KAPTINA VIII.
1 Nd’ato ditt mbassi ishinë shumë gjindëje, ende s’kishinë se qish me ngranë, Iesui thërriti për-anë dishepujt’ e vet, e u tha:
2 Më dhimbetë për gjindëjenë, sepse janë tri ditt ndashti qi më presinë, ende s’kanë se qish të hanë;
3 ende ndë i lishofsha agjinushim ndëpër shtëpiat e veta, kanë me u lodhunë mb’udhë, sepse disa prei atyneve kan’ ardhunë prei së largu.
4 Ende dishepujt’ e ati iu përgjegjën: Prei kah do të mundetë kushi me ngimë këta me bukë këtu ndë shkretinë?
5 Ende ai i pyt: Sa bukë keni? Ende ata thanë: Shtatë.
6 Ende ai porositi gjindëjenë me u ulë për dhe; ende si mur shtatë bukëtë, e u fal ndersë, i theu, ende ua dha dishepujvet vet për me i vumë bukëtë gjindëjesë , ende ata i vunë përpara gjindëjesë.
7 Ende kishinë pak peshq të vogjilë; ende si bekoi, tha me vumë përpara ende ata.
8 Ende hangrën, e u nginë; ende ngritnë tepërica copash, shtatë shporta.
9 Ende ata qi hangrën ishin’ afërë katër mijë vetë; mbasandai i lishoi.
10 Ende përnjiherë hyni ndë lundrët bashkë me dishepujt e vet, e erdhi mb’anët Dalmanutha.
11 Ende Fariseitë dulnë, ende fillunë ta pysinë, e të lypinë prei ati shenjë prei qillit, tue ngam’ ate.
12 Po ai si shamtini ndë shpirt të vet, thotë: Ç’shenjë lypën kyi bres? Me të vërtet po u thom juve, se - S’ka me i dhanë shenjë këti brezi.
13 Ende si i la, hyni për-së-ri ndë lundrët, e iku përtej.
14 Ende ata harrunë me marrë bukë, ende s’kishinë me vetëvetëhe ndë lundrët, veç nji bukë.
15 Ende ai i porosiste, tue thanë: Shikoni, ruhi prei brumit Farisevet, ende prei brumit Herodit.
16 Ende ata mendoheshinë ndërmiet atyneve, tue thanë, se: Nukë kemi bukë.
17 Ende Iesui si e mur vesht, u tha atyne: Qish mendoheni, se s’keni bukë? Ende s’merrni vesht, as s’kupëtoni? Ende po të ashpër’ e keni zemrënë tui.
18 Tue pasunë sy, nukë shifni? Ende tue pasunë veshë, nukë ndëgjoni? Ende nukë mbani mend?
19 Kur theva pesë bukëtë, mbë pesë mijë vetët, sa kosha plot me copa ngritët? I thonë: Dy-mbë-dhitë.
20 - Ende kur theva shtatë bukëtë mbë katër mijë vetët, sa shporta mbushunë me copa ngritët? Ende ata thanë: Shtatë.
21 Ende u thoshte atyne: Si nukë merrni vesht.
22 Mbasandai vien ndë Bethsaida; ende i bijënë nji të verbët’, ende i lutenë me e prekunë.
23 Ende ai si e mur për dore të verbëtinë, e nxur jashtë katundit; ende si pështyni ndër sy t’ati, vuni durët mbi ate, ende e pyste, ndë shef gja.
24 Ende ai si çeli sytë, tha: Shof njierëzitë se ecinë posi druna.
25 Mbasandai për-së-ri vuni durët mbë syt t’ati, ende e bani me çelunë sytë; ende u shëndosh, ende shifte të gjithë këthiellëtë.
26 Ende e dërgoi ndë shtëpit t’ati, tue thanë: As ndë katund të mos hyjsh, as mos i thush këte askuit ndë katund.
27 Mbasandai Iesui me dishepujt e vet dul ndëpër katundet e Kaisarisë Filippit, ende pyste dishepujt’ e vet mb’udhë, tue u thanë: Cilli thonë nierëzitë, se jam unë?
28 Ende ata u përgjegjën: Gjionn pagëzori; ende të tierë thonë : Elia; ende të tierë: Nji prei profetënash.
29 Ende ai u thot’ atyne: Po ju cilli thoni, se jam unë? Ende Pietri u përgjeq, e i tha: Ti je Krishti.
30 Ende ai i qirtoi, për mos me i thanë askuit për ate.
31 Ende filloi me i mësumë, se i bir’ i nieriut duhetë me pësumë shumë, ende mos me u pëlqymë prei pleqsh e prei Krye-priftënash e prei Shkruisish; ende me u vramë, ende mbas tri ditsh me u ngjallë.
32 Ende e fliste fjalënë ndër sy. Ende Pietri e mur mbas vetëhesë, e filloi me e qirtumë.
33 Po ai si u këthy, e vuni ore dishepujt’ e vet, qirtoi Pietrinë, tue thanë: Ikë mbrapa meje, Satana, sepse s’ke ndër mend punët’ e Perëndisë, po punët’ e nierëzëvet.
34 Ende si thirri për-anë gjindëjenë bashkë me dishepujt’ e vet, u tha atyne: Kush të detë me ardhunë mbrapa meje, le të mohojë vetëvetëhenë, ende le të ngrejë kryqin’ e vet, ende le të më marri mbrapa.
35 Sepse kush të detë me shpëtumë jetën’ e vet, ka me e vdierrë; po kush të vdierri jetën’ e vet për punë t’eme, ende të ungjillit, kyi ka me e shpëtumë.
36 Sepse ç’të mirë ka me iu bamë nieriut, ndë fitoftë gjithë botënë, ende të vdierri shpirtin’ e vet?
37 Apo qish do t’api nieriu për ndërrim të shpirtit vet?
38 Sepse cillit-do qi t’i vijë turp për mu, ende për fjalët e mia mbë këte mbres kurvar ende fajtur; ende të birit nieriut do t’i vijë turp për ate, kur të vijë ndë laft të Atit vet bashkë me engjujt e shenjtënushim.
1 Nd’ ato dit, passi ishinë shumë gjëndëje, edhe s’kishinë se ç’të hanë, [Jisuj] thërriti përanë nxënësit’ e ti, e u tha:
2 “Më dhëmbetë për gjëndëjenë, sepse janë tri dit tani që më presënë, edhe s’kanë se ç’të hanë.
3 Edhe ndë i lëshofsha agjëruarshim ndëpër shtëpia të tyre, do të lodhenë mb’udhë; sepse ca nga ata kan’ ardhurë prej së largu.”
4 Edhe nxënësit’ e ati u përgjeqnë: “Nga do të mundi ndonjë të nginjë këta me bukë këtu ndë shkretëtirët?”
5 Edhe ay i pyeti: “Sa bukë keni?”
6 Edhe ata i thanë: “Shtatë.” Edhe ay porositi gjëndëjenë të unjenë përdhe; edhe si mori shtatë bukëtë, e u fal ndersë, i theu edhe ua dha nxënësëet ti, që t’i vënë përpara gjëndëjesë ; edhe ata i vunë përpara gjëndëjesë.
7 Edhe kishinë pak pishqe të vegjëlë; edhe si bekoj, tha të venë përpara edhe ata.
8 Edhe hangrrë e u nginjënë. Edhe ngritnë tepërica copash, shtatë shporta.
9 Edhe ata që hangrrë ishinë sinja katrë milë vetë; pasandaj i lëshoj.
10 Edhe përnjëherë hyri ndë lundrë bashkë me nxënësit’ e ti, edhe erdhi mb’anët Dhallmanutha.
11 Edhe Farisejtë duallë, e zunë ta pyesënë, edhe të lypëninë nga ay shenjë prej qiellit, tuke ngar’ atë.
12 Po ay si psherëtiti ndë shpirt të ti, thotë: “Ç’shenjë lypën kyj bres? Me të vërtetë po u them juve, se nukë do t’i epetë shenjë këti brezi.”
13 Edhe si i la, hyri përsëri ndë lundrë, e iku përtej.
14 Edhe ata harruanë të marrënë bukë, edhe s’kishinë me vetëhe ndë lundrët veç një bukë.
15 Edhe ay i porosiste, tuke thënë: “Shikoni, ruhi nga brumi Farisevet, edhe nga brumi Irodhit.”
16 Edhe ata mendoneshinë ndër mest t’ atyreve, tuke thënë:
17 “Se s’kemi bukë.” Edhe Jisuj si e kupëtoj, u tha atyre: “Ç’mendoneni, se s’keni bukë? Edhe s’merrni vesh, as s’kupëtoni? Edhe po të ashpërë e keni zemërënë tuaj?
18 Tuke pasurë sy, nukë shihni? Edhe tuke pasurë veshë, nukë dëgjoni? Edhe nukë mbani mënt?
19 Kur theva pesë bukëtë mbë pesë milë vetëtë, sa kosha plot me copa ngrittë?” I thonë: “Dy-mbë-dhietë.”
20 — “Edhe kur theva shtatë bukëtë mbë katrë milë vetëtë, sa shporta mbushurë me copa ngrittë?”
21 Edhe ata thanë: “Shtatë.” Edhe u thoshte atyre: “Qysh nukë kupëtoni?”
22 Pasandaj vien ndë Vithsajdha; edhe i bienë një të verburë, edhe i lutenë ta prekjë.
23 Edhe ay si e mori për dore të verburinë, e nxori jashtë fshatit; edhe si pështyti ndër sy t’ati, vuri duartë mbi atë, edhe e pyeste ndë sheh gjë.
24 Edhe ay si hapi sytë, tha: “Shoh njerëzitë se ecëjënë posi drurë.”
25 Pasandaj përsëri vuri duarëtë mbi syt t’ati, edhe e bëri atë të hapjë sytë, edhe u shërua, edhe shihte të gjithë këthiellëtë.
26 Edhe e dërgoj ndë shtëpi t’ati, tuke thënë: “As ndë fshat të mos hyjç, as mos i thuaç këtë as ndonjërit ndë fshat.”
27 Pasandaj Jisuj me nxënësit’ e ti dolli ndëpër fshatërat të Qesarisë Filippit; edhe pyeste nxënësit’ e ti mb’udhë, tuke u thënë atyre: “Cili thonë njerëzitë se jam unë?”
28 Edhe ata u përgjeqnë: “Joann Pagëzori; edhe të tierë thonë , Ilia; edhe të tierë, një nga profitëritë.”
29 Edhe ay u thotë atyreve: “Po ju cili thoni se jam unë?” Edhe Pietri u përgjeq, e i tha: “Ti je Krishti.”
30 Edhe ay i qërtoj ata, që të mos i thonë as ndonjërit për atë.
31 Edhe zuri t’i mësojë, se i bir’ i njeriut duhetë të pësojë shumë, edhe të mos pëlqenetë nga pleqt’ e nga kryepriftërit’ e nga shkronjësitë, edhe të vritetë, edhe pas tri diç të ngjalletë. Edhe e fliste fialënë ndër sy.
32 Edhe Pietri e mori pas vetëhesë, e zuri ta qërtojë.
33 Po ay si u këthye e vuri re nxënësit’e ti, qërtoj Pietrinë, tuke thënë: “Ik prej meje, Satana; sepse s’ke ndër mënt punët’e Perëndisë, po punët’ e njerëzet.”
34 Edhe si thirri përanë gjëndëjenë bashkë me nxënësit’e ti, u tha atyre: “Kush të dojë të vijë prapa meje, le të mohojë vetëhen’ e ti, edhe le të ngrerë kryqin’ e ti, edhe le të më vijë prapa.
35 Sepse kush të dojë të shpëtojë jetën’ e ti, do ta hunbasë; po kush të humbasë jetën’ e ti për punë time edhe të ungjillit, kyj do ta shpëtojë.
36 Sepse ç’dobi do të ketë njeriu, ndë fitoftë gjithë botënë, edhe të dëmtojë shpirtin’ e ti?
37 Apo ç’do t’apë njeriu për këmbyerie të shpirtit të ti?
38 Sepse cilitdo që t’i vijë turp për mua edhe për fialët’ e mia mbë këtë bres kurvar edhe faltuar, edhe të birit njeriut do t’i vijë turp për atë, kur të vijë ndë lavdit të t’et bashkë me ëngjëjt’ e shënjtëruarë.