KAPITULLI VII.
1 Mos gjukoni, qi të mos gjukoheni.
2 Sepse me çfarë gjukimi gjukoni, keni me u gjukuem, edhe me çfarë matësi matni, kanë me u matunë juve përsëri.
3 Edhe përse shikon teshënë qi ashtë ndë sy t’yt vëlla, edhe tranë qi ashtë ndë sy tand nuk’ e ndien?
4 A si ke me i thanë t’yt vëlla: Le të nxier teshënë prei synit tand, edhe qe trau ku ashtë ndë sy tand?
5 Hipokrit, nxir ma përpara tranë prei synit tand, edhe atëherë do të shofish mirë me nxierrë teshënë prei synit t’yt vëlla.
6 Mos ipni gjan’ e shenjtënueme qenvet, as mos hidhni margaritarët tuei përpara thivet; drujse mos i shkelinë me kambët e tyne e mbasandai këthehen’ e shkelin edhe juve.
7 Lypni, edhe do t’u ipetë juve; kërkoni, edhe keni me gjetunë; trakulloni, edhe do t’u çiletë juve.
8 Sepse kushdo qi lypën merr; edhe ai qi kërkon gjen; edhe ati qi trakullon, do t’i çiletë.
9 A cilli asht ai nieri prei jush, ndë lypt’ i biri bukë, mos ka me i dhanë gur?
10 Edhe ndë lyptë peshk, mos ka me i dhanë gjarpën?
11 Ndë qoftë pra se ju qi jeni të këqij, dini me u dhanë dhana të mira dielmvet tuei, sa më tepër’ Ati juei, qi ashtë ndë qillt, ka me u dhanë të mira atyneve qi lypinë prei ati?
12 Gjithë sa doni pra me u bamë juve nierëzitë, kështu bani edhe ju atyneve, sepse këjo ashtë ligja edhe profetënitë.
13 Hyni ndëpër derë të ngushtë, sepse e gjan’ ashtë dera, edhe e përhapët’ asht’ udha qi u shpie mbë të hupunit, edhe shumë vetë jan’ ata qi hyjnë ndëpër atë;
14 sepse e ngusht’ ashtë dera, edhe e shtrëngut’ asht’ udha qi u shpie ndë jetët, edhe të pakë jan’ ata qi e gjejnë.
15 Edhe ruhi prei profet-rrenësish, të cilltë vinë te ju me të veshunë dhensh, por përmbrenda jan’ ujq’ të rrëmbyeshim.
16 Keni me i ngjofun’ ata prei pemëvet veta: mos mbledhinë rrush prei drizash, a fiq prei murrizash?
17 Kështu çdo dru e mirë ban pemë të mira, por druj’ e keqe ban pemë të këqia.
18 Druj’ e mirë s’mundetë me bamë pemë të këqia, as druj’ e keqe me bamë pemë të mira.
19 Çdo dru qi s’ban pemë të mirë, këputet’ e hidhetë ndë ziarrm.
20 E pra keni me ngjofun’ ata prei pemësh atyne.
21 Jo kushdo qi më thotë: Zot, Zot, ka me hymë ndë mbëretënit të qillvet; por ai qi ban dashunimin’ e tim et qi ashtë ndë qillt.
22 Shumë vetë kanë me thanë, nd’atë ditë: Zot, Zot, nukë profetizuem na mb’emënit tat, edhe mb’emënit tat nxuerm djemën, edhe mb’emënit tat bam shumë mërekullia?
23 Por atëherë kam me u rrëfyem atyneve. Se kurrë s’u kam ngjofunë juve; ikni prei meje, ju qi keni punuem pa ligjë.
24 Kushdo pra qi ndëgjon këto fjalët’ e mia, edhe i ban, kam me e përgjaitunë me nji nieri të mençunë, i cilli koditi shtëpin’ e vet mbi shkamp të gurit ;
25 edhe ra shiu, e erdhën lumënat, e fryn erënat’, edhe u përpoqnë mbas asai shtëpie, por nuk’ u rrëxue, sepse ishte themeluem mbi shkamp të gurit .
26 Por kushdo qi ndëgjon këto fjalët’ e mia, edhe s’i ban, ka me u përgjaitunë me nji nieri të marrë, i cilli koditi shtëpin’ e vet mbi ranët;
27 edhe ra shiu, e erthnë lumënat’, e fryn’ erënat, edhe u përpoqnë mbas asai shtëpie; edhe u rrëxue, edhe e rrëxuemeja e asai ishte e madhe.
28 Edhe Iesui kur mbaroi këto fjalë, gjindeja habiteshinë për predikimin’ e ati,
29 sepse u predikonte atyneve sikurse me pasun’ urdhënë, edhe jo si Shkruisitë.
Për gjykimin
1 «Mos gjykoni, që të mos gjykohenit. 2 Me gjykimin me të cilin gjykoni do të gjykoheni e me masën me të cilën do të matni do të matet për ju. 3 Pse shesh ashklën në synin e vëllait tand, porse traun në synin tand nuk e vëren? 4 Ose, si i thue vëllait tand: "Më len ta heq ashklën prej synit", kur ja që ke traun synin tand? 5 Dyfytyrësh! Hiq ma parë traun nga syni yt e atëherë do të shohësh mirë me heqë ashklën nga syni i vëllaut tand.
6 Mos u jepni qenve çka asht e shenjtë e mos ua hidhni perlat derrave, që të mos i shkelin me kambë e të kthehen me ju coptue ju».
Kush lyp, merr
7 «Lypni e do t'ju jepet, kërkoni e do të gjeni, trokitni e do t'ju çelet. 8 Po, kushdo që lyp, merr. Kush kërkon, gjen. Kujt troket, do t'i çelet. 9 A ka ndonjë njeri prej jush, që, po t'i lypte i biri bukë, ai do t'i jepte gurë? 10 Apo që, po t'i kërkonte peshk, do t'i jepte gjarpër? 11 Nëse ju, që jeni të ligj, dini me u dhanë fëmijëve tuej dhurata të mira, aq ma shumë Ati juej që asht në qiell do t'u japë të mira atyne që ia kërkojnë.
12 Gjithçka dëshironi që njerëzit të bajnë për ju, ashtu bani edhe ju për ta. Ky asht ligji e profetët».
Dy udhët
13 «Hyni nëpër derë të ngushtë, se e gjanë asht dera dhe e haptë asht rruga që çon në rrënim e të shumtë janë ata që hyjnë nëpër të. 14 Por e ngushtë asht dera dhe e shtrënguet ast rruga që çon në jetë e të paktë janë ata që e gjejnë».
Profetët e rremë
15 «Kini kujdes nga profetët e rremë, që vijnë ndër ju me petka delesh, porse përmbrenda janë ujq të pangopshëm. 16 Prej fryteve të tyne do t'i dalloni. Mos u vilka rrushi nga ferrat, apo fiqtë nga murrizat? 17 Njësoj, çdo pemë e mirë jep fryte të bukura, kurse pema e çartun jep fryte të këqija. 18 Nuk mundet nji pemë e mirë me dhanë fryte të këqija, as pema e çartun me dhanë fryte të bukura. 19 Çdo pemë që nuk jep fryt të bukur duhet me u pre e me u hedhë në zjarr. 20 Prandaj, prej fryteve të tyne do t'i dalloni».
Nxanësi i vërtetë
21 «Jo kushdo që rrin tue më thanë: "O Zot, o Zot!" do të hyjë në mbretninë e qiejve, por ai që kryen vullnetin e Atit tim, që asht në qiej. 22 Shumë vetë do të më thonë atë ditë: "O Zot, o Zot, a nuk profetizuem në emnin tand, e në emnin tand nxorëm djajtë, e në emnin tand bamë mrekulli?" 23 E atëherë do t'u tham haptas: "Kurrë s'ju njoha. M'u shporrni, ju që bani mbrapshti!"».
Shtëpia mbi shkamb
24 «Tash, kush i ndëgjon këto fjalë të miat dhe i zbaton, i përngjan një burri të urtë, që e ndërtoi shtëpinë e vet mbi shkamb, 25 ra shiu, vërrshuen lumejtë, fryen ernat e u përplasën me atë shtëpi, por ajo nuk u shemb, se ishte e themelueme mbi shkamb. 26 Kush i ndëgjon këto fjalë të miat e nuk i zbaton, i ngjan një njeriu të marrë, i cili e ndërtoi shtëpinë e vet mbi ranë, 27 ra shiu, vërrshuen lumejtë, fryen ernat e u përplasën me atë shtëpi dhe ajo shtëpi u shemb e rrëzimi i saj qe i madh».
28 Mbasi Jezusi i kreu këto fjalime, turmat mbetën të mahnituna prej mësimit të tij. 29 Ai i mësonte si dikush që ka pushtet e jo si shkruesit e tyne.