KAPTINA XXI.
1 Edhe pashë nji qiell të ri edhe nji dhe të ri, sepse qiell’ i parë edhe dheu i parë shkoi, edhe deti nuk’ ashtë ma.
2 Edhe unë Gjionni pashë qytetinë shenjt, Ierusalemën’ e re, tue sdripunë prei qiellit kah Hyji, bamë gati porsi nusen’ e stolisëme për burrin’ e vet.
3 Edhe ndëgjova nji za të math prei qielli qi thoshte: Nje tenda e Hyjit bashkë me njerëzit, edhe ka me ndenjunë bashkë me ata; edhe ata kanë me qenunë populli i ati, edhe Hyji ka me qenunë bashkë me ata Hyji i atyne.
4 Edhe Hyji ka me mpëshimë qish-do lot prei syvet atyne, edhe vdeka s’ka me qenunë ma; as vajë, as të thërritunë, as të dhimbunë, s’ka me qenunë ma, sepse të paratë shkuenë.
5 Edhe tha ai qi ishte ndenjunë mbë shkampt: Qe të gjitha tek i baj të ra. Edhe më thotë: Shkruei, sepse këto fjalë janë të vërtetë edhe të zana besë.
6 Edhe më tha: U ba; unë jam Alfa edhe Omega, e filluemeja edhe e mbaruemeja. Unë kam me i dhan’ ati qi ka et prei gurrësh ujit gjallë të jetësë dhunëti.
7 Ai qi mund ka me trashiguem të gjitha, edhe kam me qenunë tek ai Hyj, edhe ai ka me qenunë tek unë bir.
8 Edhe frikësit e të pabesët’ e të ndytët’ e gjak-bamësit’ e kurvarët’ e magjistarët’ e idhullatrët’ e gjithë rrenësitë kanë me pasunë piesën’ e vet ndë kënetët qi digjetë me ziarrm e me surfullë, qi ajo ashtë vdek’ e dytë.
9 Edhe erdhi tek unë nji prei shtat’ engjujvet qi kishinë të shtatë kupatë mbushunë me të shtatë plagët’ e mbrapëme, edhe foli bashkë me mue tue thanë: Eja, të diftoj tyi nusenë, gruen’ e Qengjit.
10 Edhe më pruni me frymë mbë nji mal të math e të naltë, edhe më diftoi qytetin’ e math, Ierusalemën’ e shënjtënueshime, tue sdripunë prei qiellit kah Hyji, qi kishte lavdin’ e Hyjit;
11 edhe të ndritunit’ e asai gjante me gur fort të nderëshim, porsi gur Iaspide qi shkëlqen si krystallë.
12 Edhe kishte nji mur të math edhe të naltë, edhe dy-mbë-dhetë dyer, edhe mbë dyert dy-mbë-dhet’ engjuj, edhe emëna shkruem përsipër, të cillatë janë të dy-mbë-dhetë faravet e të bijve Israelit.
13 Prei së lemesë diellit tri dyer, prei anësë borësë tri dyer, prei anësë mies-ditësë tri dyer, prei së perënduemesë diellit tri dyer.
14 Edhe muri i qytetit kishte dy-mbë-dhetë themele, edhe nd’ato ishin’ emënat’ e të dy-mbë-dhet’ apostujvet Qengjit.
15 Edhe ai qi fliste bashkë me mue kishte nji kallam t’artë, qi të masi qytetin’ edhe dyert’ e ati edhe murin’ e ati.
16 Edhe qyteti ashtë me katër kante, edhe ashtë sa i gjatë edhe aqi i gjanë; edhe mati qytetin me kallaminë, qysh mbë dy-mbë-dhetë mijë stade; gjatësina edhe gjanësina edhe naltësina e ati janë si nji-nji.
17 Edhe mati murin’ e ati, nji qind e katër-dhet’ e katër kutë, mbas matiesë njeriut, qi do me thanë t’engjullit.
18 Edhe ndërtesa e murit ati ishte iaspidë, edhe qyteti ar i këthiellëtë, qi gjante me gastare të këthiellëtë.
19 Edhe themelet’ e murit qytetit ishinë stolisunë me qish-do gurë të nderëshim: themel i parë ishte iaspidë, i dyti sapfeir, i treti halqedon, i katërti smaragdë,
20 i pesëti sardonyk, i gjashtti sardi, i shtatti gur-artë, i tetti beryll, i nanti topazi, i dhetti amethyst.
21 Edhe të dy-mbë-dhetë dyert’ ishinë dy-mbë-dhetë margaritarë, gjithë-se-cilla derë ishte prei nji margaritari; edhe rruga e qytetit ishte ar i këthiellëtë, porsi gastareja qi shkëlqen.
22 Edhe s’pashë tempullë nd’ate, sepse Zoti Hyj gjithë-pushtetësi edhe Qengji ashtë tempull’ i ati.
23 Edhe qyteti s’ka nevojë për diell, as për hanë, qi të ndrisinë nd’atë, sepse lavdia e Hyjit ndriti ate, edhe kandili i ati ashtë Qengji.
24 Edhe kombetë qi janë shpëtuem kanë me ecunë ndëpër dritë t’ati; edhe rigat’ e dheut bijënë lavdin’ edhe nderin’ e vet mb’atë.
25 Edhe dyert’ e ati s’kanë me u mbyllunë ditënë, sepse natë s’ka me qenunë mb’ate.
26 Edhe kanë me prumë lavdin’ edhe nderin e kombevet mb’ate.
27 Edhe s’ka me hymë mb’ate qish-do gja qi pugan, edhe ban të ndytë, edhe rrenë, veç ata qi janë shkruem ndë libër të jetësë Qengjit.