KAPTINA XII.
1 Andai edhe na rrethuem prei kaqi reje deshmiash, le të hedhimë tej qish do barrë, edhe faijinë qi na pushton kaqi kollai, edhe le t’ecimë me durim nd’ate udhë qi ashtë përpara nesh,
2 tue këqyrunë Iesunë qi filloi edhe mbaroi besënë, i cilli, për ate gëziminë qi ishte përpara ati, duroi kryqinë pa vumë ndër mend turpëninë, edhe ndenji ndë të diathtë të shkambit Perëndisë.
3 Sepse kujtonia ate qi duroi këte farë kundrë-fjale mbë vetëvetëhenë prei fajtorëvet, qi të mos lodhi e të t-hollohi ndë shpirtënat tuei.
4 Ju edhe s’i keni qindruem fajit deri mbë gjak tue luftuem,
5 edhe keni harruem ate mësiminë, qi u flet juve porsi bijvet, e u thotë : “Biri em, mos e zen për asgja mësimin’ e Zotit, as mos e hup zemërënë, kur qartohe prei ati.
6 Sepse ate qi don Zoti, e mundon, edhe rref qish do bir qi e pret përanë vetiu”.
7 Ndë durofshi mundiminë, Perëndia bihetë mbë ju porsi mbë bij, sepse cilli bir asht’ ai qi s’e mundon i ati?
8 Por ndë jeni pa mundim, të cillit u batë piesëtarë të gjithë, vallë jeni kopila, e jo bij.
9 Mbasandai na kishim atënit’ e mishit t’ynë qi na mundoishinë, edhe e kishim turp; a s’kemi me i ulunë kryetë shumë ma tepër’ Atit shpirtënavet, edhe kemi me rruem?
10 Sepse ata na mundoishinë për pak ditt, sikurse u pëlqente atyneve, por ai për të mirënë t’onë , qi të bahemi piesëtarët’ e shenjtënimit ati.
11 Edhe qish do mundim tashti për tashti nukë duketë se bije gëzim, por idhënim; por mbasandai u ep pemë të butë dreitënie atyneve qi janë mësuem mb’ate.
12 “Përandai ngreni përpietë duert’ e doba edhe gjunjët’ e këputunë.”
13 Edhe “bani të ecunë të dreitë mbë kambët tueja”, qi të mos dali jashtë udhës’ ajo qi asht’ e çalë, por ma tepërë të shëndoshetë.
14 Kërkoni paqtim me të gjithë, edhe shenjtëniminë, qi pa ate askushi s’ka me pamë Zotinë,
15 tue vum’ ore mos ka mbetunë mbrapa kushi prei hirit Perëndisë, “mos ka bimë nalt ndonji rranjë e idhëtë, e u trubëllon”, edhe prei kësai ndyhenë shumë vetë ;
16 mos ashtë kushi kurvar a i ndytë, si Iosafi, qi shiti paralindiet’ e veta për nji gjellë,
17 sepse e dini se edhe mbasandai, kur desh me trashiguem bekiminë, u hoth poshtë, sepse nukë gjet vend pendimi, ndonëse e lypi me lott.
18 Sepse nukë jeni afruem ndë nji mal qi zihetë me dorë, e qi digjetë me ziarrm, edhe mbë vranësinë e mb’errësinë e mbë thëllim,
19 e mbë za trumbete, e mbë za fjalësh, të cillin’ ata qi e ndëgjuen, u lutnë të mos u flitei ma fjala atyne.
20 (Sepse s’mund të duroishin’ urdhëninë, qi thoshte : “Edhe bagëti ndë i prektë malit, do të rrifetë me gurë, a do të shigjetohetë me ber”.
21 Edhe kaqi i frikëshim ishte të dukunitë, sa Moiseu tha: Jam frikun’ e tremunë),
22 por u afruetë ndë mal të Sionit, ndë qytet të Perëndisë gjallë, Ierusalemënë qiellore, edhe ndë shumicë dhetë mijë engjujsh,
23 ndë panagjyrë e ndë kishë paralindësish qi janë shkruem emënatë ndë qijet, edhe te Perëndia gjyqtari i të gjithëve, edhe te shpirtënat’ e të dreitëvet qi janë kulluem,
24 edhe mbë Iesunë laimësin’ e dhiatësë re, edhe ndë gjak të stërpikëmejë qi flet ma mirë se i Abelit.
25 Shikoni mos hiqni dorë prei ati qi flet, sepse kur nukë shpëtuen’ ata qi hoqnë dorë prei ati qi foli tek ata mbë dhet, shumë ma tepërë s’kemi me shpëtuem na, ndë hiekshim dorë prei ati qi flet prei qijesh,
26 të cillit zani tundi dhenë atëherë, por tashti u zotue, tue thanë: “Edhe nji herë kam me tundunë jo vetëmë dhenë, por edhe qiellinë”.
27 Edhe këjo fjalë : “Edhe nji herë”, difton të ndërruemenë vendit atyneve qi tundenë si të bamë me dorë qi të mbesin’ ato qi s’tundenë.
28 Përandai tue marrë nji mbëretëni të patundëme, le të kemi hir, qi me anë t’asai t’i lutemi pëlqyeshim Perëndisë me nder’ e me frikë.
29 Sepse “Perëndia ynë ashtë ziarrm qi shkrin”.