KAPTINA XII.
1 Iesui pra, gjashtë ditt para pashkësë, erdhi ndë Bethani, atie ku ishte Lazari qi pat vdekunë, të cillin’ e ngjalli prei së vdekunish.
2 Edhe i banë darkë atie; edhe Martha shërbente; edhe Lazari ishte nji prei asish qi rrijshinë ndë mësallë bashkë me ate.
3 Atëherë Maria muer nji litrë voj eret prei nardi të papërziem, shumë të shtreitë, edhe leu kambët’ e Iesuit, edhe mpëshiu kambët’ e ati me flokët’ e veta, edhe shtëpia u mbush me erën’ e vojit.
4 Nji pra prei të dy-mbë-dhetë dishepujvet ati, Iudë Iskarioti, i biri Simonit, ai qi kishte me e trathtuem, thotë:
5 Përse të mos shitei kyi voj eret tre qind dinarë, e të nepei ndëpër të vobeq?
6 Edhe tha këte, jo se kishte gaile ai për të vobeqit, por sepse ishte viedhës, edhe kishte kuletën’ e astërvet, edhe mbante qish viheshinë nd’ate .
7 Iesui pra tha: Len-e, se e rueiti për ditën’ e së vorruemesë s’eme.
8 Sepse të vobeqit’ i keni përherë bashkë me vetëhe; por mue nukë më keni përherë.
9 Shumë gjindëje pra prei Iudeish muer vesht se asht’ atie, edhe erthnë jo për Iesunë vetëmë, por qi të shofin’ edhe Lazarinë, të cillin’ e ngjalli prei së vdekunish.
10 Por krye-priftënitë banë këshille për me vram’ edhe Lazarinë, 11 sepse shumë vetë prei Iudeish shkojshinë për ate, edhe i besojshinë Iesuit.
12 Ndë nesëret shumë gjindëje qi kishin’ ardhunë për festënë, kur ndëgjuenë se vien Iesui ndë Ierusalem,
13 muernë dega hurmash, edhe i duelnë përpara me e pritunë, edhe thërritshinë: Hosanna, i bekuem asht ’ ai qi vien mb’emënë të Zotit, Mbëreti i Israelit.
14 Edhe Iesui gjeti nji polisht, edhe ndejti mbi ate; sikurse ashtë shkruem:
15 “Mos ki frikë bij’ e Sionit, qe Mbëreti yt te vien ndenjunë mbi polisht gomareje”.
16 Edhe dishepujtë nuk’ i muernë vesht këto përpara herësë, por kur u lavdue Iesui, atëherë u ranë ndë mend atyne, se këto ishinë shkruem për ate, edhe këto i ban’ ati.
17 Gjindëja pra qi ishte bashkë me ate deshmonte, se thirri Lazarinë prei vorrit, edhe e ngjalli prei së vdekunish.
18 Përandai edhe gjindëja i duel përpara, sepse ndëgjoi se ai kishte bamë këte mërekulli.
19 Fariseitë pra thanë njiani tietrit: Veni ore se nukë bani gja të mirë ju? Qe bota te shkoi mbrapa ati.
20 Edhe ishinë disa Grekë ndërmiet atyneve qi kishinë hypunë për me adhuruem për festënë.
21 Këta pra erthnë te Filippi qi ishte prei Bethsaidasë Galilesë, edhe i luteshinë, tue thanë: Zot, duemë me pamë Iesunë.
22 Filippi vien e i thot’ Andreut, edhe për-së-ri Andreu edhe Filippi i thonë Iesuit.
23 Edhe Iesui u përgjeq atyne, tue thanë: Erdhi ora për me u lavduem i Bir’ i nieriut.
24 Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve - Ndë mos raftë koqeja e ngrunit ndë dhet e të vdesi, mbet vetëmë, por ndë vdektë, bije shumë pemë.
25 Ai qi do jetën’ e vet ka me e vdierrë; edhe ai qi ka mëni jetën’ e vet ndë këte botë, ka me e rueitunë për jetën’ e pasosëme.
26 Ndë më shërbeftë kushi, le të më marri mbrapa; edhe ku të jemi unë, atie ka me qenun’ edhe shërbëtori em; edhe ndë më shërbeftë kushi, Ati ka me e nderuem.
27 Tashti shpirti em ashtë përziem; edhe qish të thom? Atë, shpëto-më prei kësai orësë, por përandai erdha mbë këte orë.
28 Atë, lavdo emëninë tand. Erdhi pra nji za prei qiellit. Edhe e lavdova, edhe prap kam me e lavduem.
29 Gjindëja pra, qi kishte ndenjun’ edhe ndëgjoi zaninë , thoshte, se u ba bumbullimë; të tierë thoshinë, se i foli engjull.
30 Iesui u përgjeq e tha: Ai za nuk’ u ba për mue, por për ju.
31 Tashti ashtë gjyq’ i kësai bote, tashti urdhënari i kësai bote ka me u hedhunë jashtë.
32 Edhe unë, ndë u ngritsha prei dheut, kam me tërhequnë të gjitha mbas vetëvetëhesë.
33 - (Edhe thoshte këte, tue diftuem me çë farë vdeke kishte me vdekunë.)
34 Gjindëja iu përgjeq: Na kemi ndëgjuem prei ligjësë, se Krishti mbet për gjithë jetënë. Si thue pra ti, se i Bir’ i nieriut duhetë me u ngritunë? Cilli ashtë kyi i bir’ i nieriut?
35 Iesui pra u tha atyne: Edhe pak kohë drita ashtë bashkë me ju. Ecëni qysh sa të keni dritënë, por mos me u zanë juve errësina, sepse ai qi ecën nd’errësinët nukë di se ku vete.
36 Qysh sa të keni dritënë, i besoni dritësë, qi të baheni të bijt’ e dritësë. - Këto foli Iesui, edhe iku, e u mpëshef prei atyneve.
37 Por ndonëse ai bani kaqi mërekullia përpara atyneve, nuk’ i besuenë,
38 për me u mbushunë fjala e profetit Isaisë qi tha: “Zot, cilli i besoi predikimit t’anë? Edhe mbë cillin u sbulue krahi i Zotit?”
39 Përandai nukë mundeshimë me besuem, sepse për-së-ri tha Isaia:
40 “Verboi syt e atyneve, edhe ashpëroi zemërën’ e atyneve, qi të mos shofinë me syt, edhe të mos marrinë vesht me zemrënë, edhe të mos këthehenë qi t’i shëndosh”.
41 Këto tha Isaia, kur pa laftin’ e ati, edhe foli për ate.
42 Por shumë vetë edhe prei të parësh i besuenë, por prei frikësë Farisevet nukë rrëfejshinë, qi të mos bahenë jashtë synagogësë,
43 sepse deshnë laftin’ e nierëzëvet ma tepërë se laftin’ e Perëndisë.
44 Edhe Iesui bërtiti e tha: Ai qi më beson, nukë beson mue, por ati qi më dërgoi.
45 Edhe ai qi ve ore mue, ve ore ate qi më dërgoi.
46 Unë kam ardhunë dritë te bota, qi të mos mbesi nd’errësinë gjithë-kush të më besojë.
47 Edhe ndë ndëgjoftë kushi fjalët’ e mia, edhe të mos besojë, unë nuk’ e gjukoj, sepse nuk’ erdha me gjukuem botënë, por me shpëtuem botënë.
48 Ai qi më heth poshtë, edhe nukë pret fjalët’ e mia, ka se kush ta gjukojë: fjala qi fola, ajo ka me e gjukuem ndë të mbrapmenë ditë.
49 Sepse unë nukë fola prei vetiut; por Ati qi më dërgoi, ai më la porosi, qish të thom, e qish të flas.
50 Edhe e dij se porosia e ati ashtë jet’ e pasosëme; unë pra sa flas, sikurse më ka thanë Ati, kështu flas.
Krie e dimbëdhjetëtë
1 Iisui dha më përpara gjashtë ditet së pashkësë erdhi ndë Vithani tek qe Llazari vdekurë më parë, që e pat ngjallturë nga varri.
2 E i bënë atij atje gosti, e Martha shërben ndë mësallë, e Llazari qe një nga ata që rrijnë bashkë me të ndë mësallë.
3 E Maria si mori një litrë miro të nxjerë nga Nardho të qëruarë e të shtrëjtë, leu këmbët’ e Iisuit, e ja fshiu këmbët’ e tij me leshëra të saj, e shtëpia u mbush nga mirodhia e mirosë.
4 Thotë dha një nga mathitit’ e tij, Iudha i Simonit Iskarioti, ai që duaj ta paradhos atë.
5 Pse nuk’ u shit këjo miro treqind dhinarë e t’ipejnë ndë të varfërë?
6 E këtë e tha, jo sepse kish silloi për të varfërë, po sepse qe kusar e kish kuletënë, e mban ato që vijnë brënda.
7 Thot’ adha Iisui: Lirie atë. Për ndë ditë të së kallturit sim ndë varr e ruajti ta bëjë këtë.
8 Sepse të varfëritë kurdo me vetëhe tuaj i kini, po mua s’më kini kurdo.
9 E mpsoi dha shumë turmë nga çifutë që ish mb’atë vënd, e erdhë jo për Iisunë vetëmë, po të shihnë edhe Llazarinë që e ngjalli nga të vdekuritë.
10 E të parët’ e priftëret bënë kuvënd të vrisnë edhe Llazarinë.
11 Sepse shumë nga çifutë për të par’ atë vijnë, e besoijnë nde Iisui.
12 Të nesërmenë shumë turmë, që patn’ ardhurë ndë të krëmpte, si digjuanë që vjen Iisui ndë Ierusalim.
13 Muarrë degat’ e hurmavet, e i duallë atij përpara, e thërrisnë: Osana, i bekuarë ai që vjen mbë ëmër të Zotit, mbreti i Israilit.
14 E Iisui si gjeti një Kroç, ndënji mbi të, sikundr’ është shkruarë:
15 Mos u trëmb, o bijë e Sionit. Ja, mbreti it vjen kaluar mbë një kroç të gomaresë.
16 E mathitit’ e tij nuk’ i kupëtuanë këto herën’ e parë, po kur u nderua Iisui, ahere u kujtuanë që ato qenë shkruarë për atë, e këto i bënë atij.
17 E turma që qe me atë martirisnë, që Llazarinë e thirri nga varri, e e ngjalli atë nga të vdekuritë.
18 Pra andaj i dolli përpara atij turma, sepse digjoi që bëri ai këtë thavmë.
19 E farisejtë thanë njeri me jatërinë: Shihni që nukë bëjmë gjë navet fare? Ja bota venë pas atij.
20 E qenë ca Elinë nga ata që kishnë ardhurë të falishnë ndë të krëmpte.
21 Këta dha ju qasnë Filippoit që qe nga Vithsaidhaja e Galileësë, e i lutejn’ atij, e i thoshnë: Zot, duamë të shohëmë Iisunë.
22 Vjen Filippoi, e i thot’ Andhreasë, e pa Andhrea edhe Filippoi i thon’ Iisuit.
23 Edhe Iisui ju përgjegj ature, e u thotë: Erdhi koha që të nderonetë i biri njeriut.
24 Vërtet, vërtet u thom juvet, ndë mos raftë mbë dhe koqia e grurit e të vdesë, ajo vetëmë mbetetë; ma ndë vdektë bën shumë koqe.
25 Ai që do Shpirtin’ e tij, do ta humbasë atë; e ai që urren Shpirtin’ e tij ndë këtë dinia, do ta shpëtoj’ atë për jetë të pasosurë.
26 Kush më shërben mua, le të vijë pas meje; e atje që jam unë, atje do të jetë edhe ai që shërben mua. E kush të më shërbejë mua, do ta nderojë atë babai.
27 Ndashti Shpirti im m’ u drodh. E ç’të thom? O baba, shpëtomë nga kij sahat. Ma andaj arçë ndë këtë sahat.
28 O baba, ndero ëmërinë tënd. Erdhi ahiere zë nga Qielli: Edhe e nderova edhe pagjene do ta nderoj.
29 E turma që rrijn’ atje e që digjuanë, thoshnë se u bë gjëmim. Të tjerë thoshnë: Ëngjëll’ i foli atij.
30 U përgjegj Iisui, e u thotë: Nuk’ u bë për mua kij zë, po për juvet.
31 Ndashti është gjuq i kësaj diniasë. Ndashti arhondi i kësaj diniasë do të hidhetë jashtë.
32 E unë kur të ngrihem lart nga dheu, gjithë do t’i heq pas vetiut.
33 (E këtë e thosh për të shënuarë me çfarë vdekëjë do të vdis).
34 Ju përgjegj atij turma: Navet digjuam nga nomi që Krishti rron jetë pas jetet. E qish thua ti, që duhetë të ngrihetë i biri i njeriut? Cili është kij i biri i njeriut?
35 U thot’ adha ature Iisui: Akoma pakëzë kohë është me juvet drita. Ecëni ngjera sa keni dritë, të mos u zërë juvet erësira. E ai që ecën nd’erësirë, nukë di se ku vete.
36 Ngjera sa kini dritënë, besoni mbë dritë, që të bëneni të bijt’ e dritësë. Këto tha Iisui e vate e u fsheh prej suresh.
37 E ndonëse bëri kaqë thavmëra të mëdha ai përpara ature, nukë besuanë nde ai.
38 Që të paguhetë fjala e profitit Isaiut, që pat thënë: Zot, kush besoi atë që digjoi nga nesh? E mbë cilinë është zbuluarë fuqia e Zotit?
39 Pra andaj nukë mundnë të besoijnë, sepse pameta tha Isaiu:
40 U verboi ature sitë e u gurëcoi zëmërënë, që të mos shohënë me si, e të mos digjojënë me zëmërë, e të kthenenë e t’i shëroj ata.
41 Këto tha Isaiu kur pa nder’ e tij, e foli për të.
42 Ndonëse edhe nga arhondëtë besuanë shumë nde ai, po nga frik’ e farisejet nuk’ e molloisnë, që të mos i nxirë jashtë nga Sinagoji.
43 Sepse deshnë më tepër nder’ e njerëzet, se nder’ e Perndisë.
44 E Iisui thirri më fort, e tha: Ai që beson mbë mua, nukë beson mbë mua, po mb’atë që më dërgoi mua.
45 Edhe ai që sheh mua, sheh atë që më dërgoi mua.
46 Unë arçë dritë ndë dinia, që kush të besojë mbë mua, të mos mbetetë ndë mes t’erësirësë.
47 E cilido që të më digjojë fjalëtë e të mos besojë, unë nuk’ e gjukoj atë, sepse nuk’ arçë për të gjukuarë botënë, po për të sosurë botënë.
48 Ai që shtie poshtë mua e nukë dheks fjalët’ e mia, ka kush ta gjukojë atë. Fjala ime që thaçë, ajo do ta gjukojë atë mbë ditë të pastajme.
49 Se unë prej vetiut nukë thaçë gjë, po babai që më dërgoi mua, ai më porsiti mua ç’të thom, e ç’të kuvëndoj.
50 E e di që porsi e tij është jet’ e pasosurë. Ato adha që thom unë, sikundrë më tha mua babai, ashtu ua thom.