KAPTINA IX.
1 Edhe engjull’ i pesëtë i ra trumbetësë, edhe pashë nji yll prei qiellit qi binte mbi dhet, edhe u dha çelësi i pusit abyssit, edhe çeli pusin’ e abyssit;
2 edhe duel tym prei pusit, porsi tym i nji furrësë madhe; edhe u errësue dielli edhe era prei tymit pusit.
3 Edhe prei tymit duelnë karcaleca mbi dhet, edhe u dha atyneve pushtet, sikurse kanë pushtet shkarpinjt’ e dheut.
4 Edhe u than’ atyneve qi të mos i bajënë dam barit dheut, as qish-do ngjomësine, as kish-do druje, veç atyne njerëzevet vetëmë qi s’kanë bulën’ e Hyjit ndë ball të vet.
5 Edhe u tha atyneve qi të mos i vrasinë, por të mundohenë pesë muej; edhe mundimi i atyneve ishte porsi mundim shkarpini, kur quk njerinë.
6 Edhe nd’ato ditt njerëzitë kanë me kërkuem vdekënë, edhe s’kanë me e gjetunë, edhe kanë me dëshëruem për me vdekunë, edhe vdeka ka me ikunë prei atyneve.
7 Edhe të përgjaitëmet’ e shkarpinjvet gjaishinë porsi kual qi janë bamë gati për luftë, edhe mbi krenët t’atyne kishinë porsi kunora t’arta, edhe faqet’ e atyneve ishinë porsi faqe njerëzish.
8 Edhe kishinë flokë, porsi flokë grash, edhe dhambët’ e atyneve ishinë porsi dhambë leonësh.
9 Edhe kishinë thurakë, porsi thurakë të hekurtë; edhe zan’ i fletëvet atyne ishte porsi za qerresh shumë kualsh, kur ecinë ndë luftë.
10 Edhe kishinë bishtëna qi gjaishinë porsi të shkarpinjvet, edhe ndëpër bishtënat t’atyne kishinë thumba; edhe pushteti i atyne ishte me u bamë dam njerëzëvet pesë muej.
11 Edhe kishinë rigë përmbi vetëvetëhen’ engjullin’ e abyssit; ai e ka emëninë Hebraisht Abaddon, edhe mbë gjuhë të Grekëvet e ka emënin’ Apolljon [Prishës ].
12 Njana mier shkoi; nje te po vin’ edhe dy mier mbaskëndai.
13 Edhe engjull’ i gjashttë i ra trumbetësë, edhe ndëgjova nji za prei të katër brinavet therores’ artë qi ashtë përpara Hyjit,
14 qi i thoshte të gjashttit engjullë qi kishte trumbetënë: Sgjith të katër engjujtë qi janë lidhunë mbë lumin’ e madh Efratinë.
15 Edhe u sgjithnë të katër engjujtë qi ishinë bamë gati për orën’ e për ditën’ e për muejin’ e për vitinë, për me vramë të tretën’ e njerëzëvet.
16 Edhe numëri i ushtëtorëvet kalorisë ishte dy herë ka dhetë mijëna dhetë mijënash; edhe ndëgjova numërin’ e atyneve.
17 Edhe kështu pashë kualtë mbë të pamit, edhe ata qi rrijshinë mbi ata, se kishinë thurakë të ziarrmit edhe të jakinthit e të surfullit; edhe krenët’ e kualvet ishinë porsi krenë leonësh, edhe prei gojavet atyne delte ziarrm e tym e surfullë.
18 Prei këtyne të treve u vran’ e treta e njerëzëvet, prei ziarrmit e prei tymit e prei surfullit qi delte prei gojavet atyne.
19 Sepse pushtetet’ e atyneve janë ndë gojë t’atyne, sepse bishtënat’ e atyne gjainë porsi të gjarpinjvet, edhe kishinë krenë, edhe me ata baishinë dam.
20 Edhe njerëzit’ e tierë qi ata s’u vranë me këto plagë, as nuk u penduenë prei punëvet duervet veta, qi të mos adhurojënë diajtë, edhe idhujt’ e artë e të argjanttë e të ramtë e të gurit e të drunit, të cillëtë s’munden’ as me ndëgjuem, as me ecunë.
21 Edhe nuk’ u penduenë prei vrasievet veta, as prei farmaqiavet veta, as prei kurvënisë vet, as prei të viedhëmevet veta.
1 Edhe ëngjëlli i pestë i ra trumbetësë, edhe pashë një yll nga qielli që po binte mbi dhet, edhe iu dha ati hapësi i pusit avyssit.
2 Edhe hapi pusin’ e avyssit; edhe dolli tym nga pusi, posi tym i një kaminësë madhe; edhe u errësua dielli edhe era nga tymi i pusit.
3 Edhe nga tymi duallë karkaleca mbi dhet, edhe iu dha atyreve pushtet, sikundrë kanë cfurqet’ e dheut.
4 Edhe u thanë atyreve që të mos u bënjënë dëm barit dheut, as çdo ngjomësire, as çdo druri, veçe atyre njerëzet vetëmë që s’kanë vulën’ e Perëndisë ndë ballt të tyre.
5 Edhe u tha atyreve që të mos i vrasënë, po të mundonenë pesë muaj; edhe mundimi i atyreve ishte posi mundim cfurku, kur çupit njerinë.
6 Edhe nd’ ato dit njerëzitë do t’ kërkonjënë vdekëjenë, edhe nukë do ta gjenjënë; edhe do të dëshëronjënë për të vdekurë, edhe vdekëja do t’ikënjë nga ata.
7 Edhe shëmbëllesatë e cfurqevet shëmbëlleninë posi kuaj që janë bërë gati për luftë; edhe mbi krerët t’atyreve kishinë posi kurora që u gjanin’ arit, edhe faqet’ e atyreve ishinë posi faqe njerëzish.
8 Edhe kishinë flokë posi flokë grash; edhe dhëmbët’ e atyreve ishinë posi dhëmbë leonësh.
9 Edhe kishinë thurake posi thurake të hekurta; edhe zëri i fletëvet atyre ishte posi zë qerresh shumë kuajsh kur bredhënë ndë luftë.
10 Edhe kishinë bishtëra që shëmbëlleninë posi të cfurqevet, edhe ndëpër bishtërat t’atyreve kishinë thumba; edhe pushteti i atyreve ishte t’u bënjënë dëm njerëzet pesë muaj.
11 Edhe kishinë mbëret përmbi vetëhet të tyre ëngjëllin’ e avyssit; ay që e ka emërin’ Evraisht Avadhon, edhe mbë gluhë të Grekëvet e ka emërin’ Apolyon [prishës ].
12 Një mjer shkoj; ja tek po vinjën’ edhe dy mjer paskëtaj.
13 Edhe ëngjëlli i gjashttë i ra trumbetësë, edhe dëgjova një zë nga të katrë brinjt’ e therores’ artë që është përpara Perëndisë,
14 Që i thoshte të gjashttit ëngjëll që kishte trumbetënë: “Sgjith të katrë ëngjëjtë që janë lidhurë mbë lumin’ e math Efratinë.
15 Edhe u sgjithnë të katrë ëngjëjtë që ishinë bërë gati për orën’ e për ditën’ e për muajin’ e për vitinë, që të vrasënë të tretën’ e njerëzet.
16 Edhe numëri i ushtëtorëvet kalorisë ishte dy herë nga dhietë milëra dhietë milërash; edhe dëgjova numërin e atyreve.
17 Edhe kështu pashë kuajtë mbë të parët, edhe ata që rrininë mbi ata, se kishinë thurake prej ziarri e prej jaqinthi e prej squfuri; edhe krerët’ e kuajvet ishinë posi krerë leonësh, edhe nga goja e atyreve dilte ziarr e tym e squfur.
18 Nga këta të tre u vranë e treta e njerëzet, nga ziarri e nga tymi e nga squfuri që dilte nga gojat’ e atyreve,
19 Sepse pushtetet’ e atyreve janë ndë gojë t’atyreve; sepse bishtërat’ e atyreve shëmbëllenjënë posi të gjarpinjvet, edhe kishinë krerë, edhe me ata bëninë dëm.
20 Edhe njerëzit’ e tierë, ata që s’u vranë me këto plagë, as nuk’ u penduanë nga punërat’ e duarvet të tyre, që të mos u falenë diajvet, e idhujvet artë e të argjënttë e të ramtë e të gurtë e të drunjtë, të cilëtë s’muntnjën’ as të shohënë, as të dëgjonjënë, as të ecënjënë.
21 Edhe nuk’ u penduanë nga vrasëjet’ e tyre, as nga farmaqiat’ e tyre, as nga kurvëria e tyre, as nga të viedhurat’ e tyre.