KAPTINA V.
1 Sepse qish do krye-prift qi mirretë prei nierëzish, vihetë krye-prift për nierëzit mbi punët e Perëndisë, qi të bierë dhunëtia e kurbane për fajet,
2 qi mundetë me i ardhunë liksht për ata qi janë të paditun’ e të gënjyem, sepse edhe ai vetë ashtë mpështiellë me dobësinë.
3 Edhe përandai ka detyrë, sikurse për popullinë, edhe për vetëvetëhenë me prumë kurban për fajet.
4 Edhe kurkushi s’e merr këte nderë prei vetëvetëhesë, por ai qi thërritetë prei Perëndisë, porsi Aaroni.
5 Kështu edhe Krishti s’lavdoi vetëvetëhenë me u bamë krye-prift, por ai qi i foli ati: “Biri em je ti, unë sot të kam piellë”.
6 Sikurse edhe mbë tietër vend thotë: “Ti je prift për gjithë jetënë mbas rregullit Melhisedekut”.
7 Ai Krishti , ndë dittë të mishit vet, si pruni të faluna e të lutuna me klithmë të fortë e me lott tek ai qi mundei me e shpëtuem prei vdekësë, edhe u ndëgjue për frikënë qi pat,
8 edhe ndonëse ishte bir, xuni me qenun’ i ndëgjueshim prei asosh qi pësoi.
9 Edhe si u kullue, u ba shkak i shpëtimit pasosunë mbë gjith’ ata qi i ndëgjojënë,
10 qjueitunë prei Perëndisë krye-prift mbas rregullit Melhisedekut.
11 Për të cillinë na kemi me thanë shumë punë , edhe qi nukë sgjidhenë me fjalë, sepse jeni bamë të randë ndër veshët për me ndëgjuem.
12 Sepse ju duhei të ishitë mieshtra për kohënë, por për-së-ri keni nevojë me u mësuem juve kushi elementat’ e të filluemesë fjalëvet Perëndisë, edhe jeni bamë kësish qi keni nevojë për qjumështë, e jo për ushqim të fortë.
13 Sepse kushdo qi pi qjumështë, asht’ i paprovueshim ndë fjalë të dreitënisë, sepse ashtë foshnje.
14 Por ushqimi i fortë ashtë për burra të kullutë, qi e kanë mësuem të ndiemenë prei zakonit për me shqyem të mirën’ e të keqenë.
1 Sepse çdo kryeprift që merretë prej njerëzish, vihetë kryeprift për njerëzit mbi punëratë të Perëndisë, që të bierë dhurëtia e kurbane për faje;
2 Që munt t’i vinjë liksht për ata që janë të paditur’ e të gënjyerë; sepse edhe ay vetë është rrethuarë me dobësirë.
3 Edhe përandaj ka detyrë, sikundrë për llauzinë, kështu edhe për vetëhen’ e ti, të bierë kurban për faje.
4 Edhe asndonjë nuk’ e merr këtë nderë prej vetëhesë ti, po ay që thërritetë nga Perëndia, posi Aaroni.
5 Kështu edhe Krishti nukë lavdoj vetëhen’ e ti që të bënetë kryeprift, po ay që i foli ati: “Biri im je ti, unë sot të kam piellë.”
6 Sikundrë edhe mbë tiatërë vënt thotë: “Ti je prift për gjithë jetënë pas taksit Melqisedhekut.”
7 I cili ndë dit të mishit ti, si pruri të falura e të lutura me klithmë të fortë e me lot tek ay që munt ta shpëtonte nga vdekëja, edhe u dëgjua për atë që druante,
8 Edhe ndonëse ishte bir, nxuri nga të jetë i dëgjuarshim nga ato që pësoj.
9 Edhe si u kullua, u bë shkaku i shpëtimit pasosurë mbë gjith’ ata që i dëgjonjën’ ati,
10 Qjuajturë nga Perëndia kryeprift pas taksit Melqisedhekut.
11 Për të cilinë neve kemi për të thënë shumë punëra , edhe që nukë sgjidhenë me fialë; sepse jeni bërë të rëndë nga veshëtë për të dëgjuarë .
12 Sepse u duhej juve të ishitë mësonjësa për kohënë, po përsëri keni nevojë t’u mësonjë juve ndonjë stiqiat’ e para të fialëvet Perëndisë; edhe jeni bërë kështu që keni nevojë për qjumësht, e jo për ushqim të fortë.
13 Sepse kushdo që pi qjumësht, ësht’ i paprovuarshim ndë fialë të drejtërisë; sepse është foshnjë.
14 Po ushqimi i fortë është për burra të plotë, që kanë stërviturë të ndieratë nga zakoni për të shquarë të mirën’ e të ligënë.