KAPTINA X.
1 Edhe ishte nji nieri ndë Kaisari qi quhei Kornel, krye-qindës prei tufësë ushtëtorëvet qi quhei Italiane,
2 besëtar edhe i pasunë frikë Perëndinë bashkë me gjithë shtëpin’ e vet, e tue bamë shumë lëmoshëna ndë popull, edhe tue iu lutunë Perëndisë gjithë-nji.
3 Kyi pa këthiellëtë nd’andërrë, afër mbë të nanttën’ orë të ditësë, engjullin’ e Perëndisë, se hyni tek ai, e i tha: O Kornel.
4 Edhe ai kur çoi sytë mb’ate, e muer frika, e tha: Qish asht’, o Zot? Edhe engjulli i tha: Të falunat’ e tua e lëmoshënat’ e tua hypnë për kujtim përpara Perëndisë.
5 Edhe tashti dërgo nierës ndë Ioppë, edhe thirrë Simoninë qi quhetë përmbi emënë Pietër;
6 kyi ashtë pritunë ndë shtëpi të nji farë Simoni likurë-regjësi, qi e ka shtëpinë për-anë detit; kyi ka për me të folunë qish duhetë me bamë.
7 Edhe si iku engjulli qi ishte tue folunë me Kornelinë, thërriti dy vetë prei shërbëtorësh vet, edhe nji ushtëtuer besëtar prei atyneve qi rrijinë përherë për-an’ ati;
8 edhe si u diftoi atyne të gjitha, i dërgoi ndë Ioppë.
9 Edhe mbë të nesërmenë, atie ku ishinë tue bam’ udhë ata, edhe avitunë ndë qytet, Pietri hypi mbë dhomët me u falunë, afër mbë gjashtë orë.
10 Edhe si e muer unia, deshi me ngranë; por ata kur ishinë tue i bamë gati bukënë , i erdhi nji jangi,
11 edhe shef qiellinë hapunë, edhe nji anë tue sdrypunë mb’ate, porsi nji pëlhurë e madhe, lidhunë prei së katër anësh, edhe tue ranë mbi dhet;
12 nd’ate ishinë gjithë shtazëtë katër-kambiet’ e dheut, e bishat, e shtërpijt’, e shpendët’ e qiellit.
13 Edhe erdhi nji za tek ai: Ngreu, Pietër; ther, e ha.
14 Por Pietri tha: Qoftë lark, o Zot, sepse askurrë s’kam ngranë çdo gja të ndytë, a të pugatë.
15 Edhe prap për së dytë erdhi nji za tek ai: Ato qi i ka qiruem Perëndia, ti mos i quej të ndyta.
16 Edhe këjo u ba tri herë, edhe prap ana u muer nalt ndë qiell.
17 Edhe Pietri tue vramë mendienë me vetëvetëhenë, vallë qish do me qenunë këjo e pame qi pa, qe, burratë qi ishinë dërguem prei Kornelit, mbassi pyetnë për shtëpin’ e Simonit, e mbërrinë ndë derët;
18 edhe tue thërritunë pyesinë, ndë pastë ranë këtu Simoni qi quhetë përmbi emënë Pietër.
19 Edhe Pietri atie ku ishte tue u menduem për të pamenë qi pa, Shpirti Shenjt i tha: Qe te po të kërkojnë tre burra;
20 ngreu pra, e sdryp, edhe shko bashkë me ata, pa mos të ardhunë ndonji farë mendie, sepse un’ i kam dërguem.
21 Edhe Pietri mbassi sdrypi tek ata nierëzit qi ishinë dërguem tek ai prei Kornelit, tha: Qe, unë jam ai qi kërkoni; për çfarë pune keni ardhunë?
22 Edhe ata thanë: Korneli krye-qindësi, qi ashtë nieri i dreitë, edhe qi ka frikë Perëndinë, edhe qi ka dhanë deshmi për ate gjithë kombi i Iudevet, u urdhënue kah Perëndia prei shenjtit engjull me të thërritunë ndë shtëpit të vet, edhe me ndëgjuem fjalë prei tejet.
23 Ai pra thërriti ata mbrenda, e i gostiti. Edhe mbë të nesërmenë duel Pietri bashkë me ata, edhe disa prei atyne vëllazënavet qiishinë prei Ioppet erthnë bashkë me ate.
24 Edhe mbë të nesërmenë hynë ndë Kaisari. Edhe Korneli ishte tue pritun’ ata, edhe kishte thërritunë fisin’ e vet, e miqt’ e nevojëshim.
25 Edhe Pietri porsa hyni mbrenda, Korneli i duel përpara, e i ra ndër kambë, edhe e adhuroi.
26 Por Pietri e çoi, tue thanë: Ngreu, sepse edhe unë jam nieri.
27 Edhe tue folunë bashkë me ate hyni mbrenda, edhe gjen mbëledhunë shumë vetë .
28 Edhe u tha atyne: Ju e dini se s’ashtë ndëjyem mbë nji nieri Iude me u piekunë, a me u afëruem me tietër komp; por Perëndia më diftoi mos me than’ as për ndonji nieri se asht’ i ndytë, a i pugatë,
29 përandai kur u thërrita, erdha pa bamë fjalë; pyes pra, për ç’fjalë dërguet’ e më prutë?
30 Edhe Korneli tha: Janë katër ditt deri mbë këte orë qi ishiem tue agjinuem, edhe mbë të nanttën’ orë ishiem tue u falunë ndë shtëpit t’eme; edhe qe nji nieri me petka të ndrituna te ndenji përpara meje,
31 edhe tha: Kornel, u ndëgjue të falunitë tat, edhe lëmoshënat’ e tua u përmendnë përpara Perëndisë.
32 Dërgo pra ndë Ioppë, e thirrë Simoninë qi quhetë përmbi emënë Pietër; kyi ka ranë ndë shtëpi të Simonit likurë-regjësit për-anë detit, edhe ai kur të vijë, ka për me të folunë.
33 Përnjiherë pra dërgova te ti, edhe ti bane mirë qi erdhe. Tashti pra na të gjithë jemi përpara Perëndisë, për me ndëgjuem gjithë qish jan’ urdhënuem te ti prei Perëndisë.
34 Edhe Pietri hapi gojënë, e tha: Me të vërtetë e marr vesht, se Perëndia s’mba anë,
35 por mbë ç’komp qi e ka frikë, edhe punon dreitëni, asht’ i pritunë tek ai.
36 Ate fjalënë qi dërgoi te të bijt e Israelit, tue ungjillëzuem paqtim me anë të Iesu-Krishtit (kyi ashtë Zoti të gjithëve);
37 ju e dini këte fjalë, qi u përhap ndëpër gjithë Iudenë; zanë fillë prei Galilesë, mbas ati pagëzimit qi predikoi Gjionni;
38 Perëndia si leu [vojoi ] Iesunë prei Nazaretit me Shpirtinë Shenjt e me fuqi, i cilli shkoi vend mbë vend tue bamë mirë e tue shëndoshunë gjith’ ata qi mundoheshinë prei diallit; sepse Perëndia ishte bashkë me ate.
39 Edhe na jemi deshmitarë për gjith’ ato qi bani edhe ndë vend të Iudevet, edhe ndë Ierusalem, të cillin’ e vranë, edhe e varnë mbë dru,
40 këte Perëndia e ngjalli mbë të tretënë ditë, edhe e bani qi të duketë,
41 jo mbë gjithë popullinë, por mbë deshmitarë sgjedhunë çë përpara prei Perëndisë, due me thanë mbë ne qi hangrëm e pim bashkë me ate, mbassi u ngjall prei së vdekunish.
42 Edhe na porositi me predikuem te populli, edhe me bamë deshmi, se ai asht’ ai qi qe urdhënuem prei Perëndisë gjyqtar të gjallësh e të vdekunish.
43 Gjithë profetënitë deshmojnë për këte, se me anë të emënit ati kushdo qi i beson, ka me marrë ndëjesë fajesh.
44 Edhe Pietri por tue folunë këto fjalë, ra Shpirti Shenjt mbi gjith’ ata qi ndëgjojinë fjalënë.
45 Edhe u mërekulluen’ ata besëtarëtë qi ishinë prei rreth-presiesë, sa kishin ardhunë bashkë me Pietrinë, se u derthëka dhunëtia e Shpirtit Shenjt edhe mbë kombet.
46 Sepse ndëgjojin’ ata tue folunë gjuhëna, e tue madhënuem Perëndinë. Atëherë Pietri u përgjeq:
47 Mos mundetë kush me ndalun’ ujëtë, për mos me u pagëzuem këta qi muernë Shpirtinë Shenjt, sikurse edhe na?
48 Edhe i urdhënoi me u pagëzuem mb’emënit të Zotit. Atëherë iu lutnë me mbetunë disa ditt tek ata .
Krie e dhjetëtë
1 E ish një njeri ndë Qesarië, që quhej Kornilio, Ekatondarh nga ortagjia, që thuhej Italianë.
2 I besësë e i frikuarë i Perndisë me gjithë shtëpi të tij, e bën shumë eleimosine ndë llao, e i falej Perndisë gjithënjë.
3 Kij pa faqeza ndë një ëndërë, ngjera nëntë sahat të ditësë, Ëngjëll të Perndisë që hiri tek ai, e që i tha atij: O Kornil.
4 Ma ai si e vështroi atë, e mori frika, e tha: Ç’është, o Zot? E ai u përgjegj atij: Të luturat’ e tua, edhe eleimosinet’ e tua hipnë ndë kujtim përpara Perndisë.
5 E ndashti dërgo njerëz ndë Iop e thirrë një Simon, që quhetë Petro.
6 Kij gostitetë te një Simon Tabak, që është shtëpi e tij mb’anë të detit. Kij do të të thotë ti se ç’duhetë të bëç.
7 E poqë iku Ëngjëlli që kuvëndon me Kornilionë, thirri di nga kopijt’ e tij edhe një trim që kish frikën’ e Perndisë nga ata që kish të besuarë.
8 E si u rrëfeu ature të gjitha ato, i dërgoi ata ndë Iop.
9 E të nesërmenë kur vijn’ ata, e u afëruanë ndë qutet, hipi Petrua ndë taracë të falej, mbë sahat të gjashtësë.
10 E si e muarr uja, deshi të haij bukë. E tek bëijnë ata bukënë gati, i erdhi atij një ekstas.
11 E sheh Qiellnë hapëtë, edhe një enë që zbrit tek ai posi një çarçaf i madh, lidhurë mbë katër anë, e bij mbë dhe.
12 E mb’atë qenë çdo lloi bagëtiet me katër këmbë, edhe bishë, edhe gjërpinjt’ e dheut, edhe zogjtë e Qiellit.
13 E erdhi zë tek ai, e i tha: O Petro, ngreu, pre, e ha.
14 E Petrua tha: Mos qoftë, Zot, sepse kurrë nukë hangra gjë të ndietë a të pëgërë.
15 E përtëri erdhi zëri tek ai për së ditit, e i tha: Ato që i ka Perndia të qëruara, ti mos i bën të pëgëra.
16 E këjo u bë ngjera të tretënë herë. E pagjene u muarr ena lart ndë Qiell.
17 E tek mëndonej Petrua me vetëhe të tij, ç’do të qe të paritë që pa, e ja njerëzit’ e dërguarë nga Kornilioi, tuke pjeturë shtëpin’ e Simonit, arrinë ndë portë.
18 E si thirrë, pietnë nd’është Simoni që ka ëmërinë Petro këtu kondisurë.
19 E tek vij ndër mënd Petrua të paritë që pa, i thot’ atij Shpirti: Ja, tre njerëz të kërkojënë ti.
20 Po ngreu zbrit, e hajde me ta bashkë, pa vënë ndonjë silloi, se un’ i kam dërguarë ata.
21 E si zbriti Petrua mb’ata njerëz që qenë dërguarë nga Kornilioi nde ai, u tha: Ja, unë jam ai që kërkoni. Për çfarë punë erdhtë këtu?
22 Edhe ata i thanë: Kornilioi Ekatondarhu, njeri i drejti, e me frikë të Perndisë, i dëftuarë nga gjithë filia e çifutet, mori urdhër prej Shënjtit Ëngjëllit që të të thërresë ti ndë shtëpi të tij, e të digjojë fjalëra nga teje.
23 E si i kalli ata brënda, i gostiti. E ditën’ e nesërme dolli me ta bashkë Petrua, e vanë me të bashkë edhe ca vëllazër që qenë nga Iopi.
24 E ditën’ e pastajme hinë ndë Qesari. E Kornilioi mbëjodhi gjërit’ e tij e miqt’ e shtrëjtë, e rrij, e prit ata.
25 E tek qe për të rirë Petrua, u poq Kornilioi mbë të, e ra ndër këmbë të tij e ju fal.
26 Po Petrua e ngrijti atë, e i tha: Ngreu, se edhe unë njeri jam.
27 E tuke kuvënduarë me të, hiri mbë shtëpi e gjeti që qenë mbëjedhurë shumë.
28 E u thot’ ature: Juvet mir’ e diji që s’është ndëjierë njëit çifutit të bashkonetë, a t’afëronetë me njeri prej tjetër miletit. Ma mua më dëftoi Perndia të mos thom ndonjë njeri të ndierë a të pëgërë.
29 Pra andaj poqë më thirrë, arçë pa bërë fjalë. U pies adha për çfarë punë më kini thirrturë mua?
30 Edhe Kornilioi tha: Janë katër dit ngjera ndashti që agjërojë, e ndë nëntë sahat faleshë ndë shtëpi time, po kur ja, e qëndroi një njeri përpara meje veshurë me rrobë të bardha.
31 E thotë: O Kornil, t’u digjua të falëtë tat, edhe eleimosinet’ e tua u kupëtuanë përpara Perndisë.
32 Dërgo adha ndë Iop e thirrë Simonë, që quhetë Petro. Kij është konepsurë ndë shtëpi të Simonit Tabakut mb’anë të detit. E si të vijë ai, do të të thotë tij.
33 E atë çast dërgova tek teje. Edhe ti mirë bëre që erdhe. Na, dha, ndashti të gjithë këtu jemi përpara Perndisë, të digjojëmë gjith’ ato që të ka ti Perndia porsiturë.
34 Edhe Petrua si hapi gojënë, tha: Me të vërteta e njoh se Perndia nukë vështron ndë faqe të njerëzet.
35 Po ndë çdo fili, ai që i ka frikën’ atij e bën të drejtënë, është i dheksurë nde ai.
36 Fjalënë që dërgoi ai ndë bij të Israilit, me të vangjelisurë të paqit me anë të Iisu Hristoit. Kij është Zot i gjithëvet.
37 Juvet e diji atë që gjau ndëpër gjithë Iudheë, si bëri nisëjënë nga Galilea, e pas pagëzimit që qiriksi Ioanni.
38 Iisunë nga Nazareti, që Perndia e hrisi atë me Shpirt Shënjt e me fuqi, ai bëri udhënë tuke bërë të mira, e tuke shëruarë gjith’ ata që qenë skllavosurë nga djalli, se Perndia qe bashkë me të.
39 E nevet jemi martirë gjith’ ature punëravet që bëri ndë vënd të çifutet edhe nd’Ierusalim. Ma atë që vranë e e mbërthienë ndë kruq.
40 Këtë Perndia pa e ngjalli mbë të tretënë ditë, e e bëri atë të dukej.
41 Jo ndë gjithë llao, po ndë martirë që qenë hirotonisurë që më përpara nga Perndia, ndë nevet, që hangrëm e pim me të bashkë, si u ngjall ai nga të vdekuritë e pastaje.
42 E na porsiti nevet të dhidhaksjëmë ndë llao e të martirisjëmë se ai është bërë nga Perndia gjukatas i së gjallëvet, edhe së vdekuret.
43 Për këtë apënë martiri gjithë profitë, që të ndëjierit’ e fajevet e merr prej asi cilido që beson nde ai.
44 Edhe po tek flit Petrua këto fjalë, zbriti Shënjti Shpirt mbi gjith’ ata që digjoijnë fjalënë.
45 E u çuditnë ata që besuanë nga të prerëtë sa patnë ardhurë me Petronë, sepse dhurëtia e Shënjtit Shpirt u derdh edhe mbë fili të tjera.
46 Sepse i digjoijnë ata që flisnë mbë tjatër lloi gjuhëra, e që lëvdoijnë Perndinë. Ahiere u përgjegj Petrua, e tha:
47 Vallë, është ndonjë që të na mbodhisjë ujëtë të mos pagëzonenë këta, që muarrë Shënjtinë Shpirt, si edhe navet?
48 E i porsiti ata që të pagëzonenë nd’ëmër të Zotit. Ahiere ju lutn’ atij që të qëndrojë ca dit me ta.