KAPTINA XIX.
1 Edhe Apollosi kur ishte ndë Korinthë, Pauli si shkoi ndëpër anët e sipërme, erdhi ndë Efesë, edhe kur gjeti atie disa dishepuj,
2 u tha atyne: Muertë Shpirtinë Shenjt kur besuëtë? Edhe ata i thanë: Por as ndëgjuem kemi, se ashtë Shpirti Shenjt.
3 Edhe ai u tha atyne: Mbë se pra u pagëzuetë? Edhe ata thanë: Mbë pagëzim të Gjionnit.
4 Edhe Pauli tha: Gjionni pagëzoi me pagëzim pendese, tue i thanë popullit, t’i besojn’ ati qi vien mbas ati, do me thanë Iesu-Krishtit.
5 Edhe ata kur ndëgjuenë, u pagëzuenë mb’emënit të Zotit Iesu.
6 Edhe Pauli si vuni duertë mbi ata, erdhi Shpirti Shenjt mbi ata, edhe flisinë gjuhëna, e profetizojinë.
7 Edhe gjith’ ata burra ishin afër dy-mbë-dhetë.
8 Edhe ai hyni ndë synagogët, e fliste me sy çelë, tue lëgjiruem për tre muej, e tue u mbushunë mendien’ atyne për punët e mbëretënisë Perëndisë.
9 Por disa mbassi ishinë të ashpërë, e s’u mbushei mendia, por flisinë keq për udhën’ e Zotit përpara gjindëjesë, u mërgue prei atyneve, edhe dau dishepujtë, tue lëgjiruem përditë ndë shkollë të nji farë Tyranni.
10 Edhe këjo u ba për dy viet; kaqi sa gjith’ ata qi rrijinë ndë Asi ndëgjuenë fjalën’ e Zotit Iesu, Iude e Grekë.
11 Edhe Perëndia bante mërekullia të mëdha me anë të duervet Paulit,
12 kaqi sa biheshinë mbi të sëmunët riza e përparëje prei korpit ati, edhe sëmundat’ ikinë prei atyneve, edhe frymat’ e këqia dilinë prei atyneve.
13 Edhe disa prei atyne përbetorëvet Iudevet qi silleshinë rrotullë, vunë dorë me zanë n’gojë emënin’ e Zotit Iesu mb’ata qi kishinë fryma të këqia, tue thanë: U përbetojmë juve mb’ate Iesunë qi predikon Pauli.
14 Edhe ata qi bajinë këte, ishinë të shtatë bijt’ e nji Skeva Iudeu krye-prifti.
15 Edhe frym’ e keqe u përgjeq, e tha: Iesun’ e ngjof, edhe Paulin’ e dij; por ju cillëtë jeni?
16 Edhe ai nieriu qi kishte frymën’ e keqe u hoth mbi ata, edhe i mundi, e hypi sipër atyneve, kaqi sa ata iknë prei shtëpisë ati sveshun’ e plaguem.
17 Edhe këjo u ba e ditëme mbë gjithë Iudeit e Grekët qi rrijinë ndë Efesë; edhe i muer frika të gjith’ ata, edhe madhënohei emëni i Zotit Iesu.
18 Edhe shumë prei atyneve qi kishinë besuem vijinë tue rrëfyem e tue diftuem punët’ e veta.
19 Edhe shumë vetë prei atyneve qi bajinë magji, bijinë libratë, e i digjinë përpara të gjithëve; edhe numëruenë të çimuemit’ e atyneve, e i gjetnë se vëjejinë pesë-dhetë mijë copa argjandi.
20 Kështu u shtue e u forcue fort fjala e Zotit.
21 Edhe si u mbaruenë këto punë , Pauli e vuni ndër mend me vetëvetëhenë, si të shkojë ndëpër Makedoni , e ndëpër Ahai, të vejë ndë Ierusalem, e tha, se: Si të vete atie, më duhetë me pamë edhe Romënë.
22 Edhe dërgoi ndë Makedoni dy vetë prei atyneve qi i shërbejinë, Timothenë edhe Erastinë, por ai vetë ndenji disa kohë ndë Asi.
23 Edhe nd’ate kohë u ba shumë të përziem për këte u dhë.
24 Sepse nji farë argjandari qi quhei Demetër, i cilli ndërtonte tempuj t’argjanttë të Dianësë, e u bante shumë fitim mieshtravet;
25 kyi si mbëlodhi këta, edhe ata qi punojinë kësosh, tha: O burra, e dini mirë se fitimi ynë ashtë prei kësai pune;
26 edhe veni ore, e ndëgjoni, se jo vetëmë ndë Efesë, por afër ndëpër gjith Asinë, kyi Pauli u mbushi mendien’ atyne, e këtheu shumë gjindëje, tue thanë, se nukë janë perëndina ata qi ndërtohenë prei duersh.
27 Edhe jo vetëmë këjo mieshtria jonë ashtë mbë rrezik me ranë poshtë, por edhe tempulli i perëndieshësë madhe Dianësë të mos zihetë për gja, edhe ka me u vdierrë madhënia e asai, të cillën’ e ka për nder gjith’ Asia edhe bota.
28 Edhe ata kur ndëgjuenë, u mbushnë me zemërim, e bërtisinë, tue thanë: E madhe ashtë Diana e Efesianëvet.
29 Edhe gjithë qyteti u mbush me të përziem; edhe si zunë të gjithë bashkë Gainë edhe Aristarhunë, nierës Makedonas, qi bajin’ udhë bashkë me Paulinë, u turrnë me nji zemërë ndë theatër.
30 Edhe Pauli kur donte me hynë ndër gjindëjenë, dishepujtë nuk’ e lijinë.
31 Edhe disa prei të parëvet Asisë, qi ishinë miqt’ e ati, dërguenë tek ai, e i luteshinë mos e api vetëhenë ndë theatër.
32 Disa pra bërtisinë kështu , e disa tietërazi, sepse ishte trubulluem përmbëledhëja, edhe ma të shumëtë nukë dijinë për ç’punë ishinë mbëledhunë.
33 Edhe ata nxuernë Aleksandrinë përpara gjindëjesë qi të flasi , sepse Iudeit’ e kishinë vumë përpara. Edhe Aleksandri tundi dorënë, e desh me i dhanë fjalë gjindëjesë.
34 Por mbassi e ngjofnë se ashtë Iude, u ba nji za prei së gjithëve, tue bërtitun’ afër dy orë: E madhe ashtë Diana e Efesianëvet.
35 Edhe shkruisi si pushoi gjindëjenë, tha: O burra Efesianë, cilli nieri asht’ ai qi s’e di se qyteti i Efesianëvet ashtë tempull-rueitës i Dianësë perëndieshësë madhe, edhe idhullit qi sdrypi prei Ejtesë?
36 Mbassi s’gjindetë nieri pra me folunë kundrë këtyneve, ju duhetë të mbëlithni vetëhenë, e të mos bani ndonji punë pa mend.
37 Sepse keni prumë këta nierës, qi as kanë viedhunë gja kishe, as kanë vlasfimuem perëndieshënë tuei.
38 Ndë qoftë pra se Demetri edhe mieshtritë qi janë bashkë me ate, kanë fjalë kundrë kuit, janë ditt qi bahetë gjyq, edhe janë prokonsulla; le të ngrenë njiani tietrinë.
39 Por ndë kërkoni ndonji gja për të tiera punë , ka për me u sgjidhunë ndë përmbëledhëje qi ashtë me udhë.
40 Sepse jemi ndë rrezik mos na përflasinë se ngritëm krye për të përziemit’ e ditësë sotshime, pa qenunë ndonji punë, qi të mundemi me dhanë fjalë për këte mbëledhëje.
41 Edhe si tha këto, përdau përmbëledhëjenë.