KAPTINA VI.
1 Shikoni mos me bamë lëmoshënësë tuei përpara nierëzish, qi të shifeni prei atyneve, sepse ndë qoftë, nukë keni pagë prei Atit tuei, qi ashtë ndë qillt.
2 Kur të bajsh pra lëmoshënënë, mos vëshkëllojsh përpara teje, sikurse bajnë hipokritëtë ndëpër synagogat e ndëpër vromet, për me u lavduem prei nierëzish. Për të vërtet po u thom juve, se ata e kanë marrë pagën’ e vet.
3 Por ti kur të bajsh lëmoshënënë, le të mos e marri vesht e rrëmakta jote,
4 se qish ban e diathta jote, qi të jetë lëmoshëna jote pshefas; edhe yt Atë qi shikon pshefas, ai ka me ta paguem mballa-faqe.
5 Edhe kur të falesh, mos ij porsi hipokritëtë, sepse ata duenë me u falunë tue ndeitunë ndëpër synagogat e ndëpër kantet e rrugavet, për me u dukunë te nierëzitë. Për të vërtet po u thom juve, se ata e kanë marrë pagën’ e vet.
6 Por ti, kur të falesh, hynë ndë shtëpit tande, edhe mbyll derënë tande, e iu fal t’yt et qi ashtë pshefas, edhe yt Atë qi shikon pshefas, ka me ta paguem mballa-faqe.
7 Edhe kur të faleni, mos thoni fjalë të tepëra, porsi gjintarëtë, sepse ata kujtojnë se me fjalët e shumëta kanë me u ndëgjuem.
8 Mos u përgjani pra atyneve, sepse Ati juei e di se qish u lypsetë juve, para se të lypni prei ati.
9 Kështu pra faluni ju: Ati ynë qi je ndë qiell, u shenjtënoft’ emëni yt.
10 Arthtë mbëretënia jote. U baftë dashunimi yt, si ndë qiell, edhe mbë dhet.
11 Bukënë t’onë të përditshëmen’ epna neve sot.
12 Edhe falna detyrëtë t’ona, sikurse edhe na u falim detorëvet t’anë.
13 Edhe mos na shtierë ndë ngasëje, por shpëtona prei së keqit, sepse jotëja ashtë mbëretënia, edhe fuqia, edhe lafti ndë jetë të jetëve . Amen.
14 Sepse ndë ua falshi nierëzëvet fajet’ e atyneve, ka me ua falun’ edhe juve Ati juei qiellori,
15 por ndë mos ua falshi nierëzëvet fajet’ e atyneve, as Ati juei s’ka me u falunë fajetë tueja.
16 Edhe kur të agjinoni, mos bahi të vranëtë porsi hipokritëtë, sepse ata prishinë faqet’ e veta, qi të dukenë te nierëzitë se agjinojnë. Për të vërtet po u thom juve, se ata e kanë marrë pagën’ e vet.
17 Por ti, kur të agjinojsh, lyei kryetë tat, edhe lai faqet’ e tua,
18 qi të mos dukesh te nierëzitë se agjinon, por te yt Atë qi ashtë pshefas; edhe yt Atë qi shikon pshefas, ka me ta paguem mballa-faqe.
19 Mos mbëlithni thesorë mbë dhet për ju, atie ku krymbi edhe ndryshku i prish, edhe atie ku viedhësitë gërmihin’ edhe viedhinë,
20 por mbëlithni thesore ndë qiell për ju, atie ku s’i prish as krymbi as ndryshku, edhe atie ku viedhësitë nukë gërmihinë, as viedhinë.
21 Sepse ku të jetë thesori juei, atie ka me qenun’ edhe zemëra juei.
22 Drit’ e korpit ashtë syni, ndë qoftë pra syni yt i këthiellëtë, gjithë korpi yt ka me qenun’ i ndritshim,
23 por ndë qoftë syni yt i keq, gjithë korpi yt ka me qenun’ i errëtë; ndë qoftë pra se drita qi gjindetë mbë tyi, asht’ errësinë, errësina sa e madhe ka me qenunë ?
24 Kurkushi s’mundetë me u shërbyem dy zotënive, sepse a njianinë do ta ketë mëni, edhe tietërinë do ta detë; a njianit ka me i shkuem mbrapa, edhe tietërit ka me i këthyem shpinënë; nukë mundeni me i shërbyem Perëndisë, edhe mammonait.
25 Prandai po u thom juve: Mos kini gaile për jetënë tuei, qish të hani, e qish të pini; as për korpinë tuei, qish të vishni. A nuk’ ashtë jeta ma e ndershime se ushqimi, edhe korpi se të veshunitë?
26 Veni ore shpendët’ e qiellit, se nukë mbiellin’, as nukë korrin’, as nukë mbëledhinë ndë grunarë, edhe Ati juei qiellori i ushqen. A nukë dani ju ma tepërë se ata?
27 Por cilli prei jush, tue pasunë gaile, mundetë me shtuem nji kut ndë shtat të vet?
28 Edhe ç’gaile keni për të veshunit? Veni ore zambakët’ e arësë si rritenë, qi nukë mundohen’, as nukë dredhinë,
29 por u thom juve, se as Solomoni, me gjithë laftin’ e vet, nukë qe veshunë porsi nji prei kësosh.
30 Por ndë qoftë se barin’ e arësë, qi sot ashtë, edhe nesërë hidhetë ndë furrë, Perëndia e vesh kështu, a nukë ka me veshunë juve shumë ma tepër’, o besë-pakë?
31 Mos kini gaile pra, tue thanë: Qish të hamë, a qish të pimë, a qish të veshimë?
32 Sepse gjithë këto i lypinë kombetë, sepse Ati juei, qiellori, e di se keni nevojë për gjithë këto.
33 Por lypni ma përpara mbëretënin’ e Perëndisë, edhe dreitënin’ e ati, edhe këto të gjitha do t’u shtohenë juve.
34 Mos kini gaile pra për të nesërmenë; sepse e nesërmeja ka me pasunë gaile për punët e veta. Miaft ashtë mbë ditën’ e keqeja.
Krie VI.
1 Rúani te mos bẽ ni te mire n te je pe rpara njére zvet, se te jini pâr ka atá: se ne mós nẽ ng kini rrôg ka Tata îje , tše e št nde r kjíele t.
2 Kûr poka be fše ljimóse ne , mos i bíeš bririt pe rpara tîj, si bẽ nje n ipókritrat te sinagogat, e te gjitonît se te jên nderúar ka njére zit: pe r ve rtét ju θom, atá páte tin rroge n e tire.
3 Po kûr ti bẽ n ljimóse ne , mos te die dora jote e mandžîne tše te bẽ n e diaθta jote:
4 Se ljimóse na jote te jêt mbe fšeχur, e Tata ite , tše šeχ nde te fšéχurit, aí te jep mpalís.
5 E kûr parkaljefše , mos jêše si ipókritrat, tše dúan te rrîn tue parkaljesur te sinagogat e te anat e kjátse vet, se te jên pâr ka njére zit: pe r ve rtét ju θom, atá páte tin rroge n e tire.
6 Ti prana, kûr parkaljefše , χîre te špiza jote, e mbulíje tur dere n, parkaljés Tate n tẽ nte fšéχura: e Tata it tše šeχ nde te fšéχurit, te jep sbuljúar.
7 Tue parkaljesur prana, mos be ši šûm fiâlje , si džentílje te . Pse atire i duket se me te folje t šûm jân te gjégjur.
8 Mandái mos i gjíte ši atire. Se Tata îje dî, tše ju ljipset, mê pâr se te ja ljipni.
9 Ke štú poka ju kin te parkaljése ni: Tata în, tše jê te kjíele t: kjofte še ite rúar é me ri it.
10 Árθe te rregje ría jote. Kjofte bẽ n ve ljema jote, si nde kjíel, eδé mbi δê.
11 Buke n tê n te pe rdíše me n ẽ mna sot.
12 E nde ljena neve de tirat tona, si eδé na ja nde ljemi atire tše kân te na jape n.
13 E mos na síelše nde r tantatsiúna. Po lje šona ka i ljigu. Pse jótia e št rregje ría, e fukjía, e ndera nde r gjiθ motrat. Aštú kjofte .
14 Pse nde ju nde ljefšit njére zvet ftesmet e tire: ju i nde ljén eδé juve Tata îje tše e št nde r kjíelat.
15 Nde prana ju nẽ ng nde ljefšit njére zvet ftesmet e tire: mẽ ngu Tata îje ju nde ljén ftesmat túaje .
16 Kûr prana agje rofšit, mos kjofšit si ipókritrat te mẽrúar. Se škatarronje n fakjet e tire, te buθtonen njére zvet se agje ronje n. Pe r vertét ju θom, se páte tin rroge n e tire.
17 Ti prana, tue agje rúar, ljimó kríet tẽ nte , e ljâje fakjen tẽ nde,
18 Te mos dukeš njére zvet se agje rón, po Tate s tẽ nte , tše rrî i fšeχur: e Tata it, tše šeχ nde te fšéχurit, te jep sbuljúar.
19 Mos mbjiδni pe r ju te rzore mbi δê: ku kopitsa, e rrudza i grise n: e ku latrunte škúlje nje n, e kalonje n.
20 Po mbjiδni pe r ju te rzore nde kjíel: ku jo kopitsa, jo rrudza i grise n, e ku latrunte nẽ ng škúlje nje n, ne kalonje n.
21 Pse ku e št te rzúari it, atié e št eδé zé me ra jote.
22 Χiljnari kurmit e št siu. Andái nde siu it kjoft i θiéle t: gjiθ kurmi it vién i ške ljkíer.
23 Nde prana siu it kjoft i kekje : gjiθ kurmi it vién i vre re t. Pe r kte nde drita, tše e št tek ti, e št e vre re t: sa mê t’ érre tit?
24 Mosnjerî mund šurbênje di zotra: pse o kat dêt ljik njerin, e mîr jetrin: o kat ndíχe nje njerin, e jetrin te mos e ndikurônje . Nẽ ng mund šurbeni Te nzôn, eδé mammunin.
25 Pe r kte ju θom, te mos láveni pe r gjele n tê je tše kin χani, e tše kin pini, ne pe r kurmin tê je tše kin véše ni. Nẽ ng e št gjela mê se te ngre nit: e kurmi mê se te véšurit?
26 Vreni zókje te e kjíele s, se nẽ ng mbiéle n, nẽ ng kúarnje n, nẽ ng mbiéδe n nde katokjet: e Tata îje i kjíele s i tagjise n. Ju nẽ ng ve ljeni mê se atá?
27 E kuš nde r ju me trût e tîje mund štônje mbi gjele n e tîje nje be rrulje ?
28 E pe r te véšure n pse láveni? Vẽ ni nde kufî se si rriten džiljet e šešit: nẽ ng šurbenje n, e nẽ ng tiére n.
29 Pra ju θom, se mẽ ngu Salamuni me gjiθ pantoχjît e tîje u‐stoljise si nje nde r kta.
30 E nde barin e jašte s, tše sot e št, e nese r štiχet nde furre t, Inzót veše n ke štú: sa mê šûm juve me pak bes?
31 Andái mos u‐lavšit, tue θẽ n: Tše χami, o tše pimi, o tše véše mi?
32 Pse gjiθ kto šurbise gjinde t i ke rkonje n. E Tata îje i kjíele s dî, se gjiθ kto ju duχen.
33 Ke rkoni poka mê pâr rregje rîn e Tinzoti e te dréite n e tîje : e kto šurbise ju štoχen juve.
34 Andái mos u‐lavšit pe r nése rin. Se menasmi kat kêt trût pe r té . I sose n díte se e kékjia sâje .