KAPTINA X.
1 Ende si u ngrit prej andej, vien ndë synoret të Iudesë, për përtej Iordanit; ende prap shkojnë bashkë ke ai gjindëje; ende sikundrë e kishte zakon, prap i mësonte.
2 Ende si erthnë për-anë Fariseitë, e pytnë, tue ngam’ ate: Ndë qoftë se asht’ e udhësë burri me lishumë grunë?
3 Ende ai u përgjeq, e u tha atyne: Qish u ka porositunë juve Moiseu?
4 Ende ata thanë: Moiseu na la me shkrumë letër së dameje, ende me e lishumë.
5 Ende Iesui u përgjeq, e u tha atyne: Për zemërën’ e ashpërë tujën’ u shkroi juve këte porosi.
6 Po çë ndë krye të herësë, çë kur se ashtë krijumë bota, Perëndia bani ata mashkull ende femënë.
7 “Për këte punë nieriu ka me lanë të i atin’ ende t’amënë, ende ka me u ngjitunë mbas grusë vet;
8 ende kanë me qenë të dy ndë nji mish”, kaqi sa nuk janë ma dy, po nji mish.
9 Ate pra qi Perëndia bani parë, nieriu le të mos e dajë.
10 Ende dishepujt’ e ati e pytnë prap ndë shtëpit për ate punë .
11 Ende ai u tha atyne: Kush të lishojë grun’ e vet, ende të martohetë me tietër, kurvënon mb’atë.
12 Ende gruja ndë lishoftë burrin’ e vet, ende të martohetë me tietër, kurvënon.
13 Atëherë i prunë çuna të vogjilë, për me i prekunë; ende dishepujtë qirtojin’ ata qi i bijinë.
14 Po Iesui kur pa, u zemëru, ende u tha atyne: Leni çunat’ e vogjilë me ardhunë ke unë, ende mos i ndalni, sepse për kësish ashtë mbëretënia e Perëndisë.
15 Me të vërtet po u thom juve: Kush të mos presi mbëretënin’ e Perëndisë posi nji çun të vogëlë, s’ka me hymë mb’ate.
16 Ende si i mur n’grykë, vuni durët mbi ata, ende i bekoi.
17 Ende ai tue dalë mb’udhë, nji nieri u lishu me vrap, ende ra mbë gjunjë përpara ati, ende e pyste: Mieshtër i mirë, qish të baj qi të trashigoj jetën’ e pa-sosëme?
18 Ende Iesui i tha: Ç’më thu i mirë? Askushi s’asht’ i mirë, për-veç nji Perëndie.
19 I di porositë: “Mos kurvënojsh. Mos vrasish. Mos viedhish. Mos bajsh deshmi mbë rrenë. Mos bajsh dam. Ndero t’ët at’ e t’ët amë”.
20 Ende ai u përgjeq, e i tha: Mieshtër, gjithë këto i kam ruitunë çë mbë të rit t’em.
21 Ende Iesui shtiu sytë mb’ate, ende e deshi, ende i tha: Nji gja të mengon: shko, e shit sa ke, ende epua të vobegjëvet, ende do të kesh thesore ndë qill; ende eja, ngre kryqinë, e më merr mbrapa,
22 Po ai tristoi për fjalënë, e shkoi idhënumë, sepse kishte gja shumë.
23 Ende Iesui si vuni ore rreth, u tha dishepujvet vet: Sa me të vështirë kanë me hymë ndë mbëretënit të Perëndisë ata qi kanë gja!
24 Ende dishepujtë tëmeroheshinë për fjalët e ati. Po Iesui prap u përgjeq, e u tha atyne: Dielm, sa e vështirë ashtë me hymë ndë mbëretënit të Perëndisë ata qi kanë shpëresënë mbë gjat!
25 Ma kollai ashtë me shkumë kamilla ndëpër brimë të gjylpanësë, se i pasuni me hymë ndë mbëretënit të Perëndisë.
26 Ende ata mërekulloheshinë tepërë, tue thanë me vetëvetëhenë: Vallë cilli mundetë me u shpëtumë?
27 Ende Iesui si shtiu sytë mb’ata, tha: Për-anë nierëzish asht’ e pamuntshime, po për-anë Perëndisë jo, sepse të gjitha janë të muntshime për-anë Perëndisë.
28 Ende Pietri filloi me i thanë: Ngje na ke lam të gjitha, ende erthmë mbrapa teje.
29 Ende Iesui u përgjeq, e tha: Me të vërtet po u thom juve, se askushi s’asht ai qi la shtëpi, a vëllazën, a motëra, a atë, a amë, a gru, a dielm, a ara, për punë t’eme ende të ungjillit,
30 qi të mos marri nji qind për nji ndashti ndë këte kohë, shtëpia, e vëllazën, e motëra, a ama, a dilem, a ara, bashkë me të ndiekuna; ende ndë jetët qi vien, jetë të pasosëme.
31 Po shumë të parë kanë me qenë të mbrapëm; ende të mbrapmitë të parë.
32 Ende ishinë mb’udhë tue hypunë ndë Ierusalem; ende Iesui ishte tue primë përpara atyneve; ende ata mërekulloheshinë, ende e merrinë mbrapa tue pasunë frikë; ende ai mur për-anë pra të dy-mbë-dhitët’, e filloi me u than’ ato punë qi kishinë për me u bamë mb’ate.
33 Se ngje ke po hypimë ndë Ierusalem; ende i bir’ i nieriut ka me u dhanë ndër durë të Krye-priftënavet, ende të Shkruisavet; ende kanë me e gjukumë për vdekë, ende kanë me e dhanë ndër durë të kombevet:
34 ende kanë me luitunë me ate, ende kanë me e rrafunë ndë fallake, ende kanë me e pështymë ndër sy, ende kanë me e vramë; ende të tretënë ditë ka me u ngjallë.
35 Ende atëherë vinë ke ai Iakobi ende Gjionni, të bijt’ e Zebedeut, tue thanë: Mieshtër, dumë me na bam’ ate qi të lypimë.
36 Ende ai u tha atyne: Qish doni me u bam’ unë juve?
37 Ende ata i thanë: Epna për me ndenjunë nji prei së diathtësë s’ate, e nji prei së mangjëtësë s’ate, ndë laft tand.
38 Po Iesui u tha atyne: S’dini se qish lypni; mundeni me pim’ ate potirinë qi pij unë, ende me u pagëzumë me ate pagëziminë qi pagëzohem unë?
39 Ende ata i thanë: Mundemi. Edhe Iesui u tha atyne: Atë potirinë qi pij unë, keni me e pimë, ende me ate pagëziminë qi pagëzohem unë keni me u pagëzumë;
40 po me ndenjunë prei së diathtësë s’eme, e prei së mangjëtësë s’eme, nuk’ ashtë puna eme me e dhanë, po ka me u dhan atyneve qi ashtë bamë gati për ata.
41 Ende të dhitëtë kur ndëgjunë, fillunë me u zemërumë për Iakobin’ e për Gjionninë.
42 Po Iesui si i thirri për-anë, u thot’ atyne: E dini se ata qi dukenë se urdhënojnë kombetë, pushtojn’ata; ende të mëdhejt’ e atyneve urdhënojnë ata. 43 Po s’ka me qenë kështu ndër ju; po kush të detë me u bam’ i math ndër ju, ka me qenë shërbëtori jui.
44 Ende kush të detë prei jush me u bam’ i parë, ka me qenë shërbëtori i të gjithëve.
45 Sepse ende i bir’ i nieriut nuk’ erdhi me u shërbymë, po me shërbymë, ende me dhanë jetën’ e vet shpërblim për shumë.
46 Mbasandai vinë ndë Ieriho; ende ai si dul prei Ierihosë bashkë me dishepujt’ e vet, ende miaft gjindëje, Bartimeu i verbëtë, i bir’ i Timeut, rrinte për-an’ udhësë tue lypunë.
47 Ende kur ndëgjoi se ashtë Iesu Nazoreasi, filloi me bërtitun’ e me thanë: Iesu, i bir’ i Davidit, përdellemë.
48 Ende shumë vetë e qirtojinë qi të pushonte, po ai shumë ma tepërë bërtiste: I bir’ i Davidit, përdëllemë.
49 Ende Iesui qindroi, e tha me u thirrunë. Ende ata thërrasinë të verbëtin’, e i thonë: Merr zemërë, çohu; po të thërret.
50 Ende ai si hodhi petkun’ e vet’, u ngrit e erdhi ke Iesui.
51 Ende Iesui u përgjeq, e i tha: Qish do me të bamë unë ? Ende i verbëti i tha: Mieshtër, qi të çel sytë.
52 Ende Iesui i tha: Shko, besa jote të shpëtoi. Ende përnjiherë çeli sytë, ende e merrte mbrapa Iesunë mb’udhë.
1 Edhe si u ngre ateje, vien ndë sinoret të Judhesë, për përtej Jordhanit; edhe përsëri shkojnë bashkë tek ay gjëndëje; edhe sikundrë e kish zakon, përsëri i mësonte.
2 Edhe si i erdhë përanë Farisejtë, e pyetnë, tuke ngar’ atë: “Ndë qoftë se ësht’ e udhësë burri ta lëshojë gruanë?”
3 Edhe ay u përgjeq e u tha atyre: “Ç’u ka porositurë juve Mojsiu?”
4 Edhe ata thanë: “Mojsiu na la të shkruhetë kart’ e ndarëjesë, edhe ta lëshojë.”
5 Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Për zëmërën’ e ashpërë tuajënë u shkroj juve këtë porosi;
6 Po që ndë krye të herësë, që kurë se është kriuarë bota Perëndia bëri ata mashkull’ edhe femërë.
7 “Për këtë punë njeriu do të lërë tatën’ e t’ëmënë, edhe do të ngjitetë pas gruasë ti,
8 Edhe do të jenë të dy ndë një mish.” Kaqë sa nuk’ janë më dy, po një mish.
9 Atë pra që Perëndia e bëri parë, njeriu le të mos e ndajë.”
10 Edhe ndë shtëpit përsëri e pyetnë nxënësit’e ti për gjithatë gjë.
11 Edhe ay u thot’ atyre: “Kush të lëshojë gruan’ e ti, edhe të martonetë me tiatërë, kurvëron mb’atë.
12 Edhe gruaja ndë lëshoftë burrin’ e saj, edhe të martonetë me tiatërë, kurvëron.”
13 Atëhere i prunë çuna të vegjëlë, që t’i prekë; edhe nënësitë i qërtonin’ ata që i bininë.
14 Po Jisuj kur pa, u zemërua, edhe u tha atyre: “Lini çunat’ e vegjëlë të vinë tek unë, edhe mos i ndalni; sepse për të tillë është mbëretëria ë Perëndisë.
15 Me të vërtetë po u them juve: Kush të mos presë mbëretërin’ e Perëndisë posi një çun të vogëlë, nukë do të ryjë nd’atë.”
16 Edhe si i mori ndë krah, vuri duartë mbi ata, edhe i bekoj.
17 Edhe ay tuke dalurë mb’udhë, një njeri u lëshua me vrap, edhe ra mbë gjunj përpara ati, edhe e pyeste: “Mësonjës i mirë, ç’të bëj që të trashëgoj jetën’e pasosurë?”
18 Edhe Jisuj i tha: “Ç’më thua i mirë? Asndonjë s’ësht’i mirë, përveç një Perëndi.
19 I di porositë: “Mos kurvërojsh. Mos vraç. Mos viethç. Mos bëjsh martiri të rreme. Mos bëjsh dëm. Ndero tët at’ e tët ëmë”.
20 Edhe ay u përgjeq, e i tha: “Mësonjës, këto i kam ruajturë që mbë të rit tim.”
21 Edhe Jisuj shtyri sytë mb’atë, edhe e deshi, edhe i tha: “Një gjë të mbetetë: shko e shit sa ke, edhe epua të vobegjet, edhe do të kesh thesar ndë qiell; edhe eja, ngre kryqnë, e ecë pas meje.”
22 Po ati i erdhi liksht për fialënë, e iku hidhëruarë; sepse kish gjë shumë.
23 Edhe Jisuj si vuri re përqark, u tha nxënëset ti: “Sa me të vështirë do të ryjënë ndë mbëretërit të Perëndisë ata që kanë gjë!”
24 Edhe nxënësitë tmeroneshinë për fialët’e ati. Po Jisuj përsëri u përgjeq e u tha atyre: “Dielm, sa e vështirëshime është të ryjënë ndë mbëretërit të Perëndisë ata që shpërejënë mbë gjët!
25 Më kollaj është të shkojë kamilla ndëpër vërë të gjylpërësë, se i pasuri të ryjë ndë mbëretërit të Perëndisë.”
26 Edhe ata çuditeshinë tepërë, tuke thënë me vetëhen’ e tyre: “Vallë cili munt të shpëtojë?”
27 Edhe Jisuj si shtyri sytë mb’ata, tha: “Te njerëzitë është punë që s’munt të bënetë , po te Perëndia jo; sepse të gjitha munt të bënenë te Perëndia.
28 Edhe Pietri zuri t’i thotë: “Na neve tek lam të gjitha, edhe erthmë pas teje.”
29 Edhe Jisuj u përgjeq, e tha: “Me të vërtetë po u thom juve, se asndonjë s’ësht’ ay që la shtëpi, a vëllezërë, a motëra, a atë, a mëmë, a grua, a dielm, a ara, për punë time edhe t’ungjillit,
30 Që të mos marrë një qint për një tani ndë këtë kohë, shtëpi, e vëllezërë, e motëra, e mëma, e dielm, e ara, bashkë me të ndiekura, edhe ndë jetët që vien jetë të pasosurë.
31 Po shumë të parë do të jenë të prapsëmë, edhe të prapësmitë të parë.”
32 Edhe ishinë mb’udhë tuke hipurë ndë Jerusalim; edhe Jisuj ishte tuke shkuarë përpara atyreve; edhe ata çuditeshinë, edhe vininë prapa tuke pasurë frikë. Edhe ay mori përanë përsëri të dy-mbë-dhietëtë, e zuri t’u thot’ ato punë që do t’i gjanin’ati.
33 “Se na te po hipëjmë ndë Jerusalim, edhe i bir’ i njeriut do t’epetë ndër duar të kryepriftëret edhe të shkronjëset, edhe do ta gjykojënë për vdekëje, edhe do ta apënë ndër duar të kombevet.
34 Edhe do ta përqeshjënë, edhe do ta rrahënë me shufrë, edhe do ta pështyjnë ndër sy, edhe do ta vrasënë, edhe të tretënë ditë do të ngjalletë.”
35 Edhe atëhere vinë tek ay Jakovi edhe Joanni, të bijt’e Zevedheut, tuke thënë: “Mësonjës, duamë të na bëjsh atë që të lypëjmë.”
36 Edhe ay u tha atyre: “Ç’doni t’u bëj unë juve?”
37 Edhe ata i thanë: “Epna që të rrimë, një prej së diathtësë sate, edhe një prej së mëngjërësë sate ndë lavdi tënde.”
38 Po Jisuj u tha atyre: “S’dini se ç’lypni; munt të pini atë potirrë që pi unë, edhe të pagëzoneni me atë pagëzimnë që pagëzonem unë?
39 Edhe ata i thanë: “Muntmë.” Edhe Jisuj u tha atyre: “Atë potirrë që pi unë, do ta pini, edhe me atë pagëzimnë që pagëzonem unë, do të pagëzoneni.
40 Po të rrini prej së diathtësë sime e prej së mëngjërësë sime, nuk’ është puna ime ta ap, po do t’u epet’ atyreve , që është bërë gati për ata.
41 Edhe të dhietëtë kur dëgjuanë, zunë të zemëronenë për Jokovin’ edhe për Joanninë.
42 Po Jisuj si i thirri përanë, u thot’ atyre: “E dini se ata që dukenë se urdhërojënë kombetë, pushtojën’ ata; edhe të mëdhejt’ e atyreve urdhërojën’ ata.
43 Po nukë do të jetë kështu ndër ju; po kush të dojë të bënetë i math ndër ju, do të jetë shërbëtori juaj.
44 Edhe kush të dojë prej jush të bënet’ i parë, do të jetë shërbëtori të gjithëve;
45 Sepse edhe i bir’ i njeriut nuk’ erdhi të shërbenetë, po të shërbejë, edhe të apë jetën’ e ti shpërblim për shumë vetë. ”
46 Pastaj vinë ndë Jeriho; edhe ay si doli prej Jerihosë bashkë me nxënësit’ e ti, edhe mjaft gjëndëje, Vartimeu i verburë, i bir’ i Timeut, rrinte përan’ udhësë tuke lypurë.
47 Edhe kur dëgjoj se është Jisu Nazoreasi, zu të bërtasë e të thotë: “Jisu, i bir’ Dhavidhit, përdëllemë.”
48 Edhe shumë vetë e qërtoninë, që të mos bëjë zë; po ay shumë më tepërë bërtiste: “I bir’ i Dhavidhit, përdëllemë.”
49 Edhe Jisuj qëndroj, e tha të thërritetë; edhe ata thërresënë të verburinë, e i thonë: Merr zemërë, ngreu; po të thërret.
50 Edhe ay si hodhi rroben’ e ti, u ngre e erdhi te Jisuj.
51 Edhe Jisuj u përgjeq, e i tha: “Ç’do të të bëj unë?” Edhe i verburi i tha: “Ravvi, që të hap sytë.”
52 Edhe Jisuj i tha: “Shko; besa jote të shpëtoj.” Edhe përnjëherë hapi sytë, edhe i vinte pas Jisujt mb’udhë.