KAPTINA XXVII.
1 Edhe mbassi u pa me udhë me lundruem për Itali, dhanë Paulin’ edhe disa të tierë të lidhunë nji urdhën-qindësi qi quhei Iuli, prei tufës’Augustit.
2 Edhe si hym ndë nji lundrë Adramyttiane, edhe kishim për me lundruem ndëpër vendet e Asisë, votëm hapëtë; edhe kishim me vetëhe Aristarh Makedonasinë prei Thessallonikësë.
3 Edhe tietërënë ditë e mbërrim ndë Sidonë. Edhe Iuliu u pru nierëzisht te Pauli, edhe e la me votunë te miqt’ me u prajtunë.
4 Edhe si u ngritëm prei andyj, lundruem ndënë Kyprë, sepse erënat’ ishinë kundrë.
5 Edhe si kaluem detin’ e Kilikisë edhe të Pamfylisë, erdhëm ndë Mira të Lykisë.
6 Edhe atie urdhën-qindësi gjeti nji lundrë Aleksandriane qi lundronte për Itali, edhe na vuni mbrenda mb’ate.
7 Edhe shumë ditt tue lundruem ka dalë, memzi e mbërrim ndë Knidë, por mbassi nukë na linte era, lundruem ndënë Kretënë prei anësë Salmonësë;
8 edhe memzi si e kaluem, erdhëm ndë nji vend qi quhetë Limanet e Mira, afër aty ishte qyteti i Lasaisë.
9 Edhe mbassi pat shkuem shumë kohë, edhe të lundruemitë tashti ishte ndë rrezik, sepse edhe agjinimi tashti kishte shkuem, Pauli i mësonte,
10 tue u than’ atyne: O burra, shof se këta të lundruem do të bahetë me të hequna keq e me shumë dam, jo vetëmë të barrës’ edhe të lundrësë, por edhe të jetësë s’onë.
11 Por urdhën-qindësi ndëgjonte ma tepërë timonierin’ edhe të zotin’ e lundrësë, se fjalët e Paulit.
12 Edhe limani mbassi s’ishte i mirë për me dimënuem, ma të shumëtë banë këshille të ngrihen’ edhe prei andyj, për me e mbërrimë ndë Fenikë, ndë qoftë se mundeshinë, edhe të dimënojn’ atie , qi ashtë nji lima i Kretësë, qi ve ore prei erësë Libës’ edhe prei erësë Horit.
13 Edhe kur fryni pak erë shiu, kuituenë se patnë kohënë të mirë, hoqnë grepin , edhe lundrojinë për-anë Kretësë.
14 Por mbas pagësë herë duel nji erë thëllimi kundrë asai, qi quhetë Euroklydon.
15 Edhe mbassi u rrëmbye lundra, edhe s’mundei me i qindruem erësë, e lishuem e biheshim andej e këndej .
16 Edhe si shkuem ndënë nji ujdhësë të vogëlë qi quhetë Klaudë, memzi muftëm me vumë lundrënë ndënë pushtet t’anë ,
17 të cillënë si e ngritnë, bajinë të ndimueme, tue ngjeshunë lundrënë përposhtë; edhe mbassi patnë frikë mos me ranë ndë cekë, sdrypnë pëlhuratë, edhe kështu biheshim andej e këndej .
18 Edhe mbassi na rrafi furtuna fort, tietrënë ditë derthnë gjanë ndë det ;
19 edhe të tretënë ditë hodhëm teshat’ e lundrësë me duert t’ona.
20 Edhe për shumë ditt nuk dukeshin as dielli as ujëtë, edhe na ra sipër nji dimën’ i math, sa na u hoq shpëresa ma, se kishim për me shpëtuem.
21 Edhe si kishinë shumë ditt pa ngranë, atëherë qindroi Pauli ndë miedis t’atyneve, e tha: Duhei, o burra, të më ndëgjojitë, edhe të mos ngriheshitë prei Kretësë, qi të mos na u kishte bamë këta të hequnë keq, e kyi dam.
22 Edhe tashtiu mësoj juve të keni zemërë, sepse s’ka me hupun’ as ndonji shpirt prei nesh veç lundrësë.
23 Sepse këte natë m’u duk engjulli i Perëndisë, të cillit jam, edhe të cillinë lus,
24 tue thanë: Mos ki frikë Paul; duhetë me dalunë përpara Kaisarit; edhe qe Perëndia te t’i ka falunë gjith’ ata qi lundrojnë bashkë me tyi.
25 Përandai kini zemërë, o burra, sepse besoj mbë Perëndinë, se kështu do të jetë, sikurse më ka folunë.
26 Edhe duhetë me ranë jashtë mbë nji ujdhësë.
27 Edhe si erdhi e katër-mbë-dheta natë, kur po biheshim na nalt e poshtë ndë det Adria, ndë mies-natë detarëtë kuitojinë se po afëroheshinë mbë ndonji vend.
28 Edhe kur hothnë skandallë, gjetnë njizet pash ujë; edhe si votnë pagëzë ma tej, hothnë prap skandallë, edhe gjetnë pesë-mbë-dhetë pash;
29 edhe mbassi kishinë frikë se mos bijinë jashtë mbë vende të ashpëra, hothnë katër grepa prei bishtit lundrësë, edhe luteshimë me u bamë ditë.
30 Por detarëtë mbassi kërkojinë me ikunë prei lundrësë, edhe sdrypnë magjenë ndë det tue shtimë shkak se kishinë me hedhunë grepa prei ballit lundrësë,
31 Pauli i tha urdhën-qindësit edhe ushtëtorëvet: Ndë mos ndenjshinë këta ndë lundrët, ju s’mundeni me shpëtuem.
32 Atëherë ushtëtorëtë prenë litarët’ e lundrësë, edhe e lanë me ranë jashtë.
33 Edhe deri sa filloi me u bamë ditë, Pauli u lutei të gjithëve të marrinë me ngranë, tue thanë: Sot asht’ e katër-mbë-dheta ditë qi pritni, edhe jeni esullë pa ngranë gja.
34 Përandai u lutem juve të merrni me ngranë, sepse këjo ashtë për shpëtiminë tuei, sepse askuit prei jush s’ka me i ranë qime floku prei kresë.
35 Edhe si tha këto, muer bukë, e iu fal nders Perëndisë përpara të gjithëve, edhe si e theu, filloi me ngranë.
36 Edhe të gjithë si muernë zemërë, muernë edhe ata me ngranë.
37 Edhe ishim të gjithë bashkë ndë lundrë dy qind e shtatë-dhet’ e gjashtë shpirtë.
38 Edhe si u nginë tue ngranë, lenuenë lundrënë tue hedhunë gruninë jashtë ndë det.
39 Edhe kur u ba ditë, nuk’ e ngjifinë vendinë, por vejin’ ore nji grykë qi kishte buzë deti, edhe banë këshille të shtijenë jashtë lundrënë mb’ate, ndë qoftë se mundeshinë.
40 Edhe si tërhoqnë nalt grepatë, lanë lundrënë ndë det, edhe sgjithnë përnjiherë të lidhunat’ e timonit, edhe ngritnë pëlhurën’ e miedisëme ka frynte era , edhe mbajinë prei buzësë detit.
41 Edhe si ranë mbë nji vend qi ishte prei dy anësh det, shtinë jashtë lundrënë; edhe balli i lundrësë si u mbështet, mbeti e nukë tundei, por bishti i lundrësë po sbërthehei prei të përpiekunit valëvet.
42 Edhe ushtëtorëtë banë këshille me vramë të lidhunitë, qi të mos iki ndonji tue bamë mbë not.
43 Por urdhën-qindësi mbassi donte me shpëtuem Paulinë, i ndali prei kësai këshilleje; edhe urdhënoi sa mundeshinë me bamë mbë not, të lidhenë përpara, e të dalinë mbë tokë;
44 edhe të tierëtë duelnë , disa mbi dërrasat, e disa mbi copat e thyeme të lundrësë. Edhe kështu shpëtuenë të gjithë mbë tokë.
1 Edhe passi u pa e udhësë të lundrojmë për Itali, dhanë Pavlinë edhe ca të lidhurë të tjerë te një urdhërqindës që qjuhej Julë, prej tufësë Perandorit Avgustit .
2 Edhe si hym ndë një lundrë Adhramittine, edhe kishim për të lundruarë ndëpër vënde të Asisë, vajtëm hapëtë; edhe kishim me vetëhe Aristarhunë Maqedhonasinë nga Thessallonika.
3 Edhe ditënë tietërë harritëm ndë Sidhonë; edhe Juli u pru njerëzisht te Pavli, edhe e la të vejë te miqt’ e të prëhetë.
4 Edhe si u ngritëm që andej, lundruamë ndënë Qyprë, sepse erërat ishinë kundrë.
5 Edhe si kapëtuamë detin’ e Qiliqisë edhe të Pamfylisë, erthmë ndë Myra të Lyqisë.
6 Edhe atie urdhërqindësi gjeti një lundrë Aleksandhriane, që lundronte për Itali, edhe na vuri brënda nd’ atë.
7 Edhe shumë dit tuke lundruarë nga dalë, mezi harritëm ndë Knidhë, po passi nukë na linte era, lundruamë ndënë Kritënë prej anësë Sallmonësë.
8 Edhe mezi e kaptuam e erthmë ndë një vënt që qjuhetë Limënet’ e Mirë, aty afër ishte qyteti Llasësë.
9 Edhe passi pat shkuarë shumë kohë, edhe të lundruarëtë ndashti ishte i rrëzikshim, sepse edhe agjërimi ndashti kishte shkuarë, Pavli i mësonte, tuke thënë atyre:
10 “O burra, shoh se këta të lundruarë do të bënetë me të hequrë keq e me shumë dëm, jo vetëmë të barrës’ e të lundrësë, po edhe të jetësë sonë.”
11 Po urdhërqindësi i dëgjonte më tepërë timonierit edhe të zot lundrësë, se fialëvet Pavlit.
12 Edhe limani passi s’ishte i mirë për të dimëruarë, më të shumëtë bënë këshillë të ngrihen’ edhe që andeje, që të harrinjënë ndë Finikë, ndë qoftë se muntninë, edhe të dimëronjën’ atie, që është një liman i Kritësë që vë re prej erësë Livësë, edhe prej erësë Horit.
13 Edhe kur fryti pak erë shiu, kujtuanë se patnë kohënë të mirë, hoqnë grepinë , edhe lundruanë përanë Kritësë.
14 Po pas pakëzë here dolli një erë thëllimi kundrë asaj, që qjuhet’ Evroklydhon.
15 Edhe passi u rrëmbye lundra, edhe s’munt t’i qëndronte erësë, e lëshuam’ e biheshim andej e këtejë.
16 Edhe si shkuanë ndë një ujdhezë të vogëlë që qjuhetë Kllavdhë, mezi muntmë të vëmë govatënë ndënë pushtet tënë ;
17 Të cilënë si e ngritnë, bëninë ndihmë tuke ngjeshurë lundrënë përposh; edhe kështu biheshim andej e këtejë.
18 Edhe passi kishim motinë fort të lik, ditënë tiatërë derthnë gjënë ndë det.
19 Edhe ditën’ e tretë hudhëm plaçkat’ e lundrësë me duartë tona.
20 Edhe për shumë dit nukë dukeshin’ as dielli as yjetë, edhe na zu një mot i keq, kaqë shumë, sa na u hoq më shpëresa, se do të shpëtonimë.
21 Edhe si kishinë shumë kohë pa ngrënë, atëherë qëndroj Pavli ndë mest atyreve, e tha: “Duhej, o burra, të më dëgjonitë, edhe të mos ngriheshitë nga Krita, që të mos na ishte bërë këta të hequrë keq e kyj dëm.
22 Edhe ndashti u mësonj juve të keni zëmërë, sepse nukë do të humbasë asndonjë shpirt prej jush, veç lundrësë.
23 Sepse këtë natë m’u duk ëngjëll’ i Perëndisë, të cilit jam, edhe të cilin lus,
24 Tuke thënë: Mos kij frikë, Pavël; duhetë të dalç përpara Qesarit; edhe ja Perëndia te t’i ka falurë gjith’ ata që lundronjënë bashkë me tyj.
25 Përandaj kini zëmërë, o burra; sepse besonj mbë Perëndinë, se kështu do të jetë, sikundrë më është folurë.
26 Edhe duhetë të biemë jashtë mbë një ujdhesë.”
27 Edhe si erdhi nat’ e katërmbëdhiettë, kur po biheshim neve lart e poshtë ndë det të Adriasë, ndë mesnatë detarëtë kujtoninë se po afëronenë ndë ndnjë vënt.
28 Edhe kur hothnë skandhallinë, gjetnë njëzet pash ujë ; edhe si vanë pakëzë më tejë, hothnë përsëri skandhallinë, edhe gjetnë pesë-mbë-dhietë pash.
29 Edhe passi kishinë frikë se mos bininë përjashta mbë vënde t’ ashpëra, hothnë katrë grepa prej bishtit lundrësë, edhe luteshinë të bënetë ditë.
30 Po passi detarëtë kërkoninë të ikëninë nga lundra, edhe sbritnë govatënë ndë det, tuke shtyrë shkak se kishinë për të hedhurë grepa prej ballit lundrësë,
31 Pavli i tha ujrdhëqindësit edhe ushtëtorëvet: “Ndë mos ndenjçinë këta ndë lundrët, ju s’munt të shpëtoni.”
32 Atëhere ushtëtorëtë prenë litarët’ e govatësë, edhe e lanë të bierë jashtë.
33 Edhe gjersa zuri të bënetë ditë, Pavli u lutej të gjithëve të marrënë gjë për të ngrënë, tuke thënë: “Sot ësht’ e katër-mbë-dhietta ditë që prisni, edhe jeni esullë pa ngrënë gjë.
34 Përandaj u lutem juve të merrni gjë për të ngrënë; sepse këjo është për shpëtiminë tuaj; se asndonjërit prej jush nukë do t’i bierë qime floku prej kresë.”
35 Edhe si tha këto, mori bukë, e iu fal ndersë Perëndisë përpara të gjithëve, edhe si e theu, zuri të hajë.
36 Edhe të gjithë si muarnë zëmërë, muarnë edhe ata të hanë.
37 Edhe ishim të gjithë ndë lundrët dy qint e shtatë-dhiet’ e gjashtë shpirtë.
38 Edhe si u nginjënë tuke ngrënë, lehtësuanë lundrënë tuke hedhurë grurëtë jashtë ndë det.
39 Edhe kur u gëdhi, nukë njihninë vëndinë; po vështroninë një gji, që kishte buzë deti, edhe bënë këshillë të shtijenë jashtë lundrënë mb’ atë, ndë qoftë se muntninë.
40 Edhe si hoqnë lart grepatë, lanë lundrënë ndë det, edhe sgjithnë përnjëherë të lidhurat’ e timonit; edhe ngritnë pëlhurën’ e mesme nga frynte era , edhe e mbaninë ndë buzë të detit.
41 Edhe si ranë mbë një vënt që ishte prej dy anësh det, shtynë jashtë lundrënë; edhe balli lundrësë, si u mbështet, mbeti e nukë tundej, po bishti lundrësë po shkallmonej nga të përpiekurit’ e valëvet.
42 Edhe ushtërorëtë bënë këshillë të vrisinë të lidhurit, që të mos ikte ndonjë tuke bërë mbë not.
43 Po urdhërqindësi passi donte të shpëtonte Pavlinë, i ndaloj nga këjo këshillë, edhe urdhëroj sa muntninë të bënjënë mbë not, të hidhenë përpara e të dalënë mbë tokët.
44 Edhe të tierëtë duallnë , ca mbi dërrasa, e ca mbi copat’ e thyera të lundrësë.
Edhe kështu shpëtuanë të gjithë mbë tokët.