KAPTINA V.
1 Mbas këtyneve ishte festa e Iudevet; edhe Iesui hypi ndë Ierusalem.
2 Edhe ndë Ierusalem, ngjat derësë dhenvet, ashtë nji banjë qi quhetë Hebraisht Bethesda, e cilla ka pesë kamare.
3 Ndër këto dirgjei shumë shumicë të sëmunësh, të verbëtish, çalash, të thatësh, qi pritshinë me lueitun’ ujëtë.
4 Sepse kohë mbë kohë sdrypte engjulli ndë banjët, edhe përzinte ujëtë; cilli të hynte pra ma përpara, mbas të përziemit ujit, bahei i shëndoshë prei çdo farë sëmunde qi hiqte.
5 Edhe atie ishte nji nieri, qi ishte i sëmunë tri-dhet’ e tetë viet.
6 Iesui kur pa këte se po dirgjei, edhe muer vesht se kishte shumë mot tashti, i thotë: Do me u bam’ i shëndoshë?
7 I sëmuni i u përgjeq: Zot, s’kam nieri qi të më vejë ndë banjët, kur të përzihet’ ujëtë, sepse kur vij unë, sdryp përparë mejet tietër.
8 Iesui i thotë: Çohu, ngre shtratinë tand, edhe ec.
9 Edhe përnjiherë nieriu u ba i shëndoshë, edhe ngriti shtratin’ e vet, edhe ecëte. Edhe ate ditë ishte e shëtunë.
10 Iudeitë pra i thoshin’ ati qi ishte shëndoshunë: Asht’ e shëtunë; nuk’ asht’ e udhësë të ngresh shtratinë.
11 Ai u përgjeq atyne: Ai qi më shëndoshi më tha - Ngre shtratinë tand, edhe ec.
12 E pyetnë pra: Cilli asht’ ai nieri qi të tha - Ngre shtratinë tand, edhe ec?
13 Por ai qi u shëndosh nukë dinte cilli ashtë, sepse Iesui u shtëmang, prei gjindëjesë qi ishte nd’ate vend.
14 Mbasandai Iesui gjen ate ndë tempull, edhe i tha: Qe tek u banë i shëndoshë; mos ban faj ma, qi të mos të bahetë ndonji gja ma e keqe.
15 Nieriu pra vote, edhe u dha za Iudevet, se ai qi e bani të shëndoshë ashtë Iesui.
16 Edhe përandai Iudeitë ndiqshinë Iesunë, edhe kërkojshinë me e vramë, sepse bante këto për të shëtunë.
17 Por Iesui u përgjeq atyne: Em atë punon qysh tashti, edhe unë punoj.
18 Përandai Iudeitë ma tepërë kërkojshinë me e vramë, sepse jo veç të shëtunënë prishte, por edhe thoshte se Perëndia asht’ at’ i vet, bante vetëvetëhenë si nji-nji me Perëndinë.
19 Iesui pra u përgjeq e u tha atyne: Me të vërtet, me të vërtet po u thom juve - Biri s’mundetë me bamë asgja prei vetiut, ndë mos paft’ Atinë tue bamë ndonji gja, sepse ato qi ban ai, edhe Biri ban këto kështu.
20 Sepse Ati do Birinë, edhe i difton gjith’ ato qi ban ai; edhe ka me i diftuem ma të mëdha punë se këto, qi të mërekulloheni ju.
21 Sepse sikurse Ati ngjall të vdekunitë, edhe ep jetë; kështu edhe Biri u ep jetë atyneve qi do.
22 Sepse Ati nukë gjukon askënd, por gjithë gjyqin’ ia dha Birit,
23 qi të gjithë të nderojnë Birinë, sikurse nderojn’ Atinë. Ai qi nukë nderon Birinë, nuk nderon Atinë qi e ka dërguem.
24 Me të vërtet, me të vërtet po u thom juve, se ai qi ndëgjon fjalënë t’eme, edhe i beson ati qi më ka dërguem, ka jetë të pasosëme, edhe nukë vien mbë gjyq, por shkon prei vdekësë ndë jetët.
25 Me të vërtet, me të vërtet po u thom juve, se vien nji orë, edhe tashti ashtë, të vdekunitë kur kanë me ndëgjuem zanin’ e të Birit Perëndisë; edhe ata qi ta ndëgjojnë kanë me rruem.
26 Sepse sikurse Ati ka jetë ndë vetëvetëhet, kështu i dha edhe të Birit me pasunë jetë ndë vetëvetëhet,
27 edhe i dha pushtet me bam’ edhe gjyq, sepse ashtë bir nieriu.
28 Mos mërekullohi për këte, se vien nji orë, nd’ate gjith’ ata qi janë ndëpër vorret, kanë me ndëgjuem zanin’ e ati,
29 edhe kanë me dalunë jashtë ; ata qi kanë bamë të mira, për të ngjallunë jetë; edhe ata qi kanë punuem të këqia, për të ngjallunë gjyqi.
30 Unë s’mundem me bam’ asgja prei vetiut; sikurse ndëgjoj kështu gjukoj; edhe gjyqi em asht’ i dreitë, sepse s’kërkoj dashuniminë t’em, por dashunimin’ e Atit qi më ka dërguem.
31 Unë ndë deshmofsha për vetëhenë t’eme, deshmia eme nuk’ asht’ e vërtetë.
32 Tietër asht’ ai qi deshmon për mue; edhe dij se deshmia qi deshmon për mue asht’ e vërtetë.
33 Ju dërguetë te Gjionni, edhe ai deshmoi të vërtetënë,
34 Edhe unë nuk’ e marr deshminë prei nieriut, por thom këto, qi të shpëtoni ju.
35 Ai ishte kandili qi digjet’ e ban dritë; edhe ju deshët me u gëzuem për pak herë ndë dritët t’ati.
36 Por un’ e kam deshminë ma të madhe se të Gjionnit, sepse ato punëtë qi më dha Ati me i mbaruem, ato punëtë qi baj unë deshmojnë për mue, se Ati me ka dërguem.
37 Edhe ai Ati qi më dërgoi, ai bani deshmi për mue. As zanin’ e ati s’e keni ndëgjuem kurrë, as faqen’ e ati s’e keni pamë;
38 edhe fjala e ati s’ka ndenjunë ndër ju, sepse ju nuk’ i besoni ati qi dërgoi ai.
39 Ju vështroni shkronjatë, sepse ju kujtoni se gjeni jetë të pasosëme ndër ato; edhe ato janë qi deshmojnë për mue.
40 Por s’doni me ardhunë tek unë, qi të keni jetë.
41 Nukë marr laft prei nierëzish.
42 Por u ngjofta juve se s’keni dashunin’ e Perëndisë ndë vetëhet tuei.
43 Unë kam ardhunë mb’emënë të t’im-et, e nukë më pritni; ndë arthtë nji tietër mb’emënë të vet, keni me e pritunë.
44 Si mundei me besuem ju qi merrni laft njiani prei tietrit, edhe nukë kërkoni laftinë qi ashtë prei të vetëmit Perëndi?
45 Mos kujtoni se unë kam me u përfolunë juve tek Ati; ashtë kush u përflet juve, Moiseu qi ju shpëryetë mb’ate.
46 Sepse ndë i besoishitë Moiseut, kishitë me besuem edhe mue, sepse ai shkroi për mue.
47 Por ndë mos u besofshi shkronjavet ati, si keni me u besuem fjalëvet mia?
1 Pas këtyreve ishte e kremteja e Judhenjet; edhe Jisuj hipi ndë Jerusalim.
2 Edhe ndë Jerusalim afër derësë dhënet është një banjë që qjuhetë Evraisht Vithesdha, e cila ka pesë kamare.
3 Ndër këto dirgjej shumë shumicë të sëmurësh, të verburish, çalash, të thatësh, që pritinë të luajturit’ e ujit.
4 Sepse kohë mbë kohë sbriste një ëngjëll mbë banjët, edhe trazonte ujëtë; cili të hynte pra më përpara, pas të trazuarit ujit, bënej i shëndoshë prej çdo farë sëmundëje që të kishte.
5 Edhe atie ishte një njeri, që ishte i sëmurë tri-dhiet’e tetë viet.
6 Jisuj kur pa këtë se po dirgjej, edhe mori vesh se kishte shumë mot ndashti, i thotë:
7 “Do të bënesh i shëndoshë?” I sëmuri iu përgjeq: “Zot, s’kam njeri të më vërë ndë banjët, kur të trazonet’ ujëtë; sepse kur vinj unë, sbret përpara meje një tietrë.”
8 Jisuj i thotë: “Çohu, ngri shtratinë tënt, edhe ecë.”
9 Edhe përnjëherë njeriu u bë i shëndoshë, edhe ngriti shtratin’ e ti, edhe ecënte. Edhe atë ditë ishte e shëtunë.
10 Judhenjtë pra i thoshin’ ati që ishte shëruarë: “Ësht’ e shëtunë; nuk’ ësht’ e udhësë të ngresh shtratinë.”
11 Ay u përgjeq atyre: “Ay që më shëroj më tha:
12 Ngri shtratinë tënt, edhe ecë.” E pyetnë pra: “Cili ësht’ ay njeri që të tha: Ngri shtratinë tënt, edhe ecë?”
13 Po ay që u shërua nuk dinte cili është, sepse Jisuj u shtëmënk prej gjëndëjesë që ishte nd’ atë vënt.
14 Pastaj Jisuj e gjen atë ndë hieroret, edhe i tha: “Na tek u bëre i shëndoshë; mos bëj më faj, që të mos të bënetë ndonjë gjë më e keqe.”
15 Njeriu pra vate, edhe u dha zë Judhenjet, se ay që e bëri të shëndoshë është Jisuj.
16 Edhe përandaj Judhenjtë ndiqninë Jisunë, dhe kërkoninë ta vrasënë, sepse bënte këto për ditë të shëtunë.
17 Po Jisuj u përgjeq atyre: “Im Atë punon gjer ndashti, edhe unë punonj.”
18 Përandaj Judhenjtë më tepërë kërkoninë ta vrasënë, sepse jo vetëmë të shëtunënë prishte, po edhe thoshte, se Perëndia ësht’ i ati, edhe bënte vetëhen’ e ti sinjënjë me Perëndinë.
19 Jisuj pra u përgjeq e u tha atyre: “Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve: Biri s’munt të bënjë asgjë prej vetiu, ndë mos paftë Atinë tuke bërë ndonjë gjë; sepse ato që bën ay, edhe Biri i bën këto po kështu.
20 Sepse Ati do Birinë, edhe i dëften gjith’ato që bën ay; edhe do t’i dëftenjë punëra më të mëdha se këto, që të çuditeni ju.
21 Sepse sikundrë Ati ngjall të vdekuritë edhe ep jetë, kështu edhe Biri u ep jetë atyreve që do.
22 Sepse Ati nukë gjykon asndonjë, po gjithë gjyqinë ia dha Birit,
23 Që të gjithë të nderonjënë Birinë, sikundrë nderonjën’ Atinë. Ay që nukë nderon Birinë, nukë nderon Atinë që e ka dërguarë.
24 Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, se ay që dëgjon fialënë time, edhe i beson ati që më ka dërguarë, ka jetë të pasosurë, edhe nukë vien mbë gjyq, po shkon prej vdekëjesë ndë jetët.
25 Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, se vien një orë, edhe ndashti është, që të vdekuritë kanë për të dëgjuarë zërin’ e të Birit Perëndisë, edhe ata që dëgjonjënë do të rronjënë.
26 Sepse sikundrë Ati ka jetë ndë vetëhet të ti, kështu i dha edhe të Birit të ketë jetë ndë vetëhet të ti.
27 Edhe i dha pushtet të bënjë edhe gjyq, sepse është bir njeriu.
28 Mos u çuditni për këtë; se vien një orë, që nd’ atë gjith’ ata që janë ndëpër varret do të dëgjonjënë zërin’ e ati;
29 Edhe do të dalënë jashtë ata që kanë bërë të mira mbë të ngjallurë jete; edhe ata që kanë punuarë të liga, mbë të ngjallurë gjyqi.
30 Unë s’munt të bënj asgjë prej vetëhesë sime. Sikundrë dëgjonj, kështu gjykonj; edhe gjyqi im ësht’ i drejtë, sepse s’kërkonj dashuriminë tim, po dashurimin’ e ati (Atit) që më ka dërguarë.
31 Unë ndë martirisça për vetëhenë time, martiria ime nuk’ është e vërtetë.
32 Tietërë ësht’ ay që martiris për mua; edhe e di, se martiria e ati që martiris për mua ësht’ e vërtetë.
33 Ju dërguatë te Joanni, edhe ay martirisi të vërtetënë.
34 Edhe unë nuk’ e marr martirinë prej njeriu; po them këto, që të shpëtoni ju.
35 Ay ishte kandili që digjet’ e bën dritë; edhe ju deshtë të gëzoneni për pak kohë ndë dritët t’ati.
36 Po un’ e kam martirinë më të madhe se të Joannit, sepse ato punëra që më dha Ati që t’i mbaronj, ato punëra që bënj unë, martirisnjënë për mua, se Ati më ka dërguarë.
37 Edhe ay Ati që më dërgoj, ay martirisi për mua. As zërin’ e ati s’e keni dëgjuarë kurrë, as faqen’ e ati s’e keni parë.
38 Edhe fiala e ati s’ka ndenjurë ndër ju, sepse ju nuk’ i besoni ati që dërgoj ay.
39 Vëshgoni shkronjatë, sepse ju kujtoni se keni jetë të pasosurë ndër ato; edhe ato janë që martirisnjënë për mua.
40 Po s’doni të vini tek unë, që të keni jetë.
41 Nukë marr lavdi prej njerëzish,
42 Po u njoha juve, se s’keni dashurin’ e Perëndisë ndër vetëhenë tuaj.
43 Unë kam ardhurë mb’ emërit të tim eti, e nukë më prisni; nd’ ardhtë ndonjë tiatrë mb’ emërit të ti, do të prisni atë.
44 Qysh munt të besoni ju që të merrni lavdi njëri prej tiatrit, edhe nukë kërkoni lavdinë që është prej të vetëmit Perëndi?
45 Mos kujtoni, se unë do t’u përflas juve tek Ati; ka kush u përflet juve, Mojsiu, që ju shpëryetë mb’ atë.
46 Sepse ndë i besonit Mojsiut, do të më besonit’ edhe mua; sepse ay shkroj për mua.
47 Po ndë qoftë se nuk’ u besoni shkronjavet ati, qysh do t’u besoni fialëvet mia?”