KAPTINA V.
1 Plakunë mos e qartoish, por mësoje porsi atë; të ritë mësoi porsi vëllazën,
2 plakatë porsi ama, të ratë porsi motëra, me qish do farë pastërtie.
3 Ndero grat’ e veja, ato qi janë me të vërtetë të veja.
4 Edhe ndë pastë ndonji e ve dielm a nipën, le të mësojënë ma përpara shtëpin’ e vet të kenë besë të mirë, edhe t’u apinë shpagime përintvet, sepse këjo asht’ e mirë edhe e pëlqyeshime përpara Perëndisë.
5 Edhe ajo grue qi ashtë me të vërtetë e ve edhe mbetunë veç, shpëren mbë Perëndinë, edhe qindron ndë të lutunat e ndë të falunat nat’ e ditë.
6 Por ajo qi prish shumë, ndonësë rron, ka vdekunë.
7 Edhe porositi këto, qi të jenë të pazana me gojë për të keq.
8 Por ndë mos u mendoftë kushi ma përpara për të vërtet, edhe ma fort për të shtëpisë vet, ai ka mohuem besënë, edhe ashtë ma i keq se i pabesi.
9 E veja ma pak se gjashtë dhetë vieç le të mos vihetë ndë numërë të vejavet , qi ajo ka qenunë grue e nji burri,
10 edhe të bahetë deshmi për vepëra të mira: ndë past’ ushqyem dielm, ndë pastë pritunë të huej, ndë pastë lamë kambë shenjtënish, ndë u pastë ndimuen atyne qi kanë qenunë ndë shtrëngim, ndë i pastë ranë mbrapa qish do vepëre të mirë.
11 Por hiq dorë prei së vejavet ra, sepse kur të kënaqenë kundrë Krishtit, duenë me u martuem;
12 ato kanë mundim, sepse shkelnë besën’ e parë.
13 Edhe mbassi janë pa punë, mësohenë me votunë rreth ndëpër shtëpiat; edhe jo vetëm pa punë por edhe fjalë-shuma e kërkimsore, tue folun’ ato qi s’duhenë.
14 Due pra të ratë me u martuem, të bajënë dielm, të bahenë zonja shtëpie, të mos i apin’ anëmikut as ndonji shkak për me u përqeshunë.
15 Sepse disa prei asosh u këthyen’ e ranë mbrapa Satanait.
16 Ndë pastë të veja ndonji besëtar a besëtare, le t’u ndimojë atyne, edhe le të mos randohetë kisha, qi të mundetë me i ndimuem atyneve qi janë me të vërtetë të veja.
17 Pleqtë qi shikojënë mirë punën le të marrinë dy fijsh nderë, ma fort ata qi mundohenë me fjalë e me mësim.
18 Sepse shkronja thotë: “Mos i mbëçelish gojën kaut kur shin ndë lamët ”, edhe: “I vëjefshim ashtë punëtori për pagën’ e vet”.
19 Mos prit kallëzim kundrë plakut, veç ndë u baftë deshmi prei dy, a prei tre deshmitarësh.
20 Qarto përpara të gjithëve ata qi fëjejënë, qi të kenë frikë edhe të tierëtë.
21 Të ve mbë be përpara Perëndisë, edhe Zotit Iesu Krisht, edhe engjujvet sgjedhunë, qi t’i rueish këto pa bamë gjyq përpara, as të mos bajsh gja tue u pierrë mbë-nj-anë.
22 Mos vesh duertë përmbi ndonji shpeit, as mos merr piesë ndë faje të hueja; ruei vetëhenë tande të pastër.
23 Mos pi ma ujë, por pi pakëzë venë për plandësinë tand, edhe për të shpeshat sëmundat’ e tua.
24 Disa nierëzëve u kanë dalunë fajetë për faqe çë përpara, tue primë ndë gjyq, edhe disa të tierëve po u vinë mbrapa.
25 Por kështu edhe vepërat’ e mira disave u kanë dalunë për faqe, edhe ato qi janë tietërazi, s’mundenë me u mpshefunë.
Krie e pesëtë
1 Plaknë mos e qërto, po mpsoe si babanë; të ritë, si vëllazër.
2 Plakatë, si mëma; me të ratë si motra, me çdolloi të qëruarë.
3 Ndero të vatë, ato që janë të vërteta të va.
4 Nd’është ndonjë e ve që ka djelm a ngonër, le t’i mpsojënë protoparë të qivernisjënë shtëpin’ e ture e të paguajnë borçnë që kanë ndë përind, sepse këjo ësht’ e mirë e e dheksurë përpara Perndisë.
5 E ajo pa që është me të vërtetë e ve e e lënë, mbë Perndinë le të ketë shpëresënë, e le të durojë ndë të lutura e ndë të fala nat’ e ditë.
6 Sepse ajo e ve që është mbë të ngrënë e mbë të pirë, vdiqi e gjallë.
7 E këto punëra porsiti, që të jenë pa katigori.
8 E nd’është ndonjë që nukë ka silloi për të tijtë, e më tepërë për ata që janë nga shtëpi e tij, kij ka arnisurë besënë, e është më i lig se një i pabesë.
9 E e veja le të vihetë ndë nëmër të së vavet, jo më poshtë se gjashtëdhjetë vjeç, e të ketë qënë grua e njëit burrit vetëmë.
10 E të jetë martirisurë ndë punëra të mira, ndë ka ushqierë fëmijë, ndë ka priturë Shënjtorë, ndë ka larë këmbët’ e Shënjtorëvet, ndë ka dhënë ndihmë me aft ature që qenë ndë shtrëngim, ndë ka ecurë ndë çdo punë të mirë.
11 Ma të vat’ e ra mërgoi, sepse kur rëndonenë kondrë Krishtit, duanë të martonenë.
12 E kanë dëm sepse e lanë mbrazëtë besën’ e parë.
13 Edhe si janë të papuna mpsojënë të vijënë rrotullë ndëpër shtëpira, e jo vetëmë të papuna, po edhe fjalëshuma e korkosure, e kuvëndojënë ato që nukë kanë hie.
14 Dua adha që të ratë të martonenë, të rritjënë fëmijënë, të bënenë të zonjat’ e shtëpisë, të mos apënë ndonjë aformi atij që është kondrë që t’i shajë.
15 Sepse ndashti më parë dica u kthenë pas Satanait.
16 Ndë qe ndonjë i besësë a e besësë gra të va, le t’u ndihjë ature, e le të mos rëndonetë qisha, që të mundjë të ndihjë ature që janë me të vërtetë të va.
17 Priftëritë që qivernisjënë mirë le të marrënë nderë të dhipllosurë, e më tepërë ata që mundonenë ndë fjalë e ndë dhidhahi.
18 Sepse thotë karta: Mos ja lidhç gojënë kaut kur shin ndë lëmë, e që ergati ësht’ i zoti për pagë të tij.
19 Kondrë njëit priftit kallëzim mos dheks, përveçe me di e me tri martirë.
20 Ata që fëjejënë, qërtoi përpara gjithëvet, që të marrënë frikë edhe të tjerëtë.
21 Të vë ndë be përpara Perndisë e përpara Zotit Iisu Hristoit, e Ëngjëjet së cgjedhurë, që të ruaç të tila punëra pa ndonjë prolips, pa bërë ndonjë punë tuke kthierë mbë jetër anë.
22 Të mos nxitoneç të vëç duartë mbi ndonjë, e të mos marrç pjesë nga fajet’ e së tjerëvet. Ruaj vetëhenë tënde të qëruarë.
23 Mos duaj të piç gjithënjë ujë, po të piç pakëzë verë për stomahnë tënd e për sëmundë të tua të shpejtatë.
24 Fajet’ e dica njerëzet janë të çfaqura e arrijënë ndë gjuq më përpara, ma ndë ca vijënë pas.
25 Ashtu edhe punërat’ e mira janë faqeza, e ato që janë ndrishe nukë mundjënë të fshehenë.