1 Unë plaku mbë Gaionë të dashuninë, të cillin’ un’ e due ndë të vërtetët.
2 I dashunë, për të gjitha lutem të veç mbarë e të jesh shëndoshë, sikurse vete mbarë shpirti yt.
3 Sepse u gëzueshë shumë, se vinë vëllazën, edhe deshmojënë për të vërtetënë tate, sikurse ti ecën ndë të vërtetët.
4 S’kam ma të math gëzim se këte, të ndëgjoj se dielmt’ e mi ecinë ndë të vërtetët.
5 I dashunë, punë besëtari ban qish të bajsh mbë vëllazënit e mbë të huejët,
6 të cillëtë deshmuenë për dashuninë tate përpara kishësë; ndë i përsiellsh ata sikurse vëjen te Perëndia, ke me bamë mirë.
7 Sepse duelnë për emënin’ e ati, pa marrë gja prei kombevet.
8 Na pra kemi detyrë me pritunë të tillë nierës , qi të bahemi ndifmëtarë ndë të vërtetënë.
9 I shkrova kishësë, por Diotrefi ai qi don parësi ndër ata, nukë na pret,
10 përandai nd’arthsha, do t’i kuitoj punët’ e ati qi ban, tue na përqeshunë me fjalë të këqia; edhe tue mos i mbastuem këto, as ai vetë nukë pret vëllazënitë, por edhe ata qi duenë me i pritun’ i ndal, edhe i nxier jashtë kishet.
11 I dashunë, mos shko mbrapa të keqesë, por të mirësë. Ai qi ban mirë, ashtë prei Perëndiet, por ai qi ban keq, nuk’ e ka pamë Perëndinë.
12 Për Demetrin’ epetë deshmi e mirë prei të gjithësh, edhe prei asai të vërtetësë; edhe na apimë deshmi, edhe e dini se deshmia jonë, asht’ e vërtetë.
13 Kishiem me shkruem shumë por nukë due me të shkruem me mellan e me pendë,
14 por shpërej me të pamë për së shpeiti, edhe kemi me folunë gojë me gojë.
15 Paqtim mbë tyi. Të falenë me shëndet miqtë. U fal me shëndet miqvet emënë për emënë.