KAPTINA IV.
1 Edhe thom: Sa kohë trashigimtari ashtë foshnje, s’dan prei shërbëtorit, ndonëse asht’ i zoti të gjithave,
2 por ashtë ndënë kujdestarë e ndënë guvernorë, deri mb’ate kohë qi asht’ urdhënuem prei të atit.
3 Kështu edhe na, kur ishim foshnje, ishim bamë shërbëtorë ndën’ elementat të botësë?
4 Por kur erdhi të mbushunit’ e kohësë, Perëndia dërgoi Birin’ e vet, qi leu prei gruesë, edhe qi qe ndënë ligjë,
5 qi të shpërblejë ata qi ishinë ndënë ligjë, qi të marrinë birënin’ e zanë.
6 Edhe sepse jeni bij, Perëndia dërgoi Shpirtin’ e Birit vet ndë zemrat tueja, qi thërret: Abba, o Atë.
7 Përandai s’je ma shërbëtuer, por bir; edhe ndë qofsh bir, je edhe trashigimtar i Perëndisë me anë të Krishtit.
8 Por atëherë, mbassi s’ngjifshitë Perëndinë, u shërbyet’ atyne perëndinave qi s’janë prei natyret.
9 Por tashti, mbassi ngjofët Perëndinë, e me thanë ma mirë u ngjofët prei Perëndisë, si këthehi për-së-ri mbë të dobat edhe të vobegat elementa, qi doni me u punuem atyneve për-së-ri si përpara?
10 Veni ore ditt, e muej, e kohëna, e vietna.
11 Kam frikë për ju, druese mos u mundueshë kot për ju.
12 Bahi porsi unë, sepse edhe unë jam porsi ju, o vëllazën, u lutem juve; s’më keni bamë ndonji gja të keqe.
13 Edhe e dini se ma pari ungjillëzova te ju me dobësinë mishi,
14 edhe ngasejënë t’eme qi ishte ndë mish t’em s’e batë për asgja, as s’e hodhët tej, por më pritët si engjullë Perëndie, si Iesu Krishtinë.
15 Cilla pra ishtë lumënia juei? Sepse deshmoj për ju, se ndë mundei, do të nxiritë sytë tuei, e të m’i ipitë mue.
16 Anëmiku juei u bashë pra, se thom të vërtetënë?
17 Diftojnë zemërë të përvëlutë te ju, por jo të mirë, por duenë me u mbyllunë jashtë juve, qi të keni zemërë të përvëlutë për ata.
18 Por ashtë mirë me pasunë zemërë të përvëlutë përherë mbë të mirënë, edhe jo vetëmë kur të jemi afër jush.
19 Dielmthit’ e mi, për-së-ri kam të dhimtuna barku për ju, deri sa të bahetë ndë formët tuei Krishti;
20 edhe do ishiem me qenun’ afër jush tashti, edhe me ndërruem zanin t’em, sepse vras mendienë për ju.
21 Pa më thoni, ju qi doni me qenunë ndënë ligjë, a s’ndëgjoni ligjënë?
22 Sepse ashtë shkruem, se Abrahami pat dy bij: nji prei shërbëtoresë, e nji prei së lirësë,
23 por ai qi pat lemë prei shërbëtoresë, leu mbas mishit, e ai qi pat lemë prei së lirësë, leu me anë të zotuemesë.
24 Këto punë janë të allegorisuna, sepse ato janë dy dhiatatë: njiana prei malit Sinait, qi puell për shërbëtyrë, e cilla asht’ Agara
25 (sepse Agara ashtë mali i Sinait ndë Arabi, e ashtë si nji-nji me Ierusalemën’ e sotshime, edhe ashtë ndë shërbëtyrë bashkë me dielmt e vet).
26 Por Ierusalem’ e naltë asht’ e lira, e cilla ashtë ama e gjithë neve.
27 Sepse ashtë shkruem: “Gëzohu, ti o shterpë qi s’piell, nxir za e bërtit, ti qi nukë ke të dhimtuna barku, sepse dielmt’ e shkretinësë janë më shumë se dielmt’ e asai qi ka burr”.
28 Edhe na, o vëllazën, jemi dielmt’ e së zotuemesë, sikurse Isaaku.
29 Por sikurse atëherë ai qi leu mbas mishit, ndiqte ate qi kishte lemë mbas shpirtit, kështu asht ’ edhe tashti.
30 Por qish thotë shkronja? “Nxirr jashtë shërbëtoren’ edhe birin’ e asai, sepse i biri shërbëtoresë s’ka me marrë trashigim bashkë me të birin’ e së lirësë.”
31 Pra, o vëllazën, nukë jemi bijt’ e shërbëtoresë, por të së lirësë.
Krie e katërtë
1 Ndashti thom unë, ngjera sa është klironomi foshnjë, ai s’ka fark mbë ndonjë punë nga kopili, ndonëse është Zoti i së gjithavet.
2 Po është ndënë pitropë e ikonomë, ngjera mbë kohë që i pat urdhëruarë babai.
3 Kështu edhe nevet, kur jeshëm foshnjë, jeshëm skllavosurë ndënë stihi të botësë.
4 Ma poqë erdhi të mbluaritë e motit, dërgoi Perndia të bir’ e tij, që leu nga grua, e që u bë ndënë nom.
5 Që të kseshpërblejë ata që qenë ndënë nom, për të marrë nevet Iothesinë (e të bënemi bij).
6 Ndashti sikundrë jini juvet bij, ka dërguarë Perndia Shpirtin’ e birit së tij ndë zëmëra tuaj që thërret: Avva, o baba.
7 Nukë je adha më kopil, po bir, e ndë je bir, je klironomi i Perndisë me anë të Krishtit.
8 Ma atëherë si nukë njohëtë Perndinë, jeshëtë kopij t’ature që s’janë Perndi me të vërtetë.
9 Ma ndashti si njohtë Perndinë, a të thom më mirë, si u njohtë nga Perndia, qish ktheneni prapë ndë stihi të smundura e të varfëra, mb’ato që dojëtë njëherë të ktheni përsëri të punoni?
10 Juvet mbai llogari të ditet, e të muajet, e të vitëret, të kohëvet.
11 Unë trëmbem për juvet, se mbase u munduaçë mbë të mbrazëtë për juvet.
12 Punoni si edhe unë, sepse edhe unë jam bërë si juvet. U lutem, o vëllazër, juvet nukë më kini bërë ndonjë dëm.
13 E dijnie që më përpara me pikëllim të kurmit sim u dhidhaksa juvet Ungjillë.
14 E pirasmonë tim që keshë ndë kurm tim, nuk’ e shatë, as urrietë, po më patë priturë posi një Ëngjëll të Perndisë, posi Hristonë Iisunë.
15 Ç’qe adha atëherë makarismoi juaj? Sepse u martiris juvet që të mundjëtë, dojëtë të nxjerëtë sitë tuaj të m’i apëtë mua.
16 U bëçë un’ adha armiku juaj, tuke thënë juvet të vërtetënë?
17 Janë ziliarë mbë juvet jo mbë të drejtë, po duanë të nxjerënë nevet jashtë, që të doi ata.
18 E mirë është që të doi kurdo të mirënë, e jo vetëmë kur të jem përpara jush.
19 Djelmt’ e mi, që juvet u mbaj pa ndë bark, ngjera sa të dërtonetë Krishti mbë juvet.
20 Ma dojë të gjëndeshë përpara juvet ndashti, e të ndërojë zënë tim, sepse nukë kam se ç’t’u thom juvet.
21 Thuajmëni mua juvet që doi të jini ndënë nom, nukë digjoni nomnë?
22 Sepse është shkruarë: Avraami pat di djelm, një nga skllava e një nga eleftera.
23 Ma ai që leu nga skllava, u le si do kurmi. E ai që leu nga eleftera, u le me fuqi të së taksurësë.
24 Këto punëra janë thënë me aligorira, sepse këto janë të dia dhjatatë, njera nga mali i Sinait, që pill skllev. Këjo është Agara.
25 Sepse Agara është mal i Sinait nd’Arapëri, e ujdis me Ierusalimnë, që është ndashti. Ajo është kopile bashkë me djelm të saj.
26 Ma Ierusalimi që është lart, ësht’ elefterë. Ajo është mëmma e nevet gjithëvet.
27 Sepse është shkruarë: Gëzou ti, o shterpë, që nukë pjell. Nxir zë ndë lëvdim, e thirrë ti që nukë je pjellësë, sepse më shumë fort janë djelmt’ e së lënësë, se asaj që ka burrënë.
28 Andaj nevet, o vëllazër, si Isaaku jemi djelmt’ e së taksurësë.
29 Ma si ahiere ai që qe lerë si do kurmi, e ndiq atë që qe sikundrë do Shpirti, kështu edhe ndashti.
30 Ma ç’thotë karta: Nxjere jashtë skllavënë, edhe djalën’ e saj, sepse nukë do të jetë klironom i biri i skllavësë me të bir’ e zonjësë.
31 Pra andaj, o vëllazër, nukë jemi nevet djelm të skllavësë, po të zonjësë.