KAPTINA III.
1 Edhe nd’ato ditt vien Gjionn pagëzori, tue predikuem ndë shkreti të Iudesë,
2 e tue thanë: Pendohi, sepse u afrue mbëretënia e qillvet.
3 Sepse kyi asht’ ai qi u fol prei profetit Isaisë, qi thoshte: “Zan’ i ati qi bërtet ndë shkreti. Bani gati udhën’ e Zotit, bani rrugat’ e ati të dreita”.
4 Edhe ai Gjionni kishte të veshunit’ e vet prei qimesh kamillesë, edhe bres likure për miedis të vet; edhe ushqim’ i ati ishte karcaleca, edhe mialtë të egër.
5 Atëherë dilte jashtë tek ai Ierusalema, edhe gjithë Iudea, edhe gjithë nahia e Iordanit.
6 Edhe pagëzoheshinë prei ati ndë Iordan, tue rrëfyem fajet’ e veta.
7 Edhe kur pa se po vijshinë shumë vetë prei Fariseish, e prei Saddukeish mbë pagëzimt të vet, u tha atyneve: Këlysh gjarpinjsh, cilli u diftoi juve me ikunë prei zemërimit qi vien?
8 Bani pra pemë të vëjefshuna për pendim,
9 edhe mos u duketë juve me thanë me vetëhenë tuei, se : Kena at’ Abrahaminë, sepse po u thom juve, se Perëndia mundetë me i ngritunë dielm Abrahamit prei këtyne gurëvet.
10 E tashti edhe sopata rri përmbi rrajët të druvet: çdo dru pra qi s’ban pemë të mirë, pritet’ edhe hidhetë ndë ziarrm.
11 Un’ u pagëzoj juve me ujë për pendim, por ai qi vien mbas meje, ashtë ma i fortë se unë, të cillit s’jam i zoti me i mbaitunë këpucëtë; ai do t’u pagëzojë juve me Shpirtinë Shenjt, edhe me ziarrm.
12 Ai ka terplotënë n’dorë të vet, edhe ka me qiruem lamën’ e vet, edhe ka me mbëledhunë grunin’ e vet ndë grunart, por kashtënë ka me e diegunë me ziarrm të pa-shuem.
13 Atëherë Iesui vien prei Galilesë ndë Iordan te Gjionni, për me u pagëzuem prei ati.
14 Por Gjionni e përmbante, tue thanë: Unë kam nevojë me u pagëzuem prei teje, e ti vien tek unë?
15 Edhe Iesui u përgjeq, e i tha: Lenë tashti, sepse kështu na duhetë me mbushunë çdo dreitëni. Atëherë e len.
16 Edhe Iesui si u pagëzue, përnjiherë duel prei ujit; edhe qe tek iu hapnë qilltë, edhe pa Shpirtin’ e Perëndisë porsi pullump tue sdrypun’ e tue ardhunë mbi atë.
17 Edhe qe tek u ndëgjue nji za prei qillsh, qi thoshte: Kyi ashtë biri em i dashuni, mbë të cillinë pëlqeva.
Krie III.
1 Nd’ató dit prana erθ Janje Tista te preδikárneje te ére mi i Juδês,
2 E tue θ n: Metanóseni: pse u‐kjas rregje ría e kjíelvet.
3 Pse kî e št aí, tše kje θ n ka Isaía profeti tše θôje : Vudža e atîje e θe rrét te ére mi: De rtoni uδe n e Tinzoti: b ni te drékje ta karrarat e tîje .
4 Janji stessu prana kiš te véšure n e tîje kjime kameli, e nje bres lje kúrie te messi tîje : te ngre nit e tîje iš karkaljetse, e miáljte t’ ege r.
5 Aχíera víneje tek aí Džerusalemi, e gjiθ Juδéa, e gjiθ katundet prei Džurdanit;
6 E iše n te pakzúar te Džurdani ka aí, tue skomolissur ftesmet e tire.
7 Pâr prana šûm nde r Fariserat, e Saδukjerat, tše vije n te pakzimi tîje , i θa: Rratsima anapre mteš, kuš ju buθtói t’ ikni ka kjerratía tše kat vĩ̂nje ?
8 Andái b ni te b na peniténdzie.
9 E mos te ju škônje ka kríet te θoni mbe vetχên: kemi tat Abramin. Pse ju θom se Inzót mund b nje ka kta gûr te dalje n bilj Abrami.
10 Po eδé topra e št e v n te rr nje t e árvurvet. Andái nka arvur tše se b n frut te mîr, pritet, e štiχet nde ziárr.
11 Ú ju pakzonje nd’ ûje pe r peniténdzie: aí tše vién pas meje, munde n mé se ú, kui n ng meritónje te kjéle nje tsariχet: aí ju pakzón nde Špîrte šé it, e nde ziárre .
12 Ljopata tîje e št te dora tîje : e χjeθ lje min e tîje , e mbiéθ krapúan e tîje te katokji, kašte n prana e diék te ziárri pa‐šúam.
13 Aχíera vién Džesúi ka Galiléa Džurdán te Janji, se t’ iš i pakzúar ka aí.
14 Janji prana e largóneje , tue θ n: Ú kam be zônje te jêm ka ti i pakzúar, e ti vién tek ú?
15 Pe rgjegjur prana Džesúi, i θa: Ljem pre naní: pse ke štú na nget te bẽ́ nje mi gjiθ te dréite n. Aχíera e lja.
16 E pakzúar tše kje Džesúi, dúal mbiátu ka uje t. E njô ju‐χaptin kjíelt: e pâ Špirtin e Tinzoti tše kalarej si pe lúmb, e tše víneje mbi até .
17 E njô nje vûdže ka kjíelt tše θoi: Kî e št biri im i dášuri mîr, tek ú vura zé me re n time.