KAPTINA III.
1 Ndë qofshi ngjallunë pra bashkë me Krishtinë, kërkoni të naltatë, atie ku ashtë ndenjunë Krishti ndë të diathtë të Perëndisë.
2 Kini ndër mend ato qi janë nalt, mos ato qi janë mbi dhet.
3 Sepse vdiqtë, edhe jeta juei ashtë mshefunë bashkë me Krishtinë te Perëndia;
4 kur të diftohetë Krishti qi ashtë jeta jonë, atëherë edhe ju bashkë me atë keni me u diftuem ndë laft.
5 Bani pra të vdekuna mishnat’ e korpit tuei qi janë të dheut, kurvëninë, ndynësinënë, pësiminë, dëshërimin’ e keq, edhe lakëmiminë, qi asht’ idhullatri;
6 prei atyneve vien zemërimi i Perëndisë përmbi të bijt e të pabindëmesë,
7 mbë të cillat edhe ju ecëtë njiherë, edhe shkuetë jetë ndër ato.
8 Por tashti hithni të gjitha këto edhe ju, mëninë, zemëriminë, të keqenë, të nemunitë, fjalët’ e ndyta prei gojësë tuei.
9 Mos gënjeni njiani tietërinë, mbassi sveshët nierin’ e vietërë bashkë me punët e ati,
10 edhe veshët të rinë qi përtërihetë mbë të ngjofunë mbas shëmbëllesës’ ati qi e ka ndërtuem,
11 atie ku s’ashtë Grek e Iudë, rreth-presëje e parreth-presëje, barbar, Shqyth, shërbëtuer, i lirë, por të gjitha edhe mbë të gjitha ashtë Krishti.
12 Vishni pra, si të sgjedhunit’ e Perëndisë qi jeni , shenjtëna edhe të dashunë, zemër-përdëllimesh, mirëninë, mendien’ e ulëtë, butësinënë, zemërën’ e gjanë;
13 tue duruem njiani tietërinë, edhe tue ia falunë njiani tietërit, ndë pastë kushi të qjahetë kundrë ndonjianit, sikurse edhe Krishti ua fali, kështu edhe ju.
14 Edhe përmbi gjithë këto vishni dashuninë, e cilla ashtë lidhëja e të kulluemit.
15 Edhe paqtimi i Perëndisë le të mbëretënojë ndër zemërat tueja, mbë të cillin’ edhe jeni thirrunë mbë nji korp, edhe bahi asish qi e dini për nderë.
16 Fjala e Krishtit le të rrijë mbë ju me pasëje, me qish do farë ditunie: tue mësuem e tue porositunë njiani tietërinë me psallmë e me hymën e me kankë shpirtënishte, tue kënduem me hir ndë zemërat tueja mbë Zotinë;
17 edhe qish do qi të bani me fjalë e me punë, të gjitha t’i bani mb’emënë të Zotit Iesu, tue i falunë ndersë Perëndisë edhe Atit me anë t’ati.
18 Ju gratë, ulni kryetë burravet tuei, sikurse duhetë mbë Zotinë.
19 Ju burratë, doni gratë tueja , edhe mos ini të idhëtë tek ato.
20 Ju dielmtë, ndëgjoniu përintvet tuei mbë të gjitha, sepse këjo asht’ e pëlqyeshime te Zoti.
21 Ju atënitë, mos i nxeni dielmtë tuei, qi të mos u prishetë zemëra.
22 Ju shërbëtorëtë, ndëgjoniu zotënavet e mishit tuei mbë të gjitha, mos punoni për faqe porsi ata qi duenë me u pëlqyem te nierëzit, por me zemërë të thieshtë, tue pasunë frikë Perëndinë.
23 Edhe gjithë qish të bani, punoni me gjithë shpirt, porsi Zotit, e jo porsi nierëzëvet,
24 tue ditunë se keni me e marrë pagën’ e trashëgimit prei Zotit, sepse i punoni Zotit Krisht.
25 Por ai qi punon shtrembëtë ka me marrë pagën’ e shtrembënisë, sepse s’ka të mbaitunë kraha.
Krie e tretë
1 Ndë jini adha ngjallturë bashkë me Krishtinë, kërkoni punërat’ e lartësme, tek është Krishti që rri mb’anë të djathëtë të Perndisë.
2 Kini silloi për punëra që janë atje lart, e jo për të dheut.
3 Sepse jeni vdekurë, e jeta juaj është fshehurë bashkë me Krishtinë mbë Perndinë.
4 Kur të çfaqetë Krishti jeta onë, atëherë do të çfaqi edhe juvet me të mbë nder.
5 Bëni adha të vdesënë krahët’ e kurmit suaj të përdhesuratë, kurvërinë, të pëgëritë, pothenë, dëshërimn’ e keq, edhe lakëminë, që ajo është Idhollollatri.
6 E për ato cbret urgji e Perndisë mbi të bij të pabesësë.
7 Mb’ato të këqia patë ecurë edhe juvet njëherë, kur rrojëtë mbë to.
8 E ndashti dha shtiri edhe juvet poshtë gjith’ ato, urgjinë, të zëmëruaritë, të keqenë, vllasfiminë, fjalët’ e liga nga goja juaj.
9 Mos bëni gënjeshtrë njeri me jatërinë, sepse e kini cveshurë njerin’ e vjetërë me gjithë punërat’ e tij.
10 E kini veshurë të rinë, që përtërihetë mbë të njohurë sikundr’ është ikon’ e atij që e ka ktisurë (bërë) atë.
11 Tek s’është Elin a Çifut, i prerë a i paprerë, Varvaro a Sqith, kopil a zot, po Krishti (është) çdofarë punë, e është mbë të gjitha.
12 Të vishni adha si Shënjtorë të cgjedhurë të Perndisë e të dashurë, zëmërë lejmonjare, të butë, të tapinosë, t’ëmblë, të duruarë.
13 Tuke duruarë njeri-jatërinë, e tuke ndëjierë njeri-jatërinë, ndë pastë ndonjë paraponi mbë jatër njeri, sikundrë u ndëjeu edhe Krishti juvet, kështu edhe juvet.
14 E mbi gjithë këto punëra të ruani dashurinë, që ajo është lidhëjë e së sosurësë.
15 E paqi i Perndisë le të forconetë ndë zëmëra tuaj, mb’atë jini të thirrë për të bërë një kurm, e njihni dhurëtinë.
16 Fjal’ e Krishtit le të rrijë mbë juvet me të plotë, mbë çdofarë sofie, tuke dhidhaksurë e tuke dhënë nasihat njeri-jetërit, me anë të psallmovet, e të imnovet, e të këngëvet të Shpirtit, tuke kënduarë për efharisti të Zotit mbë zëmra tuaj.
17 E çdofarë punë që të thoni a të bëni, (bënie) gjithë mbë ëmër të Zotit Iisuit, tuke efharistisurë Perndinë e babanë për të.
18 Juvet gratë, të jini të digjuara ndë burra tuaj, sikundrë ka hie mbë Zonë.
19 Juvet burratë, të doi gratë tuaj, e mos bëni të pikëlluara mbë to.
20 Juvet djelm, të jini të digjuarë mbë të gjitha përindet, sepse këjo ësht’ e pëlqierë nde Zoti.
21 Juvet përind mos gërnjashni djelmtë tuaj, që të mos bënenë t’ashprë.
22 Juvet shërbëtorë, digjoni mbë të gjitha zotërinjtë tuaj të kurmit, e mos shërbeni përpara sivet, si për të pëlqierë njerëzet, po me zëmërë të hapëtë për frikë të Perndisë.
23 E çdofarë punë që të bëni, bënie me gjithë zëmërë, si për Zonë, e jo si për njerëz.
24 Tuke digjuarë nga Zoti do të kini pagënë ndë klironomi, sepse punoni mbë Zonë Krishtinë.
25 E cilido pa që të bëjë adhiqi, do marrë atë të ligë që bëri, sepse s’është mbanë Perndisë të cgjedhurë faqesë.