KAPTINA XVII.
1 Edhe erdhi nji prei atyne shtat’ engjujvet qi kishinë shtatë kupatë, edhe foli bashkë me mue, e më tha: Eja, kam me të diftuem gjyqin’ e kurvësë madhe, qi ashtë ndenjunë mbi ujënat’ e shuma,
2 qi kurvënuenë bashkë me ate rigat’ e dheut, edhe ata qi rrinë mbë dhet u dejtnë prei venësë kurvënis’ asai.
3 Edhe më çoi me frymë ndë nji vend të shkretë, edhe pashë nji grue qi po rrinte përmbi nji bishë të kuqe, qi ishte plot me emëna të nemunish, e kishte shtatë krenë e dhetë brina.
4 Edhe grueja ishte veshunë me porfyrë e me të kuq, edhe përaruem me ar e me gur të nderëshim e me margaritarë, e kishte n’dorë të vet nji potir t’artë mbushunë me ndynësina e me puganësina të kurvënisë vet,
5 edhe ndë ballt të vet kishte shkruem nji emënë: Myster. Babylona e madhe, e ama e kurvarëvet, edhe ndynësinavet dheut.
6 Edhe pashë gruenë deitunë prei gjakut shenjtënavet, edhe prei gjakut martyrëvet Iesuit; edhe kur pash’ ate, u mërekullova me mërekulli të madhe.
7 Edhe engjulli më tha: Përse u mërekullove, unë kam me të thanë mysterin’ e gruesë, edhe të bishësë qi bar ate, qi ka shtatë krenët, edhe dhetë brinatë.
8 - Ate bishënë qi pe, ishte, edhe nuk’ ashtë, edhe do të dali prei abyssit, e të shkojë për të hupunë; edhe do të mërekullohen’ ata qi rrinë mbë dhet, të cillëvet emënatë nukë janë shkruem ndë libër të jetësë çë kurë se ashtë ngrefunë bota, kur të shofin’ ate bishënë qi ishte, edhe nuk’ ashtë, edhe ndonëse ashtë.
9 Këtu ashtë mendia kush të ketë dituni. Shtatë krenëtë janë shtatë maletë, atie ku rri grueja mb’ato.
10 Edhe janë shtatë riga: të pesëtë ranë, edhe njiani ashtë, tietëri edhe s’ka ardhunë, edhe kur të vijë, ka me mbetunë pak kohë .
11 Edhe ajo bisha qi ishte, edhe nuk’ ashtë, edhe ai asht’ i tetti, edhe ashtë prei shtatësh, edhe shkon për të hupunë.
12 Edhe dhetë brinatë qi pe, janë dhetë riga, të cillët’ edhe s’kanë marrë regjëni, por marrinë pushtet porsi riga nji orë bashkë me bishënë.
13 Këta kanë nji mend, edhe kanë me dhanë n’dorë të bishësë fuqin’ edhe pushtetin’ vet.
14 Këta kanë me luftuem me Qengjinë, edhe Qengji ka me i mundunë, sepse ashtë Zoti i zotënavet, edhe Riga i rigavet; edhe ata qi janë bashkë me ate, janë të thërritun’ edhe të sgjedhun’ edhe besëtarë.
15 Edhe më thotë: Ata ujënatë qi pe, atie ku rri kurva, janë popuj, e gjindie, e kombe, e gjuhëna.
16 Edhe ata dhetë brinatë qi pe mbi bishënë, këta do të kenë mëni kurvënë, edhe do ta bajënë të shkretë edhe lakuriq, edhe do të hanë mishnat’ e asai, edhe ate kanë me e diegunë ndë ziarrm.
17 Sepse Hyji dha ndë zemërat t’atyneve me bamë mendin’ e ati, edhe me u bamë me nji mend, edhe me dhanë regjënin’ e vet te bisha, qysh sa të mbarohenë fjalët’ e Hyjit.
18 Edhe ajo grueja qi pe, ashtë qyteti i math qi ka regjëni mbi rigat’ e dheut.
1 Edhe erdhi një nga ata të shtatë ëngjëjtë që kishinë të shtatë kupatë, edhe foli bashkë me mua, e më tha: “Eja, do të të dëftonj gjyqin’ e kurvësë madhe, që është ndenjurë mbi ujëra të shuma;
2 Që kurvëruanë bashkë me atë mbëretërit’ e dheut, edhe ata që rrinë mbë dhet u dejtnë nga vera e kurvërisë asaj.”
3 Edhe më shpuri me frymë mbë një vënt të shkretë; edhe pashë një grua që po rrinte mbi një bishë të kuqe, që ishte plot me emëra vllasfimiash, e kishte shtatë krerë e dhietë brirë.
4 Edhe ajo gruaja ishte veshurë me porfirë e më të kuq, edhe përaruarë me ar e me gurë të nderëshim e me margaritarë, e kishte ndë dorë të saj një kupë t’ artë mbushurë me ndyrësira e me pugërësira të kurvërisë saj.
5 Edhe mbë ballt t’asaj kishte shkruarë një emër Mistir, Vaavyllona e madhe, e ëma e kurvavet edhe ndyrësiravet dheut.
6 Edhe pashë gruanë dejturë nga gjaku i shënjtorëvet, edhe nga gjaku i martirëvet Jisujt. Edhe kur pashë atë, u çudita me çudi të madhe.
7 Edhe ëngjëlli më tha: “Përse u çudite? Unë do të them tyj mistirin’ e gruasë, edhe të bishësë që mban atë, e cila ka të shtatë krerët’ edhe të dhietë brirëtë. –
8 Atë bishënë që pe, ishte, edhe nuk’ është, edhe do të dalë nga avyssa, e të vejë për të humburë; edhe do të çuditen’ ata që rrinë mbi dhet, të cilëvet emërat’ nukë janë shkruarë ndë vivli të jetësë që kur është ngrehurë bota, kur të shohën’ atë bishënë që ishte, edhe nuk’ është, edhe ndonëse është.
9 Këtu është mëndëja kush të ketë dituri. Të shtatë krerëtë janë shtatë male, atie ku rri gruaja mb’ ata.
10 Edhe janë shtatë mbëretër; të pesëtë ranë, edhe njëri është, tiatri edhe s’ka ardhurë; edhe kur të vinjë, ka për të mbeturë pak kohë .
11 Edhe ajo bisha që ishte, edhe nuk’është, edhe ay ësht’ i tetti, edhe është nga të shtatëtë, edhe vetë për të humburë.
12 Edhe dhietë brirëtë që pe, janë dhietë mbëretër, të cilët’ edhe s’kanë marrë mbëretëri, po marrënë pushtet posi mbëretërë një orë bashkë me bishënë.
13 Këta kanë një mëndëje, edhe do t’ apënë ndë dorë të bishësë fuqin’ edhe pushtetin’ e tyre.
14 Këta do të lëftonjënë me Qëngjinë, edhe Qëngji do t’i muntnjë ata, sepse është Zot i zotëravet, edhe Mbëret i mbëretëret; edhe ata që janë bashkë me atë janë të thërritur’ e të sgjedhur’ e besëtarë.”
15 Edhe më thotë: “Ata ujëratë që pe atie ku rri kurva, janë llauzëra e gjëndëje, e kombe e gluhëra.
16 Edhe ata dhietë brirëtë, që pe mbi bishët, këta do t’i kenë mëri kurvësë, edhe do ta bënjën’ atë të shkretë edhe lakuriq, edhe do të hanë mishrat’ e asaj, edhe atë do ta diegënë ndë ziarr.
17 Sepse Perëndia dha ndë zemërat t’atyreve të bënjënë mëndëjen’ e asaj, edhe të bënenë me një mëndëje, edhe t’i apënë bishësë mbëretërin’ e tyre, gjersa të mbaronenë fialët e Perëndisë.
18 Edhe ajo gruaja që pe është qyteteja e madhe që ka mbëretëri mbi mbëretërit të dheut.