KAPTINA XIV.
1 Ndiqni dashuninë, edhe lypni me zemërë të përvëlutë punët’ e shpirtit, por ma tepërë qi të profetizoni.
2 Sepse ai qi flet gjuhë të huej , nuk’ u flet nierëzëve, por Perëndisë, sepse askushi s’e ndëgjon, por me shpirtin’ e vet flet pshefësina,
3 por ai qi profetizon, u flet nierëzëvet për të ndërtuem, e për mësim, e për ngushullim.
4 Ai qi flet gjuhë të huej , ndërton vetëvetëhenë, por ai qi profetizon ndërton kishënë.
5 Edhe due gjithë ju me folunë gjuhëna, por ma tepërë qi të profetizoni, sepse ai qi profetizon ashtë ma i madh se ai qi flet gjuhëna, veç ndë e këtheftë, qi të marri të ndërtuem kisha.
6 Edhe tashti, o vëllazën, ndë arthsha te ju tue folunë gjuhëna, qish dobi kam me u bamë juve, ndë mos u folsha juve a me të sbulueme, a me të ditunë, a me profezi, a me mësim?
7 Edhe ato qi s’kanë frymë, a bajnë za, a fyll, a qitharë, ndë mos bafshinë zana të shqyta, si ka me u marrë vesht të ranët’ e fyllit, a të ranët’ e qitharësë.
8 Sepse, trumbeta ndë dhashtë za qi s’mirretë vesht, cilli ka me u bamë gati për luftë?
9 Kështu edhe ju, me anë të gjuhësë ndë mos bafshi nji fjalë qi mirretë vesht mirë, si ka me u marrë vesht ajo qi flitetë? Sepse kemi me folunë nd’erët.
10 Janë ndodhunë kaqi duer zanash ndë botët, edhe as ndonji prei atyneve s’ashtë qi s’mirretë vesht.
11 Ndë mos ditsha pra fuqin’ e zanit, kam me qenunë nji barbar mb’ate qi flas, edhe ai qi flet, nji barbar tek unë.
12 Kështu edhe ju, mbassi u përvëlohetë zemëra për dhunëtiat shpirtënishte, lypni qi të tepëroni për të ndërtuemit’ e kishësë.
13 Përandai ai qi flet gjuhënë të huej le të faletë qi bahet’ i zoti me e këthyem.
14 Sepse ndë u falsha me gjuhë të huej , shpirti em faletë, por mendëja eme ashtë pa pemë.
15 Qish duhetë pra? Do të falem me shpirtin’, e do të falem edhe me mendëjenë; do të psall me shpirtin’, e do të psall edhe me mendëjenë.
16 Sepse ndë bekofsh me shpirtinë, ai qi rri ndë vend të paditunit, si ka me thanë Amen, kur fale ndersë ti, sepse ai nukë di se qish thue.
17 Sepse ti fale ndersë mirë, por tietëri s’ndërtohetë.
18 I falem ndersë Perëndisë t’em, se flas ma shumë gjuhëna se ju,
19 por unë due me folunë pesë fjalë me mendëjenë t’eme ndë kishë, qi të mësoj edhe të tierë, se dhetë mijë fjalë me gjuhë të huej .
20 O vëllazën, mos u bani çuna ndër mend, por bahi foshnje mbë të keqet, e ndër mend bahi të kullutë.
21 Ashtë shkruem ndë ligjët: “Se me të tiera gjuhëna, e me të tiera buzë kam me i folunë këti populli, por as kështu s’kanë me më ndëgjuem” - thotë Zoti.
22 Përandai gjuhënatë janë për shenj, jo për ata qi besojnë, por për të pabesët, e profezia ashtë jo për të pabesët, por për ata qi besojnë.
23 Ndë u mbëlethtë pra gjithë kisha mbë nji vend, edhe të gjithë flasinë gjuhëna të hueja , hyjn’ edhe nierës të paditshim a të pabesë, a s’kanë me thanë, se jeni të çmendunë?
24 Por ndë profetizofshinë të gjithë, e hyn nji i pabesë, a i paditshim, e sbulohetë prei të gjithëve, e gjukohetë prei të gjithëve,
25 edhe kështu të mpshefëtat’ e zemërës’ ati shpërfaqenë; edhe kështu ka me ranë me faqe përmbys, e ka me adhuruem Perëndinë, tue diftuem, se për të vërtetë Perëndia qenëka ndër ju.
26 Qish duhetë pra, o vëllazën? Kur të mbëlidhi, gjithë-se-cilli prei jush ka psallmë, ka mësim, ka gjuhë, ka të sbuluemë, ka të këthyeme gjuhënash ; të gjitha le të bahenë për të ndërtuem.
27 Ndë foltë gjuhë të huej , le ta bajnë këte dy ka dy, a ma të shumënë tre ka tre, edhe njiani mbas tietërit, edhe njiani le të këthejë,
28 por ndë mos qoftë kush me këthyem, le të pushojë ndë kishë, e le të flasi me vetëvetëhen’ e me Perëndinë.
29 E profetënitë le të flasinë dy a tre, edhe të tierëtë le të bajnë gjyq.
30 E ndë iu sbuloftë ndonji tietërit qi rri, le të pushojë i pari.
31 Sepse të gjithë mundeni me profetizuem njiani mbas tietërit, qi të xanë të gjithë, edhe të ngushullohenë të gjithë.
32 Edhe shpirtënat’ e profetënavet u ulinë kryetë profetënavet,
33 sepse Perëndia s’ashtë Perëndi të përziemi, por paqtimi, sikurse mbë gjithë kishat e shenjtënavet.
34 Gratë tueja le të pushojnë ndë kishat, sepse ato s’kan’ urdhënë me folunë, por të ulinë kryetë, sikurse edhe ligja thotë.
35 Por ndë daçinë me xanë gja, le të pyesinë burrat’ e vet ndë shtëpi, sepse ashtë turp për gratë me folunë ndë kishë.
36 Apor veç prei jush duel fjala e Perëndisë? Apor mbë ju vetëm’ e mbërrini?
37 Ndë iu duktë kuit se ashtë profet a njieri i shpirtit, le të marri vesht ato qi u shkruej juve, sepse janë porosit’ e Zotit,
38 por ndë qoftë ndonji i paditshim, le të jet’ i paditshim.
39 Përandai, o vëllazën, lypni me zemërë të përvëlutë me profetizuem, edhe mos ndalni me folunë gjuhëna.
40 Të gjitha le të bahenë sikundrë ka hie edhe me rregullë.
Krie e katërmbëdhjetëtë
1 Kërkoni të kini dashurinë, zilepsni të kini dhurëtit’ e Shpirtit, e më tepër të profitepsni.
2 Sepse ai që kuvëndon gjuhëra të panjohura, nukë kuvëndon me njerëz, po me Perndinë, sepse ndonëse nuk’ e kupëton ndonjë, po ai kuvëndon mistiria me Shpirt.
3 Ma ai që profiteps, kuvëndon njerëzet për të dërtuarë, për nasihat e për parigori.
4 Ai që kuvëndon gjuhëra, dërton vetëhen’ e tij, ma ai që profiteps, dërton qishënë.
5 Dojë që gjithë juvet të kuvëndojëtë gjuhëra, po më të tepërënë të profitepsjëtë, sepse m’i madh ësht’ ai që profiteps se ai që flet gjuhëra, përveçe ndë mos i ksijistë, që të marrë qisha dërti.
6 Ndashti pa, o vëllazër, nd’arça ndër ju tuke kuvënduarë gjuhëra, ndë se do t’u vëjej juvet, përveçe nd’u kuvëndofça juvet ja me apokalips, ja me të dijturë, ja me profiti, ja me dhidhahi?
7 Ashtu edhe ato që nukë kanë frimë e bëjënë zë, kaqë flloerea, kaqë qithara, ndë mos dhashtë të shquarë ndë zëra, qish do të njihetë ajo që këndonetë ndë flloerë, a ndë qitharë?
8 Sepse ndë dhashtë drubeta zë të pashquarë, kush do të rrijë mbë radhë për luftë?
9 Kështu edhe juvet me anë të gjuhësë ndë mos bëfçi një kuvënd që të kupëtonetë, qish do të njihetë ajo që thuhetë? Sepse do të kuvëndoni nd’erë.
10 Janë kaqë lloi gjuhëra si u ndodhë ndë botë, e ndonjë nga ato nuk’ është pa zë.
11 Ma ndë mos dijtiça unë fuqin’ e zërit do të jem Varvaro nde ai që kuvëndon, edhe ai që më kuvëndon mua Varvaro.
12 Kështu edhe juvet, kur doi dhurëtit’ e Shpirtit, kërkoni që t’u tepërojënë për dërti të qishësë.
13 Pra andaj ai që kuvëndon një gjuhë që digjonetë, le t’i lutetë Perndisë t’i apë dhurëti që ta ksijisjë.
14 Sepse nd’u falça unë ndë një gjuhë që nukë digjonetë, Shpirti im faletë, po mëndia ime mbetetë pa pemmë.
15 Ç’të bëj adha? Do të falem me Shpirt, do të falem edhe me mënd. Do të psall me Shpirt, do të psall edhe me mënd.
16 Sepse kur t’apç efharisti me Shpirt, ai që rri ndë vënd të llaikoit, qish do të përgjegjetë amin mbë efharisti tënde? Kur s’e di se ç’thua tij?
17 Tij mirë efharistis, po jetëri nukë dërtonetë.
18 Bëj efharisti Perndisë shumë, që unë kuvëndoj gjuhëtë më tepër se gjithë ju.
19 Po unë dua të flas ndë qishë fjalë që ta digjoj unë se dhidhaks të tjerëtë, se të thom mijëra fjalëra ndë gjuhë të panjohurë.
20 Vëllazër, mos u bëni foshnjë ndër mënd, po bëni foshnjë ndë të keqe, e ndë mënd bëni të sosurë.
21 Ndë nom është shkruarë: Me të tjera gjuhëra e me të tjera buzëra do të flas ndë këtë llao, edhe as kështu do të gjegjenë mua, thotë Zoti.
22 Gjuhëtë adha janë për nishan, jo nd’ata që besojënë, po ndë të pabesë. Ma profitia jo për ata që nukë besojënë, po për ata që besojënë.
23 Nd’u mbëjedhtë dha gjithë qisha ndë një vënd, e ndë flasënë gjithë gjuhëra të panjohura, e të hijënë edhe idhiotë llaiko a të pabesë, nukë do të thonë se jini të marrë?
24 Ma ndë profitepsjënë gjithë, e të hijë ndonjë i pabesë a idhiot, njihetë nga të gjithë, e ksetaksetë nga të gjithë.
25 E kështu çfaqenë të fshehurat’ e zëmërësë tij. E kështu si të bjerë përmbis ndë faqe të tij, do t’i faletë Perndisë, tuke rrëfierë se Perndia me të vërteta është me juvet.
26 Ç’ësht’ adha, vëllazër? Çdoherë që të përmbëjidhi, cilido nga jush ka kush Psallmonë, kush Dhidhahinë, kush Gjuhënë, kush Apokalipsnë, kush të Ksijisuritë. Çdo punë le të bënetë për dërteilë.
27 E ndë flet ndonjë nga ata që kuvëndojënë gjuhëra, le të kuvëndojënë di e di, e më të shumënë tri njeri pas jatërit, e një le të ksijisjë.
28 Ma ndë mos qoftë kush të ksijisjë, le të pushojënë ndë qishë, ma me vetëhe të ture e me Perndinë le të kuvëndojënë.
29 E profitëritë le të flasënë di a tre, e të tjerëtë le të bëjënë gjuq.
30 E ndë ju çfaqtë ndonjëit tjetërit që rri, le të pushojë i pari.
31 Sepse mundni një e nga një të profitepsni gjithë, që të mpsojënë gjithë e të parigorisenë gjithë.
32 E Shpirtet’ e profitëvet bindenë mbë profitë.
33 Sepse Perndia nuk’ është Perndi e akatastasisë, po e paqit, sikundrë dhidhaks ndë gjithë Qishëra të Shënjtorëvet.
34 Gratë tuaj ndë Qishëra le të pushojënë, sepse nuk’ u epetë urdhër ature të flasënë, po të bindenë, sikundrë thotë edhe nomi.
35 Ma ndë daçinë të mpsojënë gjëkafshë, le të pjesënë mbë shtëpi burrat’ e ture, sepse është turp mbë gra të kuvëndojënë ndë Qishë.
36 Vallë nga jush dolli fjal’ e Perndisë? A mbë juvet vetëmë erdhi?
37 Ndë mbahetë njeri për profit a për njeri i Shpirtit, le të dijë mirë, se ato që u shkruaj juvet, janë porsi të Perndisë.
38 E kush ësht’ i padigjuarë, le të mos digjojë.
39 Pra andaj, o vëllazër, duajni të profitepsni, e të flasënë gjuhëra mos mbodhisni.
40 Gjithë le të bënenë sikundrë duhetë e me taks.