KAPTINA IX.
1 Edhe ai hyni ndë lundrët, e kapërceu, e erdhi ndë qytet të vet.
2 Edhe qe tek i prunë nji ulok diergunë mbi shtrat; edhe Iesui si pa besën’ e atyneve, i tha ulogut: Merr zemër’, o bir; t’u falnë fajet’ e tua.
3 Edhe qe disa prei Shkruisish thanë me vetëvetëhet, se : Kyi po truen.
4 Edhe Iesui si pa mendimet’ e atyneve, tha: Përse mendoheni ju punë të këqia ndër zemërat tueja?
5 Sepse qish ashtë ma kollai me thanë: T’u falnë fajet’ e tua; a por me thanë: Çohu, edhe ecë?
6 Edhe qi ta dini se i bir’ i nieriut ka urdhënë mbi dhet me falë faje (atëherë i thot’ ulogut): Çohu, e ngre shtratinë tand, edhe shko ndë shtëpit tande.
7 Edhe ai u çue, e shkoi ndë shtëpit të vet.
8 Edhe kur panë gjindëja, u mërekulluenë, edhe lavduenë Perëndinë qi u dha kësi urdhëni nierëzëvet.
9 Edhe Iesui, tue shkuem andej, pa nji nieri, qi i thoshinë Matthe, tue ndenjunë ndë duganë, edhe i thotë: Më merr mbrapa. Edhe ai u ngrit, e i vote mbrapa.
10 Edhe kur po rrinte ndë mësallë ndë shtëpit, qe tek erthnë shumë publikanë e fajtorë, edhe rrijshinë ndë mësallë bashkë me Iesun’ e me dishepujt e ati.
11 Edhe Fariseitë kur panë, u thanë dishepujvet ati: Përse mieshtri juei ha e pi bashkë me publikanë e me fajtorë?
12 Por Iesui kur ndëgjoi, u tha atyneve: Ata qi janë të shëndoshë s’kanë nevojë për miekës, por ata qi kanë keq.
13 Edhe shkoni, e mësoni qish ashtë: “Due përdëllim, e jo kurban”, sepse s’kam ardhunë me thirrunë të dreitë ndë pendim, por fajtorë.
14 Atëherë i vinë përanë dishepujt’ e Gjionnit, e i thonë: Përse na edhe Fariseitë agjinojmë shumë, por dishepujt’ e tu s’agjinojnë?
15 Edhe Iesui u tha atyneve: A mundetë me mbaitunë zi ata qi thërrasinë për darsmë, deri sa të jetë dhandërri bashkë me ata? Por kanë me ardhunë ditt, kur të hiqetë dhandërri prei atyneve, edhe atëherë kanë me agjinuem.
16 Edhe as kurkush s’ven arnë pëlhure të re mbi petk të vietërë, sepse heq të mbushëmit’ e vet prei petkut, edhe bahetë ma e keqe e shqyeme.
17 Edhe as nukë venë venë të re ndë rrëshiqë të vietërë, sepse ndë vufshinë, rrëshiqatë shqyhen’, edhe vena derdhet, edhe rrëshiqatë hupenë, por venë venë të re ndë rrëshiqë të rij, edhe kështu qindrojnë të dyja.
18 Ai tue folun’ atyneve këto, qe tek erdhi nji i parë, edhe adhuronte atë, e thoshte: Se eme bijë vdiq tashti, por eja, e venë dorënë tande mbi atë, edhe ka me rruem.
19 Edhe Iesui u çue, e vote mbrapa ati, bashkë me dishepujt e vet.
20 Edhe qe, nji grue, qi i rriethte gjak prei vetëhesë dy-mbë-dhetë viet, u afrue mbrapa, edhe preku sqepin’ e petkut ati,
21 sepse thoshte me vetëvetëhenë, se : Veç ndë përkitsha petkun’ e ati, kam me u shëndoshunë.
22 Edhe Iesui, kur u këthye, e pa atë, tha: Ki zemër’, o bijë, besa jote të shpëtoi. Edhe grueja u shpëtue çë mb’ate herë.
23 Edhe Iesui mbassi erdhi ndë shtëpit të parit, edhe pa ata qi u bijshinë fejevet, edhe gjindëjenë tue bamë gjam,
24 u thotë: Ikni, sepse vajza s’ka vdekunë, por po flen. Por ata qesheshinë për atë.
25 Edhe gjindëja kur duel përjashta, hyni, edhe e kapi për dore, edhe vaiza u çue.
26 Edhe kyi za duel ndëpër gjith’ atë dhe.
27 Edhe Iesui tue ikun’ andej, i voitnë mbrapa dy të verbëtë, tue thirrun’ e tue thanë: Përdëllena, o bir’ i Davidit.
28 Edhe ai kur erdhi ndë shtëpit’, i erthnë përanë të verbëtë; edhe Iesui u thot’ atyneve: Besoni ju , se mundem me bamë këte punë ? Ata i thonë: Po, Zot.
29 Atëherë preku syt’ e atyneve, tue thanë: U baftë mbë ju mbas besësë tuei.
30 Edhe u çelnë syt’ e atyneve, edhe Iesui i porositi shtrëngueshim, e u tha: Shikoni mos e marri vesht kurkush.
31 Por ata porsa duelnë, dhanë zaninë për ate ndëpër gjith’ ate dhe.
32 Edhe ata si duelnë, qe tek i prunë nji nieri shurth të diallosunë.
33 Edhe dialli si u nxuer, shurdhi foli, edhe gjindëja u mërekulluen’ e thanë, se askurrë ndonjiherë s’ashtë pamë kështu ndë Israel.
34 Por Fariseitë thoshinë, se : Nxier djemënitë me anë të parit djemënavet.
35 Edhe Iesui shkonte rreth gjithë qytetevet, e katundevet, tue mësuem ndëpër synagogat e atyneve, e tue predikuem ungjillin’ e mbëretënisë, e tue shëndoshunë çdo sëmundëje, e çdo lingatë ndë popull.
36 Edhe kur pa gjindëjenë, iu dhimpt për ata, sepse ishinë lodhun’ e shpërdamë porsi dhentë qi s’kanë bari.
37 Atëherë u thotë dishepujvet vet: Të korrët ashtë shumë, por punëtorëtë janë pak;
38 lutuni pra të zotit të korrit për me nxierrë punëtorë për të korrët e vet.