KAPTINA XIX.
1 Edhe mbasandai ndëgjova porsi nji za të math shumë gjindie ndë qiell, qi thoshte: Alleluia, shpëtimi e lavdia e nderi e fuqia qoftë mbë Zotinë Hyjinë t’anë,
2 se gjyqet’ e ati janë të vërteta edhe të dreita, sepse gjukoi kurvën’ e madhe, qi vduer dhenë me kurvënin’ e vet, edhe muer shpagim prei dorës’ asai për gjakun’ e shërbëtorëvet vet.
3 Edhe për së dyti thanë: Alleluia. Edhe tymi i asai hypën ndë jetët të jetëvet.
4 Edhe ranë të njizet e katër pleqtë, edhe të katër shtazëtë, e adhuruenë Hyjinë qi rrinte mbë shkampt, tue thanë: Amen. Alleluia.
5 Edhe duel nji za prei shkambit, tue thanë: Lavdoni Hyjinë t’anë gjithë shërbëtorët’ e ati, edhe ata qi kanë frikë ate, edhe të vegjël’ e të mëdhej.
6 Edhe ndëgjova porsi nji za shumë gjindie, edhe porsi nji za shumë ujënash, edhe porsi nji za bumbullimash të forta, qi thoshinë: Alleluia, se regjënoi Hyji Gjithë-pushtetësi.
7 Le të gëzohemi e le të gazmohemi, edhe le t’i apimë lavdi ati, sepse erdhi darsëma e Qengjit, edhe grueja e ati bani gati vetëvetëhenë.
8 Edhe iu dha asai qi të vishetë me vishnje të pastër e të ndritshime, sepse vishnja ashtë dreitëniat’ e shenjtënavet.
9 Edhe më thotë: Shkruei, lum ata qi janë thirrunë ndë darkë të darsmësë Qengjit. Edhe më thotë: Këto janë fjalët’ e vërteta të Hyjit.
10 Edhe rashë ndër kambë t’ati për me e adhuruem, edhe ai më thotë: Shiko mos bajsh këte , sepse unë jam nji shërbëtuer shoqi yt edhe i vëllazënëvet tu qi kanë deshmin’ e Iesuit, por adhuro Hyjinë, sepse deshmia e Iesuit ashtë shpirti i profezisë.
11 Edhe pashë qiellinë hapunë, edhe nje nji kal i bardhë, edhe ai qi rrinte mb’atë qjuhei Besëtar edhe i Vërtetë, edhe gjukon e lufton me dreitëni.
12 Edhe syt’ e ati ishinë porsi flakë ziarrmi, edhe mbi krye t’ati kishte shumë kunora; edhe kishte shkruem nji emënë, të cillin’ askushi s’e di, veç ati.
13 Edhe ishte veshunë me nji petkë ngjyem ndë gjak; edhe emëni i ati qjuhetë Fjala e Hyjit.
14 Edhe ushtëriatë qi ishinë ndë qiell e merrshinë mbrapa hipunë mbi kual të bardhë, e veshunë me vishnje të bardhë edhe të pastër.
15 Edhe prei gojës’ ati dilte nji shpat’ e prefëtë, qi t’u bierë kombevet me ate; edhe ai “ka me kullotun’ ata me shkop të hekurtë”. Edhe ai shkel gaviçin’ e venësë zemërimit edhe mënisë Hyjit Gjithë-pushtetësit.
16 Edhe mbi petëkun’ e mbi kofshët të vet ka shkruem emëninë: Riga i rigavet edhe Zoti i zotënavet.
17 Edhe pashë nji engjullë qi rrinte ndë diellt; edhe thërriti me za të math, e u tha shpendëvet qi fluturojinë ndë miedis të qiellit: Eni edhe u mbëlithni ndë darkë të Hyjit math,
18 qi të hani mishna rigash, e mishna urdhën-mijësh, e mishna të fortësh, e mishna kualsh, edhe atyneve qi janë ndenjunë mb’ata, edhe mishna qish-do farë njerëzish të lirësh e shërbëtorësh, edhe të vegjëlish e të mëdhejsh.
19 Edhe pashë bishën’ edhe rigat’ e dheut, edhe ushtëriat’ e atyneve mbëledhunë qi të bajënë luftë me ate qi rrinte mbi kalt, edhe me ushtërin’ e ati.
20 Edhe u zu bisha, edhe bashkë me ate profet-rrenësi, ai qi bani shenjetë përpara asai, me të cillatë gënjeu ata qi muernë shenjën’ e bishësë, edhe adhuruenë figuren’ e asai; të dy u hothnë të gjallë ndë kënetë të ziarrmit qi digjetë me surfullë.
21 Edhe të tietër’ u vranë me shpatën’ e ati qi rrinte mbi kalt, qi dilte prei gojës’ ati; edhe gjithë shpendët’ u nginjë prei mishnash atyneve.
1 Edhe pastaj dëgjova posi një zë të math shumë gjëndëje ndë qiell, që thoshte: “Allilluja, shpëtimi e lavdia e nderi e fuqia qoftë mbë (Zotinë) Perëndinë tënë;
2 Se gjyqet e ati janë të vërteta e të drejta, sepse gjukoj kurvën’ e madhe që prishi dhenë me kurvërin’ e saj, edhe mori shpagim prej dorës’ asaj për gjakun’ e shërbëtorëvet ti.”
3 Edhe për së dyti thanë: “Allilluja.” Edhe tymi asaj hipën ndë jetët të jetëvet.
4 Edhe ranë të njëzet e katrë pleqtë, edhe të katrë shtësëtë, e iu falnë Perëndisë që rrinte mbë front, tuke thënë: “Amin. Allilluja.”
5 Edhe dolli një zë nga froni tuke thënë: “Lavdoni Perëndinë tënë, gjithë shërbëtorët’ e ati, edhe ata që i kanë frikë ati, edhe të vogjil’ e të mëdhenj.”
6 Edhe dëgjova posi një zë shumë gjëndëje, edhe posi një zë shumë ujërash, edhe posi një zë bumbullimash të forta, që thoshinë: “Allilluja; se mbëretëroj Zoti, Perëndia Gjithëpushtetësi.
7 Le të gëzonemi, e le të gasmonemi, e le t’i apëmë lavdi ati, sepse erdhi dasma e Qëngjit, edhe gruaja e ati bëri gati vetëhen’ e saj.
8 Edhe iu dha asaj që të vishetë me vishnje të pastrë e të ndriturë; sepse vishnjeja është drejtëriat’ e shënjtorëvet.”
9 Edhe më thotë: “Shkruaj: Lum ata që janë ftuarë ndë dasmët të Qëngjit. Edhe më thotë: “Këto janë fialët’ e vërteta të Perëndisë.”
10 Edhe rashë ndër këmbë t’ati që t’i falem; edhe ay më thotë: “Vështro, mos bënjç këtë ; sepse unë jam një shërbëtuar shoqi yt edhe i vëllezëret tu që kanë martirin’ e Jisujt; po faliu Perëndisë; sepse martiria e Jisujt është fryma e profitisë.”
11 Edhe pashë qiellinë hapurë, edhe ja një kal i bardhë, edhe ay që rrinte mb’ atë kluhej Besëtar edhe i Vërtetë, edhe gjukon e lëfton me drejtëri.
12 Edhe syt’ e ati ishinë posi flakë ziarri, edhe mbi kryet t’ati kishte shumë kurora; edhe kishte shkruarë një emër, të cilinë asndonjë s’di veç ati.
13 Edhe ishte veshurë me një rrobe ngjyerë ndë gjak; edhe emëri ati kluhetë Fiala e Perëndisë.
14 Edhe ushtëriatë që ishinë ndë qiell, i vininë prapa ati hipurë mbi kuaj të bardhë, e veshurë me vishnje të bardhë edhe të pastrë.
15 Edhe prej gojës’s’ati dilte një shpatë e prehtë, që t’u bierë kombevet me atë; edhe ay “do t’i kullosnjë ata me shkop të hekurtë”; edhe ay shkel tirën’ e verësë zemërimit edhe mërisë Perëndisë Gjithëpushtetësit.
16 Edhe mbi rrobet e mbi kofshët të ti ka të shkruarë emërinë: Mbëret i mbëretëret, edhe Zot i zotëravet.
17 Edhe pashë një ëngjëll që rrinte ndë qiellt; edhe thërriti me zë të math, e u tha gjithë shpesëvet që fluturonjënë ndë mes të qiellit: “Ejani edhe mbëlidhi ndë darkët të Perëndisë math,
18 Që të hani mishra mbëretërish, e mishra urdhërmilësash, e mishra të fortësh, e mishra kuajsh, edhe atyre që janë ndenjurë mb’ ata, edhe mishra çdo farë njerëzish të lirë e shërbëtorë, edhe të vogjëlish e të mëdhenjsh.”
19 Edhe pashë bishënë edhe mbëretërit’ e dheut, edhe ushtëriat’ e atyreve mbëledhurë, që të bënjënë luftë me atë që rrinte mbi kalt, edhe me ushtërin’ e ati.
20 Edhe u zu bisha, edhe bashkë me atë profiti gënjeshtar, ay që bëri shenjetë përpara asaj, me të cilatë kuboj ata që muarnë shenjën’ e bishësë, edhe ata që iu falnë ikonës’ asaj; të dy u hothnë të gjallë ndë lëqer të ziarrit që digjetë me squfur.
21 Edhe të tierët’ u vranë me shpatën’ e ati që rrinte mbi kalt, e cila dilte prej gojës’ati; edhe gjithë shpesët’ u nginjnë nga mishrat’ e atyreve.