KAPTINA III.
1 Së mbrapëni, o vëllazën, fali për ne, qi të eci fjala e Zotit, edhe të lavdohetë, sikurse edhe te ju,
2 edhe qi të shpëtoimë prei nierëzëvet kotë e të këqi, sepse nukë janë të gjithë besëtarë,
3 por besëtar ashtë Zoti, qi ka me u forcuem juve, e ka me u rueitunë prei së keqit.
4 Edhe kemi shpëresë mbë ju me anë të Zotit, se ato qi u porositëm juve, edhe i bani, edhe keni me i bamë.
5 Edhe Zoti dreitoftë zemëratë tueja ndë dashuni, edhe ndë durim të Krishtit.
6 Edhe u porosisimë juve, o vëllazën, mb’emënë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit, të mërgohi prei qish do vëllai qi ecën pa udhë, edhe jo mbas asai porosisë qi muer prei nesh.
7 Sepse ju e dini, se si duhetë me na marrë mbrapa, sepse nuk’ u prum pa udhë ndër ju,
8 as bukë nukë hangrëm dhunëti prei kuit, por me mundim e me fëdigë, tue punuem nat’ e ditë, qi të mos i bahemi barrë ndonjianit prei jush.
9 Jo se s’kemi pushtet, por qi t’apimë vetëhenë t’onë shëmbëllëtyrë për me na marrë mbrapa.
10 Sepse edhe kur ishim te ju, këte u porositëm juve, se ndë mos dashtë kushi me punuem, as le të mos hajë.
11 Sepse ndëgjoimë disa vetë ndër ju tue ecunë pa udhë, edhe nukë punojnë kreit, por sillenë rrotullë me vum’ ore punë të kota.
12 Edhe të tillëtë nierës i porosisim’ e i mësoimë për Zotinë t’anë Iesu Krishtinë, të hanë bukën’ e vet tue punuem me urti.
13 Por ju, o vëllazën, mos lodhi tue bamë mirë.
14 Edhe ndë mos i ndëgjoftë kushi fjalësë t’onë shkruem me anë të kësai letërësë, shënonia ate, edhe mos bashkohi me atë, qi t’i vijë turp,
15 por mos e vini ore ate si anëmik, por mësonia si vëlla.
16 Edhe vetë Zoti i paqtimit u dhashtë juve paqtiminë kurdo me qish do mëndyrë. Zoti qoftë bashkë me ju të gjithë.
17 Të falunitë me shëndet u shkrue me dorënë t’eme të Paulit, qi ashtë shenjë mbë qish do letërë, kështu shkruej.
18 - Hiri i Zotit t’ynë Iesu Krishtit qoftë bashkë me ju të gjithë. Amen.
E dyta (letërë) mbë Thessalonikanët u shkrue prei Athine .
Krie e tretë
1 Më të pastajmënë, vëllazër, lutuni për nevet, që të ecëjë fjal’ e Zotit e të nderonetë, sikundr’ ecën e nderonetë edhe ndër juvet.
2 E që të lefterosemi nga njerëzit’ e shtrëmbërë e të këqinjtë, sepse besa nuk’ është e gjithëvet.
3 Ma Perndia ësht’ e besësë, që do të forcojë juvet e do t’u ruajë nga dinaku.
4 E kemi shpëresë për juvet mbë Zonë, se ato që u porsitm juvet, edhe i bëni, edhe do t’i bëni.
5 E Zoti le t’u qivernisjë zëmëratë tuaj mbë dashuri të Perndisë, e mbë durim të Krishtit.
6 E u porsitjëmë pa juvet, vëllazër, mbë ëmër të Zotit sonë Iisu Hristoit, që të mërgoni juvet nga çdo vëlla që rron pa udhë, e jo sikundr’ është dhidhaskalia që kini marrë prej nesh.
7 Sepse juvet e diji qish ësht’ e udhësë që të vini juvet pas gjurmëvet sona, sepse nevet nukë bëm ndonjë të paudhë ndër ju.
8 As bukënë s’e hangrëm dhurëti nga ndonjë, po me mundim e me të punuarë, tuke punuarë nat’ e ditë, që të mos rëndoijmë ndonjë nga jush.
9 Jo se nukë mundjëm ta bëjëm, po për të dhënë vetëhenë tënë ksomblë, që të vini juvet pas gjurmëvet sona.
10 Sepse edhe kur jeshëm ndër ju, këtë u porsitjëm juvet, që kush nukë do të punojë, as të mos hajë.
11 Sepse digjojmë që dica nga jush ecëjënë pa udhë, të tillëtë nukë punojënë gjë fare, po vijnë rrotullë pa mbrodh.
12 Këta të tillëtë i porsitjëmë e i vëmë mbë be mbë Zonë Iisunë Hristonë, që të hanë bukën’ e ture tuke punuarë me pushim.
13 Ma juvet, vëllazër, mos u lodhni tuke bërë të mirëtë.
14 E nd’është ndonjë që nukë digjon mb’ato që thomi me anë të kartësë, shënonie atë, e mos bashkoni me të, që t’i vijë turp.
15 E mos e vështroni si armik, po mpsonie si vëlla.
16 E ai vetë Zoti i paqit u dhashtë juvet kurdo paq, ndë çdo vënd. Zoti qoftë bashkë me gjithë juvet.
17 Të falturatë u shkruanë me dorë time Pavllosë, që është vulë mbë çdo kartë. Kështu shkruaj.
18 Dhurëtia e Zotit sonë Iisu Hristoit me gjithë juvet. Ashtu qoftë!
* Karta e Ditë ndë Selenikli u shkrua nga Athina.