KAPTINA IV.
1 Kështu le ta na numërojë qish do nieri, si shërbëtorë të Krishtit, edhe kujdestarë të mpshefësinavet Perëndisë.
2 E tietëra kërkohetë ndër kujdestarë për me dalunë gjithë-se-cilli besërat.
3 Sa për mue fort pak gja ashtë të gjukohem prei jush, a prei gjyqit nieriut, por as unë s’gjukoj vetëhenë t’eme.
4 Sepse ndërgjegjëja eme nukë më shan as për ndonji gja, por me këte nukë kam dalun’ i dreitë, por ai qi më gjukon ashtë Zoti.
5 Përandai mos gjukoni asgja para kohësë, deri sa të vijë Zoti, i cilli ka me nxierrë ndë dritë të mpshefëtat’ e errësinësë, edhe ka me diftuem këshillet’ e zemëravet; edhe atëherë lavdimi ka me u bamë mbë gjithë-se-cillinë prei Perëndisë.
6 Edhe këto, o vëllazën, i këtheva përmbi vetëhenë t’eme, edhe përmbi Apollonë për ju, qi të mësohi prei vetëhesë tuei, mos me pasunë ndër mend ma tepërë se qish ashtë shkruem, qi të mos madhështohi njiani për tietërinë kundrë tietërit.
7 Sepse cilli të shqyen tyi prei tietërit ? Edhe qish ke ti, ate qi s’more? Por ndë e paç marrë, përse mburre sikurse nuk’ e ke marrë?
8 Tashti jeni të ngimë, tashti u batë të pasunë, mbëretënuetë pa ne; edhe makarë të kishitë mbëretënuem, për me mbëretënuem edhe na bashkë me ju.
9 Sepse më duketë, se Perëndia na dëfteu neve apostujt’ e mbrapën si për të vdekë, sepse u bam theatër mbë botët, edhe mbë engjujt, edhe mbë nierëzit.
10 Na jemi të marrë për Krishtinë, e ju të mentshim mbë Krishtinë; na të dobë, e ju të fortë; ju të lavdueshim, e na të panderëshim.
11 Deri mbë këte orë kemi edhe u, e kemi et, e kemi të sveshunë, e rrifemi me shuplaka, e sillemi andej e këndej,
12 e mundohemi tue punuem me duert t’ona; tue u përqeshunë, bekoimë; tue u ndiekunë, duroimë;
13 tue u nemunë, lutemi; u bam porsi të pshimet’ e botësë, edhe porsi plehet’ e të gjithëve deri tashti.
14 Nukë shkruej këto për me u turpënuem juve, por u mësoj juve porsi dielmt’ e mi të dashunë.
15 Sepse ndë paçi dhetë mijë mieshtra mbë Krishtinë, por nukë keni shumë atëna, sepse u kam piellë juve mbë Krishtinë me anë të ungjillit.
16 U lutem juve pra, të më merrni mbrapa.
17 Përandai u dërgova juve Timothenë, i cilli ashtë diali em i dashun’ edhe besëtar mbë Zotinë, ai ka me u prumë ndër mend juve udhët’ e mia qi janë mbë Krishtinë, sikurse mësoj gjithë-kund mbë qish do kishë.
18 Por disa vetë u madhështuenë, sikurse unë s’kishiem për me ardhunë te ju,
19 por kam me ardhunë shpeit te ju, ndë dashtë Zoti, edhe kam për me ngjofunë jo fjalën’ e atyneve qi madhështohenë, por fuqinë.
20 Sepse mbëretënia e Perëndisë nuk’ ashtë me fjalë, por me fuqi.
21 Qish doni? Të vij te ju me shkop, a por me dashuni, e me shpirt të butë?