KAPTINA III.
1 Por kështu edhe ju gratë, u ulni kryetë burravet tuei, qi edhe ndë mos u bindeshinë disa vetë ndë fjalët, të fitohenë pa fjalë prei jetësë qi shkojënë gratë,
2 si të ven’ ore jetënë tuei të pastrënë qi e shkoni me frikë.
3 Të cillavet le të mos jetë stolia e përjashtëme, gërshetit flokëvet, e të varëmit e arnavet, e të veshëmit e petëkavet,
4 por i mpëshefti nieriu i zemërësë stolisunë me paprishëjen’ e të butit edhe të urtit shpirt, qi ajo punë vëjen shumë përpara Perëndisë.
5 Sepse kështu njiherë edhe ato grat’ e shenjtënueshime qi shpërejinë mbë Perëndinë, stolisnë vetëhen’ e atyne, tue u përvumë burravet vet.
6 Sikurse Sarra i ndëgjoi Abrahamit, edhe e thërriste zot; ju jeni bijat’ e asai, kur të bani mirë, e të mos friki as prei ndonji frike.
7 Ju burratë por kështu, rrini bashkë me gratë tueja me urti, edhe e mbani për nder kombin’ e gruesë, si ma e dobë anë qi ashtë , edhe si trashigimtoret’ e hirit jetësë bashkë me ju, qi të mos këputenë të falunatë tueja.
8 Edhe së mbrapëni, bahi të gjithë me nji mend, të dhimtshim, vëllazën-dashunë, të përdëllueshim, zemër-dashunë;
9 mos epni të keq për të keq, a të shame për të shame, por për kundrë t’i bekoni, sepse e dini se për këte u thirrtë, qi të trashigoni bekim.
10 “Sepse kush-do të detë jetë, edhe të shofi ditt të mira, le të pushojë gojën’ e vet prei së keqesë, edhe buzët’ e veta të mos flasinë gënjeshtra.
11 Le të priretë mbë-nj-anë prei së keqesë, edhe le të bajë mirë;
12 le të kërkojë paqtim, edhe le ta ndieki, sepse syt’ e Zotit janë mbi të dreitët, edhe veshët’ e ati mbë lutëjen’ e atyneve; edhe faqeja e Zotit ashtë mbi ata qi bajënë keq”.
13 Edhe kush do t’u bajë keq juve, ndë i rafshi mbrapa së mirësë?
14 Por edhe ndë hiekshi keq për dreitëninë, jeni të lumunë: “edhe frikën’ e atyneve mos e kini frikë, as mos u përzini”.
15 Por “shenjtënoni Zotinë Perëndinë” ndë zemërat tueja, edhe ini gati përherë me i dhanë fjalë me butësinë e me frikë gjithë-kuit qi kërkon fjalë prei jush për shpëresënë qi ashtë ndër ju,
16 tue pasunë ndërgjegjëje të mirë, qi kur të flasinë keq për ju, si për nierës keq-bamës, të turpënohen’ ata qi u përflasinë për jetën’ e mirë qi e shkoni mbë Krishtinë.
17 Sepse ma mirë ashtë të hiqni keq tue bamë mirë, ndë i past’ anda Perëndisë, se tue bamë keq.
18 Sepse edhe Krishti nji herë pësoi për fajet, i dreitë për të shtrembëtët, qi të na bierë te Perëndia, vramë ndë misht, por ngjallunë me anë të Shpirtit;
19 me anë t’ati vote e predikoi edhe te shpirtënat ndë burk,
20 qi nukë bindeshinë njiherë, kur i priti durimi i Perëndisë njiherë ndë ditt të Noesë, kur ndërtohei arka, qi mb’ate shpëtuenë prei ujit pak, do me thanë tetë shpirtë;
21 kundra-forma e ati ashtë pagëzimi, qi shpëton edhe neve tashi (jo të hedhunitë tej e palavisë mishit, por deshmia e ndërgjegjëjesë mirë mbë Perëndinë), me anë të ngjallëmesë të Iesu Krishtit,
22 i cilli vote ndë qiell, e ashtë ndë të diathtë të Perëndisë, edhe engjujt’ e pushtetet’ e fuqiat’ iu përvunë.
1 Po kështu edhe ju gratë, u unjni kryetë burravet tuaj, që, edhe ndë mos u binçinë ca vetë ndë fialët, të fitonenë pa fialë nga jeta që shkonjënë gratë,
2 Si të shohënë jetënë tuaj të pastrënë që e shkoni me frikë.
3 Të cilavet le të mos jetë stolia e përjashtëme, gërsheti i flokëvet e të varët’ e arit, e të veshurit’ e rrobavet,
4 Po i fshehuri njeriu i zemrësë, stolisurë me paprishëjen’ e frymësë butë edhe të urtë, që ajo punë vëjen shumë përpara Perëndisë.
5 Sepse kështu njëherë edhe ato grat’ e shënjtëruara, që shpëreninë mbë Perëndinë, stolisninë vetëhen’ e tyre, tuke qënë ndën’ urdhër të burravet të tyre.
6 Sikundrë Sara i dëgjoj Avraamit, edhe e qjuante atë zot; bijat’ e asaj jeni ju, kur të bëni mirë e të mos frikësohi as nga ndonjë frikë.
7 Ju burratë po kështu, rrini bashkë me gratë tuaja me urtësi, edhe i bëni nderë kombit gruasë si më e dobë enë që është , edhe si trashëgimtaret’ e hirit jetësë bashkë me ju, që të mos këputenë të faluratë tuaja.
8 Edhe së pastajmi, bëhi të gjithë me një mëndëje, të dhëmburë, vëlla-dashurë, të përdëllyershim, zemër-dashurë.
9 Mos epni të keq për të keq, a të sharë për të sharë; po përkundrë, t’i bekoni; sepse e dini se për këtë u thirrët, që të trashëgoni bekim:
10 “Sepse kushdo të dojë jetë, edhe të shohë dit të mira, le të pushonjë gojën’ e ti nga e keqeja, edhe buzët’ e tia të mos flasënë gënjeshtrë.
11 Le të mërgonetë nga e liga, edhe le të bënjë mirë: le të kërkonjë paqtim, edhe le të ndiekë atë.
12 Sepse syt’ e Zotit janë mbi të drejtët, edhe veshët’ e ati mbi lutëjen’ e atyreve; po faqeja e Zotit është kundrë atyreve që bënjënë keq”.
13 Edhe kush do t’u bënjë keq juve, ndë i rafshi prapa së mirësë?
14 Po edhe ndë heqshi keq për drejtërinë, jeni të lumurë: “edhe frikën’ e atyreve mos e kini frikë, as mos u tuntni”.
15 Po “shënjtëroni Zotinë Perëndi,” ndë zemërat tuaja; edhe ini gati përherë të epni fialë me butësirë e me frikë cilitdo që kërkon fialë prej jush për shpëresënë që është ndër ju;
16 Tuke pasurë ndërgjegjëje të mirë, që, kur të flasënë keq për ju si për njerës keqbërës, të turpëronen’ ata që u përflasënë juve për jetën’ e mirë që shkoni mbë Krishtinë.
17 Sepse më mirë është të hiqni keq tuke bërë mirë, ndë i pastë ënda Perëndisë, se tuke bërë keq.
18 Sepse edhe Krishti një herë pësoj për fajetë, i drejti për të shtrembëtët, që të na bierë te Perëndia, i cili ndonëse vdiq pas mishit, po u ngjall me anë të Frymësë;
19 Me anë të asaj vate e leçiti edhe te frymatë ndë barkut,
20 Që nuk’ bindeshinë njëherë, kur i priti durimi i Perëndisë njëherë ndë dit të Noesë, kur ndërtonej arka, që nd’atë shpëtuanë prej ujit të pakë, do me thënë tetë shpirtë;
21 Kundraforma e ati është pagëzimi që na shpëton edhe neve tashti, (jo të hedhuritë tejë e palavisë mishit, po martiria e ndërgjegjëjesë mirë mbë Perëndinë), me anë të ngjallurit të Jisu Krishtit;
22 I cili vate ndë qiell, e është ndë të diathtët të Perëndisë, edhe ëngjëjt’ e pushtetet’ e fuqiat’ iu vunë ndën’ urdhër.