KAPTINA X.
1 Edhe si thirri të dy-mbë-dhetë dishepujt’ e vet, u dha urdhënë përmbi shpirtënat e paqiruem, me i nxierrë, edhe me shëndoshunë çdo sëmundëje, e çdo lingatë.
2 Edhe emënat’ e dy-mbë-dhetë Apostujvet janë këta: I pari, Simoni, qi thohei Pietër, edhe Andreu i vëllai ati; Iakobi i biri Zebedeut, edhe Gjionni i vëllai ati;
3 Filippi, edhe Bartholomeu; Thomai, edhe Mattheu publikani; Iakobi i biri Alfeut, edhe Lebbeu, ai qi u thirr përmbi-emënënë Thadde;
4 Simoni Kananiti, edhe Iuda Iskarioti, ai qi e trathtoi mbasandai.
5 Këta të dy-mbë-dhetë dërgoi Iesui, mbassi i porositi, tue thanë: Mos shkoni mb’udhë të kombevet, edhe mos hyni ndë qytet të Samaritvet,
6 por ma shumë shkoni ndëpër dhent e hupuna të shtëpisë Israelit.
7 Edhe tue shkuem, predikoni, tue thanë, se u afrue mbëretënia e qillvet.
8 Shëndoshni të sëmunë, qironi të kromosunë, ngjallni të vdekunë, nxirni djemën; dhunëti muertë, dhunëti epni.
9 Mos kini ar, as argjand, as rame ndëpër brezat tuei;
10 mos kini straicë mb’udhë, as dy këmisha, as këpucë, as shkop, sepse punëtori asht’ i zoti për ushqimin’ e vet.
11 Edhe mbë çdo qytet a katund qi të hyni, pyetni, cilli asht’ i vëjefshim nd’atë; edhe mbetni atie deri sa të dilni.
12 Edhe kur të hyni ndë shtëpit, përshëndetni atë.
13 Edhe shtëpia ndë qoft’ e vëjefshime, paqtimi tuei le të vijë mb’atë, por ndë mos qoft’ e vëjefshime, paqtimi tuei u këtheftë mbas jush.
14 Edhe ai qi të mos u presi juve, as të mos ndëgjojë fjalëtë tueja, kur të dilni prei asai shtëpie, a prei ati qyteti, shkundni pluhunin’ e kambëvet tueja.
15 Për të vërtet po u thom juve, se : Ma i durueshim ka me qenë mundimi mbë dhe të Sodomvet e të Gomorvet, ndë ditë të gjyqit, se mb’ atë qytet.
16 Qe unë te po u dërgoj juve porsi dhentë ndë miedis të ujqvet, bahi pra të urtë porsi gjarpinjtë, edhe të butë porsi pullumbatë.
17 Edhe mbani vesh prei nierëzish, sepse kanë me u dhanë juve ndër duer ndëpër bashkë-ndeitëje, edhe kanë me u rrafunë juve ndë felak ndëpër synagogat e veta;
18 edhe kanë me u nxierrë juve, për punët meje, përpara të parësh, e përpara mbëretënish, për deshmi mb’ata, edhe mbë kombet.
19 Por kur t’u apinë juve ndër duer, mos kini gaile se kush, a se si keni me folunë.
20 Sepse nukë jeni ju ata qi flitni, por Shpirti Atit tuei qi flet ndër ju.
21 Edhe vëllai ka me trathtuem të vëllanë për vdeke, i ati të birinë; edhe bijtë kanë me ngritunë krye kundrë përindvet, edhe kanë me i vramë.
22 Edhe keni me u marrë mëni prei së gjithëve për emëninë t’em; edhe ai qi të durojë deri mbë të mbrapmenë, kyi ka me u shpëtuem.
23 Por kur t’u përzanë prei këti qyteti, ikni mbë tietrinë; sepse për të vërtet po u thom juve, se s’keni me i mbaruem qytetet’ e Israelit, deri sa të vijë i bir’ i nieriut.
24 Nuk’ ashtë dishepulli përmbi mieshtrinë, as shërbëtori përmbi të zotinë.
25 Miaft ashtë për dishepullinë me u bamë si mieshtri vet, edhe shërbëtori si i zoti. Ndë thirrnë të zotin’ e shtëpisë Beelzebul, sa ma shumë shtëpiarët’e ati?
26 Mos i droni pra ata, sepse s’ashtë gja e mbulueme, qi s’ka me u sbuluem; edhe gja e pshefëtë, qi s’ka me u marrë vesht.
27 Ate qi po u thom juve nd’errësinët, thonia ndë dritët, edhe ate qi po ndëgjoni ndër vesh, predikonia mbi majët të shtëpisë.
28 Edhe mos droni ata qi vrasinë korpinë, por shpirtinë s’mundenë me e vramë, por droni ma shumë ata qi mundenë me hupunë ndë xhehenem edhe shpirtin’ edhe korpinë.
29 Nukë shitenë dy zoq për nji astër? Por nji prei atynevë s’ka me ranë mbë dhet pa urdhënin’ e Atit tuei.
30 Por juve edhe gjithë qimet’ e kresë janë ngjehunë.
31 Mos droni pra, sepse ju dani prei shumë zoqsh.
32 Kushdo pra qi të më rrëfejë përpara nierëzish, edhe unë kam me e rrëfyem përpara t’im et qi ashtë ndë qillt.
33 Por kush të më muhojë përpara nierëzish, edhe unë kam me u muhuem përpara t’im et qi ashtë ndë qillt.
34 Mos kujtoni se kam ardhunë me vumë paqtim mbë dhet; s’kam ardhunë me vunë paqtim, por thikë.
35 Sepse kam ardhunë me damë nierinë kundrë të i atit, edhe bijënë kundrë s’amësë, edhe nusenë kundrë së vieherrësë.
36 Edhe anëmiqt’ e nieriut kanë me qenë shtëpiarët’ e ati.
37 Ai qi do të i atin’ e t’amënë ma tepërë se mue, nuk’ asht’ i vëjefshunë për mue. Edhe ai qi do bir a bijë ma tepërë se mue, nuk’ asht’ i vëjefshunë për mue.
38 Edhe ai qi nukë merr kryqin’ e vet, e nukë vien mbas meje, nuk’ asht’ i vëjefshunë për mue.
39 Ai qi gjen jetën’ e vet, ka me e bierrë; edhe ai qi bier jetën’ e vet, për punë t’eme, ka me e gjetunë.
40 Ai qi pret juve, ka pritunë mue, edhe ai qi pret mue, ka pritun’ ate qi më ka dërguem.
41 Ai qi pret profet mb’emënë profeti, ka me marrë pagë profeti; edhe ai qi pret të dreitë mb’emënë të dreiti ka me marrë pagë të dreiti.
42 Edhe ai qi t’i api nji potir ujë të ftofëtë ndonjianit këtyne të vogjilëvet vetëmë mb’emënë dishepulli, për të vërtet po u thom juve, se s’ka me hupunë pagën’ e vet.
Dymbëdhjetë apostujt
1 Mbasi thiri pranë të dymbëdhjetë nxanësit, u dha pushtet me dëbue shpirtnat e papastër e me shërue çdo sëmundje e ligështi. 2 Emnat e dymbëdhjet apostujve janë këta: i pari, Simoni, i quejtuni Pjetër, dhe Andrea, vëllai i tij; Jakobi i Zebedeut e Gjoni, vëllai i tij; 3 Filipi e Bartolomeu, Tomasi e Mateu, tagrambledhësi; Jakobi i Alfeut e Tafeu, 4 Simon Kananeu e Judë Iskarioti, i cili edhe e dorëzoi.
Dërgimi i të dymbëdhjetëve
5 Jezusi i dërgoi këta të dymbëdhjetë e i urdhnoi: «Mos ecni në udhën e kombeve e në qytetin e samaritanëve mos hyni. 6 Përkundër, shkoni te delet e humbuna të shtëpisë së Izraelit. 7 Tue udhëtue, kumtoni e thoni: "Mbretnia e qiejve asht afrue". 8 Të ligunit shërojini, të vdekunit ngjallini, të gërbulunit pastrojini, djajtë dëbojini. Falas morët, falas jepni. 9 Mos bartni në brezat tuej ar, as argjend, as bakër, 10 as torbë për rrugë, as dy këmisha, as sandale, as shkop, se punëtorit i takon haja e vet. 11 Në çfarëdo qyteti a fshati të hyni, hetoni kush asht i denjë në të, e aty zini vend deri sa të dilni. 12 Kur të hyni në një shtëpi, përshëndeteni. 13 Nëse shtëpia asht e denjë, ardhtë mbi të paqja juej! Por, po të mos jetë e denjë, paqja juej u ktheftë te ju! 14 Nëse ndokush nuk ju pranon e as ndëgjon fjalët tueja, mbasi të keni dalë jashtë shtëpisë apo jashtë atij qyteti, shkundni pluhunin prej kambëve tueja. 15 Vërtet po ju them, ma kollaj do ta kenë Sodoma e Gomorra në ditën e gjykimit sesa ai qytet».
Përndjekjet
16 «Ja, unë po ju dërgoj si dele mes ujqësh. Prandaj, jini të mençun si gjarpnijtë e zë pafajshëm si pëllumbat. 17 Ruhuni prej njerëzve. Do t'ju dorëzojnë nëpër sinedra e do t'ju fshikullojnë në sinagogat e tyne. 18 Para prijësve e mbretënve do t'ju çojnë për shkakun tim, si dëshmi ndaj tyne e ndaj kombeve. 19 Kur t'ju dorëzojnë, mos u brengosni se si çka të thoni. Do t'ju jepet në atë hop çka të thoni, 20 se nuk jeni ju folësit, por shpirti i Atit tuej, që flet në ju. 21 Vëllai do të dorëzojë vëllain për vdekje dhe ati të birin. Edhe bijtë do të ngrihen mbi prindët e do t'i dënojnë me vdekje. 22 Do të jeni të urryem prej të gjithëve prej emnit tim. Por, kush do të durojë deri në fund, ai do të shpëtojë. 23 Kur t'ju përndjekin në ndonjë qytet, ikni në tjetrin. Vërtet po ju them, nuk do t'i keni krye qytetet e Izraelit para se të ketë ardhë biri i njeriut.
24 Nxanësi nuk asht mbi mësuesin e as shërbëtori mbi të zotin. 25 Nxanësit i mjafton me u ba si mësuesi e shërbëtorit, si i zoti. Nëse kryeshtëpiakun e thirrën Beelzebul, sa fish shtëpiakët e tij?».
Mos kini frikë
26 «Mos, i drueni, pra! Nuk ka asgja të mbulueme, që nuk do të zbulohet, as të mshehtë, që nuk do të njoftohet. 27 Çka ju tregoj në terr, thuejeni në dritë e çka ndieni në vesh, kumtojeni mbi çati. 28 Mos drueni ata që vrasin trupin, por që shpirtin nuk munden me e vra. Drueni ma shumë atë që mundet me rrënue edhe trupin edhe shpirtin në gehenë. 29 A nuk shiten dy trumcakë për një qindarkë? E asnjë prej tyne nuk bjen përtokë pa dijeninë e Atit tuej. 30 Por juve ju janë numërue edhe të gjitha fijet e flokëve të kresë. 31 Mos u drueni, pra! Ju vyeni ma shumë se shumë trumcakë».
Vendimi me ndjekë Krishtin
32 «Prandaj, kushdo që shpall para njerëzve se më përket mue, edhe unë do të shpall para Atit tim, që asht në qiell, se i përkas atij. 33 Por, atë që më mohon para njerëzve, edhe unë do ta mohoj para Atit tim, që asht në qiej.
34 Mos pandehni se erdha me hedhë paqen mbi tokë. Nuk erdha me hedhë paqen, por shpatën. 35 Erdha me nda
njeriun nga i atit
bijën nga e ama ,
nusen nga vjehrra e saj
36 dhe armiqtë e njeriut
do të jenë shtëpiakët e tij .
37 Kush don atin apo nanën ma shumë se mue, nuk asht i denjë për mue e kush don birin apo bijen ma shumë se mue, nuk asht i denjë për mue. 38 Kush nuk merr kryqin e vet e më ndjek mbas meje, nuk asht i denjë për mue. 39 Kush gjen jetën e vet, do ta bjerrë dhe, kush ta bjerrë jetën e vet për mue, do ta gjejë».
Shpërblimi
40 «Kush ju pret ju, më pret mue dhe, kush më më pret mue, pret atë më më ka dërgue. 41 Kush pret një profet prej emnit të profet, do të marrë shpërblimin e profetit dhe, kush pret një të drejtë prej emnit i drejë, do të marrë shpërblimin e të drejtit. 42 Kushdo i jep me pi një gotë ujë të cemtë njënit prej këtynë të vegjëlve vetëm prej emnit nxanës, vërtet po ju them, nuk do ta bjerrë shpërblimin e vet».