KAPTINA II.
1 Vëllazënit’ e mi, mos kini besën’ e të lavdueshimit Zotit t’ynë Iesu Krishtit me të mbaitëme anë.
2 Sepse ndë hyftë ndë përmbëledhëjet tuei ndonji nieri qi ka unazë t’artë me petëka të shkëlqyeme, e të hyjë edhe nji i vobek me petëka të shgryeme,
3 edhe do të veni ore ate qi vesh petëkun’ e shkëlqytë, edhe të thoni: Ti rri këtu mirë, edhe të vobegut t’i thoni: Ti rri atie; a: Rri këtu përposh vendit kambëvet mia,
4 a s’jeni ju pra asish qi mbani anë, edhe u batë gjyqëtarë mendimesh të këqia?
5 Ndëgjoni, o vëllazënit’ e mi të dashunë. Nukë sgjodhi Perëndia të vobegjit’ e kësai bote të pasunë ndë besët, edhe trashigimtarë t’asai mbëretënisë qi u zotue atyne qi duen’ate?
6 Por ju shpërnderuetë të vobegunë. Nuk’ u shtrëngojënë juve të pasunitë, edhe ata u tërhiekinë juve ndëpër gjukatat?
7 Nukë nemin’ ata emënin’ e mirë qi jeni qjueitunë me ate?
8 Ndë rueitshi ligjën’ e mbëretit, mbas shkronjësë: “Të duesh t’afërminë tat porsi vetëhenë tate”, mirë bani,
9 por ndë mbani anë, bani faj, e qartohi prei ligjësë si asish qi kapërceni porosinë.
10 Sepse ai qi të ruejë gjithë ligjënë, edhe të fëjejë mbë nji punë , ashtë bamë fajtuer i të gjithave.
11 Sepse ai qi tha: “Mos kurvënojsh”, tha edhe: “Mos vrasish”. Por ndë mos kurvënofsh, por të vrasish, ke kapërcyem ligjënë.
12 Kështu flitni edhe kështu bani, sikur keni me u gjukuem prei ligjësë së lirësë,
13 sepse gjyqi ka me qenun’ i papërdëllyeshim mb’ate qi s’bani përdëllim, edhe përdëllimi mburretë kundrë gjyqit.
14 Qish dobi asht’, o vëllazënit’ e mi, ndë thashtë kushi se ka besë, e të mos ketë vepëra? Mos mundetë besa me shpëtuem ate?
15 Ndë qoftë se vëllai a motëra janë lakuriq, edhe u mengon ushqimi i përditëshim,
16 edhe t’u thot’ atyne ndonji prei jush: Shkoni ndë paqtim, ngrofi e ngihi; e të mos u epni ato qi kanë nevojë për korpinë, qish dobi ashtë?
17 Kështu edhe besa, ndë mos pastë vepëra, asht’ e vdekëtë prei vetiut.
18 Por do të thotë kushi: Ti ke besë, e unë kam vepra, difto-më besënë tate prei vepëravet tua, edhe unë kam me të diftuem besënë t’eme prei vepravet mia.
19 Ti beson se Perëndia ashtë nji, mirë ban; edhe diajtë besojën’ edhe dridhenë.
20 Por a don me e marrë vesht, o nieri i kotë, se besa pa vepëratë asht’ e vdekëtë?
21 Abrahami ati ynë a s’duel i dreitë prei vepërash, kur pru Isaakunë të birin’ e vet mbi therorenë?
22 Shef se besa vepëronte bashkë me vepërat’ e ati, edhe besa u ba e kullutë prei vepëravet?
23 Edhe u mbush shkronja qi thotë: “Edhe Abrahami i besoi Perëndisë, edhe iu ngjef për dreitëni”, edhe u qjueit “miku i Perëndisë”.
24 Shfini pra se nieriu del i dreitë prei vepërash, edhe jo prei besës vetëmë?
25 Por kështu edhe Raaba kurva a nukë duel e dreitë prei vepërash, kur priti të laimitë, edhe i nxuer prei nji tietër udhe?
26 Sepse sikurse korpi pa frymë asht’ i vdekëtë, kështu edhe besa pa vepërat’ ashtë e vdekëtë.