KAPTINA VI.
1 Përandai si të lamë të filluemen’ e mësimit Krishtit, le të bihemi mbë të kullutët, pa vumë për-së-ri themel pendimi prei punëvet vdekëta, edhe besësë mbë Perëndinë,
2 mësimit pagëzimevet, e të vumesë duervet përsipër, e të ngjallëmesë prei së vdekunish, e gjyqit pasosunë.
3 Edhe këte kemi me e bamë, ndë na lashtë Perëndia,
4 sepse asht’ e vështirë për ata qi u ndriçuenë njiherë, edhe i ndienë shinë dhunëtisë qiellore, edhe qenë bamë piesëtarët’ e Shpirtit Shenjt,
5 edhe ndienë shin’ e fjalësë mirë të Perëndisë, edhe fuqivet jetësë qi vien,
6 ndë u rrëzofshinë, asht’ e vështirë me u përtërimë për-së-ri ndë pendim, të kryqëzojënë për-së-ri mbë vetëhet t’atyne të Birin’ e Perëndisë, edhe ta diftojënë me gisht për turpëni.
7 Sepse dheu qi pi shumë herë shinë qi bije mb’ate, edhe piell barëna të mira për ata qi e punojënë, merr bekim prei Perëndisë.
8 Por ndë nxierrtë driza e murriza, ashtë i paprovueshim, edhe ngjat mallëkimit, të cillit e mbrapëna ashtë të digjetë.
9 Edhe na u ka mbushunë mendia për ju, o vëllazën, se keni ma të miratë punë qi kanë paqtim, ndonëse flasimë kështu.
10 Sepse Perëndia nuk’ asht’ i pa-udhë, qi të harrojë punënë tuei, edhe mundimin’ e dashunisë qi diftuetë mb’emënit t’ati, kur u shërbyetë shenjtënavet, edhe u shërbeni.
11 Edhe dëshëroimë qi gjithë-se-cilli prei jush të diftojë por ate nxitim deri së mbrapëni, qi t’i mbushetë mendia për shpëresënë,
12 qi të mos bahi të përtueshim, por t’u veni mbrapa atyneve qi trashigojënë të zotuemetë me anë të besës’ e të zemërësë gjanë.
13 Se Perëndia kur iu zotue Abrahamit, mbassi s’kishte se mbë cillinë ma të math me bamë be, bani be mbë vetëvetëhenë,
14 tue thanë: “Me të vërtetë tue bekuem kam me të bekuem, edhe tue shumuem kam me të shumuem”.
15 Edhe tue pasunë zemërë të gjanë, fitoi të zotuemenë.
16 Sepse nierëzitë bajënë be për ma të madhinë, edhe beja ashtë mb’ata të mbaruemit’ e qish do kundrë-fjalë për të vërtetuem.
17 Mb’ate Perëndia si donte me diftuem ma tepër’ andën’ e vet të palueitëmenë vendit mbë trashigimtarët e të së zotuemesë, vuni ndërmietës benë,
18 qi prei dy punësh të palueitëme vendit, për të cillat s’mundetë me rrejtunë Perëndia, të kemi ngushullim të fortë na qi kemi marrë udhë, të mbamë shpëresënë qi kemi përpara,
19 të cillën’ e kemi porsi angurë të qindrueshime e të vërtetueshime, edhe qi hyni mbë ma të përmbrendëshimen’ e kurtinësë,
20 atie ku Iesui çeli udhënë përpara e hyni për ne, si u ba krye-prift për gjithë jetënë mbas rregullit Melhisedekut.
1 Përandaj si të lëmë kryet’ e mësimit Krishtit, le të bihemi mbë të kulluarët, pa vënë përsëri themeli pendimi nga punërat’ e vdekura, edhe nga besa mbë Perëndinë,
2 Nga mësimi i pagëzimevet, e nga të vënët e duarvet përsipër, e nga të ngjalluritë prej së vdekurish, e nga gjyqit të p asosurë.
3 Edhe këtë do ta bëjmë, ndë lashtë Perëndia;
4 Sepse është punë që s’bënetë për ata që u ndriçuanë një herë, edhe u ngjëruanë nga dhurëtia qiellore, edhe qenë bërë piesëtarët’ e Frymësë Shënjtëruarë,
5 Edhe u ngjëruanë nga fiala e mirë të Perëndisë, edhe nga fuqiat’ e jetësë që vien,
6 Ndë u rëzofshinë, të përtërihenë përsëri ndë pendim; e të kryqëzonjënë përsëri mbë vetëhet’ të tyre të Birin’ e Perëndisë, edhe ta dëftenjënë me gisht për turpëri.
7 Sepse dheu që pi shinë që bie shumë herë mb’ atë, edhe piell barëra të mirë për ata, që e punonjënë, merr bekim nga Perëndia.
8 Po ndë nxierrtë driza e murriza, ësht’ i paprovuarshim edhe afërë mallëkimit, të cilit e pastajmeja ësht’ të digjetë.
9 Edhe na është mbushurë mëndëja për ju, o vëllezër, se keni më të miratë punëra , që kanë shpëtim, ndonëse flasëmë kështu.
10 Sepse Perëndia nuk’ është i shtrembëtë, që të harronjë punënë tuaj, edhe mundimin’ e dashurisë që dëftyetë mb’ emërit’ t’ ati, kur u shërbyetë shënjtorëvet, edhe u shërbeni atyre .
11 Edhe dëshërojmë që gjithësecili prej jush të dëftenjë po atë nxitim gjer së pastajmi që t’i mbushetë mëndëja pë shpëresënë,
12 Që të mos bëhi të purtuarshim, të bëni prapa atyreve që trashëgonjënë të zotuaratë me anë të besës’ e të zemrësë gjerë.
13 Sepse Perëndia, kur iu zotua Avraamit, pasi s’kishte mbë cilinë më të math të bënte be, bëri be mbë vetëhet të ti,
14 Tuke thënë: “Vërtet tuke bekuarë do të bekonj tyj, edhe tuke shumuarë do të shumonj tyj.”
15 Edhe tuke pasurë zemërë të gjërë, fitoj të zotuarëtë.
16 Sepse njërëzitë bënjënë be për më të madhinë, edhe beja është mb’ ata të mbaruarët’ e çdo kundrëfiale për të vërtetuarë.
17 Mb’ atështu Perëndia si donte të dëftente më tepërë ëndën’ e ti të paluajturënë vëndit mbë trashëgimtarët’ e të zotuarit, vuri mestare benë,
18 Që prej dy punërash të paluajtura vëndit, s’munt të gënjenjë Perëndia, të kemi ngushullim të fortë neve që kemi mrë udhë të mbajmë shpëresënë që kemi përpara;
19 Të cilënë e kemi posi angurë të qëndruarshime e të vërtetuarshime, edhe që hyn mbë më të përbrëndëshmen’ e kurtinësë;
20 Atie ku Jisuj hapi udhënë përpara e hyri për ne, passi u bë kryeprift pë gjithë jetënë, pas taksit Melqisedhekut.