KAPITULLI X.
1 Edhe pashë nji tietër’ engjullë të fortë tue sdripunë prei qiellit, veshunë me re, edhe kishte yl-berinë mbë kryet, edhe faqeja e ati porsi dielli, edhe kambët’ e ati porsi shtylla ziarrmi.
2 Edhe kishte n’dorë të vet nji libër të vogëlë hapëtë; edhe vuni kambën’ e vet të diathtënë mbi dhet, edhe të mangjëtënë mbi dhet;
3 edhe thërriti me za të math, porsi leoni kur ulurin; edhe kur thërriti, folnë të shtatë bumbullimatë me zanat e vet.
4 Edhe kur folnë të shtatë bumbullimatë me zanat e vet, pata për me shkruem; edhe ndëgjova nji za prei qiellit qi më thoshte: Bulos ato qi folnë të shtatë bumbullimatë, edhe mos i shkruei.
5 Edhe ai engjulli qi pashë tue ndenjunë mbi det edhe mbi dhet, ngriti dorën’ e vet ndë qiell,
6 edhe bani be për ate qi rron ndë jetët të jetëvet, i cilli ndërtoi qiellin’ edhe sa janë nd’ate, edhe dhen’ edhe sa janë nd’ate, edhe detin edhe sa janë nd’ate, se kohë s’ka me qenunë ma.
7 Por ndë ditt të zanit engjullit shtattë, kur ka për me i ranë trumbetësë, atëherë ka me u mbaruem mysteri i Hyjit, sikurse u dha zanin’ e mirë shërbëtorëvet vet profetënavet.
8 Edhe ate zaninë qi ndëgjova prei qiellit, për-së-ri fliste me mue, e thoshte: Shko, e merr librin’ e vogëlë të haptinë n’dorë t’engjullit qi ka ndenjunë mbi det edhe mbi dhet.
9 Edhe voita tek engjulli, e i thashë: Ep-më librin’ e vogëlë. Edhe ai më thotë: Merr-e edhe haje, edhe ka me të ithtuem barkunë tat, por ndë gojët tate ka me qenun’ i ambëlë porsi mialtë.
10 Edhe mora librin’ e vogëlë prei dorës’ engjullit, edhe e hangra; edhe ishte ndë gojët t’eme, porsi mialtë i ambëlë; edhe kur e hangra u ithtue barku em.
11 Edhe më thotë: Duhetë me profetizuem për-së-ri ri mbë shumë popuj e kombe e gjuhëna e riga.
1 Edhe pashë një tiatër’ ëngjëll të fortë tuke sbriturë nga qielli, veshurë me re; edhe kishte ylverinë mbi kryet; edhe faqeja e ati posi dielli, edhe këmbët’ e ati posi shtylla ziarri.
2 Edhe kishte ndë dorë të ti një vivli të vogëlë hapurë; edhe vuri këmbën'’e ti të diathtënë mbi det, edhe të mëngjërënë mbi dhet.
3 Edhe bërtiti me zë të math posi leoni kur ulurin. Edhe kur bërtiti, folnë të shtatë bumbullimatë me zërat’ e tyre.
4 Edhe kur folnë të shtatë bumbullimatë (me zërat’ e tyre), kishnjam për të shkruarë; edhe dëgjova një zë nga qielli që (më) thoshte: “Vulos ato që folnë të shtatë bumbullimatë, edhe mos i shkruaj.”
5 Edhe ay ëngjëlli që pashë tuke ndenjurë mbi det edhe mbi dhet, ngriti dorën’ e ti mbë qiell,
6 Edhe bëri be për atë që rron ndë jetët të jetëvet, i cili krioj qiellin’ edhe sa janë nd’ atë, edhe dhenë edhe sa janë nd’ atë, edhe detinë edhe sa janë nd’ atë, se kohë nukë do të jetë më.
7 Po ndë dit të zërit ëngjëllit shtattë, kur do t’i bierë trumbetësë, atëhere do të mbaronetë mistiri i Perëndisë, sikundrë u dha zën’ e mirë shërbëtorëvet profitrëvet.
8 Edhe ay zëri që dëgjova nga qielli, përsëri fliste me mua, e thoshte: “Shko, e merr vivlin’ e vogëlë të hapurënë ndë dorë të ëngjëllit që ka ndenjurë mbi det e mbi dhet.”
9 Edhe vajta tek ëngjëlli, e i thashë: “Ep-më vivlinë e vogëlë.” Edhe ay më thotë: “Merre, edhe haje atë. Edhe do të hidhëronjë barkunë tënt, po ndë gojët tënde do të jet’ e ëmbëlë posi mialtë.”
10 Edhe mora vivlin e vogëlë nga dora e ëngjëllit, edhe e hëngra; edhe ishte ndë gojët time e ëmbëlë posi mialtë; edhe kur e hëngra atë, u hidhërua barku im.
11 Edhe më thotë: “Duhetë të profitepsç ti përsëri mbë shumë llauzëra e kombe e gluhëra e mbëretër.”