KAPTINA XXV.
1 Festi pra si erdhi ndë anë të vet, mbas tri ditsh hypi ndë Ierusalem prei Kaisarisë.
2 Edhe krye-prifti, edhe të parët’ e Iudevet qi ishinë kundrë Paulit u duknë përpara ati, edhe i luteshinë,
3 tue lypunë hir kundrë ati, qi të dërgojë e ta bierë ndë Ierusalem, sepse kishinë bamë pritë për me e vramë mb’udhë.
4 Edhe Festiu përgjeq, se Pauli ruhetë ndë Kaisari, edhe se ai vetë kishte për me votunë shpeit atie .
5 Le të sdrypinë pra ata qi mundenë prei jush, - tha, - edhe ndë pastë ndonji faj kyi nieri, le ta përflasinë.
6 Edhe mbassi ndenji ndër ata ma tepërë se dhetë ditt, sdrypi ndë Kaisari, edhe ndë nesëret si ndenji mbë gjukatë; urdhënoi me u prumë Pauli,
7 Edhe ai si erdhi, duelnë përpara ata Iudeitë qi kishinë sdrypunë prei Ierusalemit, e thoshinë shumë edhe të mëdha të përfoluna kundrë Paulit, të cillatë s’mundeshinë me i provuem,
8 sepse ai epte fjalë, se: As mbë ligjët të Iudevet, as mbë tempull, as mbë Kaisarinë kam bamë ndonji faj.
9 Por Festi donte me u bam’ andënë Iudevet, iu përgjeq Paulit, e tha: A do me hypunë ndë Ierusalem, edhe atie me u gjukuem për këto punë përpara meje?
10 Edhe Pauli tha: Unë kam ndenjunë mbë gjukatë të Kaisarit, atie ku duhetë me u gjukuem; nuk’ u kam bamë ndonji faj Iudevet, sikurse edhe ti e di fort mirë.
11 Sepse ndë kam bamë keq, a ndë paça bamë ndonji punë për vdekë, nuk’ i tremem vdekësë, por ndë mos qoftë ndonji gja prei asosh qi më përflasinë këta, askushi s’mundetë me më falunë tek ata. Thërres mbë Kaisarinë [due me u gjukuem te Kaisari].
12 Atëherë Festi si foli bashkë me këshillenë, u përgjeq: Mbë Kaisarinë thirre ti? Te Kaisari ke me votunë.
13 Edhe si shkuenë disa ditt, mbëreti Agrippë edhe Bernika erthnë ndë Kaisari, për me përshëndetunë Festinë.
14 Edhe si ndejnë atie shumë ditt, Festi i zuni n’gojë punën’ e Paulit, tue thanë: Ashtë nji nieri lanë këtu lidhunë prei Felikut;
15 për punë t’ati, kur vota ndë Ierusalem, u duknë përpara meje krye-priftënit’ edhe pleqt’ e Iudevet, e lypinë gjyq kundrë ati me u dënuem ,
16 të cillëvet u përgjegja, se nuk’ ashtë zakon ndër Romanët me u prishunë ndonji nieri për hir, pa mos pasunë përpara faqes’ ai qi përflitetë, ata qi e përflasinë, e pa mos i dhanë kohë me dhanë fjalë për fajin’ e vet .
17 Mbassi u mbëlothnë pra ata këtu, pa mos u qellunë kreit, ndë të nesërmenë ditë ndenja mbë gjukatë, edhe urdhënova me u prumë nieriu.
18 Edhe ata qi e përflisninë si duelnë përpara meje , nukë prunë ndonji të përfolunë kundrë ati prei asosh qi mendojem unë,
19 por kishinë disa kërkime kundrë ati për fenë e vet, edhe për nji farë Iesui qi kishte vdekunë, për të cillinë Pauli thoshte se rron.
20 Edhe unë mbassi s’dijem se qish me bamë për nji t’atillë kërkimi, thashë ndë dashtë me votunë ndë Ierusalem, edhe me u gjukuem atie për këto.
21 Por Pauli mbassi thirri të ruhetë për me u gjukuem tek Augusti, urdhënova me u rueitun’ ai, deri sa të dërgoj te Kaisari.
22 Edhe Agrippa i tha Festit: Desha edhe unë me e ndëgjuem ate nieri. Edhe ai tha: Nesërë ke me e ndëgjuem.
23 Edhe ndë nesëret, kur erdhi Agrippa edhe Bernika me shumë madhështi, edhe hyni ndë vend të ndëgjimit bashkë me kapitanat e me nierëzit e mëdhej të qytetit, Festi urdhënoi e u pru Pauli.
24 Atëherë Festi thotë: O mbëret Agrippë, edhe gjithë sa vetë jeni këtu bashkë me ne, e shifni këte nieri , për të cillinë gjithë shumica e Iudevet më folnë edhe ndë Ierusalem edhe këtu, tue bërtitunë se ai nukë duhetë ma me rruem.
25 Por unë mbassi gjeta se s’kishte punuem gja për vdekë, edhe ai vetë thirri mbë Augustinë, e pashë me udhë ta dërgoj.
26 Për të cillinë s’kam ndonji gja të vërtetë me i shkruem t’em zot; përandai e pruna përpara jush, edhe ma fort përpara teje, o mbëret Agrippë, qi të kemi se qish me shkruem, mbassi të pyetetë prap.
27 Sepse më duketë punë pa mend, me dërguem nji nieri të lidhunë, pa mos diftuem edhe fajetë qi janë kundrë ati.
Krie e njëzetepesëtë
1 E Fistua si hiri nd’Eparhi, pas tri ditet vate nga Qesaria nd’Ierusalim.
2 E u duknë përpara tij i pari i priftëret edhe të parët’ e çifutet kondrë Pavllosë, e i lutishnë atij.
3 E i kërkoijnë hir kondr’ atij, që të dërgojë ta bjerë atë nd’Ierusalim, e i bëjnë atij pusi ta vrisnë atë mb’udhë.
4 Ma Fistua u përgjegj që të ruhetë Pavllua ndë Qesari, se edhe ai do të vejë shpejt.
5 Ata dha nga jush, u tha, që mundëjënë të vijënë, le të zbresënë bashkë me mua, e ndë kanë gjë me këtë njeri, le ta kallëzojënë.
6 E si qëndroi mb’ata më tepër se dhjetë dit, zbriti ndë Qesari, e të nesërmenë si ndënji mbë fron porsiti të bijnë Pavllonë.
7 E si e prunë atë, e pështuallë ata çifut që patnë ardhurë nga Ierusalimi, e thoshnë shumë e të mëdha katigorira kondrë Pavllosë, po s’mundnë t’i dëftoijnë të vërteta.
8 Se ai përgjegjej e thosh, që as mbë nom të çifutet, as nd’Iero, as mbë Qesarinë bëri ndonjë faj.
9 Ma Fistua, si duaj të ju bën çifutet hatërë, ju përgjegj Pavllosë, e i tha: Do ti të viç nd’Ierusalim, e atje të gjukoneç për këto përpara meje?
10 Ma Pavllua tha: Unë rri përpara gjuqit së Qesarit, atje duhetë të gjukonem unë, çifutet s’u fëjeva gjë, sikundr’ e di ti fort mirë.
11 Sepse ndë bëra të shtrëmbërë, a ndë bëra punë për vdekëjë, nuk’ i trëmbem vdekëjësë. Ma ndë mos është ndonjë nga këto që më kallëzojënë këta mua, s’ka ndonjë urdhër të m’apë dhuratë mbë ta. Thërres Qesarinë.
12 Ahiere Fistua si kuvëndoi me kshill, u përgjegj: Qesarinë thirre? Te Qesari do të veç.
13 E si shkuanë ca ditet, mbreti Agripa edhe Verniqea erdhë ndë Qesari të hjeretisnë Fistonë.
14 E si u suallë shumë dit atje, Fistua i kuvëndoi mbretit për Pavllonë, e i tha: Është një njeri lënë ndë hekura nga Filiksi.
15 Për këtë kur vajta unë nd’Ierusalim, më duallë përpara të parët’ e priftëret edhe pleqt’ e çifutet, e kërkoijnë që të dëmëtonej ai.
16 E u përgjegjçë mb’ata, se s’ësht’ adet ndë Romanë që të dëmëtonetë me vdekëjë ndonjë njeri, pa dhe pasurë i kallëzuari përpara tij ata që e kallëzojënë, e pa dhënë kohë të përgjegjetë për faj të tij.
17 E si erdhë ata këtu, pa bënë ndonjë të mënuarë, ditën’ e nesërme si ndënja ndë Gjuq, porsita të bijnë njerinë.
18 Për këtë duallë përpara ata që e kallëzoijnë, e nukë prunë ndonjë faj nga to që mendoneshë unë.
19 Po kishnë ca marazara kondr’ atij për besë të ture, edhe për një Iisu që pat vdekurë, e që Pavllua thosh për të se ësht’ i gjallë.
20 E si nukë dijë se ç’të bëjë për një të tillë qartë, thoshë unë, ndë duaj të vej nd’Ierusalim e atje të gjukonej për këto punëra.
21 Ma kur thirri Pavllua të ruhetë për të gjukuarë ndë gjuq t’Avgustoit, porsita ta ruaijnë atë, ngjera sa ta dërgoj atë ndë Qesari.
22 E Agripa i tha Fistosë: Dojë ta digjojë edhe unë këtë njeri. Edhe ai: Nesër, i thotë, do ta digjoç atë.
23 E ditën’ e nesërme erdhi Agripa edhe Verniqia me shumë të fandaksurë, e hinë tek bënetë gjuqia, bashkë me Hiliarhëtë, e me ata njerëz që qenë të parë ndë qutet, e si porsiti Fistua, e prunë Pavllonë.
24 E Fistua thotë: O mbret Agripë, edhe gjithë njerëzitë që jini këtu me ne bashkë, ju e shihni këtë njeri që kondr’ atij gjithë turm’ e çifutet bënë vaj mbë mua edhe nd’Ierusalim edhe këtu tuke thirrturë që s’ësht’ e udhësë të rrojë ai më.
25 Po unë si kupëtova që s’pat bërë ai ndonjë faj për vdekëjë, e si thirri edhe ai Qesarinë, m’u duk e udhësë ta dërgoj atë.
26 E për punë të këtij nukë kam ç’të vërtetë t’i shkruaj Zotit, e andaj e pruva atë përpara juvet, edhe më tepër përpara teje, o mbret Agripë, që si ta pietjëjëmë, të kem ç’t’i shkruaj.
27 Sepse më duketë pun’ e pamënd të dërgoj një njeri lidhurë e të mos shkruaj edhe fajetë që janë kondr’ atij.