KAPTINA V.
1 Gjithënji ndëgjohetë nji kurvëni ndër ju, edhe e tillë kurvëni, qi as ndërmiet kombevet nukë zihetë n’gojë, kaqi sa nji të ketë gruen’ e të atit vet.
2 Edhe ju jeni madhështuem, e jo të bajitë vajë ma shumë, për me u ngritunë prei miedizit tuei ai qi bani këte punë?
3 Sepse unë, ndonëse s’jam aty me korp, por me shpirt jam aty; tashti sikur jam aty gjukova ate qi punoi këte ashtu.
4 Mb’emënit të Zotit t’ynë Iesu Krishtit, si të mbëlidhi ju edhe shpirti em, bashkë me fuqin’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit,
5 ta epni të tillë nieri n’dorë të Satanait për prishien’ e mishit, qi t’i shpëtohetë shpirti ndë ditët të Iesuit.
6 Nuk’ asht’ i mirë të mburrunitë tuei; nuk’ e dini, se pak brumë mbrum gjithë të mbrumunitë?
7 Qirohi pra prei brumit vietërë, qi të jeni të mbrumunit’ e ri, sikurse jeni pabrumë, sepse pashka jonë, qi ashtë Krishti, u ba kurban për ne.
8 Përandai le ta mbamë festënë, jo me brumë të vietërë, as me brumë të së keqes’ e të së ligësë, por me pabrumëna zemëre të këthiellët’ e të vërtetë.
9 U shkrova juve ndë letërët për mos me u përziem me kurvarë.
10 Edhe jo kreit me kurvarët e kësai bote, a me lakëmuesit, a me rrëmbesësit, a me idhullatrët, sepse atëherë duhetë me dalunë jashtë prei botësë.
11 Por tashti u shkrova juve, mos me u përziem ndë qoftë ndonji qi quhetë vëlla, se ashtë kurvar, a lakëmues, a idhullatër, a përqeshës, a i deitunë, a rrëmbesës; me të tillin’ as të mos hani bashkë.
12 Sepse për qish punë me gjukuem edhe të përjashtëmitë? Nukë gjukoni ju të përmbrendëshimitë?
13 Por Perëndia ka me gjukuem të përjashtëmitë, përandai nxirrni jashtë të keqinë prei miedizit tuei.