KAPTINA XVII.
1 Edhe u tha dishepujvet: S’ka se si mos me ardhunë shkandujtë, por mjer ai, qi vijnë prei ati?
2 Ma mirë ashtë për ate me iu varunë nji gur mullini ndë qafë të vet, edhe me u hedhunë ndë det, se me shkandalizuem nji prei kësi të vogjilish.
3 Kini kujdes vetëvetëhesë. Edhe ndë të baftë faj yt vëlla, qirtoje; edhe ndë u pendfotë, falia.
4 Edhe ndë të baftë faj shtatë herë ndë ditët, edhe të këthehetë shtatë herë ndë ditët, e të thotë: Pendohem, - t’ia falish.
5 Edhe apostujt’ i thanë Zotit: Shtona besënë.
6 Edhe Zoti tha: Ndë paçi besë sa nji koqe senapi, kishitë me i thanë kësai drusë manit - Shkulu këndyj , edhe mbillu ndë det; edhe kishte me u ndëgjuem juve.
7 Edhe cilli prej jush të ketë nji shërbëtuer qi lavron, a ruen dhentë, ka me i thanë përnjiherë, kur këthehetë prei arësë: Shko, e rri me ngranë?
8 Apor s’ka me i thanë: Ban gati qish të ha për darkë, edhe shpërvilu, e shërbemë, ngjysh sa të ha e të pij; edhe mbasandai ke me ngran’ e ke me pimë ti?
9 Mos ia di për nder ati shërbëtorit, sepse bani ato qi e pat urdhënuem? Nukë më duketë.
10 Kështu edhe ju, kur të bani gjith’ ato qi u kan’ urdhënuem juve, thoni, se: Jemi shërbëtorë të pavëjefshim, sepse kemi bam’ ate qi patëm detyrë me bamë.
11 Edhe ai kur po vinte ndë Ierusalemë, shkonte ndëpër miedis të Samarisë e të Galilesë.
12 Edhe ai kur po hynte ndë nji katund, i duelnë përpara dhetë burra të kromosunë, të cillëtë qindruenë për së largut;
13 edhe ata ngritnë zaninë, tue thanë: Mieshtri Iesu, përdëllena.
14 Edhe ai kur pa, u tha atyne: Shkoni e diftoni vetëvetëhenë te priftënit. Edhe ata tue votunë, u qiruenë.
15 Edhe nji prei asish kur pa se u shëndosh, u këthye tue lavduem Perëndinë me za të madh,
16 edhe ra përmbys për-anë kambëvet ati, e iu fal ndersë; edhe ai ishte Samaritan.
17 Edhe Iesui u përgjeq, e tha: A nuk’ u qiruenë të dhetëtë? Por të nandëtë ku janë ?
18 Nuk’ u gjindën të tierë të këthehenë me i dhanë laft Perëndisë, veç kyi komp’ i huej?
19 Edhe i tha: Ngreu, e shko, besa jote të shpëtoi.
20 Edhe kur u pyet prei Fariseish: Kurë vien mbëretënia e Perëndisë? U përgjeq atyne, e tha: Mbëretënia e Perëndisë nukë vien me të vumë ore,
21 as s’kanë për me thanë: Qe ku ashtë këtu! A: Qe ku asht’ aty! Sepse qe mbëretënia e Perëndisë tek ashtë ndërmiet jush.
22 Edhe u tha dishepujvet: Kanë me ardhunë ditt, qi do të dëshëroni nji ditë me pamë të birin’ e nieriut, edhe s’keni me e pamë.
23 Edhe kanë me u thanë juve: Qe ku ashtë këtu! A: Qe ku asht’ aty! Mos shkoni, as mos i merrni mbrapa.
24 Sepse porsi vetima qi veton prei nji anësë qiellit, mbë tietrën’ anën’ e qiellit, kështu ka me qenun’ edhe i bir’ i nieriut ndë ditët të vet.
25 Por përpara ai duhetë me pësuem shumë, edhe mos me u pëlqyem prei këti brezi.
26 Edhe sikurse u ba ndë ditt të Noes, kështu ka me qenun’ edhe ndë ditt të birit nieriut.
27 Hajshin’, e pijshin’, e martoheshin’, e martojshinë, ngjysh mb’atë ditë qi hyni Noeja ndë arkët, edhe erdhi përmbyteja, e i vdori të gjithë.
28 Kështu sikurse u ba edhe ndë ditt të Lotit: hajshin’, e pijshin’, e blijshin’, e shitshin’, e mbillshin’, e ndërtojshinë.
29 Edhe çë mb’ate ditë qi duel Loti prei Sodomësë, ra shi ziarrmi e squfuri prei qiellit, edhe i vdori të gjithë.
30 Porsi këto ka me qenunë nd’atë ditë, kur të dali për faqe i bir’ i nieriut.
31 Nd’ate ditë kush të jetë mbi dhomët, edhe enët’ e ati mbrenda ndë shtëpit, le të mos sdrypi me i ngritunë; kështu edhe ai qi të jetë nd’arë, le të mos këthehetë prapë.
32 Bini ndër mend gruen’ e Lotit.
33 Ai qi do me shpëtuem jetën’ e vet, ka me e viderrë; edhe ai qi ta vdierri, ka me e rueitunë.
34 Po u thom juve, nd’ate natë kanë me qenunë dy vetë mbë nji shtrat; njiani ka me u marrë, edhe tietri ka me u lanë.
35 Dy veta kanë me qenunë tue blueitunë mbë nji vend; njiana ka me u marrë, edhe tietra ka me u lanë.
36 Kanë me qenunë dy vetë nd’arë; njiani ka me u marrë, edhe tietri ka me u lanë.
37 Edhe ata u përgjegjën’ e i thanë: Ku, o Zot? Edhe ai u tha atyne: Ku ashtë korpi, atie kanë me u mbëledhunë shqipetë.
Shkaktar për mëkat
(Mt 18.6-7, Mt 21-22Mk 9.42)1 Jezui u tha dishepujve të vet: «Është e pamundur të mos vijnë pengesat, por mjerë kush i shkakton! 2 Për të do të ishte më mirë të lidhte në qafë një mokër e të hidhej në det, sesa t'u bëhej pengesë këtyre të vegjëlve. 3 Kini kujdes!
Nëse vëllai yt mëkaton, qortoje. Nëse pendohet, fale. 4 Nëse mëkaton kundër teje shtatë herë në ditë e shtatë herë kthehet e të thotë “pendohem”, fale».
5 Atëherë apostujt i thanë Zotit: «Na e shto besimin!». 6 Dhe Zoti u tha: «Po të kishit besim sa fara e sinapit, do t'i thoshit këtij mani “shkulu që këtu e mbillu në det” dhe ai do t'ju bindej.
7 Cili nga ju po të kishte një shërbëtor që plugon ose ruan dhentë, do t'i thoshte atij kur të kthehej nga ara: “Eja menjëherë e ulu në tryezë”? 8 A nuk do t'i thoshte: “Ma bëj gati darkën, përvish mëngët e më shërbe që të ha e të pi unë e pastaj mund të hash e të pish edhe ti”? 9 Mos vallë e falënderon shërbëtorin, sepse bëri detyrën? 10 Kështu edhe ju, kur të bëni çfarë keni për detyrë, thoni: “Jemi shërbëtorë të padobishëm. Kemi bërë detyrën”».
Pastrimi i dhjetë të lebrosurve
11 Kur po shkonte drejt Jerusalemit, Jezui kaloi përmes Samarisë e Galilesë. 12 Si hyri në një fshat, iu afruan dhjetë të lebrosur. Ata rrinin larg 13 e thërrisnin: «Jezu, mësues, ki mëshirë për ne!». 14 Jezui i pa e u tha: «Shkoni e paraqituni te priftërinjtë». Dhe ndërsa po shkonin, u pastruan. 15 Pastaj njëri prej tyre, kur pa se ishte pastruar, u kthye e përlëvdonte Perëndinë me zë të lartë. 16 Ai ra përmbys para këmbëve të Jezuit dhe e falënderoi. Ai ishte samaritan. 17 Atëherë Jezui pyeti: «A nuk ishin dhjetë ata që u pastruan? Po nëntë të tjerët, ku janë? 18 Nuk u gjet asnjë prej tyre që të kthehej e t'i jepte lavdi Perëndisë përveç këtij të huaji?». 19 Pastaj i tha atij: «Ngrihu e shko. Besimi yt të shpëtoi».
Ardhja e mbretërisë
(Mt 24.23-28, Mt 37-41)20 Një herë, kur farisenjtë e pyetën Jezuin se kur do të vinte mbretëria e Perëndisë, Jezui u përgjigj: «Mbretëria e Perëndisë nuk vjen me bujë. 21 Nuk do të thonë: “Ja ku është këtu!” apo: “Ja atje!”. Sepse Mbretëria e Perëndisë është brenda jush».
22 Jezui u tha dishepujve: «Po vijnë ditë në të cilat do të dëshironi të shihni njërën nga ditët e Birit të njeriut, por nuk do ta shihni. 23 Atëherë do t'ju thonë: “Ja ku është atje!” apo: “Ja këtu!”. Mos shkoni atje e mos i ndiqni! 24 Sikurse vetëtima shkëlqen nga qielli dhe e ndriçon atë nga njëri skaj në tjetrin, ashtu do të jetë edhe Biri i njeriut në ditën e tij. 25 Por më parë ai duhet të vuajë shumë dhe nuk do të pranohet nga kjo brezni.
26 Dhe sikurse ndodhi në ditët e Noeut, kështu do të ndodhë edhe në ditët e Birit të njeriut. 27 Në atë kohë njerëzit hanin e pinin, martoheshin e martonin deri ditën kur Noeu hyri në arkë e pastaj erdhi përmbytja e përmbyti gjithçka.
28 Sikurse ndodhi edhe në ditët e Lotit, njerëzit hanin e pinin, blinin e shisnin, mbillnin e ndërtonin, 29 por ditën kur Loti u largua nga Sodoma, ra zjarr e squfur nga qielli e i vrau të gjithë, 30 kështu do të ndodhë atë ditë kur do të shfaqet Biri i njeriut. 31 Nëse atë ditë dikush do të ndodhet mbi çati, por do t'i ketë gjërat e veta në shtëpi, të mos zbresë për t'i marrë. Dhe nëse dikush do të ndodhet në arë, as ai të mos kthehet. 32 Kujtoni gruan e Lotit!
33 Kush mundohet ta ruajë jetën e vet, do ta humbasë atë dhe ai që do ta humbasë jetën e vet, do ta shpëtojë atë. 34 Unë po ju them: atë natë, prej dy vetave që do të jenë në të njëjtin shtrat, njëri do të merret e tjetri do të lihet. 35-36 Prej dy grave që do të jenë te mulliri për të bluar, njëra do të merret e tjetra do të lihet ».
37 Pastaj e pyetën: «Po ku, o Zot?». Ai u tha: «Ku është kufoma, mblidhen edhe skifterët».