KAPTINA XVII.
1 Këto foli Iesui, mbasandai çoi syt’ e vet ndë qiellt, e tha: Atë, erdhi ora; lavdo t’yt Bir, për me të lavduem edhe yt Bir:
2 sikurse i dhe pushtet mbi çdo mish, për me u dhanë jetën’ e pasosëme gjith’ atyneve qi ia ke dhanë.
3 Edhe ajo ashtë jeta e pasosëme, qi të ngjofinë tyi të vetëminë Perëndi, edhe Iesu-Krishtinë qi dërgove.
4 Unë të lavdova mbi dhet; ate punënë qi më dhe me bamë e mbarova.
5 Edhe tashti më lavdo ti, o Atë, afër tejet, me ate laftinë qi pata për-anë tejet, para se të bahej bota.
6 Emninë tand ua diftova atyne nierëzevet qi më dhe prei botësë: të tutë ishinë, edhe m’i dhe; edhe rueitnë fjalënë tande.
7 Tashti e ngjofnë se gjithë sa më ke dhanë janë prei tejet.
8 Sepse ato fjalëtë qi më dhe, ua dhash’ atyneve; edhe ata i muernë, edhe e ngjofnë me të vërtet, se dola prei tejet, edhe besuenë se ti më dërgove.
9 Unë lutem për ata; nukë lutem për botënë por për ata qi më dhe; sepse janë të tutë.
10 Edhe gjithë të miatë janë të tuatë, edhe të tuatë janë të miatë, edhe u lavdueshë nd’ato.
11 Edhe nukë jam ma te bota, por këta janë te bota, edhe unë po vij te ti. Shenjti Atë, ruei mb’emënit tand ata qi më dhe, qi të jeni nji, porsi na.
12 Kur ishiem bashkë me ata te bota, un’ i ruejshiem mb’emënit tand; ata qi më dhe i rueita, edhe askushi prei atyneve s’hupi, veç i biri së hupëmesë për me u mbushunë shkronja.
13 Edhe tashti po vij te ti; edhe flas këto te bota, qi të kenë gëziminë t’em plot ndër vetëvetëhenë.
14 Un’ u dhash atyne fjalënë tande; edhe bota i muer mëni, sepse nukë janë prei botësë, porsi unë nukë jam prei botësë.
15 Nukë të lutem me i ngritunë prei botësë, por me i rueitunë prei së keqit.
16 Nukë janë prei botësë, sikurse unë nukë jam prei botësë.
17 Shenjtëno ata ndë të vërtetënë tande; fjala jote asht’ e vërteta.
18 Sikurse dërgove mue te bota, edhe unë dërgova ata te bota.
19 Edhe unë shenjtënoj vetëvetëhenë për ata, qi të jen’ edhe ata të shenjtënuem ndë të vërtetënë.
20 Edhe nukë të lutem veç për këta, por edhe për ata qi kanë me më besuem me anë të fjalës’ atyne,
21 qi të gjithë të jeni nji; sikurse ti, o Atë, je tek unë, edhe unë te ti, edhe ata të jenë nji te na, qi të besojë bota se ti më dërgove.
22 Edhe un’ u dhash’ atyne ate laftinë qi më dhe; qi të jenë nji, sikurse na jemi nji;
23 unë tek ata, edhe ti tek unë, qi të jenë të kullutë mbë nji; edhe bota ta ngjofi, se ti më dërgove, edhe deshe ata, sikurse deshe mue.
24 Atë, due te jenë bashkë me mue atie ku jam unë, edhe ata qi më dhe; qi të ven’ ore ate laftinë t’em, qi më ke dhanë, sepse më deshe para se të ngrifej bota.
25 At’ i dreitë, bota nukë të ngjofti, por unë të ngjofta, edhe këta të ngjofnë se ti më dërgove.
26 Edhe u diftova atyne emninë tand, edhe kam me e diftuem, qi të jetë tek ata ajo dashunia me të cillënë më deshe, edhe unë tek ata.
Krie e shtatëmbëdhjetëtë
1 Këto tha Iisui, e ngrijti sit’ e tij lart mbë Qiell, e tha: Baba, erdhi koha, ndero birë tënd, që të të nderojë tij edhe biri it.
2 Sikundr’ i dhe atij eksusi mbi gjithë njerëz, që t’apë jetën’ e pasosurë mbi gjith’ ata që i ke dhënë atij.
3 E jeta e pasosurë është këjo, që të njohënë tij, Perndin’ e vërtetë të vetëmënë, edhe Iisunë Krishtinë që dërgove tij.
4 Unë të nderova ti mbë dhe. Punënë e bëra që më pate dhënë mua për të bërë.
5 E ndashti nderomë mua ti, o baba, afër teje, me atë nder që paçë afër teje pa qënë dhe bota.
6 Dëftova ëmërinë tënd mb’ata njerëz që më pate dhënë mua nga bota. Të tutë qenë e m’i dhe ata mua, e fjalënë tënde e ruajtinë.
7 Ndashti njohnë që gjith’ ato që më pate dhënë, nga teje janë.
8 Sepse fjalëtë që më dhe mua, ua dhaçë ature; e ata i muarrë, e njohnë me të vërtetë që nga teje dolla, e besuanë që ti më ke dërguarë.
9 Unë për ata të lutem. Për botë nukë të lutem, po për ata që pate dhënë mua, sepse janë të tuatë.
10 E gjithë të miatë, të tuatë janë, e të tuatë të miatë; e nga ata jam nderuarë.
11 E unë nukë jam më ndë botë, e këta ndë botë janë, e unë vij tek teje. Baba i shënjtëruarë, ruaj ndë ëmër tënd ata që pate dhënë mua, që të jenë një sikundrë jemi na.
12 Kur jeshë ndë botë bashkë me ta, un’ i ruajë ata nd’ëmër tënd. Ata që më pate dhënë i ruajta e ndonjë nga ata nukë humbi, përveçme atij birit së humbëjësë, që të dalë karta e vërtetë.
13 E ndashti pa vij tek ti, e këto i thom ndë botë, që të kenë mbë vetëhe të ture gëzimnë tim të plotë.
14 Un’ u paçë dhën’ ature fjalënë tënde, e bota i urreu ata, sepse nukë janë nga bota, sikundrë s’jam as unë nga bota.
15 Nukë të lutem që t’i ngrëç ata nga bota, po t’i ruaç ata nga i ligu.
16 Nga bota nukë janë, sikundrë s’jam as unë nga bota.
17 Shënjtëroi ata ndë të vërtetë tënde, fjala ote ësht’ e vërtetë.
18 Sikundrë dërgove ti mua ndë botë, ashtu edhe unë i dërgova ata ndë botë.
19 E për ata unë shënjtëroj vetëhenë time, që të jenë edhe ata të shënjtëruarë ndë të vërtetë.
20 U nukë lutem për këta vetëmë, po edhe për ata që do të besojënë mbë mua me fjalë të këture.
21 Që të jenë të gjithë një, sikundrë je ti, baba, mbë mua, e unë mbë ti, që të jenë edhe ata një mbë nevet, që të besojënë bota se ti më dërgove.
22 E unë nderë që ti më dhe mua, ua dhaçë ature, që të jenë një, sikundrë jemi nevet një.
23 Unë mb’ata, e ti mbë mua, që të jenë teliosurë mbë një, që të njohë edhe bota, se ti më dërgove, e i deshe ata, sikundrë deshe mua.
24 Baba, unë dua, ata që më dhe mua, të jenë edhe ata me mua, atje tek jam unë, që të shohënë nderë tim, që më dhe mua ti, sepse më ke dashurë mua pa bënë edhe bota.
25 Baba i drejtë, bota nukë të njohu ti, ma unë të kam njohurë, edhe këta e kanë njohurë që ti më dërgove.
26 E bëra, e do të bëj të njohënë ata ëmërinë tënd, që të jetë mb’ata dashuria që me të më deshe mua, e unë mb’ata.