KAPTINA IX.
1 Ende u thoshte atyne: Me të vërtet po u thom juve, se janë disa prei këtyneve qi rrinë këtu, qi s’kanë me ngranë vdekë, ngjer sa të shofinë mbëretënin’ e Perëndisë ardhunë me fuqi.
2 Ende mbas gjashtë ditsh Iesui merr me vetëhe Pietrin’ ende Iakobin’ ende Gjionnin’, ende i hypën vetëmë mbë nji mal të naltë veç-anë; ende ndërroi fytyrën’ e vet përpara atyne.
3 Ende petkat’ e ati u banë të ndrituna e të bardha tepërë, posi bora, këso-faret qi as ai qi lan petkatë mbi dhet s’mundetë me i sbardhunë.
4 Ende u duk mb’ata Elia bashkë me Moisenë, ende ishinë tue folunë bashkë me Iesunë.
5 Ende Pietri u përgjeq, e i tha Iesuit: Mieshtër, mirë ashtë të jemi na këtu; ende le të bajmë tri tenda, nji për tyi, ende nji për Moisenë, ende nji për Elinë.
6 Sepse s’dinte se qish me folunë, sepse ishinë tremunë.
7 Ende i mbuloi nji re, ende erdhi nji za prei resë, tue thanë: Kyi ashtë biri em i dashumi; ati i ndëgjoni.
8 Ende befas, kur vun’ ore rreth, s’panë ma askend, po Iesunë vetëmë bashkë me ata.
9 Ende ata tue sdripunë prei malit, i porositi mos me i diftumë askuit sa panë, veç kur të ngjalletë prei së vdekunish i bir’ i nieriut.
10 Ende ata e ruitnë fjalënë ndër vetëhe, tue u ngranë me fjalë njiani me tietrinë: Qish ashtë këjo e ngjallëme prei së vdekunish.
11 Ende pysin’ ate, tue thanë: Përse thonë Shkruisitë, se duhetë me ardhunë ma përpara Elia?
12 Ende ai u përgjeq, e u tha atyne: Elia vien ma përpara, ende ve mbë vend të gjitha punëtë ; ende se si ashtë shkrumë për të birin’ e nieriut, se duhetë me hekunë shumë, ende se s’do ta kenë për gja.
13 Po unë po u thom juve, se ende Elia erdhi, ende i banë sa deshnë, sikundrë ashtë shkrumë për ate.
14 Ende kur erdhi ke dishepujt, pa shumë gjindeje rreth atyne, ende Shkruisitë tue u ngranë me fjalë bashkë me ata.
15 Ende përnjiherë gjithë gjindëja kur pan’ ate, u habitnë, ende tue nxitumë, e përshëndetshinë.
16 Ende ai pyeti Shkruisitë: Ç’haheni me fjalë bashkë me ata?
17 Ende nji prei gjindëjes’ u përgjeq, e tha: Mieshtër, pruna t’em-bir ke ti, qi ka shpirt të pagojë;
18 ende kudo ta zajë, e shkund, ende shkumon, e ngërcëllon dhambët’ e vet, ende thahetë; ende u thashë dishepujvet tu për me e nxierrë, po s’muftnë.
19 Ende ai u përgjeq, e tha: O bres i pabesë, ngjer kur do të jemi bashkë me ju? Ngjer kur do t’u duroj juve? Bini ate ke unë.
20 Ende e prunë ke ai; ende kur pa ate, përnjiherë shpirti e shqeu; ende ra për dhe, e tërhiqei barkas tue shkumumë.
21 Ende ai pyti të i atin’ e ati: Sa kohë ka çë kur se i gjau këjo? Ende ai tha: Çë kur se ishte çun i vogëlë.
22 Ende shumë herë e hodhi ende ndë ziarrm, ende nd’ujëna, për me u humbunë; po ndë mufsh me bamë gja, le të dhimbetë për ne, e na ndimo.
23 Ende Iesui i tha këte: Ndë mufsh me mbesumë, të gjitha mundenë me u bamë mb’ate qi beson.
24 Ende përnjiherë i ati çunit vogëlë thërriti me lot, tue thanë: Zot, mbesoj; ndimoi pa-besënisë s’eme.
25 Ende Iesui kur pa se po mbëlidhei gjindëja, qirtoi shpirtin’ e ndytë, tue thanë: Shpirt i pagojë ende shurth unë të urdhënoj dil prei ati, ende mos hyjsh ma ke ai.
26 Ende ai tue bërtitun’ e tue shqym’ ate shumë, dul; ende u ba posi i vdekunë; kaqi sa shumë vetë thoshinë se vdiq.
27 Ende Iesui e kapi për dore, ende e çoi; ende u ngrit.
28 Ende kur hynë ndë shtëpit, dishepujt’ e ati e pysinë veç-anë: Përse nukë muftëm na me e nxierrë?
29 Ende ai u tha atyne: Kyi komp diajsh s’mundetë me dalunë me tietër gja, veç me të falun’ e me agjinim.
30 Ende si dulnë andej, shkojinë ndëpër Galile, ende s’donte me e marrë vesht kushi.
31 Sepse mësonte dishepujt’ e vet, e u thoshte, se i bir’ i nieriut epetë ndër durë të nierëzëvet, ende kanë me e vramë; ende si të vritetë, ka me u ngjallë të tretënë ditë.
32 Po ata nuk’ e merrinë vesht fjalënë, ende kishinë frikë me e pytunë.
33 Ende erdhi ndë Kapernaum, ende kur hyni ndë shtëpit, pyste ata: Qish mendoheshitë mb’udhë ndër vetëhe?
34 Po ata s’pëzajinë, sepse mb’udhë banë kuvend ndërmiet atyneve, cilli ashtë ma i math.
35 Ende si ndejti, thirri të dy-mbë-dhitëtë, ende u tha: Kush të detë me qen’ i parë, ka me qen’ i mbrapmi të gjithëve, ende shërbëtor i të gjithëve.
36 Ende mur nji çun të vogëlë, ende e qindroi ndë miedis t’atyneve; ende si e mur n’grykë, u tha atyne:
37 Kush të presi nji të këtillë çunash të vogëlë mb’emënit t’em, ka pritunë mu; ende kush të presi mu, s’ka pritunë mu, po ate qi më ka dërgumë.
38 Ende Gjionni iu përgjeq, tue thanë: Mieshtër, pam nji nieri qi nxir diaj mb’emënit tand, i cilli nukë na vien mbrapa; ende e ndalëm, sepse nukë na vien mbrapa.
39 Por Iesui tha: Mos e ndalni, sepse askushi s’asht’ ai qi ban mërekulli mb’emënit t’em, ende do të mundetë përnjiherë me folunë keq për mu.
40 Sepse ai qi nuk’ ashtë kundrë nesh, ashtë bashkë me ne.
41 Ende ai qi t’u api juve nji potir ujë mb’emënit t’em, sepse jeni të Krishtit, me të vërtet po u thom juve, s’ka me e humbunë pagën’ e vet.
42 Ende ai qi të shkandalizojë nji prei kësish ma të vogjilish qi më mbesojnë, ashtë ma mirë për atë, ndë iu lithtë nji gur mullini mbë qafë t’ati, ende të hidhetë ndë det.
43 Ende ndë të shkandalizoftë dora jote, preje; ashtë ma mirë për tyi me hymë ndë jetët me nji dorë, se tue pasunë të dy durët, me shkumë ndë xhehenem, ndë ziarrm të pa-shumë,
44 atie ku “krymbi i atyneve s’ka të mbarume, ende ziarrmi s’ka të shumë”.
45 Ende ndë të shkandalizoftë kamba jote, preje, sepse ashtë ma mirë për tyi me hymë ndë jetët çal, se tue pasunë të dy kambëtë, me u hedhunë ndë xhehenem, ndë ziarrm të pa-shumë;
46 atie ku “krymbi i atyneve s’ka të mbarume, ende ziarrmi s’ka të shumë”.
47 Ende ndë të shkandalizoftë syni yt, nxire; ashtë ma mirë për tyi me hymë me nji sy, ndë mbëretënit të Perëndisë, se tue pasunë dy sy, me u hedhunë ndë xhehenem të ziarrmit,
48 atie ku “krymbi i atyneve s’ka të mbarume, ende ziarrmi s’ka të shumë”.
49 Sepse çdo nieri ka me u krypunë me ziarrm, ende çdo kurban ka me u krypunë me krypë.
50 Krypa asht’ e mirë, po ndë u baftë krypa e pashëllishime, me se keni me e shëllimë? Kini krypë ndër vetëhe, ende kini paqtim njiani me tietrinë.
1 Edhe u thosh atyre: “Me të vërtetë po u thom juve, se janë dica prej këtyre që rrinë këtu, që nukë do të ngjëronenë vdekëje, gjersa të shohënë mbëretërin’ e Perëndisë ardhurë me fuqi.”
2 Edhe pas gjashtë diç Jisuj merr me vetëhe Pietrin’ e Jakovin’ e Joanninë, edhe i hipën vetëmë mbë një mal të lartë veçanë; edhe ndërroj fytyrënë përpara atyre.
3 Edhe rrobet’ e ati u bënë të shkëlqyera e fort të bardha posi bora, kështu që as ay që sbardh rrobetë mbi dhet s’munt t’i sbardhë.
4 Edhe u duk atyre Ilia bashkë me Mojsinë; edhe ishinë tuke folurë bashkë me Jisunë.
5 Edhe Pietri u përgjeq e i tha Jisujt: “Ravvi, mir’ është të jemi ne këtu; edhe le të bëjmë tri tenda, një për tyj, edhe një për Mojsinë, edhe një për Ilinë.”
6 Sepse s’dinte se ç’të flasë; sepse ishinë tremburë.
7 Edhe i mbuloj një re, edhe erdhi një zë prej resë, tuke thënë: “Kyj është biri im i dashuri, ati i dëgjoni.”
8 — Edhe befas kur vunë re përqark, s’panë më asndonjë, po Jisunë vetëmë bashkë me ata.
9 Edhe ata tuke sbriturë nga mali, i porositi mos i tregojën’ asndonjërit sa panë, veç kur të ngjalletë prej së vdekurish i bir’ i njeriut.
10 Edheata e ruajtnë fialënë ndër vetëhe, edhe haheshinë njëri me tatrinë: “Ç’është këta të ngjallurë prej së vdekurish.”
11 Edhe pyesnin’ atë, tuke thënë: “Përse thonë shkronjësitë, se duhetë të vijë më përpara Ilia?”
12 Edhe ay u përgjeq e u tha atyre: “Ilia vien më përpara, edhe vë mbë vënt të gjitha punëratë, edhe qysh është shkruarë për të birin’ e njeriut, se duhetë të pësojë shumë, edhe se nukë do ta kenë për gjë.
13 Po unë po u them juve, se edhe i bënë sa deshnë, sikundrë është shkruarë për atë.”
14 Edhe kur erdhi te nxënësitë, pa shumë gjëndëje rreth atyreve, edhe shkronjësitë tuke ngrënë me fialë bashkë me ata.
15 Edhe përnjëherë gjithë gjëndëja, kur pan’ atë, u habitnë, edhe tuke nxituar’ e përshëndetninë.
16 Edhe ay pyeti shkronjësitë: “Ç’hahi me fialë bashkë me ata?”
17 Edhe një prej gjëndëjes’ u përgjeq, e tha: “Mësonjës, prura tem bir te ti që ka frymë të pagolë.
18 Edhe kudo ta zërë, e tunt, edhe shkumëzon, e kërcëllin dhëmbët’e ti, edhe thahetë; edhe u thashë nxënëset tu ta kërrejënë, po s’muntnë.”
19 Edhe ay u përgjeq e tha: “O bres i pabesë, gjer kurë do të jem bashkë me ju? Gjer kurë do t’u duroj juve? Bini atë tek unë.”
20 Edhe e prunë tek ay; edhe kur pa atë, përnjëherë fryma e shkleu; edhe ra përdhe, e hiqej barkazë tuke shkumëzuarë.
21 Edhe ay pyeti t’anë: “Sa kohë ka që kurë se i gjau këjo?” Edhe ay tha: “Që kurë se ish çun i vogëlë.
22 Edhe shumë herë e hodhi edhe ndë ziarr edhe nd’ujëra, që ta humbasë; po ndë munç të bëjsh gjë, le të dhëmbetë për ne, e na ndih.”
23 Edhe Jisuj i tha këtë: “Ndë munç të besojsh, të gjitha munt të bënenë mb’atë që beson.”
24 Edhe përnjëherë i ati çunit vogëlë thërriti me lot, tuke thënë: “Zot, besoj; ndihi pabesërisë sime.”
25 Edhe Jisuj kur pa se po rrudhej gjëndëje, qërtoj frymën’ e ndyrë, tuke i thënë: “Frym’ e pagolë edhe shurdhë, unë të urdhëroj: Dil nga ay, edhe mos ryjsh më tek ay.”
26 — Edhe fryma tuke bërtitur’ e tuke shklyer’ atë shumë, dolli; edhe u bë posi i vdekurë, kaqë sa shumë vetë thoshinë se vdiq.
27 — Edhe Jisuj e kapi për dore, edhe e çoi; edhe u ngre.
28 Edhe kur hyri ndë shtëpi, nxënësit’ e ti e pyesninë veçan: “Përse nukë muntmë neve ta kërrejmë?”
29 Edhe ay u tha atyre: “Kyj farë kombi s’munt të dalë me tietërë gjë, veç me të falur’ e me agjërim.”
30 Edhe si duallnë ateje, shkoninë ndëpër Galilet, edhe s’donte ta marrë vesh njeri.
31 Sepse mësonte nxënësit’e ti, e u thosh atyre, se: “I Bir’ i njeriut epetë ndër duar të njerëzet, edhe do ta vrasënë, edhe si të vritetë, do të ngjalletë të tretënë ditë.”
32 Po ata nuk’ e kupëtoninë fialënë, edhe kishinë frikë ta pyesninë.
33 Edhe erdhi ndë Kapernaum; edhe kur hyri ndë shtëpit, pyeste ata: “Ç’mendoneshitë mb’udhë me vetëhe tuaj?”
34 Po ata s’bëninë zë; sepse mb’ udhë flisninë ndë mest t’atyreve: “Cili ësht’ më i math?”
35 Edhe si ndenji, thirri të dy-mbë-dhietëtë, edhe u thot’ atyre: “Kush të dojë të jetë i parë, do të jetë i prapsëmi të gjithëve, edhe shërbëtori të gjithëve.”
36 Edhe mori një çun të vogëlë, edhe e qëndroj ndë mest t’atyreve, edhe si e mori ndë krah, u tha atyre:
37 “Kush të presë një të tillë çunash të vegjëlë mb’emërë tim, ka priturë mua; edhe kush të presë mua, s’ka priturë mua, po atë që më ka dërguarë.”
38 Edhe Joanni iu përgjeq, tuke thënë: “Mësonjës, pamë një njeri që kërren diaj mb’emërë tënt, i cili nukë na vien pas; edhe e ndalëm, sepse nukë na vien pas.”
39 Po Jisuj tha: “Mos e ndalni, sepse asndonjë s’ësht’ ay që bën çudia mb’enërë tim, edhe do të muntjë përnjëherë të flasë keq për mua;
40 Sepse ay që nuk’ është kundrë nesh, është bashkë me ne.
41 Edhe ay që t’u apë juve një potir ujë mb’emërë tim, sepse jeni të Krishtit, me të vërtetë po u them juve, se nukë do ta humbasë pagën’e ti.
42 Edhe ay që të skandhalisjë një nga këta të vegjëlitë që më besojënë, është më mirë për atë ndë iu lithtë një gur mulliri ndë qafë t’ati, edhe të hidhetë ndë det.
43 Edhe ndë të skandhalistë dora jote, preje; është më mirë për tyj të hyjç dorac ndë jetët, se tuke pasurë të dy duartë të shkojç ndë gjehenë, ndë ziarr të pashuarë,
44 Atie ku “krymb’i atyreve s’ka të mbaruarë, edhe ziarri s’ka të shuarë”.
45 Edhe ndë të skandhalistë këmba jote, preje; sepse është më mirë për ty të hyjç ndë jetët i çalë, se tuke pasurë të dy këmbëtë të hidheç ndë gjehenë, ndë ziarr të pashuarë,
46 Atie ku “krymb’i atyreve s’ka të mbaruarë, edhe ziarri s’ka të shuarë.“
47 Edhe ndë të skandhalistë syri yt, nxire: është më mirë për ty të hyjç me një sy ndë mbëretëri të Perëndisë, se tuke pasurë dy sy të hidheç ndë gjehenë të ziarrit,
48 Atie ku “krymb’ i atyreve s’ka të mbaruarë, edhe ziarri s’ka të shuarë.”
49 Sepse çdo njeri do të krypetë me ziarr, edhe çdo kurban do të krypetë me krypë.
50 Krypa ësht’ e mirë; po ndë u bëftë krypa e pashëllirëshime, me se do ta ndreqni? Kini krypë ndë vetëhet tuaj, edhe kini paqtim njëri me tiatrinë.”