KAPTINA IV.
1 U lutem juve pra un’ i lidhuni mbë Krishtinë, të ecëni sikurse vëjen mb’ate të thërritunitë qi u thërritet,
2 me qish do urti e butësinë, me zemërë të gjanë, tue duruem njiani tietërinë me dashuni,
3 tue nxituem të rueni të bashkuemit’ e Shpirtit me anë të lidhëmesë paqtimit.
4 Nji korp e nji shpirt, sikurse edhe u thërritët me nji shpëresë të thërritëmesë tuei:
5 nji Zot, nji besë, nji pagëzim,
6 nji Perëndi edhe At’ i të gjithëve, qi ashtë mbi të gjitha, edhe për të gjitha, edhe ndër gjithë ju.
7 Edhe gjithë-se-cillit prei nesh iu dha hir mbas matëjesë dhunëtisë Krishtit.
8 Përandai thotë: “Si hipi nalt, bani rop robëninë, edhe u dha të dhana nierëzëvet”.
9 (Edhe se “ai hipi”, qish ashtë, veç se edhe sdripi ma përpara mbë ma të poshtëmet anët e dheut?
10 Ai qi sdripi, ai vetë ashtë’ edhe qi hipi përsipër gjithë qijevet, qi të mbushi të gjitha.)
11 Edhe ai disa i bani apostuj, e disa profetën, e disa ungjillëzorë, e disa bari e mieshtra,
12 për me bamë gati shenjtënitë për punën’ e shërbimit për të ndërtuemit’ e korpit Krishtit,
13 deri sa të gjithë t’ia mbërrimë të bashkuemesë besës’ edhe së ngjofëmesë Birit Perëndisë, ndë burr të kullutë, ndë masë të moshësë të mbushëmesë Krishtit,
14 qi të mos jemi ma foshnje, marrë prei valësh detit, e prumë këtu e atie prei qish do ere të mësimit, prei rrenësë nierëzëvet, prei dinakërisë për me i gjetun’ udhë gënjimit,
15 por të jemi të vërtetë ndë dashuni, të shtohemi tek ai prei së gjithash, i cilli ashtë kryetë, do me thanë Krishti;
16 prei ati gjithë korpi përmbëledhunë bashkë e lidhunë bashkë me qish do të puthtueme t’atyne copavet qi punojnë bashkë, mbas të vepëruemit me masë të gjithë-se-cillës’ anë, ban të rritunit’ e korpit për të ndërtuemit’ e vet me dashuni.
17 Këte pra thom, edhe baj deshmi mbë Zotinë, të mos ecëni ma, sikurse ecinë kombet’ e tierë ndë kotësinët të mendiesë vet,
18 errësuem prei mendiesë, e larguem veç prei jetësë Perëndisë, për të paditunitë qi ashtë ndër ata, për të verbuemit’ e zemërësë vet,
19 të cillëtë sepse nukë ndiejnë vetëhenë, dhanë vetëhen’ e atyne ndë fulliqëni, qi të punojnë qish do ndynësi me lakëmim.
20 Por ju nuk’ e keni xanë kështu Krishtinë,
21 ndë e keni ndëgjuem ate për të vërtetë, e jeni mësuem mb’ate, sikurse asht’ e vërtetë mbë Iesunë,
22 të leni mbë-nj-anë nierin’ e vietërë qi vdiretë mbas dëshërimesh gënjimit, sikurse veishitë ma pari,
23 edhe të përtërihi ndë shpirt të mendiesë tuei,
24 e të vishni nierin’ e ri, qi ashtë ndërtuem mbas Perëndisë me dreitënin’ e me shenjtënin’ e së vërtetësë.
25 Përandai lini mbë-nj-anë rrenënë, e “gjithë-se-cilli le të flasi të vërtetënë me të afërmin’ e vet”, sepse jemi krahat’ e njiani tietërit.
26 - “Zemërohi, e mos fëjeni”, le të mos perëndojë dielli mbë zemërimt tuei,
27 as mos i bani vend diallit.
28 - Ai qi vieth le të mos viedhi ma, por ma tepërë le të mundohetë tue punuem të mirënë me duert’ e veta , qi të ketë t’i api ati qi ka nevojë.
29 - Qish do fjalë e kalbëtë le të mos dali prei gojësë tuei, por ajo qi asht’ e mirë për të ndërtuemit e nevojësë, qi t’u api hir atyne qi ndëgjojnë.
30 Edhe mos idhënoni Shpirtinë Shenjt të Perëndisë, qi me ate jeni bulosunë për ditën’ e shpërblimit.
31 Qish do idhësinë e zemërim e mëni e të bërtitun’ e të nemunë, le të hiqetë prei jush, bashkë me qish do të keqe,
32 edhe bahi mbë njiani tietërinë të mirë, zemër-dhimtshim, tue ia falunë njiani tietërit, sikurse edhe Perëndia ua fali juve me anë të Krishtit.
1 U lutem juve pra un’ i lidhuri mbë Zotinë të ecëni sikundrë se vëjen mb’ atë të thirrurit që u thërritët,
2 Me çdo urtësi e butësirë, me zenërë të gjerë, tuke duruarë njëri tiatrinë me dashuri,
3 Tuke nxituarë të ruani të bashkuarët’ e Frymësë me anë të lidhëjesë paqtimit.
4 Një trup e një Frymë, sikundrë edhe u thërritët me një shpëresë të thërriturit tuaj;
5 Një Zot, një besë, një pagëzim:
6 Një Perëndi edhe Ati i të gjithëve, që është mbi të gjitha, edhe për të gjitha, edhe ndër gjithë ju.
7 Edhe gjithësecilit prej nesh iu dha hiri pas masësë dhurëtisë Krishtit.
8 Përandaj thotë: “Si hipi lart, skllavosi skllavërinë, edhe u dha të dhëna njerëzet”.
9 Edhe se: “ay hipi”, ç’është, veç se edhe sbriti më përpara mbë më të poshtërat anët’ e dheut?
10 Ay që sbriti, ay vetë ësht’ edhe që hipi përsipër gjithë qjejevet, që të mbushnjë të gjitha.
11 Edhe ca i bëri apostoj, e ca profitërë, e ca ungjillëzorë, e ca barij e mësonjësa, P
12 Që të bënenë gati shënjtorëtë, për punën’ e shërbesësë, për ndërtesën’ e trupit Krishtit;
13 Gjersa të gjithë t’i arrijmë të bashkuarësë besësë, edhe së njohurësë të Birit Perëndisë, ndë burr të plotë, ndë masë të moshësë të mbushurësë Krishtit;
14 Që të mos jemi më foshnje marrë prej valësh detit, e prurë këtu e atie prej çdo ere të mësimit, prej gënjeshtrësë njerëzet, prej dinakërisë për të gjetur’ udhë kobimit,
15 Po tuke folurë të vërtetënë me dashuri, të rritemi tek ay mbë të gjitha, i cili është kryetë, do me thënë Krishti;
16 Prej ati gjithë trupi përmbëledhurë bashkë e lidhurë bashkë me çdo të pushtuarë të atyre copavet që punonjënë bashkë, pas vepërimit me masë të gjithësecilës’ anë, bën të rriturit’ e trupit për të ndërtuarët’ e ti me dashuri.
17 Them pra këtë, edhe martiris mbë Zotinë, të mos ecëni më, sikundrë ecënjënë kombet’ e tierë, ndë kotësirët të mëndëjesë tyre,
18 Errësuarë nga mëndëja, e larguarë veç nga jeta e Perëndisë, për të padituritë që është ndër ata, për ashpërimnë e zemërësë tyre;
19 Të cilëtë sepse nukë ndiejënë vetëhenë, dhanë vetëhen’ e tyre ndë ndyrësi, që të punonjënë çdo fulliqëri me lakëmim.
20 Po ju nukë keni nxënë kështu Krishtinë,
21 Ndë qoftë se e keni dëgjuar’ atë edhe jeni mësuarë mb’atë, sikundrë ësht’ e vërteta mbë Jisunë;
22 Të lini mbënjanë njerin’ e vietërë që prishetë pas dëshërimesh kobimit, sikundrë rronitë përpara;
23 Edhe të përtërihi ndë frymët të mëndëjesë tuaj,
24 E të vishni njerin’ e ri, që është ndërtuarë pas Perëndisë me drejtëri e me shënjtërin’ e së vërtetësë.
25 Përandaj lini mënjanë gënjeshtrënë, “gjithësecili le të flasë të vërtetënë me të afërmin’ e ti”, sepse jemi copat e njëri tiatrit.
26 – “Zemërohi e mos fëjeni; le të mos perëndonjë dielli mbë zemërimt tuaj;
27 As mos i bëni vënt djallit.
28 – Ay që vieth, le të mos viedhë më, po më tepërë le të mundonetë tuke punuarë të mirënë me duart’ e tia , që të ketë t’i apë ati që ka nevojë.
29 – Çdo fial’e kalburë le të mos dalë prej gojësë suaj, po ajo që ësht’ e mirë për ndërtesën’ e nevojësë, që t’u apë hirë atyre që dëgjonjënë.
30 Edhe mos hidhëroni Frymën’ e Shënjtëruarë të Perëndisë, me të cilën’ u vulostë për ditën’ e shpërblimit.
31 Çdo pikëllim e mëri e zemëratë e të bërtiturë e vllasfimi, le të hiqetë prej jush bashkë me çdo të ligë;
32 Edhe bëhi njëri mbë tiatrinë të mirë, zemërë-dhëmburë, tuke ndëjerë njëri tiatrinë, sikundrë edhe Perëndia u ndëjeu juve me anë të Krishtit.