KAPTINA VI.
1 Edhe pashë kur çeli Qengji njanënë bulë, edhe ndëgjova nji prei të katër shtasëvet qi thoshte, porsi za bumbullime: Eja edhe shif.
2 Edhe pashë, edhe nje nji kal i bardhë; edhe ai qi rrinte mbi ate kishte nji hark, edhe iu dha nji kunorë, edhe duel mundës, edhe qi të mundi.
3 Edhe kur çeli bulën’ e dytë, ndëgjova shtasën’ e dytë qi thoshte: Eja edhe shif.
4 Edhe duel nji tietër kal i kuq; edhe ai qi rrinte mbi ate iu dha me ngritunë paqtiminë prei dheut, edhe të therinë njani tietërinë; edhe iu dha nji thik’ e madhe.
5 Edhe kur çeli bulën’ e tretë, ndëgjova të tretënë shtasë qi thoshte: Eja edhe shif. Edhe pashë, edhe nje nji kal i zi, edhe ai qi rrinte mbi ate, kishte nji zygare ndë dorët të vet.
6 Edhe ndëgjova nji za ndë miedis të katër shtasëvet qi thoshte: Nji Hu gruni për nji dinar, edhe tre huna elbi për nji dinar; edhe: Mos i ban dam vojit edhe venësë.
7 Edhe kur çeli bulën’ e katërtë, ndëgjova zanin’ e të katërtësë shtasë qi thoshte: Eja edhe shif.
8 Edhe pashë, edhe nje nji kal i gjelbëtë, edhe ai qi rrinte sipër ati, e kishte emëninë Vdekë, edhe Ferri e merrte mbrapa bashkë; edhe u dha atyneve pushtet përmbi të katërtën’ e dheut me vramë me shpatë e me zi buke e me vdekë, edhe me bishat’ e dheut.
9 Edhe kur çeli bulën’ e pesëtë, pashë përposh theroresë shpirtënat’ e atyneve qi janë therunë për fjalën’ e Hyjit, edhe për ate deshminë qi kishinë.
10 Edhe thërritshinë me za të math, tue thanë: Qysh kurë, o Zotënia i shenjtënueshim edhe i vërtetë, nukë gjukon edhe nukë merr shpagim për gjakunë t’anë prei atyneve qi rrinë mbë dhet?
11 Edhe i dhanë gjithë-se-cillit stolia të bardha, edhe u than’ atyne të prahen’ edhe për pak kohë, qysh sa të mbushen’ edhe shërbëtorëtë shokët’ e atyne edhe vëllazënit’ e atyne, qi kanë për me u vramë sikurse edhe ata.
12 Edhe pashë kur çeli bulën’ e gjashttë; edhe nje tek u ba nji dhe-lëkundie e madhe, edhe dielli u ba i zi porsi thes i leshtë, edhe hana u ba porsi gjak.
13 Edhe yjet’ e qiellit ranë për dhe, porsi druja e fikut qi heth fiqt’ e papiekunë, kur tundetë prei erësë madhe.
14 Edhe qielli u tërhoq “porsi letëra kur mpështilletë”, edhe qish-do mal e ujëdhës u tundnë prei vendevet vet.
15 Edhe rigat e dheut, e njerëzit’ e mëdhej, e të pasunit’, e urdhën-mijësit’, e të fortëtë, edhe qish-do shërbëtuer, e qish-do i lirë mpëshefnë vetëvetëhenë ndëpër shpellat e ndëpër shkrepat e malevet,
16 edhe u thoshinë malevet e shkrepavet: Bini mbi ne, edhe na mpëshifni prei faqes’ ati qi rri mbë shkampt, edhe prei zemërimit Qengjit,
17 sepse erdhi dit’ e madhe e zemërimit ati, edhe cilli mundetë me qindruem?