe Iesui hypi ndë Ierusalem.
14 Edhe gjeti ndë tempull ata qi shitshinë qe e dhen e pullumba, edhe truvezarëtë tue ndenjunë.
15 Edhe ai bani nji frushkullë prei litarësh, edhe i nxuer të gjithë prei tempullit, edhe dhent’ edhe qetë; edhe derdhi astrat’ e truvezarëvet, edhe përmbysi truvezatë.
16 Edhe u tha atyneve qi shitshinë pullumbatë: Ngreni këto këndyj; mos bani shtëpin’ e t’im et shtëpi tregjetie.
17 Atëherë u ra ndë mend dishepujvet ati se ashtë shkruem: “Zelli për shtëpinë tande më hangër”.
18 Iudeitë pra u përgjeqnë e i thanë: Ç’shenjë na difton, qi ban këto?
19 Iesui u përgjeq e u tha atyne: Prishni këte tempull, edhe për tri ditt do ta ngre.
20 Edhe Iudeitë thanë: Kyi tempull ashtë ndërtuem për katër-dhet’ e gjashtë viet, e ti do ta ngresh për tri ditt?
21 Por ai thoshte për tempullin’ e trupit vet.
22 Kur u ngjall pra prei së vdekunish, u ra ndër mend dishepujvet ati, se për këte u thoshte atyne; edhe i besuenë shkronjës’, edhe asai fjalësë qi tha Iesui.
23 Edhe kur qe ndë Ierusalem për festën’ e pashkësë, shumë vetë besuenë mb’emënë t’ati, tue vum’ ore mërekulliat’ e ati qi bante.
24 Por ai Iesui nuk’ u zinte besë atyne, sepse i ngjifte të gjithë; edhe sepse s’kishte nevojë për me deshmuem kushi për nierinë, sepse ai e merrte vesht qish ishte përmbrenda nieriut.
Krie e ditë
1 E të tretënë ditë bënej një dasmë ndë Kana të Galileësë, e qe atje edhe ëmma e Iisuit.
2 E u ftua edhe Iisui edhe mathitit’ e tij mbë dasmë.
3 E si nisi vera të sosej, thotë ëmma e Iisuit nde ai: Verë nukë kanë.
4 I thot’ asaj Iisui: Ç’ke me mua të bëç ti, o grua, edhe s’ka ardhurë koha ime.
5 U thotë ëmma e tij ature që shërbeijnë: Bëni atë që do t’u thotë ai.
6 E atje gjëndeshinë gjashtë qupe të gurta bënë gati për të larë të çifutet, që nxijnë brënda nga di a nga tre matëse.
7 U thot’ ature Iisui: Mbushni qupetë me ujë. E i mbushnë ngjera mbë grikë.
8 E u thot’ ature: Nxiri ndashti, e biri te qilarçiu. E i prunë.
9 E qilarçiu poqë e vuri mbë buzë ujëtë që qe bërë verë (e nuk’ e dij nga qe, e shërbëtorëtë e dijnë që kishnë mbarturë ujëtë), thërret qilarçiu dhëndërinë.
10 E i thot’ atij: Çdo njeri vë verën’ e mirë më përpara, e kur të dehenë, atëherë vë të ligënë; e ti ruajte verën’ e mirë ngjera ndashti.
11 Kështu Iisui zuri të bën më përpara thavmëra ndë Kana të Galileësë, e dëftoi lëvdimn’ e tij, e besuanë nde ai mathitit’ e tij.
12 Pas kësaj zbriti ndë Kapernaum, ai edhe ëmm’ e tij, edhe vëllazërit’ e tij; e atje mbetnë pak dit.
13 E qe afër Pashka e çifutet; e Iisui vate ndë Ierusalim.
14 E gjeti ndë Iero ata që shitnë qe, e dhënt, e pëllumba, edhe sarafëtë që rrijnë ndë bango.
15 E si bëri një kamçi prej kullmakut, i nxori të gjithë jashtë nga Ieroi edhe dhëntë edhe qetë, edhe asprët’ e sarafëvet ua derdhi edhe bangot’ ua ktheu mb’anë tjatër.
16 Edhe ature që shitnë pëllumbatë, u tha: Ngrini këto këteje e mos bëni shtëpin’ e babait sim, shtëpi të së shiturit e së blerit.
17 E u kujtuanë mathitit’ e tij, që është shkruarë: Zilia e shtëpisë sate më treti mua.
18 E u përgjegjnë çifutë, e i than’ atij: Çfarë nishanit dëfton ndë nevet, që mund t’i bëç këto?
19 E u përgjegj Iisui e u tha ature: Prishni këtë Nao, e mbë tri dit do ta ngrë atë mbë këmbë.
20 Edhe çifutë i thanë: Mbë dizet e gjashtë vjet u dërtua kij Nao, e ti mbë tri dit, do ta ngrëç atë?
21 E ai thosh për Nao të kurmit së tij.
22 E kur u ngjall nga të vdekuritë, u kujtuanë mathitit’ e tij që u kish thënë këtë ature. E besuanë ndë kartë edhe ndë fjalë që tha Iisui.
23 E ndë kohë pa që ishte ndë Ierusalim për pashkë e për të krëmptenë, shumë besuanë nd’ëmër të tij si shihnë nishanetë që bën ai.
24 E ai Iisui nukë beson vetëhen’ e tij mb’ata, sepse e njihnë atë të gjithë.
25 E sepse nukë kish hria që të ip ndonjë tjatër martiri për një tjetër; sepse nga vetëvetiu e dij se ç’qe brënda mbë njerinë.