KAPTINA XXIII.
1 Atëherë Iesui u foli gjindëjesë, edhe dishepujvet vet,
2 tue thanë: Shkruisit’ edhe Fariseitë kanë ndenjunë mbë shkamp të Moiseut.
3 Gjithë sa t’u thonë juve pra me i rueitunë, rueni edhe bani; por mbas vepëravet atyneve mos bani, sepse thonë, edhe nukë bajnë.
4 Sepse lidhinë barrë të randa qi nukë barenë, edhe i venë përmbi kraha të nierëzëvet; por me gishtin’ e vet nukë duenë me i lueitunë.
5 Edhe gjithë vepërat’ e veta i bajnë për me i pamë nierëzitë; edhe sgjanojnë hiret’ e veta, edhe smadhojnë sqepet’ e petkavet veta,
6 edhe duenë kryet’ e mësallësë ndëpër darkat, edhe vendet’ e para ndëpër synagogat,
7 edhe të përshëndetunatë ndëpër tregjet, edhe me u queitunë prei nierëzish Rabbi, Rabbi.
8 Por ju mos quhi Rabbi, sepse nji ashtë mieshtri juei, Krishti; edhe të gjithë ju jeni vëllazën.
9 Edhe mos quhi atë mbi dhet, sepse nji asht’Ati juei, qi ashtë ndë qillt.
10 As mos quhi mieshtra, sepse nji ashtë mieshtri juei, Krishti.
11 Por ma i madhi prei jush, ka me qenë shërbëtori juei.
12 Edhe kush të ngrejë vetëhenë, ka me u përvumë; edhe kush të përvejë vetëhenë, ka me u ngritunë.
13 Por mjertë ju, Shkruisa edhe Farisei, hipokritëna, sepse mbyllni mbëretënin’ e qillvet përpara nierëzish; përse ju nukë hyni, nukë leni me hym’ as ata qi hyjnë.
14 Mjertë ju, Shkruisa edhe Farisei, hipokritëna! Sepse hani shtëpiat’ e gravet veja, edhe këte e bani tue shtimë shkaik se bani urata të gjata; përandai keni me marrë ma tepërë mundim.
15 Mjertë ju, Shkruisa edhe Farisei, hipokritëna! Sepse kërkoni detin’ edhe tokënë me bamë nji të këthyem; edhe si të bahetë, e bani të birin’ e xhehenemit dy fijsh ma tepërë se vetëhenë tuei.
16 Mjertë ju, udhë-tërhekës të verbëtë! Qi thoni, se : Kush të bajë be për tempull, nuk’ ashtë gja; por kush të bajë be për ar të tempullit, bahetë detuer.
17 Të marrë, edhe të verbëtë, sepse cilli ashtë ma i math’ ari, apor tempulli qi shenjtënon arinë?
18 Edhe: Kush të bajë be për therorenë, nuk’ ashtë gja; por cilli të bajë be për dhunëtinë qi ashtë përmbi atë, bahetë detuer.
19 Të marrë, edhe të verbëtë! Sepse cilla ashtë ma e madhe, dhunëtia apo theroreja qi shenjtënon dhunëtinë?
20 Ai pra qi të bajë be për therore, ban be për ate, edhe për gjith’ ato qi janë sipër mb’ate.
21 Edhe ai qi të bajë be për tempull, ban be për ate, edhe për atë qi rri nd’ate.
22 Edhe ai qi ban be për qiell, ban be për shkamp të Perëndisë, edhe për atë qi rri sipër mb’ate.
23 Mjertë ju, Shkruisa edhe Farisei, hipokritëna! Sepse nepni të dhetën’ e mendrës’, e maraqes’, e qiminonit, edhe keni lanë ma të randat’e ligjësë, gjyqin’ edhe përdëllimin’ edhe besënë: këto duhei me i bamë, edhe ato mos me i lanë.
24 Udhë-tërhekës të verbëtë, qi shtrydhni mushkajënë, edhe kamillen’ e përpini.
25 Mjertë ju, Shkruisa edhe Farisei, hipokritëna! Sepse qironi të përjashtëmen’ e potirit edhe të kupësë, edhe përmbrenda janë plot me rrëmbesa, e me të pambaituna vetëhenë.
26 Farise i verbëtë, qiro ma përpara të përmbrendshëmen’ e potirit edhe të kupësë, për me u bam’ e qirutë edhe e përjashtëmeja e atyneve.
27 Mjertë ju, Shkruisa edhe Farisei, hipokritëna! Sepse u përgjani vorrevet lyeme me këlqere, të cillatë përjashta dukenë të bukura, por përmbrenda janë plot me eshtëna të vdekunish, e me gjithë farë ndynësie.
28 Kështu edhe ju përjashta dukeni të dreitë mbë nierëzit, por përmbrenda jeni plot me hipokrisi, e me paligjëni.
29 Mjertë ju, Shkruisa edhe Farisei, hipokritëna! Sepse ndërtoni vorret’ e profetënavet, edhe stolisni monumentat’ e të dreitëvet.
30 Edhe thoni: Ndë ishim ndë ditt t’atënavet t’anë, nukë do të ishim piesëtarë me ata ndë gjak të profetënavet.
31 Kaqi sa bani deshmi për vetëhenë tuei, se jeni të bijt’ e atyneve qi vranë profetënitë.
32 Mbushni edhe ju matësin’ e atënavet tuei.
33 Gjarpij, këlysh nepërkash, qysh keni me ikunë prei mundimit xhehenemit?
34 Përandai qe unë te kam me dërguem te ju profetëna, edhe të ditshuna, edhe shkruisa; edhe disa prei asish keni me i vram’ e me i kryqëzuem, edhe disa prei asish keni me i rrafunë ndëpër synagogat tueja, edhe keni me i përzanë prei qyteti mbë qytet;
35 për me ardhunë mbë ju çdo gjak i dreitë, qi ashtë derdhunë mbi dhet, çë prei gjakut Abelit dreitë, deri mbë gjak të Zaharisë, të birit Barahisë, të cillin’ e vratë ndërmiet tempullit edhe theroresë.
36 Për të vërtet po u thom juve, gjithë këto kanë me ardhunë përmbi këte bres.
37 Ierusalemë, Ierusalemë, qi vret profetënitë, edhe rref me gurë ata qi janë dërguem te ti, sa herë desha me mbëledhunë bijt’ e tu, sikurse pula mbëleth zoqt’ e vet ndënë fletët, por nukë deshët!
38 Qe shtëpia juei te po lihet’ e shkretë mbë ju.
39 Sepse po u thom juve: S’keni me më pamë për mbaskëndai, deri sa të thoni - I bekuem asht’ ai qi vien mb’emënit të Zotit.
Për shkruesit dhe farisenjtë
(Mk 12.38-40Lk 11.37-52Lk 20.45-47)1 Atëherë Jezui u tha turmave e dishepujve: 2 «Shkruesit e farisenjtë janë ulur në katerdrën e Moisiut. 3 Bëni e zbatoni gjithçka që ju thonë ata, por mos veproni sipas veprave të tyre, se nuk veprojnë siç thonë. 4 Lidhin barrë të rënda që mbahen me vështirësi e ua vënë njerëzve mbi shpatulla, por vetë nuk duan t'i lëvizin as me gisht. 5 Të gjitha veprat i bëjnë për t'u dukur para njerëzve. Thekët i mbajnë të gjera e cepat e petkut të gjata. 6 U pëlqen të kenë vendin e nderit nëpër festa dhe vendet e para nëpër sinagoga. 7 Duan që njerëzit t'i përshëndesin nëpër sheshe e t'i thërrasin “mësues” .
8 Por ju mos lejoni t'ju thërrasin mësues, sepse një është mësuesi juaj dhe ju jeni të gjithë vëllezër. 9 Mos quani askënd mbi tokë atë, se Ati juaj është një: ai që është në qiell. 10 Mos lejoni t'ju thërrasin prijës, se e keni një prijës, Krishtin. 11 Kush është më i madhi ndër ju, të jetë shërbëtori juaj. 12 Kush lartëson veten, përulet dhe kush përul veten, lartësohet».
13-14 «Mjerë ju, o shkrues e farisenj hipokritë, që u mbyllni njerëzve mbretërinë e qiellit! As vetë nuk hyni brenda e as lejoni të hyjnë ata që duan ».
15 «Mjerë ju, o shkrues e farisenj hipokritë, që përshkoni detin e tokën për të kthyer një njeri në besim dhe më pas e bëni bir të Gehenës dy herë më shumë se veten tuaj!».
16 «Mjerë ju, o udhërrëfyes të verbër, që thoni: “Nëse dikush betohet për tempullin, s'ka gjë, por nëse betohet për arin e tempullit, është i detyruar ta mbajë betimin”. 17 Të marrë e të verbër! Çfarë është më i rëndësishëm, ari apo tempulli që e shenjtëron arin? 18 Ju thoni: “Nëse dikush betohet për altarin, s'ka gjë, por nëse betohet për dhuratën që gjendet mbi altar, është i detyruar të mbajë betimin”. 19 Të verbër ! Çfarë është më e rëndësishme, dhurata apo altari që e shenjtëron dhuratën? 20 Sepse kush betohet për altarin, betohet për të dhe për gjithçka që gjendet mbi altar. 21 Kush betohet për tempullin, betohet për të dhe për atë që banon në tempull. 22 Kush betohet për qiellin, betohet për fronin e Perëndisë dhe për atë që rri ulur mbi fron».
23 «Mjerë ju, o shkrues e farisenj hipokritë! Ju i kushtoni Perëndisë një të dhjetën e mendrës, të koprës e të kuminit, por lini pas dore gjërat më me peshë të ligjit: drejtësinë, mëshirën e besnikërinë. Këto duhet të zbatoni, pa lënë pas dore të tjerat. 24 Udhërrëfyes të verbër! Ju kulloni pijen për të hequr mushkonjën, por gëlltitni devenë!».
25 «Mjerë ju, o shkrues e farisenj hipokritë! Ju pastroni anën e jashtme të kupës e të pjatës, por brenda ato janë plot me vjedhje e shfrenim. 26 Farise i verbër, pastro më parë anën e brendshme të kupës e të pjatës, që të jetë e pastër edhe ana e jashtme».
27 «Mjerë ju, o shkrues e farisenj hipokritë! Ju ngjani me varre të zbardhura që duken të bukura nga jashtë, por brenda janë plot me eshtra të vdekurish e gjithfarë ndyrësish. 28 Kështu, nga jashtë ju shfaqeni para njerëzve si të drejtë, por përbrenda jeni plot hipokrizi e paudhësi».
Mjerë ju
29 «Mjerë ju, o shkrues e farisenj hipokritë, se ndërtoni varret e profetëve e stolisni përmendoret e të drejtëve! 30 Ju thoni: “Po të kishim jetuar ne në kohën e etërve tanë, nuk do të kishim marrë pjesë në derdhjen e gjakut të profetëve”. 31 Kështu dëshmoni kundër vetes suaj, se jeni bij të atyre që vranë profetët. 32 Çojeni deri në fund veprën e nisur nga etërit tuaj. 33 Gjarpërinj e pjellë nepërkash, si do t'i shmangeni dënimit të Gehenës? 34 Prandaj unë po ju dërgoj juve profetë, të urtë dhe shkrues. Disa prej tyre do t'i vrisni e do t'i kryqëzoni, të tjerë do t'i rrihni në sinagogat tuaja e do t'i përndiqni nga qyteti në qytet 35 dhe kështu do të bjerë mbi ju tërë gjaku i drejtë i derdhur mbi tokë, që nga gjaku i Abelit të drejtë, deri te gjaku i Zakarisë, birit të Barakut, që e vratë mes shenjtërores e altarit. 36 Me të vërtetë po ju them se të gjitha këto gjëra do të bien mbi këtë brezni».
Vajtimi për Jerusalemin
(Lk 13.34-35)37 «Jerusalem, Jerusalem, ti që vret profetët e që me gurë i vret të dërguarit e Perëndisë! Sa herë kam dashur t'i mbledh bijtë e tu, siç mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët! 38 Ja, shtëpia juaj do të mbetet e shkretë. 39 Unë po ju them se nuk do të më shihni më, derisa të thoni:
bekuar qoftë
ai që vjen në emër të Zotit! ».