KAPTINA XIII.
1 Edhe ndenja mbi ranët të detit, edhe pashë nji bishë qi dilte prei detit, qi kishte shtatë krenë e dhetë brina; edhe mbi brinat të vet dhetë kunora, edhe mbi krenët të vet nji emënë të nemuni.
2 Edhe ajo bisha qi pashë gjante porsi pardallë edhe kambët’ e veta porsi të harushësë, edhe goja vet, porsi gojë leoni. Edhe dreqi i dha fuqin’ e vet, edhe shkambin’ e vet, edhe pushtet të math.
3 Edhe pashë nji prei krenëvet asai porsi të plaguem për vdekë; edhe plaga e vdekës’ asai u shëndosh, edhe gjithë dheu u mërekullue mbrapa bishësë.
4 Edhe adhuruenë dreqinë qi i dha pushtet bishësë, edhe adhuruenë bishënë, tue thanë: Cilli i përgjan bishësë? Cilli mundetë me luftuem me atë?
5 Edhe iu dha asai gojë qi flet fjalë të mëdha të nemuna; edhe iu dha asai pushtet me bamë luftë katër-dhet’ e dy muej.
6 Edhe hapi gojën’ e vet mbë të nemunë kundrë Hyjit, me nemun’ emënin’ e ati, edhe tendën’ e ati, edhe ata qi rrinë ndë qiellt.
7 Edhe iu dha me bamë luftë me shenjtënat, edhe me i mundunë; edhe iu dha asai fuqi përmbi qish-do farë e gjuhë e komp.
8 Edhe kanë me e adhuruem gjith’ ata qi rrinë mbë dhet, të cillëvet nukë janë shkruem emënatë ndë libër të jetësë Qengjit therunë çë kurë se ashtë ngrefunë bota.
9 - Ndë pastë kushi vesh, le të ndëgjojë.
10 - Ndë pruftë kushi tietërinë ndë robëni, edhe ai vete ndë robëni; ndë vraftë kushi me thikë, edhe ai duhetë me u vramë me thikë. Këtu ashtë durimi edhe besa e shenjtënavet.
11 Edhe pashë nji bishë qi dilte prei dheut, edhe kishte dy brina qi gjajinë porsi të qengjit, edhe fliste si dreq.
12 Edhe bante gjithë pushtetin’e bishësë parë përpara asai; edhe bante dhenë edhe ata qi rrinë mb’ate qi t’adhurojënë bishën’ e parë, qi iu shëndosh plaga e vdekës’ asai.
13 Edhe bante shenjë të mëdha kaqi sa bante me sdripun’ edhe ziarrm prei qiellit mbë dhet përpara njerëzëvet.
14 Edhe gënjente ata qi rrijshinë mbë dhet për ato shenjet qi iu dhan’ asai me bamë përpara bishësë, e u thoshte atyneve qi rrijshinë mbi dhet me i bamë figure bishësë qi kishte plagën’ e thikësë, edhe rroi.
15 Edhe iu dha asai me i dhanë frymë figuresë bishësë kaqi sa të flasi edhe figureja e bishësë, edhe të bajë me u vram’ ata qi të mos adhurojinë figuren’ e bishësë.
16 Edhe bante të gjithë, të mëdhej e të vegjilë, e të pasunitë, e të vobegëtë, e të lirëtë, e shërbëtorëtë, qi të merrinë shenjë mbë dorën’ e diathtë t’atyne, a mbë ballënat t’atyne,
17 edhe qi të mos mundetë kushi me blem’ a me shitunë, veç ati qi ka shenjënë, a emënin’ e bishësë, a numërin’ e emënit asai.
18 Këtu ashtë ditunia: ai qi ka mendienë, le të ngjefi numërin’ e bishësë, sepse ashtë numërë njeriu, edhe numëri i ati ashtë gjashtë qind e gjashtë-dhet’ e gjashtë.
1 Edhe ndënja mbi rërët të detit; edhe pashë një bishë që dilte nga deti, që kishte shtatë krerë, e dhietë brirë; edhe mbi brirët t’asaj dhietë kurora, edhe mbë krerët t’asaj një emër vllasfimie.
2 Edhe ajo bisha që pashë shëmbëllente posi pardhall, edhe këmbët’ e asaj posi të ariut, edhe goj’ e asaj posi gojë leoni; edhe drangoj i dha asaj fuqin’ e ti, edhe fronin’ e ti, edhe pushtet të math.
3 Edhe (pashë) një nga krerët’ e asaj posi të plagosurë për vdekëje; edhe plaga e vdekëjes’ asaj u shërua, edhe gjithë dheu u çudit prapa bishësë.
4 Edhe iu falnë drangojt që i dha pushtet bishësë, edhe iu falnë bishësë, tuke thënë: “Kush i gjan bishësë? Kush munt të lëftonjë me atë?”
5 Edhe iu dha asaj gojë që flet fialë të mëdha edhe vllasfimia, edhe iu dha asaj pushtet të bënjë luftë dyzet e dy muaj.
6 Edhe hapi gojën’ e saj mbë vllasfimi kundrë Perëndisë, të vlasfimisnjë emërin’ e ati, edhe tendën’ e ati, edhe ata që rrinë ndë qiellt.
7 Edhe iu dha asaj të bënjë luftë me shënjtorëtë, edhe t’i muntnjë; edhe iu dha asaj fuqi përmbi çdo farë e gluhë e komp.
8 Edhe do t’i falen’ asaj gjith’ ata që rrinë mbi dhet, të cilëvet nukë janë shkruar’ emëratë ndë vivli të jetësë të Qëngjit therurë që kur se është ngrehurë bota. –
9 – Kush të ketë ketë vesh le të dëgjonjë.
10 - Kush të bierë tiatrinë ndë skllavëri, edhe ay vetë ndë skllavëri; kush të vrasë me thikë, edhe duhetë ay të vritetë me thikë. Këtu është durimi edhe besa e shënjtorëvet.
11 Edhe pashë një tietërë bishë që dilte nga dheu, edhe kishte dy brirë që shëmbëlleninë posi të qëngjit, edhe fliste si drangua.
12 Edhe bënte gjithë pushtetin’ e bishësë parë përpara asaj; edhe bënte dhenë edhe ata që rrinë mb’ atë që t’i falenë bishësë parë, të cilësë iu shërua plaga e vdekëjes’ asaj.
13 Edhe bënte shenje të mëdha, kaqë sa bënte të sbresë ziarr nga qielli mbi dhet përpara njerëzet.
14 Edhe kubonte ata që rrininë mbi dhet, për ato shenjetë që iu dhanë asaj të bënjë përpara bishësë, e u thoshte atyreve që rrininë mbi dhet t’i bënjën’ ikonë bishësë që kishte plagën’ e thikësë, edhe rroj.
15 Edhe iu dha asaj t’i apë frymë ikonësë bishësë, kaqë sa të flasë edhe ikona e bishësë, edhe të bënjë që të vriten’ ata që të mos i falen’ ikonësë bishësë.
16 Edhe bënte të gjithë, të vogjël e të mëdhenj, edhe të pasurit’ edhe të vobegjëtë, edhe të lirët’ edhe shërbëtorëtë, që të marrënë shenjë mbë dorën’ e djathtë të tyre, a mbë ballërat të tyre;
17 Edhe që të mos muntnjë ndonjë të blejë a të shesnjë, veç ati që ka shenjën’ a emërin’ e bishësë, a numërin’ e emërit asaj.
18 Këtu është dituria; ay që ka mëndëjenë, le të numëronjë numërin’ e bishësë; sepse është numër njeriu, edhe numëri i ati është gjashtë qint e gjashtë-dhiet’ e gjashtë.