KAPTINA IX.
1 Nukë jam un’ apostull? Nukë jam un’ i lirë? Nukë pash’ unë Iesu Krishtinë Zotinë t’anë? Nukë jeni ju puna eme mbë Zotinë?
2 Ndë mos jam apostull mbë të tierë, por pak së paku mbë ju jam, sepse bula e apostullisë s’eme jeni ju mbë Zotinë.
3 Të përgjegjunitë t’em mb’ata qi më gjukojn’ ashtë këjo:
4 Mos nukë kemi edhe na pushtet me ngran’ e me pimë?
5 Mos nukë kemi edhe na pushtet me siellunë rreth nesh kudo të shkoimë nji motërë grue, sikurse edhe të tierët’ apostuj, edhe të vëllazënit’ e Zotit, edhe Kifai?
6 Apor vetëm’ unë edhe Barnaba s’kemi pushtet mos me punuem?
7 Cilli asht’ ai qi vete ndonji herë ndë luftë me të ngranët të vet? Cilli mbiell vëneshtë, edhe s’ha prei pemës’ati? A cilli kullot grigjë, edhe s’ha prei qjumështit grigjësë?
8 Mos i flas unë këto si nieri? Apor nukë thotë këto edhe ligja?
9 Sepse ndë ligjët të Moiseut ashtë shkruem: “Nukë do t’i mbëçelish gojënë kaut qi shin ndë lamët ”. Mos ka kujdes Perëndia për ket?
10 Apor për ne e thotë këte për të vërtetë? Sepse për ne u shkrue, se ai qi livron nd’arë , duhetë me livruem me shpëresë; edhe ai qi shin ndë lamët , me shpëresë se ka me pasunë piesë prei shpëresësë vet.
11 Na ndë mbuellëm punët’ e shpirtit mbë ju, pun’ e madhe ashtë ndë korrshim punëtë tueja të mishit?
12 Të tierë ndë marrinë piesë prei jush me këte pushtet, nukë duhetë ma tepërë na? Por na nuk’ e përdorëm këte pushtet, por duroimë të gjitha, për mos me bamë ndonji të ndalunë ndë ungjill të Krishtit.
13 Nuk’ e dini, se ata qi punojnë punë kishe, hanë prei kishësë; ata qi qindrojnë afër theroresë, marrinë piesë prei theroresë?
14 Kështu edhe Zoti urdhënoi ata qi apinë za për ungjillinë me rruem prei ungjillit.
15 Por unë nukë përdora as ndonji prei kësosh, as nukë shkrova këto, qi të bahetë kështu mbë mue, sepse ma mirë ashtë për mue me vdekunë, se të nxierri kushi të kotë lavdiminë t’em.
16 Sepse ndë ungjillëzofsha nuk’ ashtë lavdim për mue, sepse kam nevojë për vetëhe; edhe mjer mbë mue, ndë mos ungjillëzofsha.
17 Sepse ndë bafsha këte me dashuniminë t’em, kam pagë, por ndë bafsha këte për dhunë, m’u ka zanë besë kujdesi.
18 Cilla pra ashtë paga eme? Me bamë pa prishun’ ungjillin’ e Krishtit tue predikuem, qi të mos e përdor keq pushtetinë t’em qi kam mbë ungjillinë.
19 Sepse tue qenun’ i lirë prei së gjithësh, bana vetëhenë t’emë shërbëtuer mbë të gjithë, qi të fitoj ma të shumëtë.
20 Edhe u bashë mbë Iudeit si Iude, për me fituem Iudeitë; mb’ata qi janë ndënë ligjë, u bashë si ndënë ligjë, për me fituem ata qi janë ndënë ligjë;
21 mbë të paligjët u bashë si i paligjë (ndonëse nuk ishiem i paligjë mbë Perëndinë, por me ligjë mbë Krishtinë), për me fituem të paligjëtë;
22 mbë të dobët u bashë si i dobë, për me fituem të dobëtë; mbë të gjith’ u bashë të gjitha, për me shpëtuem disa vetë për të vërtetë.
23 Edhe këte e baj për ungjillinë, qi të bahem piesëtar i ati.
24 Nuk’ e dini, se ata qi ecinë me vrap sheshit, të gjith’ ecinë me vrap, por nji e merr bravurënë? Kështu ecëni me vrap, qi ta merrni.
25 Edhe kushdo qi përpiqetë ndë lojë, përmba vetëvetëhenë prei së gjithash; ata pra bajnë këte për me marrë nji kunorë të vdierrëshime, por na të pavdierrëshime.
26 Unë pra kështu eci me vrap, jo sikur të mos e dij për të vërtetë; kështu luftoj me grusht, jo sikur rraf erënë,
27 por mundoj korpinë t’em, edhe e baj shërbëtuer, druese, tue pasunë predikuem mbë të tierë, unë hedhem poshtë.
Krie e nëntëtë
1 Nukë jam edhe unë Apostoll? Nukë jam eleftero? Nukë paçë edhe unë Iisu Hristonë Zotnë tënë? Nukë jini juvet puna ime mbë Zotnë?
2 Ndë mos jam Apostoll mbë të tjerë, ma mbë ju jam, sepse vula e Apostolisë sime juvet jini mbë Zotnë.
3 Të përgjegjuritë tim mb’ata që më kërkojënë, është këta.
4 Mos nukë kemi edhe nevet urdhër të hamë e të pimë?
5 Mos nukë kemi edhe nevet urdhër të kemi me vetëhe kudo një grua motrë, si edhe të tjerët’ apostoj, edhe vëllazarit’ e Zotit, edhe Qifai?
6 A vetëmë unë edhe Varnava nukë kemi urdhër të bëjëmë këtë?
7 Cili ësht’ ai që vete ndonjëherë ndë luftë me harxh të tij? Kush vë vështë, e nukë ha nga pemm’ e tij? A kush kullot kopen’ e dhëndet, e nukë ha nga qumështit’ e grigjit?
8 Mbase ndë këtë kuvëndoj si njeri? A nukë thotë edhe nomi këto?
9 Sepse ndë nom të Moisiut është shkruarë: Të mos i vëç torvë kaut ndë të shirë ndë lëmë. Mos e pret Perndinë për qe?
10 A nukë thotë më të tepërënë për nevet? Sepse për nevet është shkruarë këjo: Ndaje ai që liron nd’arë duhetë të lirojë me shpëresë. Edhe ai që shin, me shpëresë që do të ketë pjesë nga ajo që shin.
11 Ndë mbuallm na mbë ju farë të Shpirtit, pun’ e madhe të korrjëmë nevet prej jush koqe të kurmit?
12 Ndë marrënë me urdhër të tjerë nga jush, pse të mos marrëmë më tepërë na? Ma na këtë urdhër e lam mbënjanë, e i durojmë të gjitha, që të mos bëjëm ndonjë mbodhi nd’Ungjill të Krishtit.
13 Nuk’ e diji ju, që ata që punojënë ndë qishë, hanë nga ato që dalënë nga qisha? E ata që qëndrojënë ndë punë të thisisastirit, kanë pjesë nga thisiastiri?
14 Kështu urdhëroi edhe Zoti: Ata që dhidhaksjënë Ungjillë, nga Ungjilli të rrojënë.
15 E unë nukë bëra ndonjë nga këto, e nuk’ i shkrova këto, që të bënenë kështu mbë mua, sepse është më mirë për mua të vdes, se të bëjë ndonjë lëvdimnë tim të pavëjierë.
16 Sepse ndë dhidhakça Ungjillë, nukë kam lëvdim, sepse kam shtrëngim mbë vetëhe; e ve mbë mua ndë mos e dhidhakça Ungjillë.
17 Sepse ndë bëfça këtë me dashuri time, kam pagë. Ma ndë bëfça me të pahir, është besuarë mbë mua ikonomia.
18 Ç’ësht’ adha paga ime? Që kur të dhidhaks Ungjillë t’ua ap Ungjilln’ e Krishtit dhuratë, që të mos e bëj me të keq urdhëritë që kam mbë Ungjill.
19 Sepse ndonëse jeshë unë leftero nga gjithë, u bëçë skllav mbë të gjithë, që të fitoj më të shumëtë.
20 E u bëçë me Çifut si çifut, që të fitoj Çifutë. Me ata që janë ndënë nom, u bëçë sikur jeshë ndënë nom, që të fitoj ata që janë ndënë nom.
21 E me ata që janë të panom, u bëçë sikur s’keshë nom (ndonëse s’jeshë i panom te Perndia, po me nom mbë Krishtinë), që të fitojë të panomtë.
22 U bëçë ndë të smundurë, si i smundurë, që të fitoj të smunduritë. Mbë gjithë u bëçë të gjitha, që të shpëtoj me të vërtetë ndoca.
23 E gjithë këtë e bëj për Ungjill, që të kem pjesë mb’Ungjill.
24 Nuk’ e diji juvet, që gjithë vrapëtojënë ndë stadhio, të gjithë vrapëtojënë, po një e merr bakçishnë? Kështu të vrapëtoni, që t’arrini.
25 E gjith’ ata që lëftojënë ndë lodrë të fuqisë mbahenë nga të gjitha, e këta për të marrë një kurorë që prishetë. Ma juvet, të paprishurë.
26 Un’ adha, kështu vrapëtoj, që të mos jetë mbë të mbrazëtë. Kështu lëftoj, jo sikur rrah erënë.
27 Po mundoj kurminë tim e e skllavos, që të mos, tuke dhidhaksurë të tjerëtë, të hidhem unë poshtë.