KAPTINA XX.
1 Edhe mbassi pushoi trubullimi, Pauli thërriti dishepujtë, e u la shëndet, edhe duel me votunë ndë Makedoni.
2 Edhe si shkoi ndëpër ato anë, e i ngushulloi me shumë fjalë, erdhi ndë Greqi.
3 Edhe atie bani tre muej. Edhe Iudeitë si banë këshille të keqe kundrë ati, kur kishte për me lundruem për Syri, ai e vuni ndër mend me u këthyem ndëpër Makedoni.
4 Edhe e muer mbrapa deri në Asi Sopatri Bereasi; edhe prei Thessallonikanëvet Aristarhu edhe Sekundi, edhe Gaiu prei Derbet, edhe Timotheu; edhe prei Asianëvet Tyhiku edhe Trofemi.
5 Këta votnë përpara, edhe na prisinë ndë Troadë.
6 Edhe na lundruem prei Filippesë mbas ditvet të pabrumëvet, edhe për pesë ditt erdhëm tek ata ndë Troadë, edhe ndenjëm atie shtatë ditt.
7 Edhe të parënë ditën’ e javësë, kur ishinë mbëledhunë dishepujtë me thyem bukënë, Pauli lëgjironte me ata, sepse kishte për me ikunë ndë nesëret; edhe e sgjati fjalënë deri ndë mies-natë.
8 Edhe ndë dhomë të sipërme atie ku ishinë mbëledhunë, ishinë mëjaft qiri të ndezunë .
9 Edhe nji dialosh, qi quhei Eutyh, tue ndenjunë mbi parathyrë, e muer nji gjum’ i randë, kur po lëgjironte Pauli ma tepërë; edhe ai, kur e pat zanë gjumi, ra poshtë prei së tretësë patë, edhe e ngritnë të vdekunë.
10 Edhe Pauli si sdrypi, ra mbi ate, edhe e muer n’grykë, e tha: Mos trubullohi; sepse shpirti i ati ashtë nd’ate.
11 Edhe si hypi, e theu bukë, e hangër, e foli mëjaft deri mbë të sbardhëmen’ e dritësë, mbasandai duel jashtë.
12 Edhe dialin’ e prunë të gjallë, edhe u ngushulluenë fort tepërë.
13 Edhe na votëm përpara ndë lundrë, edhe lundruem për Assë, edhe prei andej dojim me marrë Paulinë, sepse kështu kishte porositunë, sepse ai vetë donte me votunë mbë kambë.
14 Edhe si hasi me ne ndë Assë, e muerëm, e erdhëm ndë Mitylenë.
15 Edhe prei andyj lundruem, edhe ditën’ e nesërme erdhëm kundruell Hiosë; edhe tietrënë ditë e mbërrim ndë Samë; edhe si mbetëm ndë Trogylli, ndë nesëret erdhëm ndë Miletë.
16 Sepse Pauli e pa me udhë me lundruem ndëpër anë të Efesësë, sepse nukë donte me hupunë kohë ndë Asi, sepse nxitonte, ndë ka se si, ditën’ e Pendikostësë të gjindei ndë Ierusalem.
17 Edhe dërgoi prei Miletësë ndë Efesë, e thirri pleqt’ e kishësë.
18 Edhe kur erthnë tek ai, u tha atyne: Ju e dini çë ditën’ e parë qi dola ndë Asi, se si e shkova gjithë kohënë bashkë me ju,
19 tue i shërbyem Zotit me gjithë zemërën’ e përvutë, e me shumë lot e ngasëje, qi më koditnë për këshillet e këqia të Iudevet qi banë kundrë meje ;
20 edhe se si nukë mpëshefa gja prei asosh qi ishinë për të mirënë tuei, por ua diftova juve, e u mësova juve ndër sy të botës’ e ndëpër shtëpiat,
21 tue dhanë deshmi mbë Iude e mbë Grekë për pendesënë mbë Perëndinë, edhe për besënë mbë Zotinë t’ynë Iesu-Krishtinë.
22 Edhe tashti qe unë te po vete ndë Ierusalem lidhunë ndë shpirt, pa mos ditunë qish punë kanë me koditun’ atie,
23 për veç kësai , se Shpirti Shenjt ban deshmi mbë çdo qytet, tue thanë, se: Po më presinë të lidhuna e shtrëngime.
24 Por s’kam kujdes as për ndonji prei kësosh , as jetënë t’eme s’e çimoj mbë vetëhenë t’eme kaqi shumë , sa ma tepërë due të mbaroj udhënë t’eme me gëzim, edhe ate punënë qi mora prei Zotit Iesu, të ap deshmi për ungjillin’ e hirit Perëndisë.
25 Edhe tashti qe unë tek e dij, se ju të gjithë s’keni për me pamë ma faqenë t’eme ndërmiet atyneve qi shkova tue predikuem mbëretënin’ e Perëndisë.
26 Përandai ap deshmi mbë ju sot mbë këte ditë, se unë jam i këthiellëtë prei gjakut të gjithëve.
27 Sepse unë nuk’ u shtëmanga mos me u diftuem juve gjith’ andën’ e Perëndisë.
28 Kini kuides pra për vetëhenë tuei, edhe për gjithë tufënë, qi Shpirti Shenjt u vuni juve episkopë përmbi ate, për me kullotunë kishën’ e Perëndisë, të cillën’ ai e fitoi me gjakun’ e vet.
29 Sepse un’ e dij këte, se mbas të ikunit t’em kanë me hymë ndër ju ujq të këqi, pa mos kursyem tufënë.
30 Edhe prei jush vetë kanë me u ngritunë nierës, tue folunë punë të shtrembëta, qi të tërheqinë dishepujtë mbas vetëhes’ atyne.
31 Përandai rrini qutë, e kujtohi se tre viet nukë pushova nat’ e ditë tue mësuem me lot gjithë-se-cillinë.
32 Edhe tashti, o vëllazën, u la juve te Perëndia, edhe mbë fjalën’ e hirit ati, i cilli mundetë me u ndërtuem e me u dhanë juve trashigim ndërmiet gjith’ atyne qi janë të shenjtënuem.
33 Nukë dëshërova prei askuit argjand e ar e petka.
34 Edhe ju vetë e dini, se këto duert’ e mia kanë punuem për nevojat e mia, edhe për ata qi ishinë bashkë me mue.
35 Gjithë punët’ ua diftova juve, se kështu tue u munduem duhetë t’u ndihmoni atyneve qi janë pa fuqi, edhe të kujtoni fjalët’ e Zotit Iesu, se ai vetë tha: “Ma mirë ashtë me dhanë, se me marrë”.
36 Edhe si tha këto , u ul mbë gjunjë, e u fal bashkë me ata të gjithë.
37 Edhe ata të gjithë qjanë mëjaft, edhe ranë mbë qafë të Paulit, edhe e puthinë,
38 edhe helmoheshinë fort shumë për ate fjalënë qi u pat than’ atyne, se s’kanë për me pamë ma faqen’ e ati. Edhe e përcillinë deri ndë lundrë.
Krie e njëzetëtë
1 E si pushoi nakatosia, thirri Pavllua mathitejtë, e si i la me shëndet, dolli të vij ndë Maqedhoni.
2 E si shkoi ndëpër gjithë ato vënde, e i parigorisi ata me shumë dhidhahira, erdhi nd’Elladhë.
3 E bëri atje tre muaj, e si duajnë çifutë t’i ngrihnë dhokan që duaj të vij me karav ndë Siri, e mpsuanë të kthenej ndëpër Maqedhoni.
4 E vij pas atij ngjera mb’Asi Sosipatroi Verjoti. Edhe nga Seleniklitë, Aristarhoi, edhe Sekundhua, edhe Gaioi Dherveu, edhe Timotheoi. E nga Anatolitë, Tihikoi edhe Trofimoi.
5 Këta vanë më përpara, e na prisnë navet ndë Troadhë.
6 E na bëm plëhurë pas ditet së lipsovet nga Filippëtë, e erdhm nd’ata ndë Troadhë, ngjera mbë pesë dit, e atje qëndruam shtatë dit.
7 E të parënë ditë të javësë, tek qenë mathitejtë mbëjedhurë të prisnë bukë, Pavllua i dhidhaks ata, se duaj nesëret t’ikën, e mbajti dhidhahinë ngjera ndë mes të natësë.
8 E ndë çardhak tek qenë mbëjedhurë, ishnë shumë llambadha dhezurë.
9 E një trimshor që quhej Eftiho tek rrij mbë një penxhere, si e mundi një gjumë i rëndë, kur edhe po dhidhaks Pavllua, u vithis prej gjumit e ra nga të tre patetë përposh, e e ngrijtinë nga dheu të vdekurë.
10 Ma si zbriti Pavllua, ra mbi të, e si e pushtroi, tha: Mos viri silloi, se Shpirti i tij është mbë të.
11 E si hipi sipër, e theu bukë, e hangri, e dhidhaks fjalënë ngjera ndë mëngjes, e kështu dolli.
12 E e prunë djalënë të gjallë, e u parigorisnë jo pak.
13 E na si vam përpara mbë karav, e vejëm për Asso, e ateje do të marëm Pavllonë, se ashtu kish lënë porsi, se duaj të vij për Dheut.
14 E si u poq me navet nd’Asso, e muarrm atë e vam ndë Mitilin.
15 E ateje hapm plëhurë, e ditën’ e nesërme arrijtim karshi Hiosë. E tjetërënë ditë duallm ndë Samo, e si qëndruam ndë Trojilë, nesëret erdhm ndë Milito.
16 Se Pavllosë i pëlqeu të shkon ndëpër anë t’Efesosë që të mos i bënej atij të mënuarë nd’Asi; sepse nxitonej, nd’ish kollaj ditën’ e Pendikostisë të gjëndej nd’Ierusalim.
17 E nga Militua dërgoi nd’Efesso e thirri priftërit’ e qishësë.
18 E si erdhë tek ai, u tha ature: Juvet e diji që ditën’ e parë që erdha nd’Asi, qish shkova me juvet gjithë këtë kohë.
19 Tuke shërbierë Zotnë me çdolloi të tapinosurë, e me shumë lot, e me shumë piraksira, që më gjajtinë mua nga an’ e pusivet së çifutet.
20 E që s’u ruaçë fare që të mos u thom juvet nga ato që vëjejënë, e të mos u dhidhaks juvet gjithëvet bashkë, edhe veçë [edhe ] ndëpër shtëpira.
21 E nukë pushova tuke martirisurë ndë çifut e nd’Elinë metaninë që duaj, e mbë Perndinë, e besënë mbë Zonë tënë Iisu Hristonë.
22 E na unë ndashti lidhurë nga Shpirti, vete nd’Ierusalim, pa dijturë çfarë punëravet do të më gjajënë mua atje.
23 Përveçme që Shënjti Shpirt më veveos ndë gjithë qutete, e thotë që zinçirë e shtrëngime më presënë.
24 E ndonjë nga këto nukë trëmbem unë, as kam jetënë time më të nderçurë nga vetiu, po të sos udhënë time me gëzim, edhe të shërbierit’ e fjalësë që paçë marrë nga Zoti Iisu, për të dhënë martiri ndë Ungjill të dhurëtisë Perndisë.
25 E ndashti ja, un’ e di që do të mos shihni më gjithë juvet faqenë time, që ndëpër gjithë juvet shkova tuke dhidhaksurë mbretërin’ e Perndisë.
26 Për këtë punë u marr juvet për martirë mbë këtë ditë, që unë jam i pafaj nga gjaku i së gjithëvet.
27 Sepse unë nuk’ u shtëmëgçë që të mos u rrëfejë juvet gjithë kshill’ e Perndisë.
28 Kini kujdes dha vetëhenë tuaj, edhe gjithë griqnë që u vuri mbë të juvet Shënjti Shpirt piskopë, të kullotni Qishën’ e Perndisë, që e ka fituarë me gjak të tij.
29 Se un’ e di këtë, që si të ikëj unë e pastaje do të hijënë ndëpër juvet ujqër të këqinj, që do të mos kurcejënë griqnë.
30 Edhe nga mesi juaj do të ngrihenë ca njerëz të dhidhaksjënë punëra të shtrëmbëra, që të heqëjnë mathitejtë pas vetiut.
31 E andaj të rriji cgjuarë, e të kujtoneni që tri vjet nukë pushova dit’ e natë të ap nasihat me lot mbë cilinëdo nga jush.
32 Edhe ndashti, o vëllazër, u lë juvet te Perndia, edhe mbë fjalë të dhurëtisë tij, që ësht’ e zonja t’u dërtojë shtëpinë e t’u apë juvet pjesë bashkë me gjithë të Shënjtëruarë.
33 Ergjënd, a Ar, a të veshura, as ndonjë nukë desha.
34 Juvet e diji që ndë hrië të mia edhe t’ature që paçë me vetëhe këto duar më shërbienë.
35 Mbë të gjitha u dëftova juvet se kështu me të punuarë duhetë të ndihëjmë të sëmurëtë e të mbajëmë mënd fjalët’ e Zotit Iisuit, se ai tha: Më mirë është t’apë njeriu, se të marrë.
36 E si tha këto, unji gjunjët’ e tij, e u fal me gjith’ ata.
37 E u bë të qarë të madh ndë gjith’ ata, e ranë mbi qafë të Pavllosë e e puthn’ atë.
38 E helmonishnë më shumë për fjalë që u tha, se do të mos shohënë më faqen’ e tij, e e përcillë atë ngjera mbë karav.