KAPTINA IV.
1 Edhe Iesui plot me Shpirtinë Shenjt u këthye prei Iordanit, edhe u pru prei Shpirtit ndë shkretinët,
2 tue u ngamë prei diallit katër-dhetë ditt. Edhe nukë hangër kurgja nd’ato ditt; edhe si u mbaruen’ ato, mbasandai i erdhi u.
3 Edhe dialli i tha: Ndë je i Bir’ i Perëndisë, thuei këti guri të bahetë bukë.
4 Edhe Iesui iu përgjeq, tue thanë: Ashtë shkruem - “Se nieriu s’ka me rruem vetëmë me bukë, por me çdo fjalë të Perëndisë”.
5 Edhe dialli e hipi mbë nji mal të lartë. Edhe diftoi gjithë mbëretëniat’ e botësë për nji grimë herë.
6 Edhe dialli i tha: Kam me të dhanë gjithë këte pushtet, edhe laftin’ e atyne, sepse ashtë dhanë n’dorë mejet; edhe ia ap kuit të demi.
7 Ti pra ndë më adhurofsh, këto të gjitha kanë me qenunë të tuatë.
8 Por Iesui u përgjeq, e i tha: “Shporru mbrapa meje Satana, sepse ashtë shkruem - Ke me adhuruem Zotinë Perëndinë tand, edhe ati vetëmë ke me iu lutunë”.
9 Edhe ai e pruni ndë Ierusalem, edhe e qindroi mbi fletëzë të tempullit, edhe i tha: Ndë je i Bir’ i Perëndisë, hith vetëhenë tande poshtë prei këndyj,
10 sepse ashtë shkruem - “Se ka me urdhënuem engjujt’ e vet për tyi, për me të rueitunë”;
11 edhe: “Se kanë me të ngritunë mbi duer, për mos me shqitunë kambënë tande mbë gur”.
12 Edhe Iesui u përgjeq, e i tha, se ashtë thanë: “S’ke me ngamë Zotinë Perëndinë tand”.
13 Edhe dialli mbassi mbaroi çdo ngasëje, u largue prei ati për disa kohë.
14 Edhe Iesui u këthye me fuqin’ e Shpirtit ndë Galile; edhe duel za për atë ndëpër gjith’ atë nahijenë.
15 Edhe ai mësonte ndëpër synagogat’ e atyneve, tue u lavduem prei së gjithësh.
16 Edhe erdhi ndë Nazaret, atie ku ishte rritunë; edhe, sikurse e kishte zakon, hyni ndë synagogët për ditë së shëtunash, edhe u ngrit me kënduem.
17 Edhe ata i dhanë nji libër të profetit Isaisë. Edhe si çeli librinë, gjeti ate vendinë qi ishte shkruem:
18 “Shpirti Zotit ashtë mbi mue, përandai më leu me voj , më dërgoi me u dhanë zanin’ e mirë të vobeqvet, me shëndoshun’ ata qi kanë thyem zemrënë, me predikuem dëlirëni robnavet, edhe të verbënavet të çelunit’ e syvet, me dërguem të shtrëngueshmitë ndë dëlirëni,
19 me predikuem motinë të pëlqyeshim te Zoti”.
20 Edhe si mbylli librinë, ia dha shërbëtorit, edhe ndejti. Edhe të gjith’ ata qi ishinë ndë synagogët i kishinë çuem sytë mbi ate.
21 Edhe filloi me u than’ atyne, se: Sot u mbush këjo shkronjë ndër veshët tuei.
22 Edhe të gjithë bajshinë deshmi mb’ate, edhe mërekulloheshinë për fjalët e hirit qi delshinë prei gojës’ ati, edhe thoshinë: Nuk’ ashtë kyi i bir’ i Iosefit?
23 Edhe ai u tha atyne: Për të vërtet keni me më thanë këte parabullë: - Mjekës, shëndosh vetëvetëhenë; sa ndëgjuem se janë bamë ndë Kapernaumë, ban edhe këtu ndë dhet tand.
24 Por ai tha: Për të vërtet po u thom juve, se as ndonji profet nuk’asht i pëlqyeshim ndë dhet të vet.
25 Edhe për të vërtet po u thom juve: Shumë gra të veja ishinë ndë Israel ndë ditt të Eliut, ku u mbyll qielli tre viet e gjashtë muej, kur u ba nji zi e madhe mbë gjithë dhenë;
26 por as te ndonjiana prei asosh s’u dërgue Eliu, veç te grueja e ve ndë Sarepta të Sidonësë.
27 Edhe shumë të kromosun’ ishinë ndë Israel në ditt të profetit Eliseut; por as ndonji prei asish s’u qirue, veç Meeman Syriani.
28 Edhe gjith ata qi ishinë ndë synagogët kur ndëgjuenë këto, u mbushnë me zemërim,
29 edhe u ngritnë, edhe u nxuernë jashtë qytetit, edhe e prunë ngjysh ndë buzë të malit, atie ku ishte qytet’ i atyne, për me e rrëxuem poshtë.
30 Por ai shkoi ndëpër miedis t’atyne, edhe iku.
31 Edhe sdripi ndë Kapernaumë, qytetin’ e Galilesë, edhe ishte tue i mesuem ndër të shëtunat.
32 Edhe tëmeroheshinë për mësimin’ e ati, sepse fjala e ati ishte me pushtet.
33 Edhe ndë synagogët ishte nji nieri qi kishte shpirt dialli të ndytë, edhe bërtiti me za të madh, tue thanë:
34 Mjer! Qish ke me ne edhe ti, Iesu Nazarinas? Erdhe me na hupunë? Të dij se cilli je, Shenjt’ i Perëndisë.
35 Por Iesui e qirtoi, tue thanë: Mbëlith gojënë, edhe dil prei ati. Edhe dialli si e hodhi ndë miedis, duel prei ati pa i bamë ndonji dam.
36 Edhe të gjithë u habitnë, edhe flitshinë njiani me tietrinë, tue thanë: Qish ashtë këjo fjalë! Se urdhënon shpirtënat’ e ndytë me pushtet e me fuqi, edhe dalinë.
37 Edhe dilte za për ate mbë çdo vend të asai nahije.
38 Edhe ai u ngrit prei synagogës’, e hyni ndë shtëpit të Simonit. Edhe të vieherrën’ e Simonit e kishinë zan’ ethe të forta; edhe iu lutnë për ate.
39 Edhe ai si ndejti sipër asai, qirtoi ethet, edhe e lanë; edhe ajo përnjiherë u ngrit, e u shërbente atyne.
40 Edhe kur ishte tue perënduem dielli, gjithë sa kishinë të sëmunë prei gjithë çfarë lingatash i prunë tek ai; edhe ai si vuni duertë mbë gjithë-se-cillinë prei asish, i shëndoshi.
41 Edhe prei shumë vetësh delshin’ edhe djemën, tue gërthitun’ e tue thanë, se: Ti je Krishti i Bir’ i Perëndisë. Edhe ai tue i qirtuem s’i lente me folunë, sepse e dijshinë se ai ashtë Krishti.
42 Edhe si u ba ditë, duel e voti ndë nji vend të shkretë; edhe gjindëja e kërkojshinë, edhe erthnë ngjysh aty, edhe e mbajshinë, për mos me ikunë prei asish.
43 Por ai u tha atyne, se: Duhetë me dhanë zanin’ e mirë për mbëretënin’ e Perëndisë edhe ndëpër të tierat qytete, sepse për këte punë jam dërguem.
44 Edhe ishte tue predikuem ndëpër synagogat e Galilesë.
1 Edhe Jisuj plot me Frymë të Shënjtëruarë u kthye nga Jordhani; edhe u pru nga Fryma ndë shkretëtirët,
2 Tuke u ngarë nga dialli dyzet dit. Edhe nukë hëngri gjë fare nd’ ato dit; edhe si u mblushnë ato, pastaj i erdhi uri.
3 Edhe dialli i tha: “Ndë je i bir’ i Perëndisë, thuaj këti guri të bënetë bukë.”
4 Edhe Jisuj iu përgjeq tuke thënë: “Është shkruarë, “Se njeriu nukë do të rronjë vetëmë me bukë, po me çdo fialë të Perëndisë.”
5 — Edhe dialli e hipi mbë një mal të lartë, e i dëfteu gjithë mbëretërit’ e botësë për një grimë here.
6 Edhe dialli i tha: “Do t’ ap gjithë këtë pushtet, edhe lavdin’ e atyreve; sepse është dhënë ndë dorët time, edhe ia ap kujt të dua.
7 Ti pra ndë m’u falç, këto të gjitha do të jenë të tuatë.”
8 Po Jisuj u përgjeq e i tha: [Shporru prapa meje, Satana, sepse), është shkruarë: “Do t’i falesh Zotit Perëndisë tënt, edhe ati vetëmë do t’i lutesh.”
9 — Edhe ay e pruri ndë Jerusalim, edhe e qëndroj mbi fletëzët të hieroresë, edhe i tha: “Ndë je i bir’ i Perëndisë, hith vetëhenë tënde poshtë së këtejmi; sepse është shkruarë:
10 “Se do t’ urdhëronjë ëngjëjt’ e ti për tyj, që të të ruanjënë”;
11 Edhe: “Se do të të ngrenë mbi duart, që të mos përpjekç këmbënë tënde mbë gur.”
12 Edhe Jisuj u përgjeq e i tha, se është thënë: “Nukë ke për të ngarë Zonë Perëndinë tënt.”
13 Edhe dialli passi mbaroj çdo ngasëje, u largua prej ati për disa kohë.
14 Edhe Jisuj u këthye me fuqin’ e Frymësë ndë Galilet; edhe dolli zë për atë mbë gjith’ atë vënt rrotullë.
15 Edhe ay mësonte ndëpër sinagogjit t’atyreve, tuke lavduarë prej së gjithësh.
16 Edhe erdhi ndë Nazaret, atie ku ishte rriturë; edhe pas zakonit ti hyri ndë sinagogjit ditën’ e shëtunë, edhe u ngrit të këndonjë.
17 Edhe ata i dhanë vivlin’ e profitit Isai; edhe si hapi vivlinë, gjeti atë vëndinë, që ishte shkruarë:
18 “Frym’ e Zotit është mbi mua; përandaj më leu me vaj ; më dërgoj t’u ap zën’ e mirë të vobeqvet, të shëronj ata që kanë thyerë zëmrënë, të leçis dëlirie skllevet, edhe të verburet të hapurit e syvet, të dërgonj të shtrënguarëtë ndë dëlirie.
19 Të leçis mot të pëlqyerë të Zoti.”
20 Edhe si mbylli vivlinë, ia dha shërbëtorit, edhe ndenji; edhe të gjith’ ata që ishinë ndë sinagogjit kishinë shtyrë sytë mbi atë.
21 Edhe zuri t’u thoshte atyre, se: “Sot u mblush këjo shkronjë ndë veshët tuaj.”
22 Edhe të gjithë martirisinë mb’atë, edhe çuditeshinë për fialët’e hirit që delinë prej gojës’ ati, edhe thoshinë: “Nuk’ është kyj i bir’ i Josifit?”
23 Edhe ay u tha atyre: “Vërtet do të më thoni këtë paravoli: Mjekës, shëro vetëhenë tënde; sa ndigjuam që janë bërë ndë Kapernaum, bën edhe këtu ndë dhet tënt.”
24 Po ay tha: “Vërtet po u them juve, se asndonjë profit nuk’ ësht’ i pëlqyerë ndë dhet të ti.
25 Edhe me të vërtetë po u them juve: Shumë gra të va ishinë ndë Israil ndë dit të Iliut, kur u mbyll qielli tre viet e gjashtë muaj, kur u bë një zi e madhe mbë gjithë dhenë.
26 Po as te ndonjëra nga ato nuk’ u dërgua Iliu, përveç te gruaja e ve ndë Sareptë të Sidhonësë.
27 Edhe shumë të krromosur’ ishinë ndë Israil ndë dit të profitit Elisse; po asndonjë nga ata nuk’ u qërua, përveç Neeman Syriani.”
28 Edhe gjith’ ata që ishinë ndë sinagogjit, kur ndigjuanë këto, u mblushnë me zemërim.
29 Edhe u ngritnë edhe e nxuarrë jashtë qytetit; edhe e prunë gjer ndë buzët të malit, atie ku ish ndërtuarë qytet’ i atyreve, që t’e rrëzoninë përposh.
30 Po ay shkoj për mes t’atyreve, edhe iku.
31 Edhe sbriti ndë Kapernaum, qytetn’ e Galilesë; edhe ishte tuke mësuar’ ata për të shëtuna.
32 Edhe maniteshinë për të mësuarët’ e ti; sepse fial’ e ati ishte me pushtet.
33 Edhe ndë sinagogjit ishte një njeri që kishte frymë dialli të ndyrë, edhe bërtiti me zë të math, tuke thënë:
34 “Mier! Ç’ke me ne edhe ti, Jisu Nazarinas? Erdhe të na humbaç? Të njoh se cili je, Shënjti i Perëndisë.”
35 Po Jisuj e qërtoj, tuke thënë: “Mbëlith gojënë, edhe dil prej ati pa i bërë dëm fare.” Edhe dialli si e hodhi ndë mest, dolli prej ati, pa i bërë dëm fare.
36 Edhe të gjith’ u habitnë, edhe flisinë njëri me jatrinë, tuke thënë: “Ç’është këjo fialë, që urdhëron frymat’ e ndyra me pushtet e me fuqi, edhe dalënë?
37 Edhe dilte zë për atë kudo qark ati vëndi.
38 Edhe ay u ngrit prej sinagogjisë, e hyri ndë shtëpit të Simonit; edhe kishinë zënë ethe të mëdha të viehërrën’ e Simonit; edhe iu lutnë për atë.
39 Edhe ay si ndenji sipër’ asaj, qërtoj ethetë, edhe e lanë; edhe ajo përnjëherë u ngrit e i shërbente.
40 Edhe kur po perëndonte dielli, gjithë sa kishinë të sëmurë prej çdo farë lëngatash, i prunë tek ay; edhe ay, si vuri duartë siprë mbi cilinëdo, i shëroj.
41 Edhe prej shumësh delinë edhe diaj tuke klithur’ e tuke thënë, se: “Ti je Krishti, i bir’ i Perëndisë.” Edhe ay tuke qërtuarë s’i linte të flisninë, sepse e njihinë se ay ish Kristi.
42 Edhe si u bë ditë, dolli e vate ndë një vënt të shkretë; edhe gjëndëja e kërkoninë, edhe erdhë gjer aty; edhe e mbaninë, për të mos ikë prej asish.
43 Po ay u tha atyre se: “Duhetë të ap zën’ e mirë për mbëretërin’ e Perëndisë edhe ndëpër të tierët qytete, sepse për këtë punë jam dërguarë.”
44 Edhe ishte tuke leçiturë ndëpër sinagogjit të Galilesë.