KAPTINA III.
1 Edhe unë, o vëllazën, nukë mufta me folunë te ju porsi mbë nierës të shpirtit, por porsi mbë nierës të mishit, porsi mbë foshnje mbë Krishtinë.
2 U ushqeva juve me qumështë, e jo me gjellë, sepse edhe s’mundeshitë me pritun’ ate , por edhe tashti s’mundeni, sepse jeni por nierës të mishit;
3 sepse kur ashtë ndër ju zmir, e qartë, e të dame, a nukë jeni nierës të mishit, edhe ecëni mbas nieriut?
4 Sepse kur thotë njiani: Unë jam i Paulit; e tietëri: Un’ i Apolloit, a nukë jeni nierës të mishit?
5 Cilli pra ashtë Pauli, e cilli Apolloi, jo tietër përveç shërbëtorë qi besuetë me anë t’atyneve, edhe sikurse dha Zoti mbë gjithë-se-cillinë?
6 Unë mbolla, Apolloi ngjomi, por Perëndia i rriti.
7 Kaqi sa as ai qi mbiell nuk’ ashtë gja, as ai qi ngjom, por Perëndia qi rrit.
8 Edhe ai qi mbiell, e ai qi ngjom janë nji; edhe gjithë-se-cilli ka me marrë pagën e vet mbas mundiesë vet.
9 Sepse na jemi punëtorë bashkë me Perëndinë: ju jeni ar’ e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë.
10 Mbas hirit Perëndisë qi m’u dha, si mieshtër i ditshim unë vuna themel, e nji tietër ndërton, por gjithë-se-cilli le të shofi kush ndërton.
11 Sepse askushi nukë mundetë me vumë tietër themel, përveç ati qi ashtë vumë, i cilli ashtë Iesu Krishti.
12 Edhe ndë ndërtoftë kushi mbi këte themel, ar, argjand, gur të paçimueshim, dru, bar, kallam,
13 gjithë-se-cillit ka me iu diftuem puna, sepse dita ka me e diftuem; sepse me anë të ziarrmit shpërfaqetë, edhe ziarrmi ka me provuem punën’ e gjithë-se-cillit qish faret ashtë.
14 Ndë mbettë puna e ndonjianit qi ndërtoi, ka me marrë pagë;
15 ndë u diektë puna e ndonjianit, ka me iu bamë dam, por ai ka me shpëtuem kështu porsi prei ziarrmit.
16 Nuk’ e dini se jeni tempulli i Perëndisë, edhe Shpirti i Perëndisë rri ndër ju?
17 Ndë prishtë kushi tempullin’ e Perëndisë, këte ka me e prishunë Perëndia, sepse tempulli i Perëndisë qi jeni ju ashtë shenjt.
18 Askushi le të mos gënjejë vetëvetëhenë: ndë kujtoftë ndonji ndër ju se asht’ i ditshim ndë këte jetë, le të bahet’ i marrë, për me u bam’ i ditshim.
19 Sepse ditunia e kësai bote ashtë marri ndaj Perëndisë, sepse ashtë shkruem: “Ai qi ze të ditshimitë ndë dinakëri t’atyne”.
20 Edhe për-së-ri: “Zoti ngjef mendimet’ e të ditshimvet se janë të kota”.
21 Përandai askushi le të mos mburretë mbë nierës, sepse të gjitha janë të tuejatë.
22 A Pauli, a Apolloi, a Kifai, a bota, a jeta, a vdeka, a këto qi janë tashti, a ato qi kanë me ardhunë - të gjitha janë të tuejatë,
23 edhe ju të Krishtit, edhe Krishti i Perëndisë.
Krie e tretë
1 Edhe unë, vëllazër, nukë munda të u kuvëndojë juvet si njerëzet të Shpirtit, po u kuvëndova si njerëzet të kurmit, u kuvëndova posi foshnjëvet mbë Krishtinë.
2 U ushqeva juvet me qumështë, e jo me gjellë, sepse s’jeshëtë dhe të zotë për gjellë. Edhe as ndashti s’jini.
3 Sepse edhe po të mishtë jini, sepse kur është ndër juvet zili, e qartë, e të përçquarë, nukë jini të mishtë, e nuk’ ecëni njerëzisht.
4 Sepse kur thotë një: Unë jam i Pavllosë; e tjatëri: Unë jam i Apolloit, nukë jini të mishtë?
5 Cili është Pavllua, e cili ësht’ Apolloi? Jo jetërë po shërbëtorë që me anë të ture besuatë juvet, e sikundrë që dha Zoti mbë cilinëdo.
6 Unë fitepsa, Apolloi potisi, ma Perndia i rriti.
7 Kaqë që as ai që fiteps, as ai që potis s’janë kafshë, po Perndia që i rriti.
8 Ai që fiteps edhe ai që potis një janë; ma cilido, do të marrë pagën’ e tij sikundrë punoi.
9 Sepse navet jemi punëtorë të Perndisë, bashkë me të. Juvet jini arë e Perndisë, shtëpi e Perndisë.
10 Sikundr’ është dhurëtia e Perndisë që m’është dhënë mua, unë shtiva bina si një sofo arhitekto, një tjatër pa ktis mbi të. Po cilido le të vështrojë mirë çfarë lloi ktis mbi të.
11 Sepse tjatër bina nukë mund të vërë ndonjë përveçe asaj që është shtirë, që ajo bina është Iisu Hristoi.
12 E ndë qoftë që të ktisjë ndonjë mbi këtë bina, ar, ergjënd, gurë të paçmuara, dru, bar, kallame.
13 Puna e gjithëkujt do të çfaqetë, sepse dita e Zotit do ta dëftojë, sepse do të zbulonetë me anë të zjarit. E zjari do të dëftojë punën’ e gjithëkujt ç’lloi është.
14 Kujt t’i mbetetë puna që ka bërë gjithëkush, do të marrë pagë.
15 E cilitdo që t’i digjetë puna, do të dëmëtonetë, po ai do të shpëtojë, ma kështu si ndëpërmes të zjarit.
16 Nuk’ e diji që jini Nao i Perndisë, e Shpirti i Perndisë rri brënda mbë juvet?
17 Cilido që prish Qishën’ e Perndisë, atë do ta prishjë Perndia, sepse Qisha e Perndisë, që jini juvet, është Shënjte.
18 Mos gënjejë gjithëkush vetëhen’ e tij. Nd’është ndonjë që mban vetëhen’ e tij sikur ësht’ i digjuarë nga jush ndë këtë jetë, le të bënetë i marrë, që të jetë i dijturë.
19 Sepse të dijturit’ e kësaj jetet, është marrëzi ndaje Perndisë, sepse është shkruarë: Unë do të zë të dijturitë ndë dinakëri të ture.
20 E përsëri: Zoti njeh fiqiret’ së dijturet, që janë të pavëjiera.
21 Ndonjë adha le të mos mburretë mbë njerëz, sepse gjithë punëtë janë tuajtë.
22 Kaqë Pavllua, kaqë Apolloi, kaqë Qifai, kaqë bota, kaqë jeta, kaqë vdekëja, kaqë ato që janë sot, kaqë ato që do të vijënë, gjithë tuajtë janë.
23 E juvet, të Krishtit, e Krishti i Perndisë.