KAPTINA I.
1 Pauli apostulli Iesu Krishtit mbas urdhënimit Perëndisë shëlbuesit t’ynë, edhe Zotit Iesu Krisht, shpëresësë t’onë,
2 mbë Timothenë të thieshtinë dialë ndë besët: qoftë hir, përdëllim, paqtim, prei Perëndisë Atit t’ynë. Edhe prei Iesu Krishtit Zotit t’ynë.
3 Sikurse t’u luta, kur veje ndë Maqedoni, të presish ndë Efesë, qi të porosisish disa vetë të mos mësojnë mësime të hueja,
4 as të mos u venë vesh përrallavet e brezavet qi s’kanë të mbaruem, të cillatë bijenë qarta ma tepërë se të ndërtuemit’ e Perëndisë mbë besët.
5 Edhe e mbaruemeja e porosisë ashtë dashuni prei zemërësë këthiellëtë edhe prei ndërgjegjëjesë mirë, edhe prei besësë pa hipokrisi;
6 prei këtyneve disa vetë mbassi duelnë prei udhet, u këthyenë ndë fjalë të kota,
7 tue dashunë me qenunë mieshtra ligje, qi ata s’marrinë vesht as për ato qi thonë, as për ato qi bajnë për të vërteta.
8 Edhe e dimë se ligja asht’ e mirë, ndë qoftë se e përdor ate kushi me ligjë;
9 tue ditunë këte, se ligja nuk’ ashtë vumë për të dreitinë, por për të paligjët’ e për të pabindunit, për ata qi s’nderojnë Perëndinë edhe për fajtorët, për të paudhët e për të ndytët, për ata qi vrasinë t’atin’ e t’amënë, për ata qi vrasinë nierës,
10 për kurvarët, për ata qi gjindenë me mashkuj, për ata qi shesinë nierës, për rrenësit, për ata qi bajnë be rrenë, edhe për qish do tietërë gja qi del kundrë mësimit shëndoshë,
11 mbas ungjillit laftit të lumit Perëndi, qi m’u zu besë.
12 Edhe i falem ndersë Zotit t’ynë Iesu Krishtit qi më dha fuqi, se më gjukoi për besëtar, e më vuni mbë shërbesët,
13 qi unë përpara kam qenunë nemës e ndiekës e shahërak, por u përdëllyeshë, sepse pa ditun’ i bana ndë pabesëni.
14 Edhe hiri i Zotit t’ynë u tepërue tek unë me besë e me dashuni qi ashtë mbë Iesu Krishtinë.
15 Për të zanë besë ashtë fjala, edhe e vëjefshime për të pritunë, se Iesu Krishti erdhi ndë botët me shpëtuem fajtorë, qi prei atyneve jam un’ i pari.
16 Por përandai u përdëllyeshë, qi Iesu Krishti të diftojë përpara te unë gjithë zemërën’ e gjanë, për shëmbëllëtyrë atyneve qi kanë me i besuem ati për jetë të pasosëme.
17 Edhe mbë mbëretin’ e jetëvet, të pavdierrinë, të padukuninë, të vetëminë të ditshiminë Perëndi qoftë nderë edhe laft ndë jetët të jetëvet. Amen.
18 Këte porosi po ta la n’dorë tyi, o dialë Timothe, mbas profeziash qi kanë qenunë përpara për tyi, të luftojsh luftën’ e mirë me ato,
19 tue pasunë besë edhe ndërgjegjëje të mirë, të cillënë disa vetë mbassi e hothnë tej, qitnë mbë cekë lundrënë prei beset;
20 prei këtyneve ashtë Hymenai edhe Aleksandri, të cillët’ i kam dhanë n’dorë të Satanait, qi të mësohenë mos me nemunë.
Krie e parë
1 Pavllua Apostolli i Iisu Hristoit, sikundr’ është urdhëri i Perndisë që sosi nevet, e Zotit Krisht, shpëresësë sonë.
2 Mbë Timotheonë djalën’ e dashurë mbë besë, dhurëti, e lejmosin, e paq nga Perndia Babai inë, edhe nga Krishti Iisui Zoti inë.
3 Sikundrë t’u luçë tij, të prese nd’Efeso, kur vejë unë ndë Maqedhoni, që të porsitje dicavet të mos dhidhaksnë dhidhaskalira të tjera.
4 As të mos venë pas prallavet e gjeneallogjivet që nukë kanë të sosurë, që ato bienë qartëra më shumë se dër(t)im Perndie, që bënenë mbë besë.
5 Më e pastajmea e porsisë adha është dashuria nga zëmëra e qëruarë, e nga fiqiri i mirë, edhe nga besa që s’ka gënjeshtrë.
6 Nga ato punëra dica si u mërguanë, ranë ndë fjalë të humbura.
7 Tuke dashurë të bëjnë si dhaskalë të nomit, pa kupëtuarë as ato që thoshnë, as ato që epnë për të vërteta.
8 Ndashti e dimë që nomi ësht’ i mirë, ndë punoftë njeri sikundr’ është nomi.
9 E di këtë, që nuk’ është bërë nomi për të drejtinë, po për të shtrëmbëritë, e të pabinduritë, për të pabesëtë, e të pëgërëtë, për ata që rrahënë babanë, e për ata që rrahënë mëmmënë, e për gjakëcorë.
10 Për ku(r)vjarë, a për fajëtorë të fajit së ndierë, për kusarë njerëz(e)t, për të rrem, e për ata që betonenë rrem, e nd’është ndonjë jetërë që është kondrë dhidhaskalisë shëndoshë.
11 Ajo është sikundrë thotë Ungjilli i nderçim i lumurit Perndisë që m’është dhënë mua.
12 E ap lëvdim atij që më ka bërë të fortë mbë Hristonë Iisunë Zonë tonë, sepse më llogjiasi të besësë, tuke vënë mua ndë punë.
13 Mua që përpara qeshë vllasfimjar, e ndjekës, e shahëraq, po u ndëjieçë, sepse nga të padijturitë e bëra, tuke qënë i pabesë.
14 Ma buroi shumë dhurëtia e Zotit sonë me besë e me dashuri, që është mbë Hristonë Iisunë.
15 Fjala ësht’ e besuarë, e e zonja që ta dheksjë cilido, që Iisu Hristoi erdhi ndë këtë jetë për të shpëtu(a)rë fajëtorë, që nga ata i pari jam unë.
16 Ma andaj gjeçë ndëjesë, që të dëftojë mbë mua përpara Iisu Hristoi gjithë dashurinë, për ksomblë ature që duajnë të besoijnë mbë të për jetë të pasosurë.
17 E mbë Mbretnë e jetëvet të pavdekurë, të padukurinë, mbë vetëmë sofonë Perndi nder e lëvdim ndë jetë pas jetet. Kështu qoftë!
18 Këtë porsi të bëj ti, o biri im Timotheo, që sikundrë janë profititë që qëndruanë përpara për tij, të bëneç trim mbë to, ndë trimëri të mirë.
19 Tuke pasurë besë e fiqir të mirë, që atë si nuk’ e deshnë dica, e thienë karavnë mb’anë të besësë.
20 Nga nemuri i së tillëvet ësht’ Imeneoi edhe Aleksandhroi. Ata i dhaçë unë nde Satanai, që të mpsonenë të mos vllasfimisjënë.