1 Edhe ai kur pa gjindëjenë, hipi ndë malt; edhe mbassi ndeiti, i erthnë përanë dishepujt’ e vet.
2 Edhe atëherë çeli gojënë, e i mësonte, tue thanë:
3 Lum ata qi janë të vobegjitë ndë shpirt, sepse e atyneve ashtë mbëretënia e qillvet.
4 Lum ata qi bajnë vajë, sepse ata kanë me u ngushulluem.
5 Lum ata qi janë të butë, sepse ata kanë me trashiguem dhenë.
6 Lum ata qi kan’ u e et për dreitëninë, sepse ata kanë me u ngimë.
7 Lum ata qi janë të përdëllyeshim, sepse ata kanë me u përdëllyem.
8 Lum ata qi janë të këthiellëtë ndë zemërë, sepse ata kanë me pamë Perëndinë.
9 Lum ata qi janë paqtim-bamës, sepse ata kanë me u queitunë të bijt’ e Perëndisë.
10 Lum ata qi ndiqenë për punë të dreitënisë, sepse e atyneve ashtë mbëretënia e qillvet.
11 Të lumunë jeni ju , kur t’u shpërnderoin’, e t’u ndiekin’, e të thonë kundrë juve çdo farë fjalë të keqe me rrenë, për punë t’eme.
12 Gëzohi, e gazmohi, sepse paga juei ashtë shumë ndë qillt, sepse kështu ndoqnë edhe profëtënitë qi kanë qenë para jush.
13 Ju jeni kryp’ e dheut, por ndë u prishtë krypa, me se do të krypetë? Kurgja ma s’vëjen, veç me u hedhunë jashtë, e me u shkelunë prei nierëzish.
14 Ju jeni drit’ e botësë. S’mundetë me u pshefunë nji qytet qi ashtë sipër malit.
15 As nukë ndezinë kandil, edhe e venë ndënë hu të drithit , por e venë mbi kandilier, edhe ndrit mbë gjith’ ata qi janë ndë shtëpit.
16 Kështu le të ndrisi drita juei përpara nierëzëvet, qi të shofinë vepëratë tueja të miratë, e të lavdojn’ Atinë tuei, qi ashtë ndë qiellt.
17 Mos kujtoni se kam ardhunë me prishunë ligjënë, a profetënitë; nukë kam ardhunë me prishunë, por me mbushunë.
18 Sepse për të vërtet po u thom juve, deri sa të shkojë qielli edhe dheu, nji iota a nji pikë s’ka me shkuem prei ligjësë, deri sa të bahenë të gjitha.
19 Ai pra qi të sgjidhi nji prei këtyne të vocërravet porosivet, edhe të mësojë kështu nierëzitë, i vocërr ka me u queitunë ndë mbëretënit të qillvet, por ai qi të bajë, e të mësojë, kyi ka me u queitun’ i madh ndë mbëretënit të qillvet.
20 Sepse po u thom juve, se ndë mos u teproftë juve dreitënia ma tepërë se Shkruisavet, e Farisevet, s’keni me hymë ndë mbretënit të qillvet.
21 Ndëgjuetë se ashtë thanë mbë të moçimit: “Mos vrasish”; edhe ai qi të vrasi do të jetë fajtuer ndë gjyq,
22 por unë po u thom juve, se kushdo qi zemërohetë kot me të vëllan’ e vet, do të jetë fajtuer ndë gjyq; edhe ai qi t’i thotë të vëllait vet: Raka (i kotë), do të jetë fajtuer ndë bashkë-ndeitëjet; edhe ai qi të thotë: I marrë, do të jetë fajtuer për me u hedhunë ndë xhehenem të ziarrmit.
23 Ndë prufsh pra dhunëtinë tande ndë theroret, edhe atie kujtohe se yt vëlla diç ka kundrë teje,
24 len’ atie dhunëtinë tande përpara theroresë, edhe shko, e paqtohu ma përpara me tyt vëlla; edhe atëherë si të vijsh, bierë dhunëtinë tande.
25 Ndrequ me kundrë-gjyqësinë tand shpeit, deri sa të jesh mb’udhë bashkë me atë; druise kundrë-gjyqësi mos të napi n’dorë gjyqtarit, edhe gjyqtari të nep n’dorë shërbëtorit, e do të hidhesh ndë burk.
26 Për të vërtet po të thom: S’ke me dalë prei andyi, deri sa të napish të mbrapmin’ astër.
27 Ndëgjuetë se ashtë thanë mbë të moçimit: “Mos kurvënojsh”,
28 por unë po u thom juve, se kushdo qi ve ore grue me dëshërim e ka kurvënuem tashti ndë zemërët të vet.
29 Ndë të shkandalizoftë syni yt i diathti, nxire, e hidhe prei teje, sepse të bie ma mirë me hupunë nji prei copash korpit tand, edhe të mos hidhetë gjithë korpi yt ndë xhehenem.
30 Edhe ndë të shkandalizoftë dora jote e diathta, preje, edhe hidhe prei teje, sepse të bie ma mirë me hupunë nji prei copash korpit tand, edhe të mos hidhetë gjithë korpi yt ndë xhehenem.
31 Edhe ashtë thanë, se kush të lishojë gruen’ e vet, le t’i napi letrën’ e së damesë.
32 Por unë po u thom juve, se ai qi të lishojë gruen’ e vet, përveç fjalë kurvënie, ban atë me kurvënuem; edhe ai qi të marri grue të lishueme, kurvënon.
33 Përsëri ndëgjuetë se ashtë thanë mbë të moçmit: “Mos bajsh be mbë rrenë, por t’i napish mbrapa Zotit bet’ e tua.”
34 Por unë po u thom juve: Mos me bamë be kreit, as për qiell; sepse ashtë shkamb’ i Perëndisë;
35 as për dhe, sepse ashtë vendi qi ven kambët’ e veta; as për Ierusalemë, sepse ashtë qytet’ i mbëretit math;
36 as për kryet tat të mos bajsh be, sepse s’mundesh me bamë nji qime të bardhë, a të zezë.
37 Por qoftë fjala juei: Po, po; Jo, jo, sepse e tepër’ e këtyneve ashtë prei së keqit.
38 Ndëgjuetë se ashtë thanë: “Sy ndë vend të synit, edhe dhamp ndë vend të dhambit”,
39 por unë po u thom juve: Mos me i dalë kundrë të keqit,
40 por ai qi të bierë tyi nji shuplakë fulqisë s’ate së diathtësë, këthei ati edhe tietrënë.
41 Edhe ai qi do me u gjukuem me tyi, e me marrë këmishënë tande, len’i ati edhe petkunë.
42 Edhe ai qi të marri tyi angari nji mil, ecë bashkë me ate dy.
43 Nepi ati qi lypën prei teje, edhe mos i këthe fjalënë mbë-nj-anë ati qi do të huhetë prei teje.
44 Ndëgjuetë se ashtë thanë: “Të duesh fëqinë tand, edhe të kesh mëni anëmikunë tand”, por unë po u thom juve: Doni anëmiqtë tuei, bekoni ata qi u mallëkojnë, bani mirë atyneve qi u kanë mëni, edhe faluni për ata qi u bajnë dam, e u ndiekinë,
45 qi të baheni të bijt’ e Atit tuei qi ashtë ndë qillt; sepse ai ban diellin’ e vet me lemë mbi të këqij e mbi të mirë, edhe lishon shinë mbi të dreit’ e mbi të shtrembëtë.
46 Sepse ndë daçi ata qi u duenë juve, çfarë page keni? Nukë bajnë këte edhe publikanëtë?
47 Edhe ndë përshëndetshi veç vëllazënitë tuei, qish ma tepërë bani? Nukë bajnë kështu edhe publikanëtë?
48 Ini pra ju të kulluem, sepse Ati juei ndë qillt asht’ i kulluem.