KAPTINA II.
1 Si të hethni tej pra qish-do të keqe, e qish-do gënjim, e hipokrisi, e zmirë, e gjithë të folëme keq,
2 porsi foshnje lemë rishtazë, le t’u ket’ anda qjumështin’ e këthiellëtë të fjalësë, qi të rriteni prei ati,
3 sepse e keni ngjënuem “Se Zoti asht’ i mirë”.
4 Mb’ate t’afrohi, qi ashtë gur i gjallë, i hedhunë tej prei nierëzish, por i sgjedhun’ e i nderëshim prei Perëndisë;
5 edhe ju, porsi gurë të gjallë, ndërtohi shtëpi shpirtënie, priftëni e shenjtënueshime, qi të bini kurbane shpirtënie, të pëlqyeshime te Perëndia me anë të Iesu Krishtit.
6 Përandai asht’ edhe mbrenda ndë shkronjët: “Qe te ve ndë Sion nji gur krye-sqepi, të sgjedhunë, të nderëshim, edhe ai qi i beson ati, s’ka për me u turpënuem”.
7 Për ju pra qi besoni ashtë nder, por për ata qi s’bindenë, “ate gurinë qi hothnë tej ata qi ndërtojënë, kyi u ba për krye kanti, edhe gur shqite,
8 edhe shkamp guri të shkandalit”, të cillëtë shqesinë mbë fjalët, sepse nukë bindenë, qi për ate ishinë vumë.
9 Por ju jeni “gjind i sgjedhunë, priftëni mbëretënie, komp shenjt”, popull qi ate e fitoi Perëndia , qi të diftojë të mirat’ e veta, i cilli u thirri juve prei errësinet mbë dritën’ e vet të mërekullueshimenë;
10 ju qi njiherë nuk’ ishitë popull, por tashti jeni popull’ i Perëndisë; ju qi njiherë nukë qetë përdëllyem, por tashi jeni përdëllyem.
11 O të dashunë, u lutem si të huej e të shkulunë dheut tuei qi jeni , të hiqni dorë prei dëshërimevet mishit, qi bajënë luftë kundrë shpirtit;
12 të shkoni jetë të mirë ndër kombet, qi u tërhiekinë n’gojë si për nierës keq-bamës, kur të shofinë prei të miravet vepëravet tueja , të lavdojënë Perëndinë ndë ditët të vumes’ ore.
13 I ulni kryetë pra qish-do urdhëni të nieriut për Zotinë, kaqi mbëretit, si ma të naltit,
14 aqi guvernorëvet, si të dërguem qi janë prei anës’ ati për me marrë shpagim prei atyneve qi bajënë keq, e për me lavduem ata qi bajënë mirë,
15 sepse kështu ashtë dashunimi i Perëndisë, t’u mbëçilni gojënë nierëzëvet marrë për të paditëmenë,
16 si të lirë, e jo si tue pasunë të lirënë për mbulesën’ e së keqesë, por si shërbëtorët’ e Perëndisë.
17 Nderoni të gjithë, doni vëllazëninë, kini frikë Perëndinë, nderoni mbëretinë.
18 Ju shërbëtorët’ u ulni kryetë zotënivet tuei me qish-do frikë, jo vetëmë të mirëvet e të butëvet, por edhe të shtrembëtëvet,
19 sepse këjo ashtë hir, qi të shëfrejë kushi idhënime për ndërgjegjëjenë mbë Perëndinë, tue pësuem pa udhë.
20 Sepse qish farë lafti ashtë , ndë durofshi kur të rrifeni për fajet, por ndë durofshi tue bamë mirë, e tue hiekunë keq, këjo ashtë hir për-anë Perëndisë.
21 Sepse për këte u thirrtë, sepse edhe Krishti pësoi për ne, t’u lajë juve shëmbëllëtyrë, qi të ecëni mbas gjurmash ati,
22 i cilli “nukë bani faj, as nuk’ u gjet gënjim ndë gojët t’ati”.
23 I cilli tue u përqeshunë nukë përqeshi, tue pësuem nukë shtiu frikënë, por epte vetëvetëhenë n’dorë ati qi gjukon me udhë,
24 i cilli vetë barti fajetë t’ona ndë korpt të vet mbi drut, qi si të vdesimë ndë fajet, të rroimë ndë dreitëni; “me plagën’ e ati u shëndoshët”.
25 Sepse ishitë “si dhen bierrun’ udhënë”, por tashi u këthyetë te bariu edhe episkopi i shpirtënavet tuei.
1 Si të hithni tejë pra çdo të ligë e çdo kobim, e ipokrisia, e cmir, e çdo të folura keq,
2 Posi foshnje lindurë rishtazi, le t’u ketë ënda qjumështin’ e këthiellëtë të fialësë, që të rriteni prej ati;
3 Sepse e keni ngjëruarë “se Zoti ësht’ i mirë”.
4 Tuke afruarë tek ay, që është gur i gjallë, i hedhurë tejë nga njerëzitë, po i sgjedhur’ e i nderëshim nga Perëndia.
5 Edhe ju, posi gurë të gjallë, ndërtohi shtëpi shpirtërie, priftëri e shënjtëruarë, që të bini kurbane shpirtërie, të pëlqyershime te Perëndia me anë të Jisu Krishtit.
6 Përandaj ësht’ edhe brënda ndë shkronjët: “Na te vë ndë Sion një gur krye cepi, të sgjedhurë, të nderëshim; edhe ay që i beson ati nukë do të turpëronetë.”
7 Për ju pra që besoni është nderë; po për të pabindurit, “atë gurinë që hothnë tejë ata që ndërtonjënë, kyj u bë për krye cepi” edhe “gur pengese, edhe gur skandhalie.”
8 Të cilëtë pengonenë mbë fialët, sepse nukë bindenë; që për atë ishinë vënë.
9 Po jujeni “gjëndëje e sgjedhurë, priftëri mbëretërie, komb’ i shënjtëruarë,” llaus që fitoj Perëndia , që të dëfteni të mirat’ e ati, që u thirri juve nga errësira ndë dritët të ti të çudiçimenë;
10 Ju që njëherë nuk’ ishitë llaus, po tashti jeni llauz’ i Perëndisë; ju që njëherë nuk’ ishitë përdëllyerë, po tashti jeni përdëllyerë.
11 O të dashurë, u lutem juve si të huajë e të ardhurë që jeni , të hiqni dorë nga dëshërimet’ e mishit, që lëftonjënë kundrë shpirtit;
12 Të shkoni jetë të mirë ndër kombet, që u përflasënë juve si për njerës keqbërës, kur të shohënë nga punërat’ e mira që bëni , të lavdonjënë Perëndinë ndë ditët të së vënësë re.
13 I unjni kryetë pra çdo urdhëri të njeriut për Zotinë;
14 Kaqë mbëretit, si më lartit nga gjithë, aqë qivernitarëvet, si të dërguarë që janë prej anës’ ati për të marrë shpagim nga ata që bënjënë keq, e të lavdonjën ata që bënjënë mirë.
15 Sepse kështu është dashurimi i Perëndisë, tuke bërë mirë t’u mbyllni gojënë njerëzet marrë për paditurinë;
16 Si të lirë, e jo sikur tuke pasurë të lirënë për mbulesën e së ligësë, po si shërbëtorët’ e Perëndisë.
17 Nderoni të gjithë; doni vëllazërinë; kini frikë Perëndisë; nderoni mbëretinë.
18 Ju shërbëtorëtë, u unjni kryetë zotrëvet t’uaj me çdo frikë, jo vetëmë të mirëvet e të butëvet, po edhe të shtrëmbëtëve,
19 Sepse këjo është hirë, që të duronjë ndonjë hidhërime për ndërgjegjëjenë mbë Perëndinë, tuke pësuarë pa udhë.
20 Sepse çfarë lavdie është, ndë durofshi, kur të rriheni për faje? Po ndë durofshi tuke bërë mirë e tuke hequrë keq, këjo është hirë përanë Perëndisë.
21 Sepse për këtë u thirrët, sepse edhe Krishti pësoj për ju, t’u lërë juve shëmbëllesë, që të ecëni pas gjurmash ati;
22 I cili “nukë bëri faj, as nuk’ u gjënt kobim ndë gojë t’ati”.
23 I cili kur përqeshej nukë përqeshte, kur pësonte nukë frikësonte, po epte vetëhen’ e ti ndë dorët t’ati që gjukon me udhë;
24 I cili vetë mbajti fajetë tona ndë trupt të ti mbi drut, që, si të vdesëmë ndë fajet, të rrojmë ndë drejtëri; “me plagën’ e ati u shëruatë”.
25 Sepse ishitë “si dhën që kanë humbur’ udhënë,” po tashti u këthyetë te bariu edhe tek episkopi i shpirtravet tuaj.