KAPTINA II.
1 Edhe gjukova këte me vetëhenë t’eme, për mos me ardhunë prap të ju për idhënim.
2 Sepse unë ndë u idhënofsha juve, e cilli asht’ ai qi më gëzon, veç ai qi idhënohetë prei meje?
3 Edhe u shkrova juve këte, qi kur të vij, të mos kemi idhënim prei atyneve qi duhei të kishiem gëzim, tue pasunë shpëresë mbë gjithë ju, se gëzimi em ashtë gëzimi juei të gjithëve.
4 Se prei shumë shtrëngimi e acarimi të zemërës’ u shkrova juve me shumë lot, jo qi të idhënohi, por qi të ngjifni dashuninë qi kam ma tepërë mbë ju.
5 Edhe ndë past’ idhënuem kushi, s’ka idhënuem mue, por mbë-nj-anë më ka idhënuem , qi të mos u randoj juve të gjithëve;
6 mëjaft ashtë për të tillinë kyi mundim qi u ba prei së shumëvet,
7 kaqi sa për kundrë duhetë më tepërë t’ia falni ati , edhe ta ngushulloni, qi të mos përpihet’ i tilli nieri prei idhënimit tepërë.
8 Përandai u lutem juve me i diftuem ati dashuni.
9 Sepse përandai u shkrova juve, për me ngjofunë provënë tuei, ndë jeni të ndëgjueshim mbë të gjitha.
10 Edhe ati qi t’ia falni, ia fal edhe unë, sepse ndë ia kam falun’ unë ndonjianit, kuit do qi t’ia kemi falunë; për ju e bana këte , përpara Krishtit,
11 për mos me tepëruem fuqia e Satanait përmbi ne. Sepse e dimë se qish ka ndër mend ai.
12 Edhe kur erdha ndë Troadhë për me predikuem ungjillin’ e Krishtit, e m’u hap nji derë për Zotinë,
13 s’pata të prajtunë ndë shpirt t’em, sepse nukë gjeta Titonë vëllanë t’em, por si u lashë shëndet atyne, dola e vota ndë Makedoni.
14 Por falemi ndersë Perëndisë qi na ban me triomfuem kurdo me anë të Krishtit, edhe shpërfaq mbë qish do vend erën’ e mirë e së ngjofëmes’ ati me anë t’onë.
15 Sepse er’ e mirë e Krishtit jemi na te Perëndia mb’ata qi shpëtohen’ edhe mb’ata qi vdirenë;
16 për disa na jemi erë vdeke për vdekënë, e për disa erë jete për jetënë. Edhe cilli asht’ i zoti për këto punë?
17 Sepse na s’jemi si të shumëtë qi prishinë fjalën’ e Perëndisë, por si prei zemërësë këthielltë, si prei anësë Perëndisë, përpara Perëndisë flasimë për Krishtinë.
1 Edhe e gjykova këtë me vetëhenë time, që të mos vinj përsëri te ju me hidhërim.
2 Sepse unë ndë u hidhërofsha juve, e cili ësht’ ay që më gëzon, veç ay që hidhëronetë prej meje?
3 Edhe u shkrova juve këtë, që, kur të vinj, të mos kem hidhërim nga ata që duhej të kishnjam gëzim; tuke pasurë shpëresë mbë gjithë ju, se gëzimi im është juaji të gjithëve.
4 Sepse prej shumë shtrëngimi e acarimi të zemërësë u shkrova juve me shumë lot, jo që të hidhëroneni, po që të njihni dashurinë që kam me të tepërë mbë ju.
5 Edhe ndë pastë hidhëruarë ndonjë, s’më ka hidhëruarë mua, po mbënjanë më ka hidhëruarë , që të mos u rëndonj juve të gjithë.
6 Mjaft është për të tillinë njeri kyj qërtim që u bë prej më të shumëvet.
7 Kaqë sa përkundrë duhetë më tepër t’ia falni atë, edhe ta ngushulloni atë, që të mos përpihet’ i tilli njeri nga hidhërimi i tepërë.
8 Përandaj u lutem juve t’i dëfteni ati dashuri.
9 Sepse përandaj u shkrova juve, që të njoh provënë tuaj, ndë jeni të dëgjuarshim mbë të gjitha.
10 Edhe ati që t’ia falni, ia fal edhe unë; sepse ndë ia kam falur’ unë ndonjërit, kujdo që t’ia kem falurë, për ju e kam bërë këtë , përpara Krishtit, që të mos tepronjë fuqia e Satanajt përmbi ne;
11 Sepse e dimë se ç’ka ndër mënt ay.
12 Edhe kur erdha ndë Troadhë të leçis ungjillin’ e Krishtit, edhe m’u hap një derë për Zotinë, s’pata të prëjturë ndë shpirt tim, sepse nukë gjeta Titonë vëllanë tim.
13 Po si i lashë me shëndet ata, dolla e vajta ndë Maqedhoni.
14 Po falemi ndersë Perëndisë që na bën të thiramvefsmë kurdo me anë të Krishtit, edhe çpërfaq mbë çdo vënt erën’e mirë e të njohurit ati me anë tënë.
15 Sepse er’ e mirë e Krishtit jemi neve te Perëndia mb’ ata që shpëtonjën’ edhe mb’ ata që humbasënë.
16 Për këta neve jemi erë vdekëje për vdekëje, e për ata erë jete për jetë. E cili ësht’ i zoti për këto punë ?
17 Sepse neve s’jemi si të shumëtë, që shesënë me kobim fialën’ e Perëndisë, po si nga zemër’ e këthiellëtë, po si nga an’ e Perëndisë, flasmë për Krishtinë përpara Perëndisë.